Skandali i Jalit kthehet në betejë gjyqësore
Qeveria është angazhuar për “respektim të pavarësisë së gjykatave mbi çështjet e banorëve”

Qeveria shqiptare ka pranuar të nënshkruajë një letër mirëkuptimi me Bankën Botërore dhe ka premtuar se do të sillet mirë, si edhe do të respektojë pavarësinë e sistemit gjyqësor gjatë shqyrtimit të padive gjyqësore të lidhura me pesëmbëdhjetë shtëpitë e shembura në Jal në prill të vitit 2007. Lajmi bëhet i ditur nga një raport që stafi menaxhues i BB i ka dërguar bordit të drejtorëve së fundmi. Raporti është publikuar në faqen e internetit të bankës.

“Banka ka nënshkruar një letër marrëveshje me qeverinë për një rishikim të monitoruar në mënyrë të pavarur dhe rast pas rasti përballë gjykatave shqiptare të pretendimeve të banorëve të Jalit se janë dëmtuar nga shkatërrimet e prillit 2007″, thuhet në raport.

“Kjo marrëveshje përfshin pagesën nga ana e bankës të ndihmës ligjore për kërkuesit (banorët e Jalit), si edhe punësimin e një vëzhguesi ndërkombëtar të pavarur. Letra konfirmon gjithashtu premtimin nga ana e qeverisë shqiptare se do të sillet mirë dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që procesi të jetë i shpejtë, ndërsa do të respektojë pavarësinë e sistemit gjyqësor, si edhe do të respektojë vendimet e gjykatave. Nëntë familje të Jalit kanë ngritur sakaq padi”, thuhet në raport.

Ngjarja

Në prill të vitit 2007, policia ndërtimore e Vlorës zbriti në fshatin e vogël Jal në bregdetin e jugut dhe shembi 15 ndërtime pa leje ose me leje të përkohshme. Banorët protestuan dhe tërhoqën vëmendjen e medias, si edhe të disa deputetëve. Qeveria iu përgjigj duke thënë: “Banka Botërore na ka kërkuar shembjet e ndërtimeve pa leje”. Banorët e Jalit u ankuan në zyrat e Bankës Botërore në Uashington, gjë që hapi një hetim të pavarur. Hetimi zbuloi se emri dhe burimet e Bankës Botërore qenë përdorur për të urdhëruar policinë ndërtimore të shembte ndërtimet pa leje. Kur raporti i panelit të inspektimit ra në duart e medias shqiptare dhe ndërkombëtare, ai u kthye në një skandal të stërmadh. Vetë presidenti i Bankës Botërore, Robert B. Zoellick, i përshkroi ngjarjet e Jalit si “rrëqethëse” dhe premtoi angazhimin e bankës për të ndihmuar të prekurit. Në Shqipëri, çështja u kthye në një skandal politik, për shkak se koordinatori i projektit, Jamarbër Malltezi, është edhe dhëndër i Kryeministrit Berisha. Qeveria nuk ka pranuar deri më sot asnjë përgjegjësi në lidhje me ngjarjen.

Masat e marra

Banka Botërore ka marrë përsipër të mbulojë kostot e proceseve gjyqësore për familjet e Jalit, pronat e të cilëve u rrafshuan nga policia ndërtimore. Në kuadër të masave për të ndrequr atë që shkoi keq, qeveria ndërmori një vlerësim të kushteve të jetesës së zonës, gjë që u krye nën vëzhgimin e Bankës Botërore. Familjeve në kushte të vështira iu premtua se do të ndihmoheshin. Së paku, një prej familjeve të prekura në Jal, u detyrua të rikthehej në emigrim në Greqi, për shkak se humbi gjatë aksionit të policisë ndërtimore strehën e vetme. Tani pritet që veprimet e policisë ndërtimore të shqyrtohen për nga ligjshmëria në gjykatë dhe gjykata do të duhet të përcaktojë nëse shembjet kanë qenë të paligjshme apo jo. Kjo është hera e parë që sistemi gjyqësor shqiptar përballet me çështje të tilla. Policia ndërtimore ka funksionuar gjatë viteve të fundit njëkohësisht si gjykatë dhe si ekzekutuese e vendimeve që ka marrë vetë, por në shumë raste, shembjet e ndërtimeve pa leje janë bërë pa procese të rregullta shqyrtimi dhe në këtë rast, qeveria mund të detyrohet të dëmshpërblejë për shtëpitë e humbura. Në gjykatë pritet të zbulohet se kush e kreu denoncimin e parë për ekzistencën e ndërtimeve pa leje në Jal, kush e administroi denoncimin te policia ndërtimore dhe kush e verifikoi atë.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22699. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22699