BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Bleona Qereti ka arritur të "përfitojë" një pasaportë diplomatike, falë udhëtimeve të saj të shpeshta. Bleona, në fakt nuk ka profesion. Ajo më as nuk këndon. Krejt çka mund t'i themi asaj është "udhëtare".
Këngëtarja Bleona Qereti e ka marrë pasaportën e shërbimit sipërfaqësuese e grupit mediatik “Aurela Style” në pronësi të Aurela Hoxhës, në cilësinë e Drejtoreshës së Marrëdhënieve me Jashtë.
Ky është sqarimi që Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë lidhur mbi kriteret e pajisjes së Qeretit me pasaportë shërbimi, e cila jepet për zyrtarë diplomatë apo edhe gazetarë.

Këngëtarja Qereti, është ripajisur me këtë pasaportë, pas deklarimit të humbjes së saj nga ana e këngëtares, me pretendimin se ia kanë vjedhur bashkë me sende të tjera në Itali.
Kriteri mbi të cilin këngëtarja ka marrë këtë pasaportë, është përfaqësia e saj si pjesë e grupit mediatik “Aurela Style”.

“Znj. Bleona Qereti është mbajtëse e Pasaportës së Shërbimit që prej datës 11.08.2008 dhe është ri pajisur me Pasaportë Shërbimi në datë 25.03.2013 në bazë të VKM-së 335 dt. 02.09.1997 “Për lëshimin e Pasaportave Diplomatike dhe të Shërbimit”, thuhet në sqarimin për shtyp të Ministrisë së Jashtme
Po ashtu Ministria e Punëve të Jashtme, bën të ditur se këngëtarja ka paraqitur të gjitha dokumentet përkatëse mes të cilëve Kartë Identiteti, Procesverbalin e lëshuar nga autoritetet italiane që dëshmon humbjen e Pasaportës dhe Dokumentin e paraqitur nga grupi mediatik “Aurela Style”.

Last edited by a moderator: