Skandal, kryebashkiaku grek, orgji në grup me një djalë shqiptar

Skandal, kryebashkiaku grek, orgji në grup me një djalë shqiptar

greqi_skandali-150x150.jpg
Një skandal seksual ka shpërthyer në Greqi duke rrëmbyer faqet e para të gazetave dhe televizioneve që orët e fundit e kanë në qendër të vëmendjes për vetë natyrën e ngjarjes.

Një kryetar bashkie është zbuluar të ketë bërë orgji mes katër meshkujsh ku një prej tyre,

i cilësuar nga mediat greke si i preferuari i zyrtarit të lartë shtetëror, ishte një 22 vjeçar shqiptar, emigrant me dokumente të rregullta në vendin fqinjë.

Në skandal është përfshirë dhe vëllai i një personazhi të njohur televiziv në Greqi.

Skandali rozë ka në qendër, kryetarin e një bashkie në zonë turistike greke, bëhet fjalë për një qytet-ishull të njohur grek, por policia ndali çdo mundësim për të publikuar emrin e saktë të qytetit.

Gjithsesi, u konfirmua se kryetari i Bashkisë është përfshirë në skandal seksual dhe për më tepër, denoncimi në polici dhe kërkesa për divorc gjykatë është bërë nga e shoqja.

Gruaja 39-vjeçare ka treguar se si ishte përballur me një skenë të llahtarshme teksa kishte parë të shoqin, 4 vjet më të madh, të bënte orgji seksuale me tre djem, një shqiptar dhe dy grekë.

Në fakt, skandali është marrë vesh në të gjithë qytetin-ishull i cili po vlon nga ngjarja që ka detyruar kryetarin e bashkisë të kërkojë dorëheqjen.

Referuar denoncimit, policia shpjegoi se kryebashkiaku ishte kapur nga e shoqja duke bërë orgjinë, ku protagonist ishte dhe i riu shqiptar, një djalë që përshkruhet si zeshkan dhe që në qytetin-ishull ku jetonte prej kohësh, nuk njihej të kishte devijime seksuale.

Në kushte të tronditjes së fortë psikike, gruaja e tradhtuar katërfish nga i shoqi, ca më keq, me tre meshkuj, përfundoi në spital, pasi një ambulancë e mori me urgjencë në banesë, në gjendje të fikëti.

Pikërisht në spital është mësuar fillimisht lajmi i ngjarjes së ndodhur fundjavën që u mbyll dhe duke bërë xhiron në të gjithë qytetin, nxiti mediat e Athinës të investigojnë në terren.

E përditshmja Espresso në kryeartikullin e saj citon bashkëshorten që kishte parë të shoqin në shtrat të bënte skenat e fëlliqura me tre djemtë e rinj.

Njëri prej tyre ishte pronar i një kompleksi dhomash që lëshohen me qera në këtë ishull turistik. Pikërisht në një nga dhomat e tij, u zbulua dhe orgjia.

Pastruesja e shtëpisë së kryebashkiakut që bënte edhe pastrim të dhomave që lëshoheshin me qera, i ka parë të katërt dhe ka telefonuar menjëherë gruan e kryetarit të bashkisë.

Kjo e fundit, në pak minuta ka mbërritur dhe ka parë skenën e rrallë. Në denoncim, gruaja tregon se i shoqi gjendej i tëri lakuriq me djalin e ri shqiptar dhe dy grekët e tjerë, po ashtu nudo, duke bërë lojëra seksi në shtigje të tjera dashurie.

E tmerruar, nën klithma, gruaja ka përfunduar në spital dhe duke folur për argumentin, qartësoi se dyert e gjykatës tashmë janë hapur për divorcin e sigurt me të shoqin pervers, – citohen banorët e ishullit të skandalit rozë.

NOA

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23956. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23956

Top