Cfare mendoni per sistemin me pike te patentave shqiptare?
Po lexoja rregulloren dhe ka nje tufe me parashikime qe do i rrisnin buxhetin personal policise pasi nuk ka burre nene qe i respekton ne Shqiperi.
Drejtuesi i mjetit që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë 8 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor që zotëron lejedrejtimin prej më shumë se 3 vjetësh që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë 10 pikë
• Drejtuesi i mjetit që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda një viti 10 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje në kthesa 6 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje në rakordimet konvekse 5 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje me fushëpamje të kufizuar 10 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor që përshkon karrexhatën kundëravajtje kur rruga është ndarë në disa karrexhata të veçanta 10 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor është përsëritës i shkeljes së dispozitave të nenit 140, pika 10 e Kodit Rrugor të ndryshuar, brenda vitit 10 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor duke u futur në kryqëzim nuk i jep përparësi mjetit tjetër që vjen nga e djathta dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj 5 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor në kapërcimin e linjave hekurudhore a të tramvajit nuk i jep përparësi mjetit që lëviz mbi shina dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj 5 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor nuk respekton sinjalet e vendosura të detyrimit të ndalimit para vijës së ndalimit përpara se të futet në kryqëzim dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj 5 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor nuk i jep përparësi atij që qarkullon në rrugë kur hyhet në rrugë nga zona që nuk janë për kalim publik dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj 8 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor zë kryqëzimin apo dhe kapërcimin e linjave hekurudhore a tramvajit duke mos pasur mundësi të lirojë zonën e manovrimit, pa penguar kalimin e mjeteve që vijnë nga drejtime të tjera dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj 8 pikë
• Drejtuesi i mjetit ose i kafshës nuk i jep përparësi atij që qarkullon në rrugë kur hyhet në rrugë nga shtigje të udhëve për kafshë dhe pista biçikletash dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj 8 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit ose policit e ndalojnë këtë lëvizje 10 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor që i afrohet një kalimi në nivel, nuk tregon kujdesin maksimal me qëllim mënjanimin e aksidentit 6 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor, përpara zënies së një kalimi në nivel pa barriera ose gjysmëbarriera, kalon kur barrierat ose gjysmëbarrierat janë duke u mbyllur ose janë mbyllur 6 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor përpara një kalimi në nivel kalon kur barrierat janë duke u hapur 6 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor para përpara një kalimi në nivel kalon kur nuk janë duke funksionuar sinjalizimet ndriçuese 6 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor para përpara një kalimi në nivel kalon kur nuk janë duke funksionuar objektet zëvendësuese të barrierave ose gjysmëbarrierave 6 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor përpara një kalimi në nivel, në rast të detyrimit të ndalimit të mjetit, nuk bën përpjekje për ta zhvendosur mjetin ose nuk shmang çdo rrezik për njerëzit 6 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikave 9, 10, 11,12, 13 të nenit 146 të Kodit Rrugor të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 24 muajsh 8 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikës 14 të nenit 146 të Kodit Rrugor të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 24 muaj 8 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor si pasojë e mosrespektimit të largësisë së sigurisë ndërmjet mjeteve shkakton përplasje me dëmtime të rënda për mjetin dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj 10 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton detyrimin e ndalimit dhe përparësisë gjatë këmbimit të mjeteve sipas përcaktimeve të pikave 1, 2 dhe 3 të nenit 148 të Kodit Rrugor të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës 12-mujore 8 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor që kryen një nga transportet në kushte jonormale, si dhe qarkullon me një nga mjetet jashtë norme pa marrë autorizimin përkatës 6 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor që kryen transport në kushte jonormale ose qarkullon me mjet jashtë norme pa kushtet e përcaktuara në autorizim 6 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor që përdor makina ngarkim-transporti për transportimin e mallrave të ndryshme nga ato të parashikuara në nenin 54, pika 1, shkronja “n” 6 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor që përdor mjet kalimi, që e kalon kufirin e ngarkesës së lejuar të përcaktuar në nenin 62 në rrugë dhe autostrada 6 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet që transporton mallra të rrezikshme pa marrë leje kur parashikohet 6 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon me mjet që transporton mallra të rrezikshme, pa respektuar kushtet e vëna në autorizim për ruajtjen e sigurisë 10 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor gjatë qarkullimit në autostrada në rrugë interurbane kryesore dhe rrugë të tjera që kanë karakteristika strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e kthimit të sensit të lëvizjes dhe kapërcimit të trafikndarësit edhe aty ku ai mungon 10 pikë
(http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/21815/Behet-zyrtare-Patenta-me-pike-59-gjobat-per-shoferet)
Mendoni se do funksionoje si ligj?