Siri, vritet xhihadisti shqiptar i ISIS që kërcënoi Ballkanin

Mirza Haklaj një shqiptar nga Podgorica, anëtar i grupit terrorist ISIS, është vrarë në fushëbetejë, ka bërë të ditur familja e tij.

Haklaj ishte protagonist i një video- incizimi, përmes të cilit janë përcjellë mesazhe kërcënuese ndaj vendeve të Ballkanit, transmeton lajmi.net.
Atë çfarë për muaj të tërë është spekuluar, e ka konfirmuar familja e Haklajt nga Podgorica, se i biri i tyre Mirza është vrarë gjatë luftimeve në Siri, shkruajnë mediat malazeze.

Ai ishte njëri prej protagonistëve të video-incizimit, të cilin e ka postuar qendra mediale El Haxhat, në të cilën barten mesazhe kërcënuese kundër shteteve të Ballkanit, ndërsa në ISIS thuhet se ai ka luftuar me emrin Ebu Merdija.

Myslimanët e Podgoricës kujtojnë kur Mirza para shkuarjes në luftë, kishte keqtrajtuar imamët në xhaminë Osmanagiq në kryeqytetin e Malit të Zi.

Para shkuarjes në Siri, Mirza kishte jetuar në periferinë e Podgoricës në Stari Varosh, kurse lajmin për vdekjen e tij në Mal të Zi e ka konfirmuar bashkëshortja e tij.
23535d1433747152-siri-vritet-xhihadisti-shqiptar-i-isis-q-krcnoi-ballkanin-175829-jpg

Ai para se të shkonte në luftë, e kishte njoftuar familjen në Podgorisë se së bashku me bashkëshorten shtatzënë dhe dy fëmijët e tyre kishte marrë rrugën për në Tunizi.

Ai nuk është viktima e parë që vjen nga ky vend. Në luftimet në terren të Sirisë është vrarë edhe Adis Salihoviq nga Rozhaja.

Gjatë një sulmi të organizuar në një burg, me të kishte mbetur i vdekur edhe Eldar Kundakoviq nga Novi Pazari, i cili operonte në Siri me emrin Ebu Bera.

Thuhet se luftëtarët nga Mali i Zi që janë pjesë e organizatës terroriste ISIS, i financon Mirsad Ajderpashiq nga rrethi i Beranes, sikurse edhe vëllezërit Fatos dhe Fuad Haxhiu të cilët jetojnë në Luksemburg.

Në Siri aktualisht luftojnë Adem Mustafiq dhe Damir Slakoviq nga Bari, O.R nga Plava, E.K nga Bjello Pole dhe S.F e A.F nga Rozhaja. Në Siri është munduar që për të dytën herë të futet edhe Hasib Kastrati nga Bari.

Këto ditë është konfirmuar se në Siri po lufton edhe Elvin Ebu Tarik Baliq nga Nikshiqi, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se aktualisht jeton në atë vend të largët.

Ai kishte postuar edhe fotografi nga vija e frontit në të cilat shihet edhe djali i tij duke pozuar me revole dhe pushkë.

Drejtoria e policisë së Malit të Zi, thotë se nuk ka informacione nëse Baliq vazhdon të gjendet në Siri apo ndoshta në ndërkohë ka ndryshuar vendbanimin e tij.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
 
joetisti_

Locus omnem
Ka plot nga ata qe u zien gjaku per lufte. Duan te "shpalosin" aftesite e dhunshme fizike. E keqja eshte se disa marrin edhe familjet me vete.
Ne rastin e shqiptareve duke pare edhe gjendjen e veshtire e konomike dhe mungese te aktiviteteve qe ua ploteson ate boshllek per te nxjerre nga vetja energjite, eshte me e lehte per ata qe propagandojne per t'i bindur te vene. Por kur vene shikojne ferr me sy dhe s'eshte aspak ashtu sic ua paraqiten kushtet.
 
Mirabel

Ti po thua se keta ikin per gjendjen ekonomike?
keta ikin se me fal per shprehjen i "pjerdh " hoxha apo imami ne vesh dhe i premton parajsen, se jane njerez pa llogjike.
ketij mire ja ben ,po edhe atyre te tjerve qe vejne mire tia bejne nese perfundojne si ky!
 
Ka edhe te tille, por ndikohet me teper ai qe kushtet i ka te veshtira. Ai qe s'ka cfare humbet. Ai qe ferr e ka jeten edhe pa lufte fare.
Keq na vjen se eshte shqiptare ai qe u vra por, edhe ai ka bere krime.
 
Jo hic s'me vjen keq.
dhe nese llogjika do ishte kjo i bie qe 70% te shqiptarve te merrnin rrugeb per siri.
njeriun nga kafsha e ndan llogjika....kta as kafshe si quan dot se ofendon kte te fundit
 
Prape njeri mbetet. Kafshen e ekzekuton pa faj dhe s'te vjen keq, kurse njeriun edhe me faj, te vjen.
 
Top