Sipas jush cila do ruga e duhur qe duhet te zgjidhte shteti ton per te kapercyer krizen ekonomike???

Hank

Valoris scriptorum
Ministri i Financave nuk ka cfare te beje ne kete cast.
Ai vetem mund te luaje me taksat (duke i rritur), por kjo nuk jep rezultat kur ka probleme te tjera.

Problemi kryesor i shtetit shqiptar jane pozicionet e tej-fryra te administrates me njerez te paafte qe mendojne vetem per kafe e per te pengu punen e atyre qe punojne duke ua veshtiresu.
Problemi tjeter eshte korrupsioni qe fatkeqesisht ka nisur nga koka.
Me tej eshte perfshirja e grupeve te interesit (dhe mafioze) ne qeverisje qe e kapin shtetin nga gryka dhe degezojne gjithcka sipas interesave.
Pa shmangur keto probleme, Shqiperia do vuaje krizen ekonomike dhe do kete probleme per nje kohe te gjate, e deri ne rrenim ekonomik.
 

Andon Kazaqi

Forumium praecox
Jam dakort se korupsioni eshte nje nga elementet me negativ i cili shkakton krizen ekonomike...Duhet eleminuar...
Nderkoh,shum bukur ministri i financave mund te kerkoj ritjen e taksave, pas te cilave ne te njejtin nivel te riten dhe pagat e individit,gje qe mundeson qarkullim me te madh valutor i cili rit nivelin ekonomik...
Ministri i financave me ndihmen e mardhnieve nderkombetare ekonomike mund ti kushtoj me shum rendesi eksportit i cili eshte faktori me pozitiv per ritjen e ekonomis..
Ne vend te perparoj tekonologjia ton po behet keq e mos me keq,po te shikoje eksportin qe kishim ne periudhen e komunizmit do vertetoje se keta qe na udhezojn sot jan te paaft,
Ne periudhen e komunizmit nga eksporti u siguruan shuma maramendese te ardhurash..(se u investuan ne menyren e gabuar eshte tjeter ceshtje)
Pra levizja me e suksesshme e shtetit ton per ritjen ekonomike eshte zhvillimi i eksportit....
 

Al-Punk

Still here
Rritja e taksave, edhe nese rriten pagat do rendoje tek te papunet e fshataret qe cdo dite e me shume po shtohen ne Shqiperi. Nuk eshte e lehte dhe llaf goje fjala rritje taksash, megjithese taksat ne menyre te padukshme po rriten (shih taksen e naftes e cmimin e bukes si levizin sipas politikave te Min Financave).
Marredheniet nderkombetare jane nderkombetare. Shpeshhere shtetet e bien viktima te injorances duke u ndikuar nga nderkombetaret. Psh marreveshia per tregetine e lire ne rajon, qe do na ndihmonte te futeshim ne EU shkaterroi prodhimet e fshatarit shqiptar pasi i vinte me lire domatja nga Maqedonia se nga Lushnja. Ka 15 vite qe kemi bere gabime, e tani nuk mund ta ndryshojme. Eksporti eshte fjale goje.

Shqiperia nuk ka resource te medha, nuk ka punetori te mire, ka vetem nje perparesi ekonomike: RRUGE! Eshte rruge ndermjet lindjes dhe Perendimit (per aq cope vend sa eshte). E vetmja menyre per te ngritur fitime eshte te shfrytezohet kjo vecori duke thithur projekte si ai i Portit te Vlores e te ngjashem. Duhet te mos i bejme gjerat si te gjithe te tjeret, por pak me ndryshe shpeshhere... fatkeqesisht ne mendojme sic na thone te mendojme te tjeret.
 

Andon Kazaqi

Forumium praecox
Nese nuk ishin shkateruar fabrikat e komunizmit por ishte investuar mbi to per interesa te perbashketa eksporti do ishte ne standarte maramendese te ardhurat gjithashtu dhe kriza ekonomike to njifej vetem si emer,dhe asnje fshatar nuk do mbetej pa punm,dhe cdo njeri do kishte mundesi te paguante taksat,dhe cdo gje do ishte ne regull...por etja per pushtet korupsioni sic thash edhe me lart beri qe fabrikat te shkaterohen dhe te privatizohen nga "disa" Shqiperia eshte vendi ku te pasurit behen me te pasur dhe te varferit behen me te varfer...E para duhet eleminuar korupsioni dhe e dyta duhet hapur eksporti i cili do hapi vende te reja pune.
Me kete ruge:1)shmanget papunesia....2)futet lek ne shqiperi per cdo shqipetar...
Perfundimi???:ritja e nivelit ekonomik,rezimi i krizes.!
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Situata eshte e atille qe mund te shihet gati pa shprese. Nderkohe qe politikanet zihen njeri me tjetrin ne vend qe te mendojne per problemet, situata vetem se perkeqesohet. Natyrisht, e vetmja gje qe qeveria mund te mendoje eshte hyrja ne BE por duhet se akoma se ka kuptuar qe nese futemi ne BE me situaten qe jemi tani, do te jete dora e fundit per ta cuar vendin ne kolaps. Ne vend qe te mendohet se si te rregullohen problemet e brendshme, mendohet vetem Europa. Ksaj i thone me shku mrapsh drejt Europes. Jemi 20 vjet larg renies se komunizmit dhe akoma nuk kemi gjerat baze (uje, drita, rruge) dhe vazhdojme akoma te mendojme qe e ka fajin komunizmi. Gabim plotesisht nuk eshte sepse ata qe na drejtojne, nxenes te xhaxhit jane dhe ja dine rrengjet ketyre puneve.
Cmimi i naftes arriti gati 1900 leket dhe duket se qeverise nuk ja ndien fare. Aq shume taksa saqe nuk numerohen me, ku nje pjese jane pa kuptim (taksa e gjelberimit ku nuk ka ngel asgje jeshile me, taksa e pastrimit ku nuk merret vesh ku behet).
Nese nuk nderron klasa politike (qe ne fund te fundit jemi ne qe e zgjedhim dhe e meritojme) eshte e kote te tentohet cdo gje. Cdo projekt qe behet, nderron qeveria, bllokohet dhe nderrohet. Sa e sa kohe qe po ecen rruga Durres - Lushje dhe ska ndermend me mbaruar. Mund te them qe jemi i vetmi shtet ku shoqerite qe marrin persiper projektet, i dorezojme shume pertej afatit te dorezimit dhe as qe e vrasin mendjen.
Nuk mendohet asgje me nje projekt afatgjate per te thene qe femijeve do tu leme ndonje gje por thjesht te zhvasin tani per tani. Brenda 20 vjetesh akoma nuk kemi rruge, nderkohe qe Gjermania brenda 20 vjetesh mbaroi nje lufte, u rrenua plotesisht, u rimekemb dhe filloi nje tjeter lufte. JANE NJEREZIT QE E BEJNE NJE SHTET DHE SHQIPERIA NUK BEHET ME SHQIPTARE.
Zgjidhja? Po mos te shkoja kunder nacionalisteve do te kisha propozuar ta jepnim Shqiperine me qira per 100 vjet (si Hong Kongu anglezve) dhe besoj se dicka do arrihej ne fund. Zgjidhja tjeter nuk shoh.
 

Andon Kazaqi

Forumium praecox
Jam dakort,por mos te shkasim nga tema se e kthyem ceshtjen ne politik....
E zem se politika ton eleminoi korupsionin dhe te gjith shqipetaret jan gati per nje shqiperi me te mir...
Cilat jan ruget qe ti do zgjidhje,per te kapercyer krizen??sepse per kete nuk mjafton vetem deshira,duhet edhe pun...
 
Top