Situata eshte e atille qe mund te shihet gati pa shprese. Nderkohe qe politikanet zihen njeri me tjetrin ne vend qe te mendojne per problemet, situata vetem se perkeqesohet. Natyrisht, e vetmja gje qe qeveria mund te mendoje eshte hyrja ne BE por duhet se akoma se ka kuptuar qe nese futemi ne BE me situaten qe jemi tani, do te jete dora e fundit per ta cuar vendin ne kolaps. Ne vend qe te mendohet se si te rregullohen problemet e brendshme, mendohet vetem Europa. Ksaj i thone me shku mrapsh drejt Europes. Jemi 20 vjet larg renies se komunizmit dhe akoma nuk kemi gjerat baze (uje, drita, rruge) dhe vazhdojme akoma te mendojme qe e ka fajin komunizmi. Gabim plotesisht nuk eshte sepse ata qe na drejtojne, nxenes te xhaxhit jane dhe ja dine rrengjet ketyre puneve.
Cmimi i naftes arriti gati 1900 leket dhe duket se qeverise nuk ja ndien fare. Aq shume taksa saqe nuk numerohen me, ku nje pjese jane pa kuptim (taksa e gjelberimit ku nuk ka ngel asgje jeshile me, taksa e pastrimit ku nuk merret vesh ku behet).
Nese nuk nderron klasa politike (qe ne fund te fundit jemi ne qe e zgjedhim dhe e meritojme) eshte e kote te tentohet cdo gje. Cdo projekt qe behet, nderron qeveria, bllokohet dhe nderrohet. Sa e sa kohe qe po ecen rruga Durres - Lushje dhe ska ndermend me mbaruar. Mund te them qe jemi i vetmi shtet ku shoqerite qe marrin persiper projektet, i dorezojme shume pertej afatit te dorezimit dhe as qe e vrasin mendjen.
Nuk mendohet asgje me nje projekt afatgjate per te thene qe femijeve do tu leme ndonje gje por thjesht te zhvasin tani per tani. Brenda 20 vjetesh akoma nuk kemi rruge, nderkohe qe Gjermania brenda 20 vjetesh mbaroi nje lufte, u rrenua plotesisht, u rimekemb dhe filloi nje tjeter lufte. JANE NJEREZIT QE E BEJNE NJE SHTET DHE SHQIPERIA NUK BEHET ME SHQIPTARE.
Zgjidhja? Po mos te shkoja kunder nacionalisteve do te kisha propozuar ta jepnim Shqiperine me qira per 100 vjet (si Hong Kongu anglezve) dhe besoj se dicka do arrihej ne fund. Zgjidhja tjeter nuk shoh.