Sindikata Policisë: Shteti të na paguajë orët e punës shtesë
Përllogaritet që për një vit, një Punonjës Policie të ketë kryer mesatarisht 380 orë pune jashtë orarit zyrtar

TIRANË- Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit i ka kërkuar qeverisë dhënien e shpërblimit për fund viti si dhe pagesën e të gjitha orëve shtesë të punës të kryera jashtë orarit zyrtar përgjatë këtyre 12 muajve.

Vonesat në marrjen e pagesave të orëve shtesë të punës kanë detyruar sindikatën e policisë që me anë të një deklaratë publike t’i kërkojë institucioneve përgjegjëse që të shlyejnë deri në fund të këtij viti të gjitha detyrimet që shteti i ka punonjësve të forcave të rendit.

Kërkesën e tyre përfaqësuesit e sindikatës e mbështesin në ligjin për policinë e shtetit si dhe në kontratën e kolektive të punës nënshkruar midis tyre dhe shtetit.

Përfitimi i një page shtesë në formë shpërblimi për Punonjësit e Policisë së shtetit është përcaktuar qartë edhe në ligjin “Për Policinë e Shtetit”. Në nenin 88 pika 5 të këtij ligji theksohet se, Punonjësit e Policisë së Shtetit përfitojnë në fund të çdo viti financiar një shpërblim deri në një pagë mujore, të njëjtë me atë të përfituar nga punonjësit civilë dhe punonjësit e administratës shtetërore.

Ky shpërblim jepet në bazë të një shkalle përpjestueshmërie, që pasqyron kohën e punës së kryer gjatë gjithë vitit financiar. Sipas tij, nëse një punonjës nuk ka mungesa të tjera në punë për çfarëdo arsye, përveç kohës së pushimit kanë të drejtën e përfitimit të shpërblimit të plotë.

Kjo pagë nuk përfitohet nëse punonjësi i Policisë është përjashtuar nga shërbimi në policinë e shtetit.
Krahas dhënies së pagës shtesë, sindikata e punonjësve të Policisë kërkon nga qeveria që brenda këtij viti, shteti t’u shlyejë të gjitha orët shtesë të punës.

Lidhur me këtë ata i janë referuar përmbajtjes së kontratës kolektive me punëmarrësin që në rastin konkret ështe shteti. Sipas saj, punëmarrësi…………………. duhet që pagesa e orëve shtesë të bëhet sipas dispozitave të Kodit të Punës në Republikën e Shqipërisë. Sipas tij, orët e punës shtesë mund të kompensohen me bërje pushimi ose me pagesë shtesë jo më pak se 25 për qind të saj me kushtin që pagesa të bëhet brenda një afati dy mujor nga data kur është kryer shërbimi.

Sipas sindikatës, përllogaritet që për një vit një Punonjës Policie ka kryer mesatarisht 380 orë pune jashtë orarit zyrtar, e barazvlefshme kjo me mbi katër paga mujore, që deri tani nuk janë paguar. “Duke llogaritur këtu edhe shpërblimin e fundit të vitit, Punonjësve të Policisë u takojnë deri në pesë paga mujore”, – thekson sindikata.

Orët e punës shtesë janë realizuar përgjithësisht në sigurimin e rendit dhe qetësisë gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve në qershor 2009, në sigurimin e qetësisë në aktivitete sportive e kulturore si dhe për shkak të mungesave organike në strukturat e veçanta.

PS: Prokuroria të nisë hetimin për borxhet e ARMO-s ndaj shetit

KLSH raporton se kompania ARMO i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 2.6 miliardë lekësh

TIRANË- Partia Socialiste i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme nisjen e hetimeve për gjetjen dhe ndëshkimin e shkaktarëve të dëmit prej 2.6 miliardë lekësh që kompania ARMO i ka shkaktuar buxhetit shtetit dhe kthimin mbrapsht të këtyre parave.

Deputeti Erjon Braçe denoncoi dje publikisht të dhënat e ofruara nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën Janar-Shtator 2009 sipas të cilit për shkak të mosshlyrjes së detyrimeve që ARMO i kishte kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol buxheti i shtetit ka pësuar një dëm deri në 2.6 miliardë lekë ose sa rreth nje e treta e dëmit total të kryer nga administrata.

“Dëmi është barabar me rrogat për një vit e tetë muaj të mbi 4000 naftëtarëve të Kuçovës, Fierit, Ballshit të cilët kanë tre muaj pa marrë rrogat e ligjshme. Po ashtu dëmi është i barabartë me 237 mijë pensione mujore, të atyre njerëzve të moshës së tretë që ndjejnë më shumë se kushdo paratë e munguara në pensionet e tyre”,- tha Braçe. Sipas tij, këto fakte mjaftojnë që Prokuroria të nisë hetimet për të zbuluar mekanizmin e këtij krimi si dhe ndëshkimin e zyrtarëve të përfshirë në të.

Berisha: I kemi paratë për rrugën Tiranë-Elbasan

TIRANË- Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të guximshme gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë siç është ajo për sigurimin e financimit për rrugën Tiranë-Elbasan dhe konkretisht për tunelin që do të çahet mes për mes kodrave të Kërrabës.

Duke mos përmendur burimin e mundshëm të financimit por edhe as shumën e siguruar, Berisha theksoi se është duke u negociuar për gjetjen e parave për të gjithë rrugën. Madje sipas tij deri më tani janë siguruar fondet për ndërtimin e tunelit të Kërrabës. Nisur nga kjo, Berisha i kërkoi ministrit të Financave Ridvan Bode, që të bëheshin disa ndryshime në Projektbuxhet ku të përfshiheshin edhe fondet për ndërtimin e këtij segmenti.

“Dua t’ju informoj se janë bërë përpjekje shumë serioze për financimet dhe se është në rrugë të mbarë. Janë garantuar plotësisht paratë e tunelit, madje, zoti ministër i Financave, do të detyrohemi ta modifikojmë këtë buxhet se ende nuk janë trupëzuar në të. Natyrisht, kjo autostradë, e cila i shërben të gjithë jugut dhe juglindjes së Shqipërisë, do të përfundojë brenda këtij mandati”, – tha Berisha.

Deklarata e Kryeministrit për marrje financimi të mëtejshëm nga jashtë për ndërtimin e këtij aksi vjen në një kohë kur shumë vende të bashkimin evropian janë duke bërë përpjekje për uljen e borxhit dhe të deficitit buxhetor në tre për qind, zotim ky i ndërmarrë edhe nga qeveria shqiptare.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27188. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27188