Sinagoga, konflikt në qendër të Sarandës mes arkeologëve e bashkisë

Sinagoga, konflikt në qendër të Sarandës mes arkeologëve e bashkisë

SARANDË- Arkeologë vendas, izraelitë e francezë që punojnë për zbulimin e tërësisë së një prej sinagogave më të rralla në Ballkan e Mesdhe, Onhezmit të lashtë janë përplasur sot me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Sarandë.

Të cilët, si shprehen vetë studiuesit ndalohen të vijojnë punimet në këtë monument me pretendimin se toka eshte “prone private e hipotekuar nga disa qytetare”.
Studiuesit shprehen të shqetësuar, pasi bashkia ka nisur një shkresë në Ministrinë e Kulturës, me të cilën ndalohen vijimi i punës, pasi prona është private dhe e hipotekuar.

“A mund të hipotekohet muri rrethues i shekullit të V-te pas Krishtit nga banore moderne te kujtdo qyteti qofte ai, kur monumentet dhe territori rreth tyre eshte prone e trashegimise kombetare?”- thonë studiuesit që punojnë në këtë monument.

Projekti shqiptaro-izraelit, i drejtuar nga dy profesoret e njohur Gideon Foerster dhe Ehud Netzer me Etleva Nallbanin dhe Kosta Lakon, synon zbulimin e ketij monumenti te shquar te historise se hershme te hebrejve te diaspores, gjate shekujve te V-VI te pas Krishtit. Vendosja e ketij monumenti ne qender te qytetit te lashte (dhe atij modern), prane portes lindore te keshtjelles, permasat e tij dhe dyshemete me mozaik, deshmojne rolin e rendesishem te luajtur nga ky komunitet ne jeten e portit te Sarandes dhe ne maredheniet midis qendrave porte te Mesdheut antik.

Deshmite tekstuale te 521 pas Krishtit, te zbuluara ne varrezen e Venoses ne Itali, shtojne te dhenat mbi jeten aktive midis komunitetit te Sarandes dhe atyre te Italise, duke hedhur drite mbi hebrenjte e Sarandes te kryesuar nga Jishai.

Ekipi i perbere nga arkeologe e studius, shqiptare, izraelit e franceze synojne gjate ketij misioni te trete punimesh (1-21 nentor 2009), me vendim te KKA te dates 4 maj 2009 (keshillit kombetar te arkeologjise te kryesuar ng Ministri i Kultures) te zbulojne teresine e monumentit, funksionin e tij, periudhen e instalimit te komunitetit hebraik dhe kohen e braktisjes dhe te transformimit te tij ne kishe kristiane.

Nxjerrja ne drite e ketij monumeti kaq te rendesishem ne historine e Antikitetit dhe kthimi i tij ne nje prej monumenteve me te vizitueshem te Shqiperise, eshte i rendesise se vecante.

Ne nje qytet turistik si Saranda ku ka mbytur betoni e ndertimet, ku semaforet e vizat e bardha nuk njihen nga banoret e turistet vleresimi i trashegimive te tilla te rralla, perbejne te vetmen frymemarrje per turizmin kulturor.

Shkresa e bashkisë Sarandë:

Bashkia përmes një shkrese ka sqaruar se “nga monitorimi që i bëmë territorit administrativ të bashkisë evidentuam se nga struktura të institucionit tuaj kanë filluar punimet në zonën arkeologjike të Sinagogës, pa marrë leje ndërtimi nga KRRT-ja e këtij institucioni.

Në lidhje me punimet që kërkoni të kryeni ju sqarojmë se:

Në zbatim të ligjit “Për Urbanistikën”, për lejimin e punimeve duhet të paraqitni pranë Drejtorisë së Urbanistikës Sarandë dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor për lejimin e këtyre punimeve”.
Ju bëjmë me dije se këto punime zbatohen mbi pronë private të hipotekuar të disa qytetarëve, të cilët kanë paraqitur ankesa e leje ndërtimi pranë institucionit të bashkisë.
Deri në sqarimin e çështjes punimet janë pezulluar.(Shekulli)

nd8XzLraNoo

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27000. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27000

Top