Re: sigurimcat e rugoves
Deklaratë për media e "Sigurimit të atdheut"
"Sigurimi i atdheut" demanton LDK-në: "Ne veprojmë me bekimin e Ibrahim Rugovës"
17.07.2004, 21:17
Pas zhurmës së madhe me publikimin e komunikatës nr. 02 të organizatës misterioze "Sigurimi i Atdheut", ku ndër të tjera më pas Lidhja Demokratike e Kosovës me një deklaratë ka demantuar të ketë ndonjë lidhje me këtë orgnazitë, "Sigurimi" ka reaguar me shpërndarjen e një deklarate për media me anë të së cilës hedh poshtë pohimet mbi mosekzistencen e saj si organizatë si dhe demanton LDK-në.
Deklarata e plotë në vijim. / ILIRIA
DEKLARATË PËR MEDIA
Nr. 001 /17/07/2004 / Prishtinë
Pas bërjes publike të komunikatës 02, të Sigurimit të Atdheut, politikanë anonimë dhe media të shumta në Kosovë kanë demantuar ekzistimin e organizatës Sigurimi i Atdheut dhe të njëjtit, në të njëjtën kohë, kanë kërkuar që pjesëtarët e kësaj organizate të sillen para drejtësisë; absurditet. Me këtë rast, politikanë anonimë, të lemerisur nga frika e fajësisë së mundshme, janë munduar ti mbyllin sytë sikur gomari përpara ujkut, dhe po luten të janë në ëndërr, ose Sigurimi... të jetë ëndërr. Ndërsa dezertorët, në shumë qytete të Kosovës nuk janë parë në vendet e më parshme publike, janë dukur me fytyra të zymta dhe disa nga viktimat e tyre si duket janë vetëdijësuar dhe u janë shmangur.
Pas deklaratës 02 të Sigurimit të Atdheut, disa nga mediat majtiste të cilat janë të instaluara kundër interesave të qytetarëve të Kosovës, kundër pavarësisë dhe kundër Presidentit Dr.Ibrahim RUGOVA, kanë luajtur një rol tejet destruktiv dhe shantazhues kundër LDK-së dhe Sigurimit...të saj. Disa nga këto media, janë munduar që këtë komunikatë ta paraqesin në aspektin negativ dhe hipokrizia e tyre ka shkuar aq largë saqë kanë deformuar edhe portretin e shenjtë të Presidentit Dr.Ibrahim RUGOVA. Shantazhi që është bërë duke shfrytëzuar deklaratën në fjalë është antiatdhetar, nuk paraqet etikë gazetare dhe aq më keq s’është as për së afërmi profesional në fushën e informimit. Në formën më profesionale, deklaratën e ka paraqitur gazeta e përditshme KOSOVA SOT, e cila pas njoftimit që letra ka shkuar përmes E-mailit, ka dhënë deklaratën e plotë ashtu siç është kërkuar.
Pas këtyre shantazheve, Sigurimi i Atdheut është i detyruar të sqarojë, duke lëshuar këtë deklaratë me sa vijon:
1. Demanti që disa gazeta kanë botuar, në emër të Kryesisë së LDK-së është i pavlefshëm, sepse është demantuar nga një organ tjetër i cili nuk është pjesë përbërëse e organit tonë të sigurimit. Sikur, me firmën tonë, me simbolin dhe emrin Sigurimi i Atdheut të kishte manipuluar dikush tjetër, vetëm ne kemi pasur të drejtën që ta demantonim atë dhe askush tjetër pa marrë parasysh vinë partiake. E vërteta është se ne qëndrojmë pas deklaratës numër 1 dhe 2, dhe do të realizojmë obligimet të cilat ia kemi vënë vetes.
2. Është absurde që për Sigurimin e Atdheut gazetarët kanë pyetur anëtarë të rëndomtë të LDK-së. Është absurde dhe joprofesionale që çdokush që ndodhet në LDK apo në kryesi të saj të ketë qasje edhe tek Sigurimi..., sepse ne jemi sekret, ndërsa LDK është publike dhe në të është i gjithë populli i Kosovës. Ne mbikëqyrim veprimtarinë e LDK-së e jo LDK-ja veprimtarinë tonë.
3. Askush nuk ka të drejtë të na e mohojë të drejtën që ne të jemi në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës dhe rrjedhimisht edhe të Presidentit Dr.Ibrahim RUGOVA. Ne jemi në mbrojtje të vullnetit dhe të votës së lirë të qytetarëve të Kosovës. Ne kemi bekimin e Presidentit të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova dhe jemi betuar publikisht përpara varrit të heroit të Kosovës së Pavarur, Kolonelit Tahir Zemaj, dhe kemi qenë transparent vetëm në rastin e ceremonisë së varrimit të tij, ku prezenca jonë pati jehonë të madhe dhe përkrahje nga qytetarët e Kosovës; prezencë kjo e cila pati lemerisur vrasësit majtistë. Ju rikujtojmë se që prej atëherë kur jemi paraqitur ne, në Kosovë nuk ka pasur asnjë vrasje politike.
Kolonel. R. Miftari