Qa siguri aman.
Njehere isha ne njonin duke diskutuar. E muhabeti nxjerr muhabetin e me tha se si ishte rekrutuar nga agjentura se si te onfiltrohen neper kompjuterat e personave para shume vitesh. Aq te sostifikuar ishin sa e benin nje antene ne moment e nga makina futeshin te wireless etj etj
Kam degjuar qe microsofti kastile nuk beri patch disa pjese te Xp te cilat thuhet se jane shfrytezuar per infiltrimet e CIAs ne sektore strategjike te kundershtarve.
Neper rrjetet e zakonshem wireless (802.11 WiFi standard) ka ca kohe qe i njihen disa nga pikat e dobta. Duhet te sqarohet qe ne fillim se te metat nuk jane ne teknologjine e perdorur per shperndarjen e sinjalit nepermjet antenave (802.11, apo WiMax, apo GSM. Keto jane thjesht metoda te ndryshme modulimi te sinjalit si dhe menyra per shfrytezimin sa me te mire te brezit te frekuences se vene ne dispozicion) por me teper kane te bejne me menyren se si sinjali enkriptohet/enkodohet perpara se te shndrrohet ne radiovale dhe te dergohen ne antena.
Ne boten wifi, ekzistojne disa menyra kodimi. WEP, WPA, WPA2, WPA+PSK, etj. Disa nga keto metoda tashme jane obsolete dhe praktikisht te paperdorshme. Psh ne asnje menyre nuk duhet perdorur asnje mekanizem qe perdor WEP, por ne cdo rast qe te kemi mundesi WEP duhet zevendesuar me WPA2, etj.
Dicka e ngjashme me keto qe kane te bejne me WiFi, vlejne edhe per GSM. Ne kete rast antenat qe perdoren ne rolin e interceptoreve te sinjaleve dhe dekodimin e tyre, quhen IMSI Catcher. Ne rrjetin GSM, ka nje gomarllek sigurie i cili mund te perfshihet ne listen e gafave me te medha qe jane bere ndonjehere ne boten e telekomunikacioneve moderrne. Sipas specifikimit te standardizuar per GSM, nje perdorues (telefoni i tij/saj) eshte e nevojshme qe qe autentifikohet ne nje rrjet, por ama *nuk* eshte e nevojshme qe rrjeti te autentifikohet tek perdoruesi. Qe do te thote se mjafton qe nje antene e caktuar te pretendoje se eshte pjese e nje rrjeti "A" nderkohe qe ne te vertete eshte pjese e e nje rrjeti komplet tjeter "B". Te tere telefonat e perdoruesve i besojne ne menyre te verber deklarates - false ne kete rast - qe antena me te cilen po komunikojne eshte e rrjetit "A" dhe ne cdo moment do e trajtojne si te tille.