Sigmund Freud

scadarsko

Locus omnem
Te flasesh per Psikologji e te mos permendesh te madhin Frojd (Freud) do thoja eshte praktikisht e pamundur. Babai i psikoanalizes, solli ide revolucionare qe ngjallin polemika akoma sot...por kush ishte Sigmund Freud?

Sigmund Freud (Zigmund Frojd 1856 - 1939) lindi më 6 maj të vitit 1856 në Freiberg, një qytet në Mähren (Çekia e sotme). Familja e tij i takonte kulturës hebraike në ketë qytet dhe ky ishte një nga 130 judenj në një qytet të banuar nga 4500 banorë. Frojdi filloi universitetin në moshën 17 vjeçare, por nuk u promovua si mjek pas provimeve derisa i plotësoi 25 vjet. Por kur u promovua, ai u punësua menjëherë në spitalin e Vjenës. Në vitin 1903 Frojdin e takojmë si profesor, pas 17 vitesh përvoje pune në profesion (koha normale ishte tetë vjet), ndërsa në vitin 1886 u martua dhe kishte gjithsejt gjashtë fëmijë.

180px-SigmundFreud2.jpg



Puna e parë e Frojdit në teorinë e psikoanalizes ishte ”Studie über Hysterie” të cilën e shkroi së bashku me kolegun e tij të punës Joseph Breuer (Jozef Brojer). Ky libër u botua në vitin 1895, pra nëntë vite, pas hapjes së klinikës së tij private. Libri i parë të cilin ai e shkroi vetë ishte ”Traumdeutung” - "Ëndërrshpjegim" që doli në qarkullim në vitin 1899.

6.jpg
18.jpg



Në fillim më 1902 një grup studjuesish u interesua aq shumë rreth këtij libri saqë filluan të takohen me Freudin çdo javë në shtëpinë e tij për të diskutuar idenë e librit të ëndrrave dhe shkrimet e tjera në të.
Frojdi shkroi edhe një sasi të madhe librash dhe artikujsh mbi psikoanalizën në fillim të vitit 1900. Në këtë kohë, ai ishte 40 vjeç, që zakonisht mendohej si një moshë produktive në bazat shoqërore.
Në vitin 1908 u formua shoqata e psikoanalistëve, ku në fakt, shumë studius të jashtëm udhëtonin shpesh në Vjenë për të studjuar tek Frojdi dhe për ketë edhe mori edhe shumë urime dhe premtime dhe komplimente.
Në vitin 1909 Frojdi u bë mjek nderi në Clark University në Amerikë dhe po në të njëjtin vit u mbajt edhe kongresi i parë mbi psikoanalizën në Salzburg të Austrisë. Frojdi u propozua edhe për marrjen e çmimit Nobel, por edhe pse zbuloi shumë, kontribuoi shumë dhe dha teori të rëndesishme, ai nuk e mori kurrë ketë çmim.

Copyof800px-Freud_Sofa.jpg


Divani i Frojdit, ku praktikonte psikoanalizen me pacientet

E bija e tij Anna Freud filloj që të shkojë së bashku me të nëpër seminare të ndryshme dhe e zëvendësonte edhe atë nganjëherë. Anna e cila shkoj për analiza tek babai i saj dhe e studijoi psikoanalizen tek ai, ishte edhe si sekretare e tij, infermiere por edhe si kolege më e besuara e tij.
Përforcimi i nazistëve në Gjermani dhe përndjekja e judenjve krijoi një pasiguri tek Frojdi. Në një bashkpunim të hershëm në lidhje me një libër Woodrow Wilson (kryetar i Amerikës) Frojd e njihte ambasadorin amerikan në Francë William Bullin dhe kishte marrëdhënje të mira me të, ky e ndihmoi Frojdin që të dalë në Angli për shkak të pasigurisë së tij në Gjermani, e gjithë kjo ndodhi në vitin 1938, kur ai kaloi në Angli.
Në vitin 1923 Frojdi u diagnostikua me kancer në gojë dhe për këtë shkak ai bëri me dhjetera operacione që në fillimet e para të sëmundjes në Austri. Pak pasiqë ai mbërriti në Angli, dhimbjet e tij u rritën aq shumë saqë ndikuan që ai edhe e kërkoi nga mjeku që ti japë një sasi morfine vdekjeprurëse më 23 shtator të vitit 1939
 

Pinky

Forumium maestatis
Teoria psikoanalitike e Zigmund Frojdit dhe roli i saj në jetën shoqërore
Teoria psikoanalitike e Zigmund Frojdit dhe roli i saj në jetën shoqërore

Nga dr. Arqile Boti

Nga fillimet e shekullit të 20 del në skenë një teori e re në psikologji dhe pikërisht teoria psiko-analitike e Zigmund Frojd(1856-1939).

Disa filozofë të ideologjisë marksiste-leniniste në kohën e Hoxhës kanë deklaruar që teoria e Frojdit është idealiste dhe reaksionare në tekstet universitare. Këtë surprizë do ta analizoj në rastet e mëposhtme, nëse është kështu me të vërtetë.

Kështu në aspektin fetar filozofik do t’i referohemi librit të Frojdit “Civilizimi, Burim Mjerimi”, ku në faqen 109, botim anglisht Frojdi shkruan: “Me ndihmën e të dhënave historike formulojmë mendimin që dogmat fetare janë MBETURINA NEUROTIKE dhe mund të themi se është çështje kohe që të zëvendësojmë në terapinë analitike të neurotikut sukseset e postimit me rezultat të një pune logjike ortodokse”.

Dhe më tej Frojdi vazhdon: “Feja do të ishte përgjithësisht një neurozë e përgjithshme e imponuar njerëzore dhe ashtu si ajo e fëmijës do të vinte nga kompleksi i Edipit nga lidhja me babanë. Dhe sipas Frojdit, tani jemi në një shkallë evolucioni që mund të parapërcaktojë largimin nga feja në saj të një formimi racional, intelektual, shkencor etj.

Dhe në faqen 196 të po këtij libri Frojdi shkruan: “Një psikolog që di shumë mirë se sa e vështirë është të gjejë njeriu rrugën e tij në këtë botë mundohet të gjykojë evolucionin e njerëzimit në bazë të njohurive të pakta që ka fituar në bazë të studimit të ngjarjeve të ndryshme gjatë procesit të rritjes që nga fëmijëria. Në këtë vrojtim arrin në mendimin që feja mund të krahasohet me një NEUROZË FËMINORE dhe është mjaft optimist të gjykojë se njerëzimi do të kapërcejë këtë fazë neurotike (domethënë të kalojë nga feja në ateizëm) ashtu si shumë fëmijë tejkalojnë një neurozë të ngjashme...”

Pra, nga këto të thënat e Frojdit rezulton se ai ka qenë një materialist dhe ateist konsekuent dhe është vërtetë për të vënë duart në kokë kur disa ideologë të Hoxhës e fusin në kampin e idealizmit duke pozuar një injorancë të pashembullt.
Këtë pikë unë do ta mbyll me një citat kuptimplotë që vijon: “Ashtu si Njutoni hoqi Zotin nga natyra, Darvini e hoqi nga jeta, ndërsa Frojdi e hoqi nga shpirti i njeriut. Mekanicizmi do t’i shkatërronte të gjitha, gjersa mbizotëroi në teorinë mbi natyrën dhe ku Zotin e zëvendësoi koncepti i natyrës dhe si rrjedhojë i këtij koncepti mekanicist trupi i njeriut ka ardhur nga natyra ose më saktë krijuar nga ajo, ndërsa ndërgjegjja e ka burimin nga trupi i tij (J.Barzun, Darvin, Marks, Wagner, Nju York 1958). Unë nuk kam çfarë të shtoj më tepër në këtë pikë.

Elementi qendror që përshkon teorinë psikoanalitike të Frojdit konsiston në postulatin që shumica dërrmuese e sëmundjeve neurotike dhe atyre psikike e kanë burimin në grumbullimin, në të ashtuquajturin inkoshient të përjetimeve seksuale shumë prej të cilëve që në kohën e fëmijërisë duke marrë parasysh dhe faktorin e trashëgimisë.

Kështu në librin e tij “Hyrje në psikoanalizë” Frojdi thotë në kapitullin e tretë: “Zbulimi i parë tek i cili na çon psikanaliza është që si rregull simptomat morboze ndodhen në lidhje direkte të drejtpërdrejtë me jetën erotike të të sëmurit, kjo dëshmon që dëshirat patogjene janë të një natyre me ato erotiket dhe na imponon ne që të konsiderojmë çrregullimet e jetës seksuale si shkaqet kryesore të sëmundjes...” dhe më tej po në këtë kapitull Frojdi vazhdon: “Vetëm po të zbulojë dikush ngjarjet e jetës fëminore, mundet të shpjegojë sensibilitetin tek traumat e mëvonshme dhe vetëm atëherë kur ne rikthejmë tek koshienca këto kujtime, të cilat zakonisht janë harruar ose më mirë janë fshirë nga harresa mund të mjekojë këto simptoma...Në qoftë se shumica dërrmuese e njerëzve mjekë ose jo kundërshtojnë të pranojnë këtë fakt, kjo shpjegohet thjesht që nën presionin e edukacionit harruan shfaqjet erotike të jetës së vet fëminore ose nuk dëshirojnë t’i kujtojnë më. Ndryshe veç do t’i shikonin gjerat në rast se do të merrnin mundimin të gjenin nëpërmjet psikoanalizës kujtimet e jetës së tyre fëminore, të observojnë, të analizojnë dhe të përpiqen t’i shpjegojnë...” dhe më tej ai shpjegon me hollësi auto-erotizmin e fëmijëve dhe karakterin instiktiv seksual të pirjes së gjirit nga fëmija.
Dhe në kapitullin e pestë të veprës së tij “Hyrje në psikoanalizë” Frojdi thotë: “Shohim se njerëzit sëmuren atëherë kur si pasojë e pengesave të jashtme ose të një përshtatshmërie të pamjaftueshme, plotësimi i nevojave të tij erotike bëhet e pamundur në realizimin e saj real. Shohim atëherë që këta persona kalojnë te sëmundja në saj të së cilës mund të gjejnë kënaqësinë, të cilën ua mohon jeta dhe më tej...nuk është vetëm “ego” e të sëmurit, i cili mohon kategorikisht të braktisë zmbrapsjet, të cilat e ndihmojnë personin të evitojë punët e tij fillestare, por edhe instinktet seksuale nuk dëshirojnë të heqin dorë nga kënaqësia, të cilën ua jep zëvendësuesi i krijuar nga sëmundja derisa nuk dimë nëse realiteti do t’u jepte diçka më të mirë...”

S. Freud, “Hyrje në psikoanalizë”

Komenti im

Duke qenë se Frojdi është ateist i hapur atëherë vetvetiu konkludohet që nuk pranon ekzistencën e shpirtit dhe si rrjedhojë inkoshienti i tij, që ka në epiqendër të terminologjisë në teorinë e tij psikoanalitike është produkt i zhvillimit të sistemit nervor, pra varet nga trupi material të zhvilluar në një shkallë të lartë sipas teorisë materialiste. Kështu që dëshira seksuale ose instinktet seksuale të frenuara, sipas Frojdit, janë të ngjashme me ato të kafshëve të larta gjitarë, të cilat ekzistojnë në kohën e riprodhimit të tyre.

Kështu, kafsha ha, pi, fle, riprodhon.

Njeriu ha, pi, fle, riprodhon.
Dhe nëse instinktet seksuale janë bazë e aktivitetit të njeriut dhe frenimi i tyre çon në shfaqjen e sëmundjeve neurotike dhe psikike atëherë në këtë fushë nuk kemi ndonjë ndryshim cilësor nga kafshët, por kemi një ndryshim sasior, kjo sepse njeriu është i pajisur me një logjikë që kontrollon instinktet.

Por Frojdi bën një ngatërresë themelore. Ai identifikon instinktet seksuale si shkak të sëmundjeve që janë karakteristike si për kafshët dhe për njeriun me ndjenjat që janë karakteristikë vetëm për njeriun. Kafsha në marrëdhënie seksuale nuk udhëhiqet nga ndjenjat, por nga instinktet. Daci dhe qeni nuk bëjnë poezi dashurie, as këngë dashurie në kohën e riprodhimit, por kryejnë instinktivisht dhe kalojnë në marrëdhënie seksi shpeshherë me dhunë të shkallëve të ndryshme. Njeriu ka ndjenja në shkallë të ndryshme, në marrëdhënie dashurore gjer në ato ndjenja të holla që janë shkruar romane, kompozime ku idealizohet dashuria dhe që ndonjëherë kalojnë në vetëmohim, si te Romeo dhe Zhulieta.

Njeriu është i prirur të krijojë marrëdhënie me atë që dashuron të seksit të kundërt dhe ndjenjat janë selektive, që ndonjëherë shprehen me dashuri në shikim të parë.

Dhe nuk janë instinktet seksuale që shkaktojnë sëmundje neurotike dhe psikike siç thotë materialisti Frojd, por janë prapësimi ose rikosheto e ndjenjës së dashurisë që mund të shkaktojë çrregullime psikologjike të shkallëve të ndryshme që nga neurozat dhe gjer te psikozat e vërteta. Ne mjekët e praktikës kemi parë mjaft të reja dhe të rinj që kanë pësuar jo vetëm neuroza, por edhe psikoza të vërteta gjatë thyerjes ose disfatës në dashuri pavarësisht a ka përfunduar në marrëdhënie seksuale apo jo, të cilat nuk kanë patur ndonjë ndikim në gjendjen psikologjike të personit.

Ndjenjat duke përfshirë dhe atë të dashurisë janë shfaqje shpirtërore, pra shfaqje të shpirtit dhe jo të materies të organizuar në shkallë të lartë siç thotë materializmi, zoti Frojd.

Shpirti njerëzor komunikon në këtë botë me mjedisin e jashtëm nëpërmjet tri hallkave themelore:
Hallka e parë është ajo e instinkteve si ajo e urisë, etjes, vetëmbrojtjes instiktive, instinktit seksual që aq shumë e ka për zemër Frojdi etj...

Hallka e dytë është ajo e ndjenjave ku rreshtohen frika, dashuria, urrejtja, smira, egoizmi, mëshira etj, pra kemi ndjenja pozitive dhe negative në aspektin moral.

Hallka e tretë është logjika ose arsyetimi që luan rolin e “doganës” që lejon ndjenjat dhe instinktet që nuk dëmtojnë shoqërinë dhe ndalon ato që dëmtojnë komunitetin dhe njerëzit e tjerë. Këto përbëjnë dhe bazën e normave morale të individit në raport me vetveten, familjen dhe shoqërinë.

Pastaj intuicioni dhe i quajturi syri i tretë është në kompetencë të Zotit që një njeriu mund t’i japë një ndriçim për një zbulim në filozofi, art, shkencë etj.

Frenimi i instinktit të riprodhimit ose seksual sipas Frojdit të shumtën mund të japë një agresivitet të lehtë ose nevrikllëk te meshkujt dhe tek femrat, por ky agresivitet kontrollohet në më të shumtën e rasteve nga logjika, ndërsa tek kafshët që nuk kanë logjikë, mosplotësimi i instinktit seksual si në rastin e demit që kur sheh lopën ka mundësi të marrë zvarrë edhe të zotin, ndërsa njeriu ka ndjenja që në rastin e riprodhimit është ndjenja e dashurisë dhe kur thyhet ose prapset ajo, atëherë mund të shfaqet ankthi dhe gjer në depresion kur një vajzë ose një djalë (kjo ndodh më tepër tek vajzat) humb shpresën se mund të rikthehet i dashuri i saj.

Kështu që identifikimi i ndjenjave me instinktet është një ndër gabimet themelore të materialistit Frojd dhe për këtë po marrim një shembull:
Një djalë ndodhet në shoqërinë e pesë vajzave, fjala vjen, ose anasjelltas një vajzë me shoqërinë e pesë djemve. Nëse ai nuk do të arrijë të ketë marrëdhënie seksi me katër prej tyre nuk i bën përshtypje kur nuk i dashuron, kjo ndodh edhe për vajzat që kur nuk duan një djalë jo vetëm që nuk u bën përshtypje, por nuk u lidhën seksualisht, por refuzojnë kategorikisht një lidhje të tillë.

Por çrregullimet neurotike dhe psikike do lindin në ato raste sidomos tek femrat atëherë kur thyhet ndjenja e dashurisë, që është karakteristike vetëm për njeriun. Që këtej del që dashuria si ndjenjë njerëzore nuk mund të jetë e barabartë me instinktin seksual dhe ndërmjet tyre nuk mund të vëmë shenjën e barazimit. Për një ateist dhe materialist siç është Frojdi, që nuk pranon shpirtin, ky gabim do të ishte i pashmangshëm.

Dhe nëse teoria psikoanalitike panseksuale e Frojdit që indirekt predikon lirinë e seksit për tu çliruar nga komplekset psikike dhe neurotike do të ishte e vërtetë, duhet të sillte në vendet ku është aplikuar diku më shumë dhe diku më pak uljen e ndjeshme të sëmundjeve neurotike dhe psikike. Por praktika e jetës vërteton të kundërtën, që atje ku ekziston liria e seksit, sëmundjet neurotike dhe psikike janë rritur në mënyrë të shpejtë, të lidhur dhe me përdorimin e drogave afrodiziake për të kompensuar rënien e fuqive fizike dhe seksuale sidomos tek meshkujt. Kështu që jeta e provon të dështuar teorinë e Frojdit.

Si konkluzion del që Frojdi duke konfonduar dhe barazuar dashurinë si ndjenjë e lartë njerëzore me instinktet dhe dëshirat seksuale që janë karakteristikë edhe për kafshët dhe duke mos bërë ndarjen ndërmjet tyre dhe kuptimin e rolit kryesor të thyerjes së ndjenjave erotike dhe jo instinkteve në shfaqjen e çrregullimeve të ndryshme psikologjike, faktikisht njeriun e redukton në një kafshë ose makinë të Ernst Heckel-it që ishte bashkëkohës i Frojdit. Kjo fatkeqësisht e çon Frojdin në pozitat e një materializmi vulgar në psikologji.

Për sa i përket rolit të xhindeve si shkaqe të sëmundjeve neurotike dhe psikike do të flasim në një shkrim tjetër.
34842_413696321891_400747_n.jpg
 

Pinky

Forumium maestatis
Frojdi dhe mendimi i një gjeniu
1184592356-zigmud-frojd.jpg

Tek analizë e mbarueshme dhe analizë e pambarueshme, Frojdi pohon që psikanalisti nuk duhet të konsiderohet një «dhënës urtësie». Në njëfarë mënyre duhet të zbresë nga piedestali mbi të cilin vihet me lehtësi dhe mbi të cilin nganjëherë bie, sepse shpesh «nuk është bartës shëndeti më të madh mendor se pacientët e tij.

Materializmi dhe pozitivizmi i Frojdit e ndjejnë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por në mënyrë shumë më evidente, krizën e konceptimit të individit të gjeneruar nga darvinizmi. Në këtë kuptim, Frojdi futet në rrugën e hapur nga teoritë darviniane.

Profesor Xhervis le ta fillojmë këtë analizë të figurës së Zigmund Frojdit duke përshkruar kontekstin historiko–kulturor që influencon mbi veprën e tij.

Problemi i kontekstit është i një rëndësie qendrore pikërisht pse Frojd paraqitet si pikë konvergjence e një serie temash, të cilat janë qendrore të kulturës së tetëqindtës dhe, në të njëjtën kohë, si pikë zgjidhjeje dhe kthese. Në radhë të parë, është oportune të flitet për temën më të rëndësishme, domethënë krizën e konceptimit klasik të individit. Në këtë kuptim, si mendimtar, si themelues i një korrenti ideologjik, Frojdi me të drejtë afrohet me mendimtarë të tjerë: më të rëndësishmit që vijnë në mendje, nga ky këndvështrim, janë Niçe, Marks dhe Darvin. Ata përbëjnë atë që Paul Rikoeur e ka quajtur «shkolla e dyshimit». Çfarë është dyshimi? Është dyshimi sistematik mbi vetëlegjitimimin e ndërgjegjes. Paraardhësi ideologjik
më i dukshëm i Frojdit është Niçe, edhe pse Frojdi pohonte se nuk i kish lexuar veprat e tij; ndoshta nuk ishte e vërtetë. Në fakt, mjaft qartë tek Niçe dhe më parë tek Fransis Bejkën, tek Hjum dhe tek Shopenhauer, të cilët Frojdi i kish lexuar ekziston një konceptim i krizës së individit, i «krizës së Unit». Uni, thotë tashmë Niçe, nuk është diçka që është e dhënë, por është diçka që është bërë: përkundrazi, njeriu luan me Unin e tij.
Ka diçka nga brendësia që dominon dhe përcakton Unin tënd si iluzion i të qenit individ i plotë, i vetëlegjitimuar dhe i vetëpërcaktuar. Kjo ishte pika qendrore për Frojdin, edhe pse nuk mjafton për të përcaktuar të gjithë perspektivën e refleksionit të tij; ekzistojnë kështu elementë të tjerë ideologjikë që kontribuojnë për ta përkufizuar. Njëri sigurisht jepet nga influenca e darvinizmit. Darvini është sot një figurë gjerësisht e rivlerësuar në shkencën moderne pikërisht prej influencës që ka pasur gjatë të gjithë rrugës së psikologjisë të nëntëqindtës, si dhe mbi biologjinë. Me të fillon një kritikë sistematike ndaj konceptimit idealist të individit dhe fillon edhe demonizimi i botës naive për të konceptuar ndërgjegjen. Darvini pohon në mënyrë eksplicite se diferencat midis njeriut dhe kafshëve janë si diferenca cilësore, por edhe që përcaktohen në procesin evolutiv, në të cilin nuk asgjë thelbësisht të re që të futet nga jashtë. Në thelb, njeriu është kafshë ose bir kafshe dhe Frojdi e ka të qartë në mendje këtë definicion. Materializmi dhe pozitivizmi i Frojdit e ndjejnë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë,
por në mënyrë shumë më evidente, krizën e konceptimit të individit të gjeneruar nga darvinizmi. Në këtë kuptim, Frojdi futet në rrugën e hapur nga teoritë darviniane.
Të ndalemi në korpusin frojdian në përgjithësi: si na paraqitet komplesivisht?
Tema dhe problemi i domethënies së veprave të Frojdit është me interes të jashtëzakonshëm, si dhe shumë kompleks. Në qoftë se shqyrtojmë korpusin e veprave frojdiane, vërejmë se ai përgjithësisht përmblidhet në dhjetë vëllime, në të cilat janë veprat e tij me interes psiko-analitik. Lihen jashtë disa vepra rinore, që nuk janë të rëndësishme drejtpërsëdrejti për sa i përket psikanalizës. Frojdi ka shkruar vepra të rëndësishme, duke filluar nga viti 1895, deri në epokën e vdekjes, deri më 1937-1938; bëhet fjalë për një seri shkrimesh, punimesh, që qëndrojnë në një hark vitesh mjaft të gjerë. Menjëherë është për t’u thënë një gjë: opusi zyrtar frojdian nuk përfshin epistolarin, sepse thjesht nuk është zakon ta bashkosh me shkrimet e tjera. Epistolarët, që janë me interes të jashtëzakonshëm, janë botuar vetëm kohët e fundit. Ka shkrime të tjera të Frojdit, në veçanti disa letra, që akoma nuk janë bërë publike nga ata që janë trashëgimtarët dhe që ruhen në Shtetet e Bashkuara. Kjo veç të tjerash provokon mjaft polemika.
Epistolarët, për shembull korrespondenca me Jung apo me Frais, janë të rëndësishme për sa mund të kapim të formuarin e ideve frojdiane dhe lindjen e vetë psikanalizës. Pjesë të tjera të epistolarëve janë me interes më të specializuar, më margjinale, midis të cilëve epistolari midis Frojdit dhe Ferençit, i cili është botuar kohët e fundit. Shkrimet e Frojdit janë heterogjene: midis tyre gjejmë shkrime sistematike, punë të rastësishme, me karakter didaktik dhe shkrime të tjera që nuk u pati as dëshirën dhe as kohën t’i rilexonte dhe kështu që u botuan në formën e bocave. N
veli i punimit është shumë i ndryshëm. Për më shumë, është për t’u vërejtur se nëpërmjet këtyre shkrimeve regjistrojmë një evolucion në mendimin e Frojdit, por edhe një degëzim, në kuptimin që disa tema, për shembull konceptimi i mendjes, struktura e mendjes, ajo që quhet «metapsikologjia» dukshëm modifikohen. Tema të tjera shtohen me kalimin e kohës në kuadrin e kërkimit të Frojdit; ai është marrë me tema me interes të jashtëzakonshëm me karakter antropologjik, filozofik e social, sidomos në dy dekadat e fundit të jetës së tij.
Këto degëzime të mendimit të tij, me karakter jo ngushtësisht klinik, jo vetëm na ndihmojnë të kuptojmë mendimin e tij më në përgjithësi, por na japin një kuadër më të qartë të orientimeve të tij. Frojdi i modifikon idetë e tij; duhet thënë se nganjëherë edhe në shkrime të vonshme gjenden ide të reja që bashkëjetojnë me të tjera tashmë të konsoliduara apo deri «të vjetra» e të tejkaluara. Ka shtytje, prej nga ku mund të deduktohet se Frojdi orientohet gjithnjë e më shumë drejt konceptimesh psikologjike, të çliruara nga konsiderata të natyrës shkencore, biologjike e neruologjike. Me fjalë të tjera, në shkrimet e fundit, ka dhe referime ndaj natyrës biologjike të njeriut dhe aspekteve të caktuara që Frojdi mendonte se qenë të rëndësishme në raportin midis trurit dhe funksioneve psikike. Ka në shkrimet e fundit aspekte të tejkalimit të konceptimeve në mënyrë të dukshme më naive të psikanalizës si shkencë ekzakte, por, në të njëjtën kohë, ka teza që futen në këtë konceptim të përgjithshëm; në një prej shkrimeve të fundit Frojdi në fakt thotë: «Psikanaliza është një shkencë si kimia apo fizika», gjë që sot e konsiderojmë pak absurde, por që qysh në atë epokë mund të konsiderohej e diskutueshme.
Mund të na flisni për evolucionin e mendimit frojdian duke ripërshkuar disa etapa qendrore?
Le të fillojmë me veprat frojdiane, të shkruara përpara nëntëqindtës dhe që hodhën bazat e psikanalizës. Mund të dallojmë jo vetëm në brendësi të prodhimit frojdian, por edhe midis ngjarjeve të jetës së Frojdit, që pastaj janë të lidhura ngushtësisht me prodhimin e tij intelektual në mënyrë më të thjeshtë dhe më skematike, mund ta ndajmë këtë hark kohor, të jetës, në dhjetëvjeçarë; kemi kështu periudhën që shkon deri më 1900, dhjetëvjeçarët 1900 – 1910 dhe 1910 – 1920, e kështu me radhë, deri në fundin e viteve Tridhjetë (Frojdi vdes më 1939). Përpara fundit të tetëqindtës kemi si një seri shkrimesh në të cilat merr formë ideja psiko-analitike, ashtu dhe veprën që ndoshta mbetet kryesorja e Frojdit, domethënë interpretimin e ëndrrave, që botohet saktësisht më 1900-ën.
Duhet kujtuar miqësia midis Frojdit dhe Brojerit, një mjek mik i Frojdit, katër vjet më i madh në moshë se ai. Me Brojerin merr formë vepra e parë me interes psiko-analitik, “Studime mbi histerinë”, që është e periudhës 1892 – 1895. Formimi i Frojdit është thelbësisht mjekësore: neurologjike dhe psikiatrike. Mund të shikojmë evolucionin e një karriere që nis nga kërkimet neurologjike laboratorike dhe arrin deri në interesa ngushtësisht më klinike, domethënë tamam kurative. Shfaqen kështu çështjet e definicionit të histerisë, e kurimit të mundshëm të saj, e funksionimit të hipnozës; formulimi i një teorie të traumës psikike si shkak i hipnozës; formulimi i teorisë sipas së cilës një traumë e harruar dhe e hequr është shkaku i shqetësimeve histerike. Ideja që shërimi eventual nga shqetësime histerike kalon nëpërmjet një mekanizmi «shfryrjeje», implikon bërjen aktive të kujtimit të traumës. Lindja e psikanalizës ka si bazë pikërisht këtë studim mbi histerinë. Si pasojë e këtij studimi hapet një diskutim rreth pandërgjegjshmërisë, të kujt janë forcat që veprojnë në të, nga një pikëpamje klinike, psikologjike dhe në njëfarë mënyre, edhe neurologjike.
Profesor Xhervis, mund të marrim në shqyrtim në brendësi të prodhimit frojdian dhjetëvjeçarin e luftës dhe të pasluftës, i cili karakterizohet nga zhvillimi i teknikës psiko-analitike në kuptimin e vërtetë të fjalës?
Shkrimet më të rëndësishme mbi teknikën psiko-analitike janë pikërisht të kësaj periudhe, domethënë të fillimit të dhjetëvjeçarit të dytë. Është formulimi i konceptit «transfert» dhe i «controtransfert», janë përshkrimet që Frojdi u jep nxënësve të tij lidhur me mënyrën sesi duhet ta kryejnë psikanalizën. Bëhet fjalë për një prej trashëgimive të mëdha të mendimit frojdian për terapinë klinike të shekullit tonë. Siç e dimë të gjithë, mendimi frojdian ka dhënë kontribute dhe trashëgimi të diferencueshme; është lëvizja psiko-analitike, e cila është një tërësi shoqatash private dhe me besim frojdian, që deri pak vite më parë është zhvilluar në një botë mjaft të pavarur si nga studimet e psikologjisë, ashtu dhe nga akademitë universitare. Është influenca e Frojdit mbi kulturën që ndoshta është elementi më i rëndësishëm mbi konceptimin që njeriu perëndimor i jep vetes (nëse sot flasim për Frojdin, e bëjmë në thelb për këtë motiv). Është influenca e Frojdit mbi klinikën moderne, mbi mënyrën për të trajtuar pacientët, mbi mënyrën e konceptimit të neurozave. Ka disa pika kryesore, që kanë të bëjnë pikërisht me strukturën e raportit midis terapeutistit dhe pacientit, ose, për ta thënë më në përgjithësi, midis atij që vihet në rolin e dhënësit të ndihmës dhe atij që vihet në rolin e marrësit të kësaj ndihme.
Këtu konsideratat e Frojdit kanë një aktualitet dhe një vlerë që nuk e hasim në aspekte të tjera të mendimit frojdian lidhur me klinikën dhe terapinë. Në njëfarë mënyre, Frojdi na paralajmëron lidhur me kompleksitetin e këtij raporti nga një pikëpamje psikologjike. Ai na thotë se pacienti ose çdo person që kërkon i ndihmë për motive personale dikujt tjetër, pozicionohet në një botë shpresash e fantazish respektivisht tjetrit, që është shumë e rëndësishme për gjendjen e tij psikike dhe që mund të rezultojë e rëndësishme për shërimin e tij përfundimtar: në thelb, ky është procesi transfert. Subjekti vuajtës projekton tek mjeku, tek ai që duhet ta ndihmojë, një shpresë shpëtimtare dhe e vesh deri diku me karakteristikën «magjike» të plotfuqishmërisë: i projekton afeksionet e tij mbi një figurë të idealizuar, të
tipit prindëror. Gjëja më e interesante është se Frojdi kupton një problem që pastaj do të ripropozohet në terma të ndryshëm në një prej shkrimeve të fundit të tij, analizë e mbarueshme dhe analizë e pambarueshme relativisht faktit se edhe kush jep ndihmë ka problematikat e veta të pandërgjegjshme.
Kush jep ndihmë, mjeku psikiatër apo psikanalisti, pozicionohet kundrejt pacientit me një seri shpresash dhe e shikon veten në një optikë të caktuar. Për shembull, edhe mjeku mund të ketë tendencën për t’u mbajtur më i fuqishëm sesa është; mund të ndodhë që ai të pranojë një atribuim të caktuar idealizues ose mund të ketë ndjenja pasigurie, pasi e di që instrumentet e tij terapeutikë janë më pak efikase sa mendon pacienti. E gjitha kjo përcakton një seri problemesh psikologjike që janë veçanërisht të rëndësishëm, Frojdi kupton problemin e «controtransfert», domethënë të tematikave psikologjike, të zgjidhura ose jo nga terapeutisti, edhe pse kjo do të analizohet në të gjithë rëndësinë e saj vetëm duke filluar nga vitet Pesëdhjetë, domethënë shumë kohë pas vdekjes së tij.
Le të flasim për vitet e fundit të Frojdit, vite që shkojnë nga 1930 e prapa. Çfarë refleksionesh i karakterizojnë këto vite të fundit të jetës së tij?
Vitet njëzet dhe Tridhjetë shikojnë suksesin e psikanalizës në kuadër kulturor; suksesi i tij para së gjithash është sukses i prozelitizmit, pasi krijohet Lëvizjen Psiko-analitike. Në këtë periudhë verifikohet diaspora e madhe e psikanalistëve hebrej në Shtetet e Bashkuara; nëpërmjet surrealizmit, idetë e Frojdit hyjnë veç të tjerash të bëhen pjesë e kulturës së pararojës, pjesërisht e kulturës artistike, e kulturës letrare. E dhënë interesante dhe e rëndësishme është se idetë psiko-analitike në vitet Njëzet e Tridhjetë pranohen jo vetëm në brendësi të kulturës në përgjithësi, por sidomos në ambientet kulturore antikonformiste. Në këtë epokë idetë e psikanalizës shoqërohen shpesh me idetë e marksizmit, me idetë anarkiste dhe në përgjithësi të gjitha ato perspektiva ideologjike të bazuara në parime liberale, edhe në fushën e edukimit të fëmijëve. Në brendësi të evolucionit frojdian meritojnë të kujtohen një seri shkrimesh të rëndësishme, që kanë të bëjnë me konceptimin e shoqërisë dhe analizën e neurozës në raport me qytetërimin.
Frojdi jep një formulim jashtëzakonisht interesant dhe akoma, në disa aspekte, i pranueshëm. Fillimisht Frojdi theksonte se trajtimi psiko-analitik në thelb duhej të synonte që të sillte në ndërgjegje «heqjen» dhe që nga kjo të derivonte shërimi i pacientit. Më pas ai kupton se pacientët nuk shërohen dhe aq me lehtësi dhe se trajtimi psiko-analitik duhet të synojë në gjëra të tjera, domethënë thelbësisht në një ristrukturim të mbrojtjeve të Un-me shumë prej nxënësve të tijit, në një modifikim aspektesh të caktuara të personalitetit. Në origjinë të këtij ndryshimi në konceptimin e modaliteteve dhe të finaliteteve të psikanalizës ka faktorë të ndryshëm, midis të cilëve, ka gjasa, kontrastet me shumë ish-nxënës të vet. Më 1911 ndodh prishja me Adlerin, pasuar më 1913 nga prishja me Jungun dhe më pas ajo me Oto Rank e të tjerëJ. Kemi edhe një rimendim lidhur me urtësinë e psiko-analistit; tek analizë e mbarueshme dhe analizë e pambarueshme, Fojdi pohon që psikanalisti nuk duhet të konsiderohet një «dhënës urtësie». Në njëfarë mënyre duhet të zbresë nga piedestali mbi të cilin vihet me lehtësi dhe mbi të cilin nganjëherë bie, sepse shpesh «nuk është bartës shëndeti më të madh mendor se pacientët e tij».
Në disa aspekte, Frojdi është intolerant dhe dogmatik, por në të njëjtën kohë qe një person thellësisht i ndershëm me veten, sa për t’u nënshtruar autokritikave të vazhdueshme, të paktën të anshme. Lidhur me dimensionin e brendshëm dhe qëndrimin e tij ndikojnë ngjarja e nazizmit, si dhe një gjendje personale pak a shumë e rëndë, domethënë fakti që për shumë vite me radhë ka vuajtur për shkak të një kanceri në gojë, që më pas e ka çuar në vdekje. Kujtoj se Frojdi ka vdekur me eutanazi më 1939; ka qenë mjeku i tij që ia ka injektuar një dozë të lartë morfine, duke ndjekur udhëzimet e sakta të tij. Të mos harrojmë se Frojdi në vitet e fundit të tetëqindtës përdorte kokainë, me rreziqe të mëdha, ndoshta edhe me ndonjë pasojë në gjendjen e tij. Në thelb, Frojdi edhe në këto vite të fundit të jetës së tij, në të cilat kanë ndodhur këto revizionime, dyzime dhe hidhërime, nga pikëpamja e personalitetit, konfirmohet si intelektuali i madh tipik i tetëqindtës.Marre nga : Gazeta Metropol
 

Pinky

Forumium maestatis
10 fakte që nuk i dinit mbi jetën e Frojdit
Kur nazistët i dogjën librat në vitin 1933, Frojdi tha: “Çfarë progresi që po bëjmë? Po të ishim në Mesjetë do të më digjnin mua, ditët e sotme mjaftohen me djegien librave të mi”
timthumb.php

Zigmund Frojd vdiq më 23 shtator të 1939, në Londër. Vdekja e tij erdhi në moshën 83-vjeçare nga një dozë vdekjeprurëse morfine. Idetë e tij radikale mbi mendjen e njeriut transformuan psikologjinë dhe mbeten kontradiktore edhe në ditët e sotme. Me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së tij, mësoni 10 fakte interesante mbi jetën e babait të psikologjisë moderne.

1.Vdekja e tij mund të quhet një vrasje e shtyrë prej vetë atij

Në verën e 1939, Frojdi ishte i dobët dhe vuante nga dhimbje të forta të kancerit të gojës. Me 21 shtator të 1939, ai preku dorën e mjekut dhe mikut të tij, Max Schur dhe i kujtoi premtimin e bërë më herët që të mos e torturonte pa qenë nevoja. Ai tha: “Tashmë do të kem vetëm torturë dhe nuk ka asnjë kuptim”. Pasi mori lejen e vajzës së Frojdit, Anës, mjeku i injektoi tre doza të larta morfine. Pas kësaj, ai ra në koma dhe nuk u zgjua më kurrë.

2.Ai pinte duhan vazhdimisht gjë që çoi në 30 operacione kanceri
Ai u bë i varur nga pirja e duhanit që prej moshës 20-vjeçare. Frojdi ndalonte çdo ditë për të blerë duhan dhe shpesh tymoste më shumë se, 20 cigare në ditë. Pavarësisht ,paralajmërimit të mjekëve mbi pasojat e duhanpirjes, ai besonte se duhani e ndihmonte në rritjen e produktivitetit dhe kreativitetit. Pas zbulimit të një kanceri në gojë në vitin 1923, mjekët i hoqën një pjesë të nofullës. Edhe pse iu nënshtrua 33 operacioneve të tjera për 16 vitet e ardhshme, ai nuk la zakonin e duhanpirjes.

3.Frojdi mendonte se kokaina ishte një drogë mrekullibërëse

Në vitet 1880, interesi i tij për kokainën u shtua. Madje u dha doza kokaine miqve dhe gruas së tij të ardhshme. Frojdi eksperimentoi me përdorimin e kësaj droge dhe u ndjente i rigjeneruar pas marrjes së kokainës së tretur në ujë. Pas publikimeve se, kokaina krijonte varësi dhe mbidoza shkaktonte vdekje, ai hoqi dorë prej saj, por vazhdoi të përdorte atë në mënyrë të kontrolluar për trajtimin e migrenës dhe depresionit.

4.Ai refuzoi ofertën 100.000 dollarëshe prej Hollivudit

Në 1925, ai u bë shumë i njohur edhe në Shtetet Bashkuara të Amerikës. Prodhuesi i filmave, Samuel Goldëyn i ofroi “specialistit më të mirë të dashurisë në botë” siç e quante ai, 100.000 dollarë për t’i shkruar një skenar filmi. Por, Frojdi e refuzoi ofertën pavarësisht çmimit të majmë.
5.“Interpretimi i ëndrrave” ishte një dështim në aspektin e shitjes së librit

Libri i konsideruar si vepra më e rëndësishme e punës së Frojdit, tërhoqi shumë pak vëmendjen e publikut, kur u botua në vitin 1899. Vetëm 351 kopje të “Interpretimit të ëndrrave” u shitën gjatë 6 viteve të para të botimit. Botimi i dytë nuk u publikua deri në vitin 1909.

6.Shtrati i tij ishte dhuratë nga një paciente

Kur Frojdi filloi atë që ai e quajti “kura e të folurit” në psikanalizë, ai i mbështeste pacientët e tij në një shtrat të mbuluar më një qilim persian. Ky shtrat ishte dhuratë mirënjohje nga një paciente me emrin, Madame Benvenisti.

7.Nazistët i dogjën librat e tij dhe e detyruan të largohej nga Austria

Edhe pse ai ishte një ateist, ishte lindur në një familje hebreje dhe u bë shënjestër e nazistëve gjatë kohës kur ata ishin në pushtet. Nazistët i dogjën librat e tij në vitin 1933, ndërsa ai u shpreh: “Çfarë progresi që po bëjmë? Po të ishim në Mesjetë do të më digjnin mua, ditët e sotme mjaftohen me djegien librave të mi”. Pasi nazistët aneksuan Austrinë, ata hynë në apartamentin e tij dhe morën në pyetje vajzën e tij, Anën. Por, me ndihmën e mikeshës dhe pacientes së tij, princeshës Marie Bonaparte, ai u arratis në Paris pastaj në Londër bashkë me vajzën dhe gruan e tij.

8.Katër motrat e tij vdiqën në kampet e përqendrimit të nazistëve

Mikesha e tij, princesha Bonaparte, u përpoq të shpëtonte edhe motrat e tij por dështoi. Frojdi vdiq disa javë pas shpalljes së Luftës së Dytë Botërore. Katër motrat e tij që mbetën në Vjenë, u dërguan në një kamp nazist, ku edhe vdiqën.
9.Frojdi studioi jetën seksuale të ngjalave

Kur u regjistrua në Universitetin e Vjenës, ai studioi zoologji. Në një udhëtim për arsye studimore në Trieste për të hetuar organeve seksuale të ngjalave, profesori i tij e caktoi të gjente testikujt e këtyre specieve. Pavarësisht se, kaloi shumë orë duke zbërthyer organet e ngjalave, ai hoqi dorë nga kjo detyrë.

10.Disa grabitës janë përpjekur të vjedhin hirin e varrit të tij

Pas vdekjes së tij, hiri i mbetur nga djegia e trupit u vendos në një vazo të lashtë greke që mikesha e tij, Bonaparte i kishte dhuruar. Kur edhe gruaja e tij, Marta ndërroi jetë, hiri i saj u shtua në vazo dhe u ruajt në Londër. Në janar të këtij viti, policia londineze njoftoi se, disa grabitës janë përpjekur të rrëmbejnë hirin. Edhe pse përpjekjet e tyre dështuan, ata e dëmtuan rëndë vazon 2300-vjeçare.
 
Top