SIDA godet edhe familjet shqiptare!!!!!!!!!

myzeqeja

Primus registratum
SIDA godet edhe familjet shqiptare!!!!!!!!!

“Vëllai e mori virusin në Shqipëri, përmes shiringave, gjatë kohës që kurohej për të ftohtin”
-------------------------------------------------=
I vdiqën dy prindërit me SIDA, mbetet jetime 10-vjeçarja
-------------------------------------------------=
Jeta e vajzës 10-vjeçare, dy vjet pas vdekjes së prindërve nga sëmundja e shekullit
-------------------------------------------------=

FIER- Është vetëm 10 vjeç, por prej dy vjetësh ka mbetur jetime pasi prindërit e saj dhe një motër 11 muajshe kanë vdekur nga SIDA. S. Avdulaj tashmë jeton me gjyshërit e saj të moshuar (prindërit e babait), në fshatin Cakran, e paprekur nga virusi vdekjeprurës. Por ajo nuk mund të harrojë për asnjë moment vuajtjet e prindërve të saj që humbën jetën si pasojë e sëmundjes së shekullit edhe pse nuk di të thotë asgjë për virusin vdekjeprurës. E para që gjeti vdekjen nga sëmundja ishte motra e saj 11 muajshe, Lediona, më pas babai, Sabahudini 37 vjeç, dhe nëna Liljana.
Në shtëpinë ku jeton 10-vjeçarja
10-vjeçarja e mbetur jetime prej dy javësh, në bazë të vendimit të gjykatës, është marrë në përkujdesje nga prindërit e babait të saj. Përgjatë kësaj periudhe, që nga vdekja e prindërve, vogëlushja ka jetuar në fshatin Metoh të Mallakastrës tek njerëzit e nënës së saj. Gjyshërit e saj, Agush dhe Vuladija Avdulaj, thonë për gazetën se ardhja e mbesës i ka dhënë jetë shtëpisë. Jetojnë në kushte të vështira ekonomike, aq më tepër që xha Agushi ndodhet i paralizuar. Paraliza, siç tregon Agushi, është pasojë e dhimbjes që përjetoi pas humbjes së djalit, nuses dhe mbesës. Ai mezi lëviz dhe akoma më tepër nuk mund të flasë pasi lotët nuk e lënë që të shprehë atë që ka përbrenda. Ndërsa Vuladija, një grua e moshuar, e veshur krejt me të zeza sapo të shikon nxiton hapat për të të pritur. Të ndodhur mes fatkeqësisë dhe pamundësisë financiare ata shpresojnë se diçka mund të bëhet, për këtë familje të braktisur nga shteti. Vuladija tregon të gjitha lëvizjet e saj që ka bërë për të përfituar ndonjë ndihmë për mbesën e saj të vogël e cila nuk ka më familje.
Shkaku i sëmundjes
“Vëllai im e ka marrë virusin këtu në Shqipëri, gjatë kohës që ai bënte gjilpëra për të ftohtin. Shiringat kanë qënë ato që kanë përcjellë në trupin e vëllait tim virusin vdekjeprurës”, thotë për gazetën Alket Avdulaj, vëllai i Sabahudinit. Ai së bashku me Sabahun ka qënë në Greqi, dhe e mban mend shumë mirë momentin kur 4 vjet më parë vëllait të tij i ra të fikët, teksa ishte duke ngritur një arkë me perime. “Punonin së bashku në Greqi, në Trikala që prej vitit ‘99. Sabahu, që kishte mbaruar shkollën e lartë për zooteknik në Tiranë punonte në bujqësi së bashku me mua. Ai ishte duke ngritur një arkë me prodhimet e tokës, kur i ra të fikët. Me urgjencë e çova në një spital aty pranë dhe pas një procedure të gjatë analizash rezultoi se ai ishte i infektuar nga SIDA”,- tregon Alketi që në moment nuk e ka besuar kurrsesi këtë fakt, pasi siç shprehet ai “vëllai im nuk abuzonte”. Mjekët grekë e kanë marrë gjatë në pyetje Alketin, për të zbuluar faktin se nga e kishte marrë virusin Sabahu. “Ishte një periudhë e vështirë dhe së bashku me ta (mjekët) dolëm në konkluzionin se kanë qenë shiringat që Sabahu ka përdorur gjatë mjekimeve për të ftohtin ato që e kanë infektuar me këtë sëmundje”,- rrëfen më tej vëllai i viktimës. Sipas tij, mjekët grekë konkluduan se Sabahu e kishte marrë virusin 7 vjet më parë, dhe kjo përkon me kohën që ai ka qenë në Shqipëri.
Si u shua një familje e tërë
Ka qenë vitit ’99 kur Sabahu së bashku me gruan e tij Liljanën, që priste fëmijën e dytë (në muajt e parë të shtatzanisë) dhe vajzën e vogël, tashmë 10-vjeçare, kanë vendosur të emigrojnë në Greqi, për shkak të kushteve të vështira në të cilat jetonin. Megjithëse zooteknik i lartë, Sabahu nuk mund të siguronte shumë të ardhura për familjen, aq më tepër që nuk kishin as shtëpi, tregon Alketi. Nuk kishte kaluar shumë kohë që familja ishte vendosur në tokën e premtuar, kur u njoh me faktin se kryefamiljari ishte prekur nga Sida. Aty lindi dhe Lediana, e cila që tremuajshe u përball me problemet shëndetësore. “Më shumë qëndronte në spital sesa në shtëpi”, rrëfen Alketi duke kujtuar se Lediana ishte e para që ndërroi jetë kur ishte vetëm 11 muajshe. Vajza vdiq nga temperatura e lartë, pak muaj më parë se babai i saj të ndërronte jetë. Sipas mjekëve grekë, ajo ishte infektuar me virusin që në bark të nënës e cila pati të njëjtin fat me të. Vladimir Muçaj
Vajza, ende pa pensionin e të atit
Megjithëse kanë kaluar dy vjet nga vdekja e prindërve, vajza 10-vjeçare nuk përfiton pension. Nëna e Sabahut me lotë në sy thotë se shteti i ka braktisur. “Komuna u mjaftua me rreth 6 000 lekë të reja që akordoi ditën që vdiq Sabahu dhe më pas asgjë tjetër”,- thotë Vuladija, e cila i është drejtuar shumë herë komunës për të përfituar ndonjë ndihmë, për vajzën e mitur, por gjithmonë e kanë përcjellë me fjalët “nuk të takon. Po kush do të kujdeset për këtë jetime?”, pyet ajo. Nga ana tjetër, administratorja e ndihmës sociale në komunën Cakran, Margarita Avdulaj, njëkohësisht e afërme e kësaj familjeje, thotë për gazetën se sapo është plotësuar dokumentacioni i nevojshëm, që vajza 10-vjeçare të përfitojë pensionin e të atit.
 

Raif Emini

Primus registratum
Re: SIDA godet edhe familjet shqiptare!!!!!!!!!

Me vjen shume keq per rastet tragjike qe kan ndodhur ne popullaten tone.

Nuk eshte HI Virusi i cili i ka sjellur vdekjen personit qe ne Greqi e paskan diagnostifikuar se e ka kete virus, ne fakt jan barnat qe i ndjeri i ka marr fillimisht aty ne Greqi...


AIDS-i eshte vetem shprehje dhe jo semurje
AIDS-i eshte me shume se biznes...

Por Une e kam nje propozim nese antaret e tjere te Albforumit me perkrahin:

Te hapet nje xhirollogari dhe te paguajm dollar apo euro ne te mire te vajzes qe ka mbetur pa prinder. Dikush qe jeton ne Shqiperi do mundet me e udheheq kete aksion humanitar. Secili qe eshte i interesuar do te mund te paguaj sipas mundesive.
Cka mendoni pere kete aksion?
 
Top