Si u zgjodh Noli Kryeminister?

Admir

Forumium maestatis
Si u zgjodh Noli Kryeminister?

Ne nje artikull te gazetes Korrieri, trajtohet nga Agim Vinca, nje nga problemet me te lakuara te historise shqiptare. E solla postimin te plote, ne menyre qe pelqyesit e historise te njiheni me pikepamjet e ndryshme qe ekzistojne rreth kesaj ceshtjeje.

Ju lutem, nese jeni ne dijeni, sillni informacione plotesuese, thjesht per informim, dhe diskutim.

-----------
Marre nga Gazeta Korrieri, 20 Prill 2003.

Nuk eshte e vertete se Fan Noli u zgjodh "me short" ne postin e Kryeministrit te Shqiperise, sic u tha ne emisionin "Opinione" te TV Klanit, te cilin e transmetoi edhe KTV-ja

Nga Agim VINCA


Ne debatin televiziv kushtuar problemeve te historise shqiptare te periudhes 1912-1924, qe u zhvillua me 3 prill te ketij viti ne studion e "TV Klan", ne te cilin moren pjese historiane e publiciste nga Tirana dhe Prishtina, u shqiptua nje e dhene jo e sakte lidhur me zgjedhjen e Fan Nolit, Kryeminister i Shqiperise ne qershor te vitit 1924. Ne kete emision u tha tekstualisht se Fan Noli u zgjodh - me 16 qershor 1924 - Kryeminister i Shqiperise "me short". Per cudi, ky cilesim nuk u kontestua nga asnjeri nga pjesemarresit ne debat, ne mesin e te cileve kishte edhe historiane me pervoje, sado qe e verteta, sic do te shohim me poshte, eshte pak me ndryshe.

Edhe pse zgjedhja "me short" e nje personi ne nje post shteteror a tjeter nuk eshte e panjohur ne histori, madje as ne vendet me tradite demokratike, per hir te se vertetes duhet thene se ne rastin konkret - te zgjedhjes se Nolit ne postin e Kryeministrit te Shqiperise - kjo nuk eshte e vertete. Autori i emisionit qe ia servoi kete te dhene opinionit, e beri kete duke u mbeshtetur ne nje burim te vetem - ne librin e Sejfi Vllamasit "Ballafaqime politike ne Shqiperi (1879-1942)", te botuar ne Tirane ne vitin 1995.

Sejfi Vllamasi (1883-1975), nje veprimtar i hershem i levizjes kombetare e politike shqiptare, ne librin e tij me kujtime "Ballafaqime politike ne Shqiperi (1879-1942)", qe eshte nje veper postume, krahas shume ngjarjeve te tjera historike, i referohet edhe ceshtjes se formimit te qeverise se Fan Nolit me 16 qershor 1924 dhe te zgjedhjes se tij Kryeminister. Lidhur me kete ceshtje ai shkruan:

"Filluan bisedimet per zgjedhjen e kryetarit te qeverise. U paraqiten si kandidate Fan Noli, Sami Vrioni dhe Sulejman Delvina e me eliminimin e ketij te fundit dy te paret. Tere nje nate kane vazhduar bisedimet, por qe e pamundur te mbeteshin dakord mbi personin qe do te kryesonte qeverine. Me ne fund vendosen te zgjidhej me llotari Kryeministri, por nder letrat qe permbanin emerat e llotarise eshte shkruar 90% emri i Fan Nolit, i cili u be kryetari i qeverise revolucionare". (Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike ne Shqiperi 1879-1942. Kujtime dhe vleresime historike, f. 261).

Nga paragrafi i mesiperm shihet qarte se Vllamasi nuk e perdor fjalen "short", por fjalen "llotari". Nga ana tjeter, nuk eshte plotesisht e qarte se c'kupton ai me kete fjale, te cilen me gjase e identifikon me votimin e fshehte, ku secili pjesemarres ne mbledhje me te drejte vote merr nje bilete si ne llotari. Po te ishte fjala per short te thjeshte, i cili, sic shpjegohet edhe ne Fjalorin e gjuhes shqipe, behet "me zare, me nje monedhe metalike ose me nje leter te thjeshte te fshehur ne grusht", nuk do te flitej per perqindje, ndersa ne paragrafin e mesiperm thuhet shprehimisht se "nder letrat qe permbanin emerat e llotarise eshte shkruar 90% emri i Fan Nolit".

Mirepo, para se ta komentojme me gjeresisht pasusin e shkeputur nga libri i Sejfi Vllamasit, te shohim se si trajtohet kjo ceshtje, pra ceshtja e zgjedhjes se Nolit Kryeminister i Shqiperise ne qershor te vitit 1924, ne literaturen historike, duke iu referuar disa burimeve relevante shkencore, sic jane: "Autobiografia" e Fan Nolit, teksti akademik "Historia e popullit shqiptar", "Histori e Shqipnis" e Tajar Zavalanit, vepra "Demokracia e rrethuar" e Arben Putos etj.

Ne vepren e tij "Autobiografia", te shkruar anglisht dhe te botuar ne Boston me 1960, Noli kete ceshtje e kalon pothuajse vetem me nje fjali: "me 17 qershor Fan Noli u emerua kryeminister i Shqiperise", per te dhene ne vazhdim perberjen e plote te kabinetit te tij. (Po te ishte e vertete zgjedhja e tij Kryeminister "me short", Noli do ta thoshte vete, sepse ai ka ditur, sic dihet, te beje shaka edhe ne llogari te vet).

Ne "Historine e popullit shqiptar" (vell. II), te botuar ne Tirane me 1965 dhe te ribotuar ne Prishtine ne vitin 1969, flitet per formimin e qeverise se Fan Nolit, por jo edhe per menyren e zgjedhjes se Kryeministrit. "Me 16 qershor - thuhet ne kete tekst, qe eshte veper e nje grupi autoresh ne krye me Aleks Buden - Fan Noli formoi qeverine e re", perberja e se ciles "pasqyronte koalicionin e forcave politike qe moren pjese ne revolucion", duke shtuar se "me 19 qershor qeveria shpalli programin e saj prej 20 pikash".

Tajar Zavalani, i cili ka qendrim kritik ndaj ngjarjeve te qershorit te vitit 1924 dhe nuk pajtohet me cilesimin e tyre si "revolucion", zgjedhjen e Nolit Kryeminister e jep me frazen: "Imzot Fan Noli u ba kryetar i qeveris kryengritese". (Histori e Shqipnis, Tirane 1998, f. 279).

Ne librin "Demokracia e rrethuar" (Tirane, 1990) te Arben Putos, flitet gjeresisht per jehonen qe pati Revolucioni i Qershorit, si quhet ngjarja e vitit 1924, ne boten e jashtme dhe per marredheniet e qeverise se dale prej tij me fqinjet ballkanike (Greqine e Jugosllavine), me fuqite e medha evropiane (Italine, Francen, Angline), me Bashkimin Sovjetik dhe me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por nuk thuhet asgje e vecante lidhur me zgjedhjen e Kryeministrit. As studiues te tjere te jetes dhe te veprimtarise se Nolit si Mitrush Kuteli, Vehbi Bala, Peter Prifti, Rexhep Qosja, Nasho Jorgaqi etj. nuk e permendin kete "fakt".

Mitrush Kuteli, ne parathenien e librit "Mall' e brenge" (1943), qe mbetet nje nga studimet e pakalueshme per poezine e Nolit, permend "kryengritjen e Qershorit", si e quan ai, por nuk flet posacerisht per veprimtarine politike te Nolit. Vehbi Bala ne librin "Jeta e Fan S. Nolit" (Tirane, 1972) shkruan: "Me 10 qershor, kryengritesit clirojne Tiranen dhe me 16 qershor formohet qeveria e dale nga Revolucioni demokratik me ne krye F. S. Nolin".

Afersisht keshtu shprehen lidhur me kete ceshtje edhe njohes te tjere te jetes dhe te veprimtarise se Nolit si Qerim Panariti, Arshi Pipa, Piro Tako etj. Askush nga ata nuk ben as me te voglin aluzion per zgjedhjen "me short" te Nolit Kryeminister i Shqiperise ne vitin 1924. Edhe Nasho Jorgaqi, i cili, ne shkrimet e tij per Nolin dhe vecanerisht ne librin "Udhetim me Fan Nolin" (Tirane, 1994), sjell shume deshmi e dokumente per jeten dhe veprimtarine e ketij personaliteti te shquar te historise dhe te kultures shqiptare, duke shpalosur here-here edhe hollesi te panjohura me pare, askund nuk flet per zgjedhjen e tij Kryeminister "me short", sic u tha ne emisionin e "TV Klan".

Me te drejte shtrohet pyetja: nga na doli kjo "e dhene" mbi zgjedhjen e Nolit Kryeminister "me short" dhe perse u lansua ne opinion?

Nuk e di a ekzistojne dokumente arkivore lidhur me kete ceshtje (edhe nese ka ato nuk jane publikuar deri me sot), por autori i emisionit, gazetari Blendi Fevziu, u mbeshtet, sic theksuam me lart, vetem ne nje burim - ne librin me kujtime te Sejfi Vllamasit "Ballafaqime politike ne Shqiperi (1879-1942)". Kushdo qe e lexon me kujdes, por edhe ne menyre te paanshme, vepren ne fjale te Vllamasit nuk e ka te veshtire te konstatoje se ai ishte alergjik ndaj Nolit dhe bashkepunetoreve te tij. Duke cituar reagimin spontan te Sotir Pecit (po ashtu nje kundershtar i Nolit) pas lajmit per zgjedhjen e ketij te fundit Kryeminister, Vllamasi e quan Nolin "njeri kembeters", ndersa duke folur per treshen Noli-Gurakuqi-Vinjau shkruan: "Gurakuqi i binte daulles, F. Noli kercente dhe Stavro Vinjau, pa ditur gje, u mbante avazin". Eshte e qarte se duke e paraqitur zgjedhjen e Nolit Kryeminister te Shqiperise si dicka te rastit, perkatesisht si "rezultat te llotarise", Vllamasi deshiron ta dezavuoje kete akt politik dhe vete figuren e Nolit si politikan.

Nuk eshte hera e pare ne keto vite, qe per Fan Nolin flitet e shkruhet ne menyre keqdashese. Ne shtypin shqip te kohes sone per Nolin jane shqiptuar here-here vleresime tmerresisht tendencioze, te nxitura nga motive politike, fetare, ideologjike e krahinore, qe kane per qellim njollosjen e figures se tij; mohimin a minimizimin e rolit te tij ne historine dhe kulturen shqiptare. Keshtu, na ka rene te degjojme e lexojme se Noli ishte "nje politikan pa vizion dhe pa ndergjegje kombetare" (!), qe qenkesh lekundur "ndermjet fashizmit dhe komunizmit" (!); se poezite e tij s'qenkeshin tjeter pos "bejte humoristike" (!) (A. Baleta ne "Bota sot") dhe absurditete te tjera te ngjashme e, madje, edhe shpifje e akuza monstruoze se gjoja dy nga veprat e tij kryesore, "Histori e Skenderbeut" dhe "Bethoveni dhe revolucioni freng", Noli i paskesh "vjedhur" nga Konica, sic pat shkruar nje Salier plak nga Amerika me emrin Peter Minar, i cili akuzen e tij absurde per "plagjiature" e pat publikuar ne revisten "Klan".

Perballe shpifjeve dhe akuzave te tilla groteske, pohimi se Noli u zgjodh Kryeminister "me short" tingellon krejtesisht i pafajshem, por, megjithate, nuk ben te kalohet ne heshtje. Aq me shume qe kjo gje thuhet duke u mbeshtetur ne nje burim te vetem - ne librin me kujtime te Sejfi Vllamasit, i cili, ne kete rast merret si burim absolut dhe i pakontestueshem.

T'i kthehemi, prandaj, edhe nje here ketij autori dhe librit te tij, per te pare se c'thote ai lidhur me kete ceshtje. Pikesepari Vllamasi vete nuk ka qene pjesemarres ne mbledhjen e 16 qershorit 1924, ne te cilen eshte bere zgjedhja e Kryeministrit te ri te Shqiperise dhe per kete ngjarje flet ne baze te asaj qe ka degjuar nga te tjeret. E dyta, Vllamasi thote se te pranishmit nuk rane dakord per personin qe do te kryesonte qeverine, por nje rresht me poshte bie ne kundershtim me veten kur pohon se 90% e pjesemarresve ne kete mbledhje u deklaruan per Nolin. E treta, Vllamasi, sic u tha edhe me lart, nuk perdor askund fjalen "short", por fjalen "llotari", kurse me "llotari" duket ai kupton (sic del nga paragrafi i cituar pike per pike), ate qe ne sot kuptojme me aktin e votimit te fshehte, ku ne copa letrash shkruhen emrat e kandidateve qe pretendojne per te njejtin post, ashtu sic paskeshin pretenduar per postin e Kryeministrit te Shqiperise ne qershor te vitit 1924, Fan Noli dhe Sami Vrioni. E dihet se zgjedhja e ketille e njerezve ne poste shteterore e te tjera eshte menyra me e drejte dhe me demokratike e zgjedhjes.

Zgjedhja e Nolit ne krye te qeverise se Shqiperise ne qershor te vitit 1924 nuk ishte rastesi, por rezultat i nje veprimtarie politike disavjecare. Perse mund te thuhet keshtu? Nje, per shkak se Noli ishte udheheqes i opozites ne Parlament dhe, e dyta, per shkak se pas shperthimit te kryengritjes, si shkak i se ciles sherbeu, sipas tij, vrasja e Avni Rustemit - te shnderruar ne figure emblematike pas atentatit te tij mbi Esad Pashe Toptanin, ai u identifikua me forcat kryengritese te udhehequra nga Bajram Curri, nje simbol tjeter i atdhetarizmit shqiptar te kohes.

Nuk eshte cudi qe ne hapesiren shqiptare ka njerez qe, per inate personale a motive politike, fetare e ideologjike ose edhe te nxitur nga qendra te ndryshme agjenturore etj., jane ne gjendje te lansojne ne opinion gjera nga me absurdet, por eshte e cuditshme qe ato, kinse ne emer te "rivleresimit te figurave" dhe te nxjerrjes ne drite te "se vertetes", gjejne hapesire ne faqet e mediave shqiptare e, jo rralle, edhe ne publikime "shkencore".

Jam i bindur se ne kete rast kemi te bejme me nje leshim te rastit, nga ato qe mund t'i shpetojne edhe nje gazetari e moderatori te shkelqyeshem, sic eshte Blendi Fevziu, emisionet e te cilit ndiqen me vemendje nga nje numer i madh shikuesish ne te dy anet e kufirit.

Si perfundim do te thoshim se vleresimi dhe rivleresimi i historise sone kombetare, sidomos i ngjarjeve dhe figurave te historise me te re shqiptare, eshte detyre e shkences dhe publicistikes sone, mirepo, me kete rast, duhet te kemi kujdes qe duke dashur te ndreqim gabimet dhe shtremberimet e meparshme, vecanerisht ato te periudhes se historiografise komuniste, te mos bejme gabime e shtremberime te reja, qofshin ato edhe "te vogla", sic mund t'i duket dikujt zgjedhja e Nolit kryeminister "me short".
 
Top