Si u bë Shqipëria e re me aksione vullnetare pas Luftës

Klinton

Primus registratum
Si u bë Shqipëria e re me aksione vullnetare pas Luftës

<ul type="square">
[*]Si u bë Shqipëria e re me aksione vullnetare pas Luftës
[/list]


Detyrat kryesore pasi u çlirua Shqipëria ishin rindërtimi i vendit dhe nxjerrja e tij nga prapambetja e trashëguar. Shqipëria e asaj kohe ishte në çdo pikëpamje shumë prapa vendeve të tjera. Në ato vite mbi 80 përqind e popullsisë ishte analfabete për të gjitha fushat e veprimtarisë ekonomike e shoqërore, në të gjithë vendin, kishte vetëm 350 specialistë me arsim të lartë industria përbëhej nga disa fabrika të vogla dhe nga pak miniera qymyri e kripe, nga një fushë nafte etj. ku punonin një numër i kufizuar punëtorësh, ndërsa dominonte prodhimi artizanal bujqësia ishte thuajse në stadin feudal të zhvillimit dhe bazohej vetëm në fuqinë e krahut. Në Shqipëri nuk kishte mjete të mekanizuara, as rrugë hekurudhore, ndërsa dritë elektrike kishin vetëm disa qytete kryesorë. Sipërfaqe të tëra të
zonës së ulët të vendit, që nga fusha e nën Shkodrës dhe e Zadrimës e deri në Vurg të Sarandës, që nga Tërbufi i Myze-
qesë e deri tek Maliqi i Korçës ishin moçale. Malarja, tuberkulozi e sëmundje të tjera që vinin nga mungesa e ushqimit dhe e shërbimit mjekësor bënin kërdinë. Mesatarja e jetëgjatësisë së popullatës nuk i kalonte as 40 vjetët.
Për kapërcimin e vështirësive të mësipërme në fillim Shqipërisqë i mungoi ndihma efektive nga jashtë. Jugosllavia e Titos që u paraqit si mike dhe aleate e vendit tonë, përkrahjen e saj, siç u pa më vonë, nuk e kishte të sinqertë. Ajo kishte synime gllabëruese ndaj Shqipërisë.
Bashkimi Sovjetik menjëherë pas çlirimit u tregua i përmbajtur për të ndihmuar vendin tonë, sepse siç duket "kujdesin" për Shqipërinë ia kishte Iënë Jugosllavisë. Ndihma dhe përkrahja e tij filloi të jetë efektive vetëm pas vitit 1948, kur plasi konflikti me Titon. Kështu, në fillim të viteve 50-të nisi ndërtimi i veprave të para me ndihmën sovjetike.
Ndërsa nga ana e Perëndimit, qysh në ditët e para të pasçlirirnit, u mbajt një qëndrim i rezervuar, që më pas mori
edhe karakter agresiv. Misionet angleze dhe amerikane që ishin në Shqipëri qysh gjatë luftës, ishin të pakënaqur që pushteti popullor ishte orientuar nga sisterni socialist, që qeveria e re mbante lidhje të ngushta me Jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik. Si rrjedhim i disa incidenteve që ndodhën, siç ishte incidenti i kanalit të Korfuzit, ku dy anije lufte angleze ndeshën në mina detare dhe për këtë bënë përgjegjëse qeverinë shqiptare, si dhe i denoncimit nga pala shqiptare të disa veprimeve të misioneve angleze e amerikane që preknin sovranitetin e vendit, të dy misionet u larguan nga Shqipëria. Për këtë arsye vendosja e marrëdhënieve diplomatike u ngri. Ato u vendosën pas 45 vjetëve, në vitin 1991.
Rindërtimi i vendit dhe zgjidhja e detyrave më urgjente, siç ishin ato për sigurimin e ushqimit për popullin, për zhvillimin arsimor e kulturor të tij apo për reformimin politik që t'i hapej rruga përparimit të shoqërisë, duke u larguar nga stadi gjysëm feudal ku gjendej, kanë qenë detyra mjaft të vështira. Ato komplikoheshin edhe për arsye të rreziqeve e të ndërhyrjeve nga jashtë që vinin në rrezik lirinë e pavarësinë e shqipërisë.
U përpoqa, në mënyrë të përmbledhur, të tregoj se cilat ishin detyrat kryesore të Partisë në vitet e para të pasçlirimit. Për të caktuar detyrat e ardhshme, në Nëntor të vitit 1948 u mblodh Kongresi i Parë i PPSH-së. Në këtë Kongres u dënua ndërhyrja e jugosllavëve në punët e brendshme të vendit tonë, si dhe agjentët e tyre brenda Partisë me në krye Koçi Xoxen, ish -Sekretar organizativ i Partisë dhe Ministër i Brendshem.
Lidhur me pyetjen tuaj, unë jam zgjedhur anëtar i KQ të Partisë, pikërisht në Kongresin e parë të saj, pra në nëntor
1948. Ndërsa, siç e kam thënë edhe më parë, kam vazhduar të punoj në krye të organizatës së rinisë deri në vitin 1955.
Dëshiroj të theksoj se rinia shqiptare, ashtu si edhe në Luftën për çlirim, edhe gjatë rindërtimit të vendit, ka qenë një forcë shumë aktive. Nuk ka fushë të veprimtarisë ekonomike apo kulturore ku rinia të mos ketë dhënë kontributin e vet. Puna me organizatën e rinisë më ka dhënë kënaqësinë më të madhe. U largova nga drejtimi i organizatës së Bashkimit të Rinisë, për të kaluar në detyrën e Ministrit të Arsimit e Kulturës, ku kam punuar deri në vitin 1958. Pas këtij viti e vazhdimisht kam punuar si funksionar partie. Në vitin 1960 jam zgjedhur Sekretar i KQ të Partisë, ndërsa në vitin 1962 edhe anëtar i Byrosë Politike. Detyra ime në këto funksione vazhdimisht lidhej me problemet e propagandës, të kulturës,të shtypit dhe të politikës së jashtrne. Vetëm pas vitit 1982, kur u zgjodha edhe si Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (President i Republikës) jam marrë edhe me punë shtetërore.

Pyetje <ul type="square">
[*]Si mund të karakterizoni zhvillimin socialist të Shqipërisë? A ka shkuar çdo gjë mirë dhe gjatë gjithëkohës?
[/list]
Përgjigje: Në mënyrë konvencionale rruga e ndjekur mund të ndahet në dy etapa E para, përfshin periudhën deri në mesin e viteve 70-të. E dyta periudhën deri në vitin 1990, kohë kur ndodhën ndryshimet që do të sillnin përmbysjen e monizmit dhe vendosjen e pluralizmit dhe të ekonomisë së tregut.
Shkurtimisht mund të thuhet se periudha e parë ka qenë më e vështira, por edhe periudha kur janë arritur rezultate të
mëdha në zhvillimin e gjithanshëm të Shqipërisë. Sistemi shoqëror që u zbatua e tregoi veten shumë efektiv, si për zhdukjen e pasojave të luftës e rindërtimin e vendit, ashtu edhe për hedhjen e bazave për zhvillimin e mëtejshëm dhe modernizimin e Shqipërisë. Brenda dy-tre viteve të para pas çlirimit, u ndërtuan të gjitha urat mbi lumenjtë e vendit, që ishin hedhur në erë nga nazistët gjatë tërheqjes së tyre nga Shqipëria, u nor malizua puna në portet e në minierat që ishin dëmtuar rëndë ose ishin bërë të papërdorshme nga pushtuesit në ikje e sipër, filloi prodhimi në ato pak fabrika që kishte në atë kohë në Shqipëri etj. Në të njëjtën kohë, pushteti iri kreu reforma të tilla të rëndësishme, si reforma agrare, që i dha tokën atij që e punon. U ngrit industria e re shumëdegëshe, ajo minerare nxjerrëse e përpunuese, industria e lehtë e ushqimore, ku vendin kryesor e zinte industria tekstile. Qysh në vitit 1952 u ngritën Kombinati i tekstilit në Tiranë, ai i sheqerit në Maliq të Korçës dhe u ndërtua hidrocentrali i parë, ai në Dajt të Tiranës. Ky hidrocentral shënoi fillimin e punës gjigande për
elektrifikïmin e plotë të vendit që përfundoi në gjysmën e dytë të viteve 70-të me ndërtimin e një rrjeti të tërë hidrocentralesh mbi lumin Drin. Kështu u arrit, jo vetëm të përballoheshin të gjitha kërkesat për energji të industrisë e të ndërmarrjeve të ndryshme, por që drita elektrike të shkojë në çdo qytet e në çdo fshat të Shqipërisë. Duhet thënë se, sistemi energjitik i ndërtuar gjatë atyre viteve, plotëson edhe sot të gjitha nevojat e vendit për energji elektrike.
Në vitet '50-'70 u ndërtuan hekurudhat e para dhe u bë bonifikimi itokave bujqësore, që përfshinte tharjene kënetave
dhe ndërtimin e një rrjeti të gjërë vaditës. Menjëherë pas çlirimit filluan të ngrihen kooperativat bujqësore.

Pyetje: <ul type="square">
[*]Krijimi i kooperativave bujqësore në një vend me një terren shumë të thyer dhe me një fshatarësi të lidhur tradi- cionalisht me tokën, a ishte një gjë e lehtë?
[/list]

Përgjigje Krijimi i kooperativave bujqësore nuk u arrit menjëherë. Në fakt kooperativat e para filluan të krijohen në
vitet 1947-1950, ndërsa kooperativat e fundit, sidomos në zonat malore, u ngritën në vitin 1967. Kjo zgjatje pasqyron, si ngurimin e fshatarësisë për sistemin e kolektivizimit, mosbesimin e saj se bashkimi në kooperativë ishte rruga më e mirë, ashtu edhe kujdesin e pushtetit popullor që kolektivizimi të mos bëhej me detyrim, megjithëse raste të tilla, në disa krahina, janë vërejtur. "Zelli" për t'u treguar aktivë dhe për të zënë vendin e parë në sytë e udhëheqjes nuk ka munguar në mjaft kuadro drejtuese, sidomos në rrethe e në bazë.
Në shërbim të bujqësisë u ngritën institute të veçanta për prodhimin e seleksionimin e farërave, për mbrojtjen e bimëve,
për studimin e tokave etj. U organizua shërbimi veterinar dhe filloi prodhimi i plehrave kimike në vend.
Pyetje Por kuadrot me arsim të lartë dhe specialistët ishin të pakët.
Përgjigje Për udhëheqjen e vendit ishte e qartë se ekonomia nuk mund të mëkëmbej dhe vendi nuk mund të përparonte pa arsimimin e ngritjen kulturore të masës së popullit. Lufta për shkollën, për t'i hapur sytë popullit e për ta
armatosur atë me dije për betejat e ardhshme, ngriti në këmbë veçanërisht të rinjtë. Ajo u shndërrua në një lëvizje masive, e cila nxori edhe heronjtë e vet, heronj lufte e vetmohimi për dritën e diturisë. Në Shqipëri, sidomos në krahinëne Mirditës, është i njohur emri i Ndrecë Ndue Gjokës. Ai ishte mësues dhe me nismën e tij ngriti në fshatrat e Mirditës 50 shkolla fillore. Lokale për shkolla shërbyen shtëpitë e fshatarëve, si mësues grumbulloi disa nga ish-nxënësit e tij, të cilëve u bëri edhe një kurs të shkurtër "pedagogjik". Fletoret e lapsat, që nuk gjendeshin lehtë në ato kohë, i mblodhi vetë nëpër qytetet pranë. Por vepra e këtij misionari të kulturës nuk zgjati shumë. Në vitin 1946 atë e vranë diversantët, të urdhëruar nga bajraktari i krahinës, që e dinte se njerëzit e arsimuar nuk mund të duronin më tej shtypjen dhe shfrytëzimin. Kujdesi për arsimin bëri që brenda një kohe relativisht të shkurtër të arrihej shkollimi masiv i rinisë. Si rezultat i shtrirjes së rrjetit shkollor edhe në zonat më të thella të vendit, si dhe me krijimin e Universitetit dhe të shkollave të tjera të larta, u përgaditën mijëra e mijëra specialistë të mesëm e të lartë të fushave të ndryshme. Në vitin 1985 vendi numëronte rreth 150 mijë specialistë me arsim të lartë. Përparime të dukshme u arritën edhe në fushën e shëndetësisë. Si pasojë të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe të rritjes së kujdesit shëndetësor jetëgjatësia e shqiptarit arriti në fund të viteve 80-të në 71 vjeç. Ata që me çdo kusht duan të mohojnë të kaluarën, edhe kur detyrohen të pranojnë disa arritje që janë fare evidente, siç është elektrifikimi i plotë i vendit apo tharja e të gjitha kënetave, përpiqen ta shpjegojnë realizimin e tyre gjoja me ekzistencën e frikës, që ka imponuar një disiplinë të rreptë dhe ka detyruar njerëzit të shkojnë në punë e në aksione vullnetare etj.
Kjo është një përpjekje absurde që në asnjë mënyrë nuk i përgjigjet së vërtetës. Faktori kryesor që i shtyu njerëzit në
punë e në aksione vullnetare ka qenë dëshira për të ndërtuar Shqipërinë e re, ka qenë besimi tek e ardhmja, që i shtynte njerëzit për të bërë edhe sakrifica.Ishin po ato motive që nxisnin mësuesit e mjekët, agronomët e mamitë, duke përfshirë edhe djem e vajza të minoritetit grek, që për vite me radhë të punonin me vetëmohim edhe në zonat më të thella në veri e në jug të vendit. Këta njerëz, bashkë me brezin që doli nga Lufta dhe që udhëhoqën e realizuan transformimin e shqipërisë, padyshim përbëjnë një nga brezat më idealistë të vendit.
Periudha që pasoi vitet 70-të karakterizohet më tepër nga njëfarë stanjacioni në zhvillimin ekonomik, që në vitet e fundit të dekadës 80-të mori edhe tiparet e krizës. Kjo lidhet, si me shfaqjen e efektit negativ të disa të metave e gabimeve që ishin bajraktari i krahinës, që e dinte se njerëzit e arsimuar nuk mund të duronin më tej shtypjen dhe shfrytëzimin. Kujdesi për arsimin bëri që brenda një kohe relativisht të shkurtër të arrihej shkollirni masiv i rinisë. Si rezultat i shtrirjes së rrjetit shkollor edhe në zonat më të thella të vendit, si dhe me krijimin e Universitetit dhe të shkollave të tjera të larta, u përgaditën mijëra e mijëra specialistë të mesëm e të lartë të fushave të ndryshme. Në vitin 1985 vendi numëronte rreth 150 mijë specialistë me arsim të lartë. Përparime të dukshme u arritën edhe në fushën e shëndetësisë. Si pasojë të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe të rritjes së kujdesit shëndetësor jetëgjatësia e shqiptarit arriti në fund të viteve 80-të në 71 vjeç. Ata që me çdo kusht duan të mohojnë të kaluarën, edhe kur detyrohen të pranojnë disa arritje që janë fare evidente, siç është elektrifikimi i plotë i vendit apo tharja e të gjitha kënetave, përpiqen ta shpjegojnë realizimin e tyre gjoja me ekzistencën e frikës, që ka imponuar një disiplinë të rreptë dhe ka detyruar njerëzit të shkojnë në punë e në aksione vullnetare etj.
Kjo është një përpjekje absurde që në asnjë mënyrë nuk i përgjigjet së vërtetës. Faktori kryesor që i shtyu njerëzit në
punë e në aksione vullnetare ka qenë dëshira për të ndërtuar Shqipërinë e re, ka qenë besimi tek e ardhmja, që i shtynte njerëzit për të bërë edhe sakrifica. Ishin po ato motive që nxisnin mësuesit e mjekët, agronomët e mamitë, duke përfshirë edhe djem e vajza të minoritetit grek, që për vite me radhë të punonin me vetëmohim edhe në zonat më të thella në veri e në jug të vendit. Këta njerëz, bashkë me brezin që doli nga Lufta dhe që udhëhoqën e realizuan transformimin e shqipërisë, padyshim përbëjnë një nga brezat më idealistë të vendit.
Periudha që pasoi vitet 70-të karakterizohet më tepër nga njëfarë stanjacioni në zhvillimin ekonomik, që në vitet e fundit të dekadës 8O-të mori edhe tiparet e krizës. Kjo lidhet, si me shfaqjen e efektit negativ të disa të metave e gabimeve që ishin kryer në fazën e parë, ashtu edhe me faktorin e jashtëm, me ndikimin që patën në zhvillimin ekonomik e kulturor marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera. Në mënyrë të veçantë në këtë periudhë ka ndikuar negativisht prishja e marrëdhënieve me Kinën, aty rreth vitit 1977.
Ramiz Alia
 
Top