Si ti mbijetosh sindromës premenstruale

Si ti mbijetosh sindromës premenstruale

Dhimbje koke, barku dhe gjoksi, acarim, lodhje, kriza të qarash. Këto janë disa nga simptomat e ciklit menstrual, të cilat edhe mund të kurohen. Më poshtë do të lexoni këshillat e një gjinekologu…

Dihet që gruaja është qenia më e durueshme në botë. Në këtë rast nuk e kemi fjalën për dëshirat e shumta nga të cilat duhet të heqë dorë për shkak të punës dhe familjes, por për dhimbjet e padurueshme të menstruacioneve që duhet të durojë çdo muaj. Dhimbje të cilat janë të shpeshta dhe të bezdisshme, si gjatë ditëve të ciklit ashtu edhe para ardhjes së menstruacioneve. Shpesh kemi dëgjuar të flitet për sindromën premenstruale, e cila sjell një sërë shqetësimesh fizike dhe psikike që zakonisht zhduken me ardhjen e ciklit menstrual. Simptomat shfaqen me ndryshime të humorit, depresion, acarim, kriza të qarash dhe dhimbje nga më të ndryshmet. Gjithsesi, femrat që vuajnë nga këto simptoma mund të rrezikojnë seriozisht jetën shoqërore, atë në çift dhe shkollë. Një gjinekolog shpjegon se nga varen të gjitha këto shqetësime dhe cilat janë kurat efikase për të gjetur pak qetësi. Ja çfarë tregon ai.

Doktor, cilat janë simptomat më të rënda?

Në fakt, janë të ndryshme. Këtë e them duke pasur parasysh faktin që 20 vjetët e fundit sindroma premenstruale është bërë një kategori e veçantë diagnostikimi. Mund të themi që është një patologji mes kufirit të gjinekologjisë dhe psikiatrisë, vetëm se dhimbjet janë më të ndryshme: depresion, gjendje ankthi, vështirësi për tu përqendruar, acarim, dhimbje koke dhe barku, pagjumësi, ndryshime të masës trupore, dhimbje gjoksi, prerje e oreksit. Në këtë gjendje të shpeshta janë edhe çrregullimet në sjellje, ku parësor është agresiviteti.

Kur këto simptoma janë të rënda a ndikojnë që të kesh një aktivitet normal të përditshëm?

Sigurisht. Për shembull legjislacioni britanik i merr parasysh rrethanat në rast se gruaja kryen një krim, ndërkohë që rezulton të jetë e prekur nga sindroma premenstruale.

A mund të konsiderohet kjo një sëmundje?

Më shumë se një sëmundje është një sindormë. Kjo do të thotë shumë për llojin e ndërhyrjeve terapeutike që do të merren. Ka mbi 40 vjet që përpiqemi ta kurojmë këtë “sëmundje”, por nuk kemi gjetur barnat e duhura. Kura që duhet ndjekur varet nga shqetësimet që ka një grua. Zakonisht përdorim kura farmakologjike, të cilat nuk funksionojnë, por që ndryshojnë të ushqyerin dhe stilin e jetës.

A mund të lehtësohen simptomat e sindromës premenstruale në tavolinë?

Po. Këshilla ime gjatë atyre ditëve kritike do të ishte shmangia e ushqimeve të kripura, të konservuara, pijeve alkoolike, substancave ngacmuese, dhe të përdorni sa më shumë fruta, zarzavate, ushqimet me bazë bulmetin dhe peshk. Gjithashtu, duhet të keni kujdes me zilen e mëngjesit, pasi gjatë periudhës premenstruale është shumë acaruese. Një faktor tjetër që nuk duhet harruar është gjumi. Gjatë ciklit, femrat duhet të flenë 7 deri në 8 orë gjumë në ditë.

Po nëse simptomatologjia nuk korrigjohet duke kontrolluar dietën dhe gjumin?

Në këtë rast duhen përdorur terapitë farmakologjike e ndonjëherë edhe ilaçet që jep psikologu.

A ndihmon aktiviteti fizik që të ndihesh më mirë gjatë atyre ditëve?

Ka nga ata që sugjerojnë të bësh joga, pasi të ndihmon të ulësh tensionet fizike.

Me kalimin e viteve sindroma premenstruale përmirësohet apo përkeqësohet?

Sigurisht që me menopauzën këto shqetësime fillojnë të zhduken, për shkak të rolit shumë të rëndësishëm që kanë hormonet femërore. Gjithsesi, në disa raste marrja e pilulave mund të ketë efekte pozitive deri në lehtësim, por edhe mund ta përkeqësojë situatën.

Cilat janë kurat farmakologjike më efikase?

Natyrisht anti-inflamatorët, që lehtësojnë dhimbjet. Në disa raste mund të ketë efekte të dobishme edhe marrja e magnezit. Te disa persona ky element është me pakicë dhe mund të ndihmojë në pakësimin e dhimbjeve. Në 10 për qind të rasteve jep efekt.

Shpesh femrat vrapojnë te barnat nën dorë për të lehtësuar këto lloj dhimbjesh. Cila është këshilla juaj?

Nga pikëpamja mjekësore, është e udhës të flisni me një doktor dhe më pas ai tju këshillojë një kurë.

A i ndihmon femrat fakti që të mbajnë një ditar ku mund të shkruajnë simptomat çdo muaj?

Po. Kjo gjë sugjerohet shpesh edhe nga mjekët për të krijuar një ide më të detajuar mbi situatën në fjalë.(Shqip)

wJG6pBuqF_s

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25367. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25367

Top