Si te sillem,me ndihmoni ?!

aleksander prosti

Primus registratum
Si te sillem,me ndihmoni ?!

para ca kohesh kam patur nje te dashur qe me verte e doja me gjith shpirt dhe me than t'drejen un e dua akoma,madje akoma ma shum se ma perpara edhe pse tani jam i lidhur me nji goc te cilen per te qen i sinqert se meritoj aspak,pasi si dedikoj kohen e duhur,dhe shpeshher kur jemi bashk mendoj per tjetren qe asht kthyer ne nj obsesion tanu per mu!vajza e par ishte dhe do t'mbetet perfekte gjithmon,por ne u ndam per arsyen e vetme se un erdha n'itali per studime dhe pastaj dihet mir se si rreshqasin vet gjanat,teni flasim n'telefon shpesh dhe kemi lidhur nji raport tjter,qe asht ai shoqeror,edhe pse un e dua!kjo vajz humbi virgjerin me mua dhe tani po fejohet me vllain e shokut tim me te ngusht qe asht ktu n'itali me mua.kur rrishim bashk ne hiqeshim si shok dhe askush s'ka dyshuar gja per ne te dy.DUA TE DI SI T'VEPROJ:TI THEM GJA SHOKUT TIM APO JO,PO MO HARRONI SE AI ASHT I VLLAI DHE UN JAM VETEM SHOKU APO TA QEP GOJEN?PO ME VAJZEN QE JAM TANI CAR T'BAJ?
 

ardita

Primus registratum
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

desha te jap mendimin tim.
do te ishte me mire qe ti mos tregoje per ate gje aq me teper qe i kalon te kaluares. ajo nqs don do tja tregoje vete burrit te saj te ardhshem.(edhe nqs ajo nuk e tregon ai besoj se do ta kuptoje!!!per virgjerine e kam fjalen) nje tregim i joti ne kete rast do ta nxjerre "in cattiva luce" ate vajzen.(me fal po nuk dija si ta shprehja shqip) edhe per sa i perket vajzes se dyte eshte nje krim qe ti rrin me ate kur mendon nje tjeter. mendoje si per vete.
<img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Heneza

Primus registratum
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

Mos e hap gojen per gjera te tilla me shoke e me vellezrit e shokeve. Eshte shoqja jote qe duhet ta zgjidhe kete problem. Eshte ajo dhe vetem ajo qe duhet ta mendoje se si do reagoje ndaj te fejuarit kur ai ta marre vesh se ka pasur nje te dashur para tij. Per mendimin tim, as ajo nuk duhet t'i thote se me ke ka bere dashuri. Keto detaje i fryjne zjarrit (duke pasur parasysh shume djem shqiptare dhe mendimet e tyre). Per mendimin tim, ti duhet te largohesh nga ish-i (as telefona, as letra, asnje lloj korrespondence), sepse vetem keshtu mund ta harrosh, sidomos kur e pranon se e do akoma (besoj se nuk e do akoma, vetem se e ke fiksim).
 
I

insane

Guest
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

jam gje tek telenorba( duke pare soapopera) ?!?!?!?!
 
I

insane

Guest
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

PS.
ahh ....and life goes on...
 

sonida

Primus registratum
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

degjo nuk ke pse e prish nje fejes ti pse nuk ke i zoti ta mbajsh apo sishte e zoja te mbajn apo thjesht nuk ishit par njeri tjetrin
dhe ti me kete vajzn tjeter
tregoi icik me i sinqert ne qoft se nuk e don se nuk ta ka borxh dashurin
ose mundohu ta duash ahtu sic te don <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

Darien

Primus registratum
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

Drakula,

Nuk të takon ty ta thuash. Po ta doje vërtet aq sa thua nuk kishin rrëshkitur gjërat ashtu si thua, megjithatë ajo është e shkuara.

Është në dorë të saj tani. Madje, po të la të nënkuptosh që s'duhet të keni më as shoqëri të ngjushtë, largohu gradualisht - po të deshi akoma si shok, prapë ajo e ka në dorë. Po e deshe vërtet lëre në dorë të intuitës femërore këtë punë dhe harroje çështjen.
 

safe

Primus registratum
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

Une do te keshilloja ne fillim te ndaheshe nga e dashura meqe per te nuk ndjen me asgje eshte e kot te vazhdosh.Pastaj do te thoja te flisje me ate qe te ka ngelur fiksim ,ti thoje te verteten ,si ndihesh.Pastaj sa per punen e virgjeris nuk e kuptoj se c pune ke ti per ti thene shokut, eshte normale qe para marteses nje fermer te kete patur marredhenie.
 

Princesha

Primus registratum
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

Per mendimin tim, ti duhet t'ia shprehje ndjenjat ex-it tend para se ajo te fejohej dhe ti thoje kshu kshu mendoj. Merr vesh se cfar ndjen ajo per ty, pastaj s'te duket se esht pak si vone ti thuash tani kur ajo do te fejohet me nje tjeter?

Pastaj c'ke pune ti tregosh shokut qe e ke pase te dashur, do ia prishesh fejesen ex-it tend apo si esht puna (se ti e di se si esht ne shqiperi)?
 

buci

Forumium praecox
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

Fillimisht postuar nga insane:
[qb] jam gje tek telenorba( duke pare soapopera) ?!?!?!?! [/qb]
Car telenorbe? Canale 5, Beautiful
 

Ema

Goddes
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

O Drakula...nese ajo goca e dashurrron ate tjetrin atehere ti s'ke ca te besh me ate.Duhet ta harrosh.Se si i zgjidh ajo punet e di vete ajo.

Ti shif te krijosh raport te mire me te dashuren qe ke.Po qe se e shef qe s'e shtyn dot,ndahu edhe jepi kohe vetes.

Eh sa duhen gjerat kur i humb...
 

Ema

Goddes
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

Fillimisht postuar nga Rrumuj e madhe:
[qb]
Fillimisht postuar nga insane:
[qb] jam gje tek telenorba( duke pare soapopera) ?!?!?!?! [/qb]
Car telenorbe? Canale 5, Beautiful [/qb]
O rremujo leje mer beatifulin se ka vdek Taylor!
 

JoNiDa1

Primus registratum
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

Fillimisht postuar nga mikelanxhelo:
[qb] para ca kohesh kam patur nje te dashur qe me verte e doja me gjith shpirt dhe me than t'drejen un e dua akoma,madje akoma ma shum se ma perpara edhe pse tani jam i lidhur me nji goc te cilen per te qen i sinqert se meritoj aspak,pasi si dedikoj kohen e duhur,dhe shpeshher kur jemi bashk mendoj per tjetren qe asht kthyer ne nj obsesion tanu per mu!vajza e par ishte dhe do t'mbetet perfekte gjithmon,por ne u ndam per arsyen e vetme se un erdha n'itali per studime dhe pastaj dihet mir se si rreshqasin vet gjanat,teni flasim n'telefon shpesh dhe kemi lidhur nji raport tjter,qe asht ai shoqeror,edhe pse un e dua!kjo vajz humbi virgjerin me mua dhe tani po fejohet me vllain e shokut tim me te ngusht qe asht ktu n'itali me mua.kur rrishim bashk ne hiqeshim si shok dhe askush s'ka dyshuar gja per ne te dy.DUA TE DI SI T'VEPROJ:TI THEM GJA SHOKUT TIM APO JO,PO MO HARRONI SE AI ASHT I VLLAI DHE UN JAM VETEM SHOKU APO TA QEP GOJEN?PO ME VAJZEN QE JAM TANI CAR T'BAJ? [/qb]
Ku qendron problemi ketu mo??Edhe ca se paska humb virgjerine me ty ajo?Ti do e kesh fixim ate derisa ta heqesh vete mendjen,mos rrish te fixohesh me idene qe.s'jeton dot pa ate etj etj...
Fakti i te dashurit aktual te asaj,qe eshte vllai i shokut,ska te beje fare midis raportit tend dhe te asaj,keshtu qe ti smund ti thuash asgje <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
Persa i perket te dashures aktuale nqs nuk ke qef te rrish me ate,leje me mire, se e merr ne qafe kot:)
Bej si ta kesh me mire cuno,rendesi ka qe te ndjehesh mire...harroje ate tipen e pare se s'behet me <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

inah

Primus registratum
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

PER MENDIMIN TIM ME ATE QE JE I LIDHUR TANI DUHET TI THUASH NDJENJAT E TUA DHE TE VAZHDOSH PERPARA NJE DITE DO GJESH DIKE QE DO TA DUASH ME TE VERTETE.PO SHOKUT NUK DUHET TIA THUASH ATE HISTORI SEPSE KUR DO NJE NJERI PER TA PAR TE LUMTUR DUHET TE DUROSH GJITHCKA.NUK KA ASGJE EQ S'KALON JETA VAZHDON PER PARA. <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

GaP

Primus registratum
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

per nje arsye apo per nje tjeter, pasi ndahesh i vihet kapak c'do gjeje. jeta vazhdon edhe perserisa ajo po fejohet mdth qe ashtu e ka pare te arsyeshme (uroj qe te mos jete detyruar nga te tjere qe te marri nje veprim te tille). ti mos nderhy tek punet e asaj dhe as mos i thuaj gje shokut tend qe ke patur lidhje me ate, nuk ka pse behesh tip "thashethemexhiu" sepse do i ulesh vlerat vetes.

Good Luck me kete te dashuren qe ke tani :tipsy:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

Thone qe nje djali me moral te lart duhet ta ftofi shoqerin me shokun para se te dali me te dashuren e atij.
 

*PINK_GIRL*

Primus registratum
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

Ilaci me i mire eshte HESHTJA ..

tani nese ti vertet mendon se e do ate vajze ( jo fiksim si thua ti se ajo eshte gje e keqe lol ) duhet tja shprehesh asaj .. te pakten mos te ngeli peng gjithe jetes .. respektoji ndjenjat e tua .. pastaj cdo gje varet ne doren e saj .. sa per vllain e shokut as mos thuaj gje .. HESHTJA gjeja me mire qe them une ....


fave fun people
pink_girl
 

i'll_wait_4_U_in_Heaven

Forumium praecox
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

ouch si qenka puna me ty!

Per mendimin tim pike se pari mos bej gabim ti tregosh atij shokut tend se vertet ka qene e dashura jote. Sepse qe ta dish shqiptaret jane aq fanatike dhe zevzek kur vjen puna te virgjeria e grave te tyre sidomos me nje qe e sheh perdite (shok te ngushte). I di keto gjera nga vellai im.

Ne qofte se e do me te vertet ate vajzen bisedo me te dhe vendosni midis jush nese ajo pronon ose qe te dy bini dakord. Por ne qoftese ka mbetur dicka e kaluar per te duhet ta respektosh mendimin e saj, aq me teper ti tregosh shokut tend. Ne qofte se ka dicka per te treguar lere te jete ajo personi qe do te tregoje. Sepse per mendimin tim do shkaterosh lumturine e shume personave per egon tende/pasion i vjeter

Ne qofte se te eshte bere obsesion mendo mire cfar te ben te ndihesh i tille.
..fakti se ajo eshte me nje tjeter
.. fakti se shikon nje diference nga maredheniet qe kishe me te ne krahasim me kete tjetren
..sidomos mendo se kur te filloi te te behej obsesion para apo prapa se ajo te lidhej me vellain e shokut tend te ngushte.

Ouch! perseri pasionet jo vetem te cojne ne ferr thone por edhe shkaterrojne jete.

Pac fat dhe befsh te drejten pa lenduar njeri. <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

Borebardha

Primus registratum
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

Pershendetje.E kuptoj se keni hall te madh pasi ke qene me ate te ish_te dashuren nje kohe dhe thua se e ke dashur,por,nuk ju kuptoj dot si mendoni t'i tregoni personit qe e ka tani per ish-lidhjen tuaj.Ju mund te bisedoni me ate ish_te dashuren dhe te merrni mendimin e saj rreth kesj pune dhe besoj se shpejt gjerat mund te vinin ne vend te vet.E sa per te dashuren qe e keni tani nese nuk ndjeni me shume per te qartesojini gjerat sa me shpejt sepse edhe ju do e keni me lehte.TUNG
 

fallen angel

Primus registratum
Re: Si te sillem,me ndihmoni ?!

e,po ca ban ti e bab,ajo tjetra tashi do fejohet,ca e man menjen kot aty ti.ngjo mu,shif jeten tate,shif ate qe ke tashi,maje fort ene mos e vrit menjen per asigja ne bote,jeta vazhdon,nuk ja vlen te bish kshu ne pesimizem,jo per gja,po qeke ne elbasanlli...ku rri ti meqi ra fjala?
 
Top