Si te integrohen ekonomikisht Shqiperia dhe Kosova?

Blue Gene

Primus registratum
Si te integrohen ekonomikisht Shqiperia dhe Kosova?

Si te integrohen ekonomikisht Shqiperia dhe Kosova?

Kjo pyetje behet sepse eshte koha kur qeveria e Kosoves po merr kompetencat prej OKB-se. Eshte casti kur OKB-ja bashke me specilistet e Kosoves te hedhin bazat e ekonomise. Shqiperia ka kaluar neper nje terapi shock-u si asnje nga vendet e tjera ne Ballkan. Situata eshte e ngjashme ne Kosove meqe ajo e fitoi pavaresine nga Serbia me "terapi schock-u". Ne kete menyre Kosova nuk ka absolutisht asnjelloj lidhjeje me institucinet ekenomike te Serbise dhe duhen ndertuar nga e para. Deri tani OKB-ja ka vendosur rregullin dhe ka organizuar zgjedhje. Ajo eshte e paafte te ndertoje ekenomine, me perjashtim te disa bazave juridike qe ka vene. Tani kompetencat do t'i kalojne Kosoves.

Mendoj se pervoja e Shqiperise do te ishte shume e dobishme ne kete drejtim. Per me teper mendoj se eshte nje rast ideal per integrimin e ekonomive tona nqse Kosova do ndjeke te njejten rruge liberale dhe treg te hapur si ne Shqiperi.

Pyetet se cfare mund te bejne konkretisht specialistet e ekonomise dhe bizneset e te dyja vendeve?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Si te integrohen ekonomikisht Shqiperia dhe Kosova?

perpara se te fillojme diskutimet e te perpiqemi te arrijme ne ndonje perfundim perse nuk perpiqemi te veme baza te perbashketa
shkurt fare nqs do me thuaj
-cfare eshte terapia e schok-ut?
-cfare efektesh dha ne ekonomine shqiptare?
-a jemi ne gjendje te exportojme experiencen tone?
-cfare do te thuash me integrim ekonomik?
-cfare te mirash mund ti sjelle te dy vendeve?
(pergjigjet e tua i marrim si baze dhe nuk i diskutojme)
ne fillim veme keto baza dhe pastaj hyjme ne menyren e integrimit
ps. une nuk jam akoma ne gjendje ti jap mend specialisteve.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Si te integrohen ekonomikisht Shqiperia dhe Kosova?

Ky eshte forum i lire. Nuk pretendohet t'i jepet mend specialisteve. Thjesht secili ka nje ide dhe e thote.

C'eshte terapia e shock-ut? Eshte e pamundur te harrosh se dy vjet buka ka ardhur nga ndihmat dhe se te gjitha fabrikat dhe uzinat u mbyllen ne pranvere te vitit 1991. C'do gje filloi si ne mesjete, pra kapitali filloi te akumulohej me qofte deri pastaj tek fajdet. Asnje cmim malli pervec energjise elektrike nuk komandohej nga shteti. Filluan reformat ligjore me ngadale dhe tani pas 12 vjeteve kemi nje legjislacion baze te nje tregu te lire.

Cfare te mirash ka tregu i perbashket? Per kete pyet Evropen. Ne shkojme drejt nje tregu te hapur ballkanik. Ne kete kuptim leverdia ekonomike e tregut te hapur matet me aftesine e biznesit per tu pershtatur me konkurencen e lire. Po te kihet parasysh se Shqiperia kufizuhet me tregje shqiptare, ky eshte nje lehtesim i madh ne biznes, ku komunikimi dhe informacioni konvertohen ne vlera monetare.

Ne kete kuptim, eshte krejt natyrale dhe e pritshme qe komunikimi ndermjet tregjeve shqiptare te jete me i lehte. Per t'i thjeshtuar akoma me tej proceduarat e integrimit, do ishte mire qe prej fillimit tregjet te ishin te ngjashme. Meqe Shqiperia kaloi neper terapi shock-u do te ishte shume e lehte per tu integruar me nje ekonomi te ngjashme. Kosova i ka shanset qe te filloje si Shqiperia dhe mendoj se do ishte me leverdi per te dyja tregjet qe jane fqinje te kishin te njejten hapje. Kosova i ka te mbyllura pothuaj gjithe fabrikat. Papunesia eshte me shume se 70 per qind. Shenjat jane se Kosova do shkoje shpejt drejt privatizimit dhe ky eshte element baze i terapise se shock-ut. Po te shofesh lajmet e fundit kryeadministratori i Kosoves po merret shume me kete pune.

Mendoj se Kosova nuk ka nevoje per keshilltare nga Shqiperia sepse ka OKB-ne. Por ajo qe eshte krejt e nevojshme per te pasur treg unik eshte legjislacioni identik. Per kete OKB-ja mund te therrasi per ndihme specialistet nga Shqiperia qe njohin mire ligjet ne Shqiperi.

Edhe nje here integrimi ekonomik ul koston dhe shton fitimin per dollar te investuar. Shton qarkullimin e mjeteve monetare dhe rrit konkurencen ne treg, qe ne fund te fundit do te thote cmime me te ndershme per konsumatorin.

Ne shqiptaret s'kemi pasur asnjehere treg te tille, vecse kur ishim pjese e Italise fashiste. Po te pyesesh tregtaret e atehershem ata te tregojne se cfare fitimi kane pasur kur Shqiperia u hap si treg kolonial i Italise. Tani ne duam t'i afrohemi atyre standarteve por ne nje treg Evropian qe nuk ka ngjyra ideologjike, por ka ne baze te tij konumatorin qe duhet te konsumoje sa me teper sherbime dhe produkte...
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Si te integrohen ekonomikisht Shqiperia dhe Kosova?

Ok shume faleminderit!

po te them se cfare mendoj une

ligjet ekonomike shqiptare jane nga me te mirat ne bote
problemi eshte se nuk jane fryt i experiences sone (pergjithesisht jane kopjuar)dhe ka shume veshtiresi ne aplikimin e tyre konkret.
aktualisht mund te themi se terapia e schok ka dhene frytet e saj por mua me duket se vetem ne letra.( mendo te drejtat e autorit, te markes, patentat, kontratat exkluzive, konkurenca e crregullt dikush paguan taxa e dikush jo)
jam krejtesisht i bindur se legjislacioni ekonomik i Kosoves do te jete i perafert me tonin (edhe ata ne te njejtin vend do detyrohen te kopjojne) dhe deri ketu jemi plotesisht dakort.
experienca shqiptare do te ishte e dobishme ne fazen e aplikimit te ketij legjislacioni ne nje realitet kulturor pak a shume te ngjashem me tonin ( do te mesojne edhe nga gabimet tona ).
kjo eshte nje faze qe projektohet dhe realizohet ne terren ( duke patur parasysh gjendjen e zhvillimit hap pas hapi ) dhe mbase ketu experienca e specialisteve shqpitare do te ishte e vlefshme e njekohesisht ajo cka do te mesonimìn ne Kosove do te ishte e vlefshme per Shqiperine

bizneset
Ti the qe tani kosova eshte ne faze privatizimi dhe une mendoj se pjesemarrja e perbashket ne biznese e prodhuesve shqitare e kosovare do te ishte nje hap i madh drejt integrimit.

cilat jane problemet per mendimin tim
aktualisht prodhuesve shqiptare nuk i mungojne tregjet por kapitalet per te prodhuar (flas per mallrat e konsumit te cilat importohen)
nqs prodhuesit kosovare do te perparonin shume (ka teper mundesi te ndodhe keshtu), ne mungese te doganave (perfshihet ky hap ne integrim) do te dominonin ne tregjet shqiptare dhe ekonomia jone nuk do ta ngrinte me koken (mendo produktet bujqesore qe aktualisht kane akoma ndonje shprese te konkurojne importin e te marrin zhvillim veten nga ndihma e tarifave doganore)
dikush do te pyeste se cfare te keqe ka sikur ti paguajme mallrat me lire sesa prodhimi i brendshem

une e mendoj keshtu
ekonomia shqiptare eshte si ajo makina qe sapo eshte riparuar dhe duhet shtyre pak qe te ndizet e pastaj ecen vete si gjithe te tjerat

perpara se ta lidhim zinxhirin me nje makine tjeter e te levizim bashke me te duhet ta mendojme mire

ps: e kuptoj qe mendimi im eshte i ceket por mendoj se ne nje menyre apo nje tjeter duhet filluar diskutimi.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Si te integrohen ekonomikisht Shqiperia dhe Kosova?

Fillimisht postuar nga gene:
[qb] ...cilat jane problemet per mendimin tim
aktualisht prodhuesve shqiptare nuk i mungojne tregjet por kapitalet per te prodhuar (flas per mallrat e konsumit te cilat importohen)
nqs prodhuesit kosovare do te perparonin shume (ka teper mundesi te ndodhe keshtu), ne mungese te doganave (perfshihet ky hap ne integrim) do te dominonin ne tregjet shqiptare dhe ekonomia jone nuk do ta ngrinte me koken (mendo produktet bujqesore qe aktualisht kane akoma ndonje shprese te konkurojne importin e te marrin zhvillim veten nga ndihma e tarifave doganore)
dikush do te pyeste se cfare te keqe ka sikur ti paguajme mallrat me lire sesa prodhimi i brendshem

une e mendoj keshtu
ekonomia shqiptare eshte si ajo makina qe sapo eshte riparuar dhe duhet shtyre pak qe te ndizet e pastaj ecen vete si gjithe te tjerat

perpara se ta lidhim zinxhirin me nje makine tjeter e te levizim bashke me te duhet ta mendojme mire...
[/qb]
Kjo the thua ti eshte nderprerja e terapise se shock-ut. Ekonimia shqiptare do kaloje ne nje terapi shock-u te dyte me hapjen e tregut te saj. Kjo eshte e pashmangshme. Jam dakort me medimin tend se ne dallim me fazen e pare tani eshte konsumatori qe pritet te perfitoje prej cmimeve me konkuruese dhe biznesi vendas te humbase. Por ky cmim them se duhet paguar, perndryshe nuk kemi per te pasur asnjehere treg te qendrueshem ne te ardhmen. Ne nuk jemi Amerika dhe BE qe te mbrojme kapitalin e vogel qe kemi me ane te politikes nderkombetare. Ne duan si komb i vogel te jemi ne gjendje te mbijetojme dhe mundesia e vetme eshte pershtatmeria e tregut ne cfaredo kohe. Kjo arrihet me ekonimi liberale. Ekonomi liberale eshte e kunderta e lidhjes se makinave me zinxhir me njera tjetren. Po te vazhdoja me metaforen tende do te thoja makinat jane te palidhura por shume prane aq sa te jene ne gjendje te kuptojne se kush ecen me shpejt perpara. Ne se makina e ekonomise se Shqiperise ecen me perpara atehere konkurenca e lire do lejonte biznesin nga Shqiperia te gllaberonte biznesin e Kosoves ose anasjelltas. Kjo nuk ka asgje te keqe. Ne nje ekonomi liberale nuk ka norma "morale" por "fitimtare" dhe te humbur. Meqe kjo "loje" eshte e re per tregjet tona, mendoj se eshte shume me mire ta fillojme se pari midis shqiptareve, per te nxjerre mesime se si do ta luajme me te tjeret. Eshte njelloj sikur te besh ndeshje miqesore ne futboll perpara se te luash me kundershtarin e vertete.

Bashkohem me mendim tend se Kosova nuk ka ku te levizi por do t'i bashkohet tipit te ekonomise tone liberale. Ky eshte shans i madh per ne sepse ekonomite e vendeve ish-jugosllave jane teper te subvencionuara sic jane ne shtetet me pavaresi klasike. Ky model "u dogj" nje here e mire, po ashtu edhe ekonomite e tyre. Ne qe nuk kemi pasur asnjehere ekonomi, e lere me shtet te pavarur, jemi perfituesit me te medhenj te ketyre ndryshimeve te medha strukturore. Me te vertete fillojme nga zeroja, por cmimin tashme e kemi paguar dhe nuk kemi pretendime. Kurse shtete si Kroacia nuk jane ende te pergatitur per te humbur sovranitetin dhe dhimbja e tyre eshte ende per tu vuajtur kur te perfshihen ne ekonomine globale.

Integrimi global i ekonomise sone ne Ballkan eshte i pashmangshem. Pyetja qe shtrohet si dhe sa shpejt? Se dyti, a mundet qe se pari ta fillojme me shqiptaret ne Ballkan sepse mesojme pastaj me shume per hapjen me vendet e tjera?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Si te integrohen ekonomikisht Shqiperia dhe Kosova?

ok blue meqenese deri ketu jemi dakort (aq sa duhet) le ta vazhdojme diskutimin.
si fillim mendoj se mund ta thjeshtojme duke e ndare integirmin ne disa faza qe perkojne me ciklin:

nxjerrja e lendeve te para (burimet natyrore)
perpunimi
tregtimi
konsumimi

une mendoj se po diskutojme a ka avantazhe integrimi ne sejcilen nga keto faza dhe nqs po cila eshte rruga me e mire per ta arritur(cfare duhet bere e si duhet bere).
ajo qe shtyn dy ekonomi e bashkepunojne -ne nje mase apo ne nje tjeter- eshte se mund te specializohen sejcila ne ate aktivitet qe ben me mire dhe te shkembejne prodhimet me njeri tjetrin derisa te plotesohen te gjitha nevojat

burimet natyrore
ketu do te duhej nje studim qe une nuk e kam por me sa kam degjuar
ne kosove ka shume toka pjellore qe mund te plotesojne nevojat e tyre e te teprojne edhe per ne
ne shqiperi ka vend per turizem (detar) e dalje portuale per ne perendim
(shpresoj se do de permendesh te tjera)

perpunimi (industria)
nje marreveshje midis dy qeverive do te kanalizonte zhvillimin industrial (qe eshte tani ne shqiperi ne fazen embrionale e ne kosove nuk besoj se eshte me mire) ne sektore qe plotesojne njeri tjetrin e na jep mundesi te specializohemi

tregtimi
nuk mund te vere njeri ne diskutim qe nje treg me i madh jep me teper mundesi zhvillimi e kursimi per bizneset duke shfrytezuar ekonomi shkalle, te rrezes se veprimit, volumi etj

kosumimi
nje unifikim i kultures se konsumatoreve te dy vendeve do te lehtesone jasht mase fazat e mesiperme te integrimit (ne kete aspekt kosova dhe shqiperia jane partnere ideale)


ky eshte fillimi i pergjigjes se pyetjes "cfare duhet bere" e mendoj se ka vend per permiresime e zgjerime
me vone mund te diskurojme "si duhet bere" e keshtu do mund te krijojme nje mendim te perbashket

ps: jam ne sezon provimesh e mund te vonoj paak me pergjigjet
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Si te integrohen ekonomikisht Shqiperia dhe Kosova?

Fillimisht postuar nga gene:
[qb] ...
me vone mund te diskurojme "si duhet bere" e keshtu do mund te krijojme nje mendim te perbashket ...[/qb]
Ajo qe eshte bere tashme dhe ka pasur sukses ka qene shtrirja e INSIG-ut ne Kosove qe pare tre vjetesh. Them se ky shembull duhet ndjekur, por dihet se bizneset e tjera nuk kane garancine e sigurimeve qe gjithmone kane fitim. Ne sektorin bankar, duhet te jete Banka Amerikane e Shqiperise qe ka patur ndermnend te hapi nje dege ne Kosove, por nuk jam i sigurt nese e ka hapur.

Kurse tek bizneset e "vogla" veza eshte shitur ne Kosove pavaresisht se dogana ka qene e larte.

Shpresohet se kete vit do nenshkruhet tregtia e lire edhe me Kosoven.

Aty ku biznesi kosovar do jepte nje kontribut me vlere eshte zona veriore e Shqiperise. Dihet se sa do te zhvillohet Shqiperia do jete e pamundur qe transporti ne zonat malore te konkuroje transportin nga rrafshi i Dukagjinit. Prandaj e pare ne perspektive, Kukesi dhe Tropoja do jene shume me te shkrira me ekonomine e Kosoves se sa me te Shqiperise.

Shkodra do jete ne balance te tregtise me Malin e Zi dhe Lezhen dhe do arrijne te mbajne gjalle me veshtiresi Puken dhe Dukagjinin me tregti. Lezha ka patur zhvillim shume te ndjeshem duke mbuluar zonat malore te Shqiperise qendrore sic jane Miredita dhe Mati.

Ekonomia e Shqiperise do perqendrohet ndermjet Tiranes dhe Durresit dhe pellgjet perreth me tendence shkrirjen me vone me zonen Fier-Vlore nga ku mendohet te kaloje naftesjellesi Burgas-Vlore. Kjo zone ekonomike do kete ne te ardhmen rendesi strategjike per Kosoven, ashtu sic do jete Kosova me rendesi strategjike per Shqiperine ne raste shume te rralla por unikale kur rruget detare bllokohen prej katastrofave natyrore dhe furnizimi nga kontinenti behet jetik.

Shkurt, Shqiperia dhe Kosova i kane te gjitha shanset te behen komplementare te njera tjetres.
 

Darien

Primus registratum
Re: Si te integrohen ekonomikisht Shqiperia dhe Kosova?

ku mund të bëhet fjalë për të ndërtuar ekonomi pa zgjidhur të drejtën e pronës - sa herë që kthehem në Shqipëri dëgjoj një histori të re që iu mor prona këtij dhe iu dha atij

një faktor tjetër, akoma më i rëndësishëm është struktura e tarifave dhe liçensave; Wall Street Journal - Europe Edition botoi një artikull në lidhje me këtë në janar 2002 dhe situata nuk ka ndryshuar shumë - do mundohem ta gjej dhe të vë lidhjen këtu

bizneset e vogla dhe të mesme, që janë gjaku i ekonomisë, dhe pa të cilat ekonomia asfiksohet (i merret fryma), i ndiejnë shumë këto probleme, si edhe përpjekjet e qeverive në gjithë ballkanin të kopjojnë metoda liçensimi të biznesit nga Franca (dhe ca vende të tjera), metoda që kanë një bazë socialiste dhe ulin gjallërinë e ekonomisë

Blue Gene,
jam shumë dakort që hapja e tregut është shumë e nevojshme (me kujdes, nuk thotë njeri hiqi të gjitha tarifat e doganave brenda ditës)

edhe zgjidhja e problemit në nivel ballkanik, jo vetëm në një shtet, do sillte shumë përfitime

mund të gjeni disa artikuj interesantë tek
http://www.balkannetwork.org/
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Si te integrohen ekonomikisht Shqiperia dhe Kosova?

Ok te dy keni shume te drejte
Darien te lutem jo kaq pesimist. eshte normale qe ne shqiperi shume prona te nderrojne pronar sepse mbase jane shkelur regulla per tu pronesuar. megjithate eshte problem qe ne diskutimin tone mund te anashkalojme.(mos ma merr per ters)
Nqs duam ti gjejme fundin ketij diskutimi le ta nisim nga fillimi.
Shpeshhere pasi studiojme ekonomi per nje periudhe te gjate tentojme te harrojme se nga fillon gjithcka (ne ekonomi)

shkembimi i tepricave

per te projektuar nje integrim te dy ekonomive te ndara (sepse te tilla jane) duhet te shtrojme dy pyetje
1- cfare tepricash mund te krijoje sejcila e qe i duhen tjetres (ne bujqesi, industri, sherbime, turizem, fuqi punetore te specializuar apo jo, know how etj)?
2- si te lehtesojme shkembimin e tyre (doganat, unifikimi i sherbimeve bankare, infrastrukturat, komunikacioni, sigurimet etj )?

te gjitha keto duhen programuar per te shfrytezur ne maksimum lehtesirat gjeo-ekonomike qe shume mire i sqaroi me lart Blue

A ka njeri ndonje medim se cfare mund te shkembeje konkretisht Shqiperia me Kosoven duke i renditur ne kategori????(mbase si ne shkrimin me lart)
Si mund te lehtesojne te dy administratat qendrore keto shkembime????

Pastaj, mendoj se cdo biznes do ta gjeje vete rrugen me te mire
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Si te integrohen ekonomikisht Shqiperia dhe Kosova?

po e filloj une duke cituar nje pjese te shkrimit tim me lart pare ne nje kendveshtrim tjeter


[qb]

burimet natyrore
ketu do te duhej nje studim qe une nuk e kam por me sa kam degjuar
ne kosove ka shume toka pjellore qe mund te plotesojne nevojat e tyre e te teprojne edhe per ne (kam degjuar edhe se kosovaret jane te afte ne bujqesi)
kam degjuar se kane edhe shume burime te nentokes e miniera ne pune
ne shqiperi ka vend per turizem (detar) e dalje portuale per ne perendim

perpunimi (industria)
nje marreveshje midis dy qeverive do te kanalizonte zhvillimin industrial (qe eshte tani ne shqiperi ne fazen embrionale e ne kosove nuk besoj se eshte me mire) ne sektore qe plotesojne njeri tjetrin e na jep mundesi te specializohemi

tregtimi
nuk mund te vere njeri ne diskutim qe nje treg me i madh jep me teper mundesi zhvillimi e kursimi per bizneset duke shfrytezuar ekonomi shkalle, te rrezes se veprimit, volumi etj

kosumimi
nje unifikim i kultures se konsumatoreve te dy vendeve do te lehtesone jasht mase fazat e mesiperme te integrimit (ne kete aspekt kosova dhe shqiperia jane partnere ideale)


ka shume vend per permiresime e zgjerime

ps: jam ne sezon provimesh e mund te vonoj pak me pergjigjet [/qb]
 
Top