Si ta ruajme harmonine e cmuar fetare
E Shtune, 15 Nentor 2003
SI TA RUAJME HARMONINE E CMUAR FETARE
Nga Ismail Kadare
Ky takim nderkombetar behet ne nje kohe kur nje shqetesim i ri, ose me sakte nje shqetesim i vjeter, i rikthyer me nje force te re, eshte shfaqur ne bote: marrdheniet midis besimtareve.
Eshte kjo arsyeja qe teza e Samuel Hantingtonit se pas renies se utopive totalitare, shekulli XXI do te jete shekulli i perplasjes se qyteterimeve, ka zgjuar dhe vazhdon te zgjoje shume interesim, ne krahun e pranimit ose te kundershtimit te saj.
E pranuar teresisht ose pjeserisht, e glorifikuar ose e hedhur poshte, kjo teze gjithsesi nuk mund te injorohet. Ka kohe qe dicka e rendesishme po ndodh ne boten tone, dicka qe vemendjes sone per nje kohe te gjate i ka shpetuar. Do te quhet perplasje ose jo e qyteterimeve, do te cilesohet katastrofe e pashmangshme ose e shmangshme, kjo eshte veshtire te parashikohet. Ajo qe mund te thuhet me bindje eshte se shumica e popujve te botes jane te perzier drejtperdrejt ose terthorazi ne kete problem. Rrjedhimisht miliona e miliona njerez kudo ne bote kane bashkuar mendjet, pasionin dhe vullnetin e tyre, per t'i dale perpara se keqes.
Kam bindjen se mbledhja jone ketu ne Tirane bene pjese ne mozaikun e ketij shqetesimi te pergjithshem njerezor.
Per nje nderthurje fatkeqe te rrethanave, acarimi midis besimeve ka perkuar dhe shpesh eshte bere amalgam me nje zezone tjeter planetare: terrorizmin.
Terrorizmi, ashtu si konfliktet, ashtu si luftrat ashtu si urrejtja qe i pjell, eshte shume me i vjeter se te gjitha besimet e medha te sotme: krishterimi, islamizmi, judaizmi e budizmi. Terrori, ne te gjitha trajtat e tij, me gjithe rekuiziten e maskat e veta, e ka shoqeruar historine njerezore ne te gjitha fazat e saj.
Terrorizmi nuk ka fe. Terrorizmi nuk ka sistem vlerash ku mbeshtetet. Terrorizmi nuk ka atdhe. Ashtu si qyqja qe nuk ka cerdhen e vet dhe uzurpon cerdhet e te tjereve, terrorizmi kerkon popuj, vende, ideologjira, besime fetare, kauza politike, konflikte racore, acarime etnike, mjerime shoqerore e keshtu me radhe, per te leshuar ne to vezet e veta, e per te pjelle pastaj racen e vet: terrorin.
Identifikimi i terrorizmit me nje popull ose me nje grup popujsh, me nje ceshtje madhore, me nje besim fetar, etj, eshte nje keqkuptim tragjik. Per fat te keq, ky keqkuptim po ecen dhe po kthehet ne faktor te pare, per t'i dhene terrorizmit ate qe nuk e ka: nje baze, nje truall, nje besim.
Terrorizmi e bashke me te acarimi midis popujve me besime te ndryshme, jane kthyer, sic u tha me lart, ne nje problem dramatik planetar. Kontinenti yne evropian eshte i prekur drejtperdrejte nga ky shqetesim. E kur permendim Evropen, e marrim me mend se gadishulli yne ballkanik eshte dyfish i prekur. E ne kete gadishull vendi yne, Shqiperia, vend i rralle ne Evrope me tre besime fetare, perben vertet nje rast te vecante ashtu sikurse dhe cilesohet m te drejte ne programin e ketij forumi.
Ne qe jemi shqiptare, ndonese na vjen keq, jemi te ndergjegjshem se imazhi i vendit dhe i popullit tone ne boten e sotme nuk eshte per t'u lakmuar. Ne jemi te ndergjegjshem gjithashtu se ky imazh nuk ndreqet as me mllefe, as me psheretima revanshiste, por me pune dhe emancipim te gjithanshem. Nuk do te zgjatem ne kete pike sepse ajo nuk hyn ne temen e ketij forumi. E permenda imazhin e demtuar te Shqiperise, per te ardhur te nje e vertete tjeter, dhe pikerisht tek ideja se edhe ne keto kushte te veshtira, kur ne ndodhemi nen prozhektoret e kritikes, edhe ne kushtet pra, kur cenet tona kane dale ne plan te pare, ka dicka qe mbare bota na i njeh per merite. Dhe kjo dicka, per fat te mire, nuk eshte nje gje e vogel. Perkundrazi, ajo eshte dicka e madhe, e cmuar vecanerisht sot. Kjo eshte toleranca, harmonia fetare.
Ka kohe qe kjo tolerance, permendet si nje gje proverbiale.
Dhe ka arsye per kete. Nje popull jo i madh ballkanik, nje komb me tre besime dhe kater komunitete fetare, ne nje zone te famshme per grindje dhe pezm. Nje popull aspak i urte, madje do te thoja i prirur, si pjesa me e madhe e ballkanasve, per acarim. E megjithate, ndonese me tri fe, kush ideal per percarje, shqiptaret, gjate historise se tyre nuk i kane njohur konfliktet fetare.
Shpjegimi per nje harmoni fetare, qe ka zgjatur me shekuj ne Shqiperi, nuk duhet kerkuar ne ndonje paradoks, ne ndonje sistem edukimi e emancipimi te nje niveli shembullor, e aq me pak ne cilesi moralo-etnike te vecanta te ketij populli. Shqiptaret jane si gjithe te tjeret. Harmonia fetare e tyre eshte pjelle e vete jetes, rrjedhoje e natyrshme e kushteve dhe e rrugetimit te tyre neperhistori.
Konvertimi, kthimi i nje pjese te shqiptareve nga feja e pare e tyre, katolicizmi ne besimin ortodoks, e me pas kthimi i nje pjese tjeter ne fene myslimane, ka qene me sa duket, edhe shkolla e pare e tolerances. Gjate ketij procesi per shqiptaret u be e zakonshme qe nje pjese e familjes te ruante besimin e pare katolik, e tjetra te ishte ortodokse apo myslimane. Raste te shumta deshmojne qe dy vellezer, njeri katolik e tjetri mysliman, te jetonin nen nje pullaz, e keshtu me radhe kjo ndodhte me fise e krahina te tera.
Eshte e kuptueshme se kur njeriu mesohet te jetoje me besime te ndryshme ne te njejtin fis, madje nen te njejtin pullaz, ai vetvetiu mesohet me tolerancen e me harmonine. Nje njeriu te tille urrejtja midis feve i duket e huaj dhe absurde.
Kur ne shekullin XIX, ne Ballkanin e shqetesuar, shqiptaret po perpunonin edhe ata strategjine e tyre te shkeputjes nga perandoria osmane, rilindasit shqiptare, filozofet, poetet, politikanet, e kuptuan se harmonia fetare ishte nje thesar i pacmuar. Ata e kuptuan se nje percarje fetare e shqiptareve do te vinte ne rrezik vete ekzistencen e Shqiperise. Ndaj ata u kapen pas idese se harmonise fetare, me thonj e me dhembe, per ta kthyer ate ne nje antidot, ne nje flamur krahas flamurit te lirise.
Per fat te mire, vizioni liberal per fene, per pranimin e tjetrit, do te rrezatonte njefaresoj nje tolerance ne mos te njejte, se paku te ngjashme, kur ishte fjala per kobmesine ose racen tjeter.
Toleranca ndaj "tjetrit", ndaj atij qe kishte jo vetem tjeter fe, por edhe tjeter kombesi, u vertetua ne nje shembull te madh e te shkelqyer, qe nuk k qene aq i shpeshte ne historine e njerezimit: qendrimi i shqiptareve ndaj hebrejve. Shqiptaret u shfaqen si komb filosemit jo vetem ne jeten e tyre te perditshme. Filosemitizmi i tyre perballoi proven me te veshtire: holokaustin. Eshte nje e vertete e njohur, e megjithate, me lejoni ta perseris se, ne mbarim te Luftes se Dyte Botorore, numri i hebrejve, ndersa pakesohej kudo, ne Shqiperi u rrit gati 10 fish. Me lejoni ta perseris kete sepse popujt kane nevoje per modelet e mira dhe ne jemi mbledhur sot ketu qe t'i inkurajojme ato.
Botimi kohet e fundit i dokumentave te qeverise dhe aleateve te vetm ku i kerkohej gjermaneve te hiqnin dore nga perndjekja e hebrejve ne Shqiperi nga qe do te krijoheshin probleme me popullsine vendase, deshmon gjer ne cfare shkalle mbrojtja e hebrejve ishte unanime ne Shqiperi.
2.
Per te kuptuar me mire se si harmonia midis tre besimeve dhe kater komuniteteve fetare, ne nje vend kaq te ngushte si Shqiperia, nga nje program moral, nga nje filozofi, etike ose stragtegji shqiptare, u ndesh me realitetin e ashper historik dhe nga kjo perplasje doli e pademtuar gjer me sot, me lejoni qe t'u kujtoj fare shkurt, ato qe kane ndodhur ne kete vend lidhur me fene.
Feja e pare e shqiptareve, katolicizmi, e vejter pothuaj se ajo e Romes, ishte e vetmja ne kete vend per gati 1000 vjet. Ndarja e kishes romane nga ajo bizantine, ndarje kufiri i se ciles kalonte perafersisht ne Shqiper, do te sillte konvertimin e pare te nje pjese te katolikeve shqiptare ortodokse. Disa shekuj me pas, pushtimi i krejt Ballkanit, nga perandoria osmane, do te sillte bashke me ushtrine dhe administraten, nje besim te ri: islamin.
Nuk ishin vetem nje pjese e shqiptareve qe u konvertuan. Dukuria ishte e gjere ne gadishull. U kthyenh ne myslimane nje pjese e sllaveve dhe e grekeve. Katoliket shqiptare ishin e para popullsi e madhe katolike qe ra nen sundimin otoman. Ata u perpoqen te mbanin lidhjet me boten e krishtere evropiane. Merret me mend se nje kalvar i gjate e nje martirizim i pafund i priste katoliket shqiptare, keta tragjike te vetmuar, ne perandorine qe ishte krejt e huaj per ta. E megjithate ata e mbajten per t'u kujtuar shqiptareve ate qe kishin humbur: atdheun dhe Evropen.
Ortodokset shqiptare, ndonese te ndare fetarisht nga katoliket, u perpoqen, ashtu si ata, te mbanin ndezur flaken e lirise dhe te shqiptarizmit. Nje nderlikim i ri u shfaq ne jeten e ortodokseve shqiptare ne shekullin e 19 e 20, pas clirimit te Greqise nga zgjedha osmane. Nje ide groteske, e pjelle nga qarqe panheleniste, idea se ortodokset ballkanas jane greke dhe s'mund te kene tjeter kombesi, i helmoi marrdheniet midis te krishtereve greke dhe shqiptare. Ortodokset shqiptare me veprat e tyre, me aktet, disa here me flijimin e jetes se tyre e deshmuan se ishin ortodokse te nje kombesije tjeter. Ka kaluar kaq kohe, e per fat te keq, nje ide e tille absurde vazhdon te gjalloje ne Greqine e sotme, anetare e Bashkimit Evropian.
Myslimanet shqiptare, ithtaret e besimit me re ri, do t'u duhej ndoshta te kalonin neper proven me te veshtire. Duke marre fene islame, besimin zyrtar te perandorise, myslimanet shqiptare, te tunduar nga favoret kishte rrezik t'i percmonin e te ndaheshin nga vellerezit e tyre te krishtere. Ky do te ishte fundi i harmonise fetare ne Shqiperi dhe ndoshta fundi i Shqiperise.
Myslimanet shqiptare nuk e bee kete. Dhe jo vetem kaq. Si per te treguar qarte se ata nderruan fene por nuk nderruan kombin, ata, ashtu si edhe me pare, moren pjese ne te gjitha aksionet kombetare bashke me te krishteret. Ata moren pjese ne beselidhjet e hapta ose te fshehta, ne komitetet, ne kryengritjet kunder shtetit osman. Ashtu si te krishteret, u flijuan edhe ata, madje shpesh me denime me te rrepta, nga qe kur ishte fjala per fatet e kombit, midis tij dhe fese zgjodhen kombin.
Pavaresia e gjeti Shqiperine ne nje kaos te plote. Megjithate, edhe midis kesaj rremuje ballkanike te papare, edhe midis principatave te percara, midis programeve, flamureve, peshkopeve, imameve, feudaleve, poeteve e banditeve, shkurt, edhe ne ditet kur dukej sikur shqiptaret nuk kerkonin vecse shkaqe per t'u kacafytur, percarja fetare, me ndonje perjashtim te rralle, nuk u shfaq.
Nje nga shpjegimet, si te thuash, nje nga sekretet perse pas kaosit mbreteria e Zogut arriti ne nje kohe te shkurter te vendoste rregullin ne Shqiperi ka qene edhe legjislacioni per marredheniet e te tri feve me shtetin shqiptar. Ndonese i perpiluar trecerek shekulli me pare, ky legjislacion eshte me i miri gjer me sot, ne historine e Shqiperise dhe nje nder me te miret ne Evrope. Ai eshte i tille nga qe bazohet ne traditen per te cilen folem me lart. Perfitoj nga rasti per t'iu sugjeruar autoriteteve shqiptare qe, lidhur me problemet e sotme te ngjashme, do te benin mire te keshilloheshin me ate legjislacion.
3.
Historia e harmonise fetare ne Shqiperi nuk eshte nje histori idilike. Ne thelb ajo ka qene dhe mbetet dramatike. Nuk e kam fjalen per episode te tilla si farsa tragjikomike e ndalimit te besimeve prej regjimit komunist. As per mallkimin qe ne emer te fese, iu be alfabetit shqiptar dhe ortodokseve shqiptare qe e lexonin ate. E as per rebelimin proturk te Haxhi Qamilit. Historia ka qene ne thelb dramatike, sepse ka qene perhere e mbarsur me rreziqe te medha.
Sot, ne Shqiperine demokratike, te gjitha rreziqet e kapercyera jane prape te mundshme. Ato jane te tilla, sic u tha, ne Evrope e, padyshim ne bote. Ne fund te fundit, ngaqe jane te tilla, te mundshme, ne jemi mbledhur te flasim e te shqetesohemi per to.
Harmonia fetare, sa c'eshte madheshtore si ngrehine, aq eshte edhe e brishte. Mjafton e cara e pare serioze, mjafton radikalizimi i njerit prej besimeve, qe ngrehina te shembet.
Ne rastin e Shqiperise, te tre besimet, ashtu sic e pame, jane te lidhura me kombin, me vete ekzistencen e tij. Neve nuk na lejohet asnje sjellje e papergjegjshme, asnje harrese, asnje pakujdesi, ne mirembajtjen e kesaj ngrehine. Aq me pak na lejohen pasionet meskine, anesite, per te mos permendur provokimet dhe provokatoret.
Se pari, ne duhet te jemi te qarte per gjerat themelore, per ato qe jeta dhe historia i kane vendosur nje here e pergjithmone e qe nuk kane nevoje te vihen ne dyshim. Te gjithe popujt e qyteteruar e bejne kete. Asnje vend qe quhet i tille nuk i shkul e i ngul themelet e tij cdo vit e cdo stine, si nomadet.
Themeli i themeleve ne ceshtjen fetare ne Shqiperi eshte qe te tre besimet kryesore, jane te tria barazisht te rendesishme e barazisht te ligjshme. Katoliket, pavaresisht se jane me te pakte ne numer, perfaqesojne fene e pare te shiqptareve. Si te tlle ata kane nje zbritje vertikale ne historine dhe kulturen shqiptare te pashembullt. Si te tille, ata i kane dhene kombit shqiptar simbole dhe shenja themelore, nga Gjergj Kastrioti te Nene Tereza. Shkurt, ata jane ura me e vjeter, asnjehere e shembur, qe lidh Shqiperine me Evropen.
Myslimanet shqiptare, ndonese feja me e re ne Shqiperi, kane te njejtin legjimitet. Ai sigurohet jo vetem nga prania e tyre e fuqishme numerike, por nga kontributi rrjedhimisht i fuqishem ne gjithe rrugetimin e popullit shqiptar drejt lirise dhe emancipimit.
Ortodokset shqiptare, ashtu si katoliket, ashtu si myslymanet, kane qene pjese e pandare e korpusit kombetar ne te gjitha stuhite qe ai ka perballuar. Keqkupitmit te pafalshem, lidhur me kombesine, ata i kundervune kontributin e tyre kolosal ne Rilindjen Kombetare Shqiptare, krahas vellezerve katolike e myslimane.
Ky drejtpeshim midis tre besimeve kryesore, duke mos harruar ketu edhe komunitetin e katert bektashizmin, nuk eshte nje deshire e marre per realitet. Dhe as retorike poetike, ose psikoze pajtuese, e tille qe kerkon drejtpeshimin dhe harmonine atje ku ajo nuk ekziston.
Ky drejtpeshim e ky legjitimitet jane nje realitet, nje thelb. Shqiperia eshte nje vend me tre fe. Ajo nuk mund te identifikohet me asnjeren prej ketyre feve. Ne qofte se ne nuk besojme ne kete, ne nuk besojme ne arsyen tone te te qenit, ne arsyen e te qenit te vete Shqiperise. Si rrjedhoje e kesaj ne, jemi te bindur se respekti i nderjsellte midis besimeve duhet te jete i shenjte ne kete vend. Asnje ngacmim a provokim nuk mund te lejohet midis vete besimeve. Asnje ngacmim i laikeve kunder fetareve. Asnje ngacmim i fetareve kunder laikeve. Se fundi, asnje ngacmim i te tre besimeve kunder shteti.
Tundimet per te kunderten jane verejtur, per fat te keq, kohet e fundit, ne periudhen e demokracise. Keqkuptimet me te ndjeshme jane ato qe lidhen me raportet komb-fe. Perkunder tradites shekullore jane shfaqur prirjet per ta vene fene kunder kombit. Lidhur me nderlikimin e qarqeve fetare greke per t'u mohuar ortodokseve shqiptare kombesine, ky eshte nje problem i rende, qe nuk ndihmon per asgje te mire ne Ballkan. Shpresojme qe qeveria greke te ushtroje aq sa mundet ndikimin e saj ne keto rrethe per te ndrequr nje keqkuptim.
Shfaqja e nje rryme readikale midis myslimanizmit shqiptar e ka shqetesura kohet e fundit jo vetem opinionin, por, sic eshte deshmuar ne shtyp e ne TV edhe vete komunitetin mysliman. Mendoj se konflikti del nga kuadri i brendshem fetar qysh ne castin kur prek raportet me kombin. Ne shkrime dhe deklarata, vertet te rralla, por shpesh te qarta, ne shtyp dhe ne internet, jane hedhur ide qe e mohojne haptas kombin shqiptar, ne emer te nje kombi tjeter, atij islamik. Jemi te sigurte se nje shpallje e tille nuk mund te kete perkrahje midis shumices se islamisteve te rinj shqiptare, nje pjese e te cileve kane kryer studimet ne vendet arabe.
Si ne rastin e panhelenizmit, shoqeruar me proselitizmin e emigranteve shqiptare, ashtu dhe ne rastin e panarabizmit, kemi te bejme me nje perpjekje per tkurrje te kombit shqiptar.Thene ndryshe, kemi te bejme me nje version "soft" te copetimit te vendit. Nje dhunim tjeter i rende, i ndeshur sidomos ne propagandat antishqiptare, ka qene percudnimi i idese se lire e te drejtave te njeriut, duke u identifikuar vetem me ato fetare. Per nje kohe te gjate ropaganda e Milloshevicit u perpoq t'i mbushte mendjen botes se lufta per liri e shqiptareve te Kosoves nuk ishte gje tjeter vecse nje lufte fetare e myslymanizmit shqiptar kunder krishterimit serb.
Nuk eshte e veshtire te perfytyrohet sot se sa tragjike do te ishte per Kosoven po te binte ne kete kurth dhe, ne vend te lirise se mirefillte te kerkonte lirine fetare. Kurse ne vend te krimineleve serbe t'i shpallte lufte krishterimit fqinj. Nje vend i larget ne malet e Kaukazit, Cecenia, po e paguan shtrenjte nje ngaterrese te ngjashme.
Nje tjeter problem qe lidhet me trysnine radikale fetare eshte perpjekja per te shfrytezuar historine e vendit. Nga acarimet midis fondamentalisteve, rrezikohet percudnimi i historise shqiptare gjer ne ate shkalle sa qe per pezm kunder krishterimit te mohohen rrenjet, te mohohet autoktonia e popullit shqiptar ne trojet e tij. Ne e dime se si ndodh ne Ballkan kur teza te tilla dalin nga skajimi kinse historik, per t'u shnderruar aty per aty ne tragjedi njerezore. Mbeshtetur nga teza te tilla popullsia came u debua nga trojet e veta gjashtedhjete vjet me pare. Mbeshtetur prej tyre 300.000 shqiptare te Kosoves u debuan ne Turqi prej Jugosllavise se Rankovicit. Se fundi, ne pame me syte tane debimin e gati nje milion shqiptareve te Kosoves ne prag te shekullit 21.
Duke iu rikthyer idese se ruajtjes se drejtpeshimit fetar ne Shqiperi, mendoj se eshte koha qe shteti shqiptar t'i siguroje nje baze kushtetuese ligjore ketij drejtpeshimi. Institucionet fetare, vendet e kultit, shkollat, fondacionet, kleriket shqiptare ose te huaj qe sherbejne ne to, financimet e brendshme ose te jashtme, te gjitha keto nuk mund t'i lihen rastesise por duhet te rregullohen me ligj.
Si rrjedhoje e kesaj, shteti shqiptar duhet te marre masat per te njemendesuar autoqefaline e kishes ortodokse shqiptare.
Gjithmone ne kete vazhde, si rrjedhoje e faktit qe kombi shqiptar ka tre besime dhe kater komunitete fetare, shteti shqiptar duhet te sigurojne me kushtetute ndalimin e pjesemarrjes se Shqiperise ne aleanca ose liga fetare nga qe cdo aleance e tille bie ndesh me parimin baze te laicitetit te Republikes dhe ve ne pozite diskriminuese dhe perjashtuese besimet e tjera.
Shteti shqiptar duhet te ritheksoje parimin e laicitetit te Republikes, duke e bere te qarte se feja eshte e ndare nga shteti dhe nga politika.
Vendi yne ka zgjedhur rrugen dhe orientimin e vet drejt familjes se tij natyrale, familjes se popujve evropiane. Ai ben pjese sot ne aleancen dhe luften kunder terrorizmit, kesaj flame qe eshte e drejtuar kunder gjithe botes dhe kunder gjithe besimeve.
Vendi yne modest ndodhet tani per tani ne ate zone qe quhet si oborri i jashtem i Evropes. Vendet qe ashtu si ne jane ne pritje, i ofrojne kontributet e tyre shtepise evropiane. Kontributi yne, harmonia fetare, eshte mesazhi me i qarte i miqesise e i mirekuptimit qe Shqiperia i dergon sot familjes se popujve.
*Fjalim i mbajtur ne konferencen nderkombetare zhvilluar ne Tirane me teme: "Fete dhe qyteterimet ne mijevjecarin e ri"
Gazeta "Koha Jone"