Re: Si shpjegohet qe shqiptaret ne Shqiperi ngrene Flamurin Grek?
Dje në ditën e Shpalljes së Pavarësisë, Kisha Ortodokse ka bashkuar banorë dhe pushtetarë pa dalllim feje. Dhoksologjia e shenjtë e Flamurit u zhvillua në Katedralen Ngjallja e Krishtit.
Është kjo një traditë e vjetër që është zhvilluar fill pas shpalljes së Pavarësisë në këtë qytet, por që u ndërpre në kohën e regjimit komunist për të rifilluar sërish dhjetë vjet më parë. Gjithë banorët e qytetit, duke përfshirë dhe autoritete të pushtetit dhe partive politike, pa dallim feje, hynë në Kishë dhe morrën pjesë në këtë ceremoni fetare, qëllimi i së cilës është bekimi i Flamurit Kombëtar dhe t?i lutet Zotit për të ruajtur dhe forcuar shtetin shqiptar, për të pasur zhvillim, prosperitet, demokraci, mirëkuptim, paqe dhe tolerancë. Dhoksologjia e shenjtë e Flamurit u zhvillua nga Mitropoliti i Korçës, imzot Johani, i shoqëruar nga gjithë klerikët e Mitropolisë në këtë qytet. Mes të tjerash, ai tha Se ?kisha ortodokse i nxit besimtarët e saj të duan vendin e tyre sepse është e pamundur të duash Zotin dhe të mos duash vendin ku ti jeton. Bekimi i parë i zotit është pavarësia?. Në këtë ceremoni fetare u kujtuan patriotët që gjithë jetën e tyre punuan, luftuan dhe një pjesë e tyre dhanë edhe jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Dhoksologjia përcolli tek të pranishmit besim dhe shpresë dhe një lutje për paqe, dashuri për njëri-tjetrin, falje, mirëkuptim dhe besim tek një e ardhme më e mirë.
Më pas pjesëmarrësit e festimeve të ditës së djeshme u mblodhën tek salla e Teatrit Profesionist ?A.Z. Çajupi?, ku dhe u zhvillua një takim solemn. Ata i përshëndeti Kryetari i Këshillit të Qarkut të Korçës Fehmi Xhemo dhe Prefekti i Korçës. Grupi artistik i Qendrës Kulturore ?Vangjush Mio? dha një program artistik kushtuar historisë së lavdishme të popullit tonë. Më pas drejtues të pushtetit bënë vizita në familje të patriotëve të njohur korçarë.
29/11/2003
Shekulli