Si shpjegohet qe shqiptaret ne Shqiperi ngrene Flamurin Grek?
I vjetri
Primus registratum
Re: Si shpjegohet qe shqiptaret ne Shqiperi ngrene Flamurin Grek?
Sic mund te jeni njoftuar tashme, marshimi i shqiptareve per ne Himare deshtoi. Policia e nje qeverie grekofile e ndali turmen e shqiptareve me ne krye djem vlonjate per te ngritur formalisht flamurin tone kombetar ne Himare, me arsyen e ndyre qe gjoja u shmang incidenti...
Turp per shtetin tone!
Me poshte ju njoh me nje shkrim nga "Rimekembja", e perjavshme analitike(cdo te marte), qe akuzon Mafian Greke ne Shqiperi.
MAFIA GREKE E PLOTFUQISHME NË SHQIPËRI
(analize politike ne "Rimekembja")
(nga QEMAL VELIJA)
Fushatës mediatike, të ndërmarrë gjatë gjithë këtyre viteve, për inkriminimin dhe penalizimin në opinionin e gjerë ndërkombëtar të shqiptarëve, si në vendin dhe shoqërinë e tyre, si në emigracionin e bollshëm në vënde europiane,- duket se po i del kallaji. Refreni i përhershëm se shqiptarët janë mbartës dhe lëvrues të të gjitha llojeve të krimit, dhe se shoqëritë dhe shtetet europiane kanë “gjetur belanë” me këta “shqiptarë kriminelë”, tashmë duhet kërkuar në origjinën e mirëfilltë të tij dhe jo në faktet dhe realitetet inekzistente, deri më tash.
Ai duhet konsideruar, ashtu siç është në të vërtetë, një pjellë e strategjive dhe politikave të armiqësorëve ndaj popullit dhe shoqërisë kombëtare shqiptare e induktuar në opinionin dhe mjedisin mediokër europian, me qëllimin e vetëm për të dëmtuar çdo lloj lëvizje dhe zhvillimi politik që shkon në drejtim të afirmimit dhe përparimit të çështjes kombëtare shqiptare.
Opinioni dhe organizmat ndërkombëtare, duke shkuar “yrysh” pas modës së penalizimit permanent të shqiptarëve, qoftë në vendin e tyre, qoftë në emigracion, ka anashkaluar, në mënyrë të pajustifikueshme dhe të paprinciptë, të drejtat natyrore dhe kombëtare të shqiptarëve. Aplifikimi i tejskajshëm i rasteve të inkriminimit të individëve shqiptarë, duke e përgjithësuar me shoqërinë e tyre në tërësi, madje, duke arritur edhe në dënimin kolektiv në opinionin e përgjithshëm ndërkombëtar, ka qënë deri më tash pasqyra që reflekton pandershmërinë dhe tendenciozitetin e injektuar tek ky opinion publik, i manipuluar në mënyrë të paskrupullt në dëm të shqiptarëve.
Akuzat e pandërprera ndaj shqiptarëve si protagonistë të të gjitha mëkateve me të cilat është molepsur vetë shoqëria liberal-demokratike europiane, di droga, prostitucioni, trafiku i armëve, i organeve njerëzore, i klandestinëve, etj - duket se kanë shërbyer më së miri për hartuesit, përcjellësit dhe konsumuesit e këtyre akuzave që i kanë ngritur dhe i kanë trupëzuar në opinionin e gjerë ndërkombëtar, në dy drejtime:
Së pari, për përpunuesit e kësaj klime inkriminuese për shqiptarët, ky penalizim kolektiv i shqiptarëve ka vlejtur për diferencimin e tyre, krahasimisht me të tjerët, në të drejtat njerëzore dhe kombëtare. Gjithashtu, për largimin e vëmendjes së opinionit ndërkombëtar nga politikat diskreminuese, diversioniste e rrënimtare që janë zhvilluar së jashtmi mbi ta, mbi shtetin e tyre dhe mbi shoqërinë kombëtare shqiptare në përgjithësi.
Nëpërmjet paraqitjes si një popull i prirur drejt kriminalitetit, drejt “barbarisë”, drejt çdo aktiviteti të paligjshëm e dëmsjellës, është mbjellë psikoza në opinionin publik ndërkombëtar se ky popull më tej nuk e meriton, madje, paraqet rrezikshmëri, nëse do ti përfilleshin të drejtat dhe aspiratat kombëtarepër një shtet të përbashkuar kombëtar në Ballkan. Ndërkohë që, prej këtij opinioni duheshin parë me dashamirësi dhe përkujdesje interesat dhe ndërhyrjet e fqinjëve greko-sllavë, të cilët mund t'i mbanin nën tutelë dhe të neutralizonin këtë “rrezik” imagjinar shqiptar.
Së dyti, për konsumuesit e kësaj mode të inkriminimit dhe penalizimit kolektiv të shqiptarëve, domethënë për shoqëritë e mplakura e të tejngopura, si në mirëqenie ashtu dhe në perversitete, të europianëve, ky lloj adresimi i protagonizmit të krimit mbi shqiptarët, shërbente dhe vazhdon të shërbejë si një valvolë shkarkuese për plagët dhe mëkatet e vetë atyre. Pra, lehtësimi duke ia hedhur barrën e fajit “tjetrit”, duke e kërkuar të keqen që mbartin prej zvetënimit dhe degradimit të thelbit social të tyre, tek “tjetri” që paska ardhur si një virues i rrezikshëm në gjirin e shoqërive të tyre.
Kemi shkruar edhe herë të tjera se fokusimi i politikave, organizmave opinionit ndërkombëtar, në inkriminimin kolektiv të shqiptarëve, nuk është gjë tjetër veçse një spekullim i madh dhe i paskrupullt që bëhet ndaj tyre, është një instrumentalizim dhe mbulesë për strategjitë e vërteta politike që luhen edhe në kurriz të shqiptarëve, për pazaret që lidhen në dëm të tyre, për makinacionet që kanë synim t'i lënë shqiptarët në parealizim të interesave dhe aspiratës së tyre, në vorbullën e mjerimit ku i ka hedhur fati historik.
Dhe realisht të gjitha hulumtimet, faktet, realitetet, të çojnë në përfundimin se, në përfshirjen e tyre të rrjetet e trafiqeve dhe të kriminalitetit, shqiptarët nuk janë veçse viktima në këtë proçes, pasi padronët dhe strukturat e mirëfillta të tyre janë me përkatësi dhe identitet të vetë shoqërive pritëse të shqiptarëve. Janë “jakat e bardha” dhe organizatat tradicionale të mafias dhe krimit europian, ato që kontrollojnë trafikun e drogës, prostitucionit, të armëve, klandestinëve, të organeve njerëzore, ndërsa shqiptarët vetëm të punësuarit prej tyre, viktimat, dhe shpesh lëndët e para me të cilën realizohen ato. Dhe imazhi i krijuar në mënyrë manipulative në opinion, i një mafie shqiptare, i një kriminaliteti ekskluziv shqiptar, i një prirje kolektive të shqiptarëve drejt krimit, nuk është veçse një mit.
Zhvlerësimi i këtij miti
Profilin kriminal të shqiptarëve, të krijuar dhe amplifikuar nga media dhe politika greke për emigracionin shqiptar atje, një Mit e quan edhe gazetari i BBC në Athinë, Robert Goro, në emisionin e datës 13 tetor, duke iu referuar një studimi serioz të publikuar së fundmi në Greqi, i cili nxjerr shqiptarët në një nivel shumë të të ulët kriminaliteti në përqindje në krahasim me emigrantët e kombësive të tjera apo edhe se vetë grekët. Ndërkohë, përgjatë këtyre viteve, ata i ishin paraqitur opinionit grek, si dhe atij ndërkombëtar, me fytyrën e “djallit”.
Në klasifikimin e llojeve të krimit, shqiptarët në Greqi dalloheshin për dokumenta të fallsifikuara (të kuptueshme për nevojat utilitare dhe jo si prirje për shkelje të ligjit, duke u stimuluar për këto lloj kundërvajtje, prej vetë praktikave diskriminuese të shtetit grek ndaj emigracionit shqiptar), si dhe për vagabondazh (që në të vërtetë ngarkon me faj vetë shtetin grek për mosplotësimin e kushteve për emigrantët). Ndërsa për krimet e rënda, grekët vetë si dhe emigrantët nga Serbia, mbanin vendin e parë, duke lënë shumë mbrapa shqiptarët.
Miti i “shqiptarëve kriminelë” zhvlerësohet edhe nëse do të marrim parasysh me objektivitet shkallën dhe modelet e krimeve, jo vetëm në Greqi, por edhe në Itali e në vende të tjera të komunitetit europian.
Krime monstruoze si pedofilia, vrasjet në grup, copëtimet e kufomave (duke i ruajtur pastej në frigorifer apo duke shëtitur me koka viktimash në shoqëri), maniakët seksualë, monstrat që vrasin me grafik femrat apo fëmijët, e shumë e shumë lloje të tjera të përbindshme, - nuk janë vepër e shqiptarëve, por e italianëve, grekëve, zvicerianëve, nordikëve, etj.
Ndërsa vrasjet e ndodhura ndërmjet shqiptarëve apo prej shqiptarëve nuk kanë pse t’u bëjnë përshtypje europianëve, pasi janë në modelin e huazuar po prej tyre, larje hesapesh, ndëshkime të tipit mafioz, konkurencë tregu apo trafiku etj., dhe jo rrallë, pas tyre, si nxitës apo urdhërues, mund të jenë pikërisht shefat vendalinj.
Prostitucioni, kjo dukuri e re ndër shqiptarë e për shqiptarë, ka qenë institucionalizuar në botën e qytetëruar shumë para epokës së ardhjes së shqiptarëve në vendet e tyre. Kështu që pak mijëra shqiptarë që iu bashkuan ushtrisë së “mishit të bardhë” që gëlon metropoleve europiane, janë veçse një taborr i pa peshë, që nuk mund të japë shkas për inkriminimin e të gjithë shoqërisë shqiptare, si në vendin e vet, ashtu edhe në emigracion.
Nëse është fjala për konkurencë në këtë rast, kjo nuk përbën shkas për t’i quajtur kurvat, kodoshët apo vetë kurvërinë europiane, të ndërshme, për shkak se iu prishin pazarin hallexheshat shqiptare.
Klandestiniteti nuk është vepër shqiptare, shumë-shumë mund të jetë pjesë e lëndës së parë, por jo dhe prodhim eksluziv shqiptar. Një gomone shqiptarësh nuk ka pse të ngrejë alarmin në Europë, kur në brigjet e Italisë, Francës apo Greqisë zbarkohen (apo edhe mbyten) anije të përplota me mijëra aziatikë, apo afrikano-veriorë.
Kalimi i kurdëve apo i pakistanezëve, tranzit nga Shqipëria, nuk ka pse të ngrejë fushatë dhe penalizim të shqiptarëve, kur ato vijnë “peshqesh” nga një shtet përbërës i Komunitetit Europian si Greqia dhe shkojnë përsëri në një shtet tjetër europian, si Italia.
Më tej, trafiku i vizave, kalimet klandestine, apo joshjen për emigracion klandestin apo të jashtligjshëm, jo rrallë e nxisin apo administrojnë vetë institucionet përfaqësuese të shteteve përkatëse në Shqipëri, si ambasada, konsullata, përfaqësi tregtare, shoqata, fondacione etj., të cilat (njerëzit që punojnë në to), prej këtij proçesi, vjelin edhe shuma të majme prej vobektësisë dhe nevojës shqiptare.
Më tej, janë vetë shtetet europiane që stimulojnë klandestinitetin duke mos plotësuar kriteret e emigracionit normal, për të përfituar nga ky lloj trafiku, si dhe prej punës së zezë e mosplotësimit të detyrimeve e kushteve për emigrantët, duke shfrytëzuar në mënyrë koloniale krahun e lirë të punës së tyre.
Natyrisht, individë shqiptarë në emigracion, sidomos në shtetet fqinjë si Greqia dhe Italia, janë përfshirë në botën e krimit, shpesh të detyruar nga kushtet dhe ofertat që kanë gjetur në ato shtete ku kanë shkuar, por ato nuk janë tjetër veçse prodhim i vetë sistemit ku kanë tentuar të integrohen dhe jetojnë.
Për më tepër, ata janë veçse individë dhe nuk mund të përfaqësojnë të gjithë shoqërinë shqiptare (siç është prirja e deritanishme në organizma apo opinion ndërkombëtar), karakterin etno-psikologjik të saj, prirjet dhe natyrën gjenetike si popull e si komb, siç është parapëlqyer të përhapet dhe të hedhë rrënjë legjenda mbi ta në opinionin europian e, sidomos, në shtetet fqinjë si Greqia dhe Italia.
Vetëstudimi në fjalë, që iu referuam nëpërmjet gazetarit Robert Goro në krye të këtij trajtimi, përgënjeshtron dhe nxjerr zbuluar maskaradën që është ngritur dhe ka vepruar djallëzisht dhe pafytyrësisht, përgjatë këtyre viteve, nga politikat dhe propagandat antishqiptare të fqinjëve grekë.
Duke dashur të kalojmë në realitetin brendashqiptar, pra, në zhvillimet brenda shtetit politik të tyre, përsëri sjellim një fakt që rrëzon bindshëm mitin e “Mafias shqiptare”.
“Grekët, kapot e mafias shqiptare”
Ky është titulli i një lajmi të “parëndësishëm” në një të përditshme shqiptare, disa muaj më parë (“Korrieri”, 30 prill 2003), të cilit i është kushtuar vetëm një çerek kolone në faqet e brendshme me 40 rradhë. Pritëm me vëmendje që kjo të përbënte realisht një “boom” në të gjitha mediat shqiptare, për më tepër, kur lajtmotivi retorik dhe demagogjik i saj është “lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit”, në kuadër të orientimeve dhe këshillave të organizmave ndërkombëtare.
Pritëm me kureshtje edhe reagimin e politikës dhe institucioneve pushtetore shqiptare, të cilët shumë bukur mund t’ia faturonin të zezat që iu ngarkohen atyre, pikërisht protagonistëve për të cilët flet lajmi në fjalë, por heshtja nënkupton gjë tjetër. Kthyem kryet nga opozita, se mos shfrytëzonte, të paktën për luftë politike ndaj mazhorancës qeverisëse, përgjegjëse edhe për zhvillimet në këtë rrafsh, por duket se edhe për këtë nuk pati voli ky lajm.
As organizmat ndërkombëtare nuk denjuan ta drejtojnë vëmendjen karshi kësaj piste të re, prej ku mund të niste lufta reale ndaj krimit të organizuar dhe mafies në territorin shqiptar.
Heshtja që shoqëroi këtë lajm nuk mund të klasifikohet dhe të arsyetohet me parëndësinë apo pavertësinë e tij. “Korrieri”, në ato rradhë të kursyera, i referohej gazetës me peshë të Athinës, “Elefterotipia”, dhe nuk ishte trilli apo dëshira e ndonjë gazetari tendencioz shqiptar.
Për të qënë më konkret, le të citojmë ç’ka është shkruar në të: “Mafia shqiptare është vetëm një mit. Krimi i organizuar në Jug të Shqipërisë është punë e pastër e grekëve, duke qënë se “kapot”, ndërlidhjet me blerësit e drogës, të armëve dhe të tjerave “prodhime të krimit” gjenden në Greqi”. (Sipas “Korrierit” që citon “Elefterotipia”-n) e cila, nga nga ana e saj, i referohet burimeve policore.
Më tej, përcaktohet edhe se “Qendrat e mëdha të mafiozëve grekë që e çojnë rrjetën e krimit në Jugun e Shqipërisë, gjenden në Patra, Athinë dhe në Selanik. Filialet e fuqishme lokale gjenden edhe në ishullin e Korfuzit, në Gumenicë dhe Janinë”.
Në këtë rast, gazeta “Elefterotipia” bën një shërbim të madh për shqiptarët, por vetë shqiptarët nuk marrin mundimin ta përçojnë më tej atë, duke sensibilizuar opinionin për çka ndodh me ta, dhe në kurriz të tyre. Kontrolli i krimit dhe trafiqeve nga organizatat kriminale apo mafioze greke, në të vërtetë, ishte diçka që ndjehej vagëllimthi apo me intuitë në opinionin e vetëdijshëm shqiptar, pasi logjika e donte që nuk kishte sesi të kishte një rrjet të fuqishëm mafioz apo kriminal shqiptar, i cili të vepronte në Greqi, dhe shteti grek të ishte i pafuqishëm për të vepruar dhe të lejonte që ai të vepronte i pavarur në Greqi.
Pra, ishin vetë grekët që kishin përtithur në këto organiazata shqiptarët, të cilët, më tej, do të luanin rolin e çirakut në këto veprimtari. Pro, deklarimi publik që vjen për më tepër nga një gazetë greke (pra, nuk mund të dyshohet për tendenciozitet apo qëllime antigreke), bën të qartë mekanizmin se si ka funksionuar inkriminimi i shqiptarëve në trafiqe dhe në botën e krimit.
Duke iu kthyer edhe njëherë heshtjes që pasoi, dhe harresës së qëllimshme që iu bë këtij lajmi, ndërkohë kur –media shqiptare nuk kanë përtuar të mbushin faqe-çarçaf të tërë, apo orë të tëra televizive për ndonjë krim ordiner, apo ndonjë lloj gjakmarrje të stisur brenda shoqërisë shqiptare; kur organizmat ndërkombëtare nuk kanë lënë rast pa mbushur raporte, relacione, fletore detyrash, për bëmat e shqiptarëv, për pandreqshmërinë e tyre, për shkallën e lartë të krimit, për më tepër, atij të organizuar; -kur politika rrotullohet në akuza të ndërsjella brenda vetes deri në pafytyrësi e papërgjegjshmëri; -kur, për më tepër, opozita që “gjuan lepurin edhe në zhgun të buallit”, në këtë drejtim është krejt e pandjeshme; -mund të themi se kjo lë shkas për një dyshim të përligjur se kjo “Mafia greke” ka arritur të shtjerë në dorë edhe frymën e institucioneve, edhe moralin e politikës, edhe parimësinë e ndërkombëtarëve, edhe zërin e lirë të mediave shqiptare, edhe mekanizmin vrojtues të opozitës zhurmuese në Shqipëri.
Pa dashur të jemi tendenciozë, arsyeja na çon të shprehemi se e gjithë zhurma që ngrihet mbi shqiptarët, e gjithë fushata penalizuese mbi ta, të gjitha vërejtjet “serioze” të ndërkombëtarëve, të gjitha trysnitë që ushtrohen mbi shqiptarët, -nuk qenkan tjetër veçse në një funksion aspak të ndershëm dhe qëllimmirë. Synimi qenka për të mbuluar faktin që edhe krimin ne e paskemi të importuar prej se jashtëmi, ashtu si konservat, preshët, dhe brekët e çorapet; se edhe botën e krimit na e drejtokan të huajt ashtu si politikën, ekonominë, shoqërinë civile, arsimin, historinë, kulturën e pastrimin e plehrave të kryeqytetit; se edhe organizimi i tij, edhe udhëheqja e tij, qenkan në dorë të të huajve (në këtë rast të grekëve), ashtu si edhe energjitika, telefoni, nafta, regjistrimi i popullsisë e votimet...
E gjithë trusnia ushtrohet, me sa duket, (dhe këtu kemi dëshirë të jemi cinikë e tendenciozë) për ti hequr çdo mundësi vetë shqiptarëve që, -në pamundësi për të organizuar shtetin dhe institucionet e tyre, ekonominë dhe kulturën e tyre, për të zhvilluar dhe përparuar çështjet, interesat dhe aspiratat e tyre, -të paktën të jenë të fuqishëm, të pavarur, dhe konkurrentë në botën e krimit! Europa, siç duket, është xhelozia dhe aspak tolerante që një lloj eksluziviteti ta kenë shqiptarët, për t’iu bërë atyre karshillëk!
Pra, mafia që veproka në Shqipëri qenka nomenklaturë europiane, na vjen ne shqiptarëve prej shteteve të një Bashkësie në të cilën aspirojnë të integrohemi. Por, para se të integrohemi duhet të dorëzojmë çelësat, të gjitha eksluzivitetet, duhet të hapim të gjitha dyert e dritaret, të lëshojmë oxhakun, shtratin dhe WC-në , nën administrim dhe kontroll të europianëve, qofshin edhe grekë apo italianë, dhe atë të fundit (pra, WC-në paska vite që e administroka dhe kontrolloka fqinji grek!), dhe integrimi, siç duket paska filluar nga kjo anë...
Më tej, logjikshëm duhen shtruar pyetjet:- Kur u instalua fuqishëm kjo Mafia greke në territorin shqiptar?, -Po institucionet, politika, shoqëria, media shqiptare, në ç’raport qëndrojnë me këtë fenomen?, Ç’rol ka vetë shteti grek, e më tej, faktori ndërkombëtar në lidhje me këtë proces?
Anarshia e diktuar e vitit 1997
“Krimi filloi të shfaqet para pesë vjetësh, u zhvillua shpejt, dhe arriti kulmin në gjashtë muajt e fundit, pas rebelimit dhe fillimit të anarkisë në Jugun shqiptar, pohon gazeta e Athinës. E përditshmja greke thekson se grupet kryesore mafioze veprojnë në qytetet shqiptare Gjirokastër, Sarandë dhe Ksamil, si dhe autoritetet policore e dijnë se kush janë shefat e tyre, ku jetojnë ata, sa njerëz i ruajnë, dhe me kë bashkëpunojnë ata” –përfundon citimin “Korrieri”.
Pra, siç shihet instalimi i kësaj Mafie greke filloi me katrahurën e vitit 1997 në territorine shtetit shqiptar, i cili u vu në diskutim të ekzistencës së tij. Shumë është folur, por më tepër është hedhur mjegull për motivet, zhvillimet, protagonizmin, rrethanat, e ngjarjeve tragjike të vitit 1997. Madje, një pjesë e propogandës është orvatur ta paraqesë edhe si një revoltë popullore për shkaqe të keq-qeverisjes berishiane (gjë që është vetëm preteksi, por jo dhe arsyeja e vërtetë), si një revolucion demokratik (!), apo si një lëvizje antidiktaturë.
Një palë i “kanë rënë fyellit në një vrimë”, aq të dëshiruar prej qarqeve antishqiptare ballkanike apo kontinentale, duke ngritur dhe përpjekur të ngulisin në opinion tezën se, ’97-a ishte rezultat i përçarjes dhe kundërshtisë historike e aktuale të Jugut me Veriun, të një resentimenti negativ për “pushtetin e malokëve”, të një urrejtjeje patologjike të jugorëve karshi veriorëve.
Nuk mund të mohohet se elementë të tillë u frynë qëllimisht dhe u përdorën si mbulojë e shkaqeve të vërteta të ngjarjeve të atij viti të mbrapshtë, ashtu siç bëhen përpjekje për të injektuar në opinion, në vetëdije dhe mendësi të shqiptarëve, shumë lloj ndarjesh e përçarjesh qoftë religjioze, qoftë krahinore, qoftë klasore, etj.
Të tjerë e thjeshtëzojnë problemin, duke ia lënë fajin vetëm çështjes së parave të grabitura nga firmat piramidale dhe ndërhyrjes spontane të popullit të mashtruar. Në mënyrë të tërthortë e të vagullt, u fol edhe për ndikimin grek apo nxitjen greke për atë pështjellim të shtetit dhe shoqërisë.
Por, analizat u ndalën pa shkuar deri në fund për zbulimin e shkaqeve reale. Ajo ç’ka shkruan gazeta e Athinës “Elefterotipia”, hedh dritë, ndoshta padashje, mbi bjë pistë tepër sinjifikative dhe shumë më të thellë për sqarimin e shkaqeve dhe rrjedhojave të ngjarjeve të vitit 1997. pra, protagonizmin e Mafias greke në to, me qëllim shtrirjen e saj në territorin shqiptar dhe kontrollin e hapësirave të shtetit shqiptar.
Kuptohet, se kjo nuk mund të realizohej pa mbështetjen e bashkëpunëtorëve shqiptarë të saj në strukturat e politikës, medias, shoqërisë shqiptare, si dhe pa një veprimtari paraprake për krijimin e premisave deri në arritjen e synimit. Në këtë hulli, analiza do të kërkonte një zbërthim të të fjitha këtyre parakushteve dhe rrethanave që bënë të mundur këtë proces, gjë që del jashtë caqeve të këtij shkrimi dhe na obligon për tu marrë në një rast tjetër më gjerësisht dhe më thellësisht me të në mënyrë të posaçme.
Megjithatë, nuk mund të mos përmendim, për këtë rast, hapësirat që krijuan institucionet e shtetit shqiptar për infiltrimin dhe veprimin e falangave greke, sidomos në jugun e Shqipërisë, prirjen e politikës për të orientuar marrëdhëniet e jashtëme, tregun, interesat e individëve drejt Greqisë, për ta paraqitur fqinjin jugor si “barkën e shpëtimit” për nevojat jetike të shqiptarëve.
Në këtë aspekt, padyshim, një rol vendimtar kanë luajtur edhe strukturat diversioniste të shtetit grek në territorin shqiptar, si PBDNJ, Omonia, elementë të klerit ortodoksë grekë apo grekofil, shoqata, përfaqësi tregëtare e kulturore, e pse jo, dhe rrjetet e përherëshme të agjenturës greke e serbe në Shqipëri.
Prirja e tregut dhe interesave të individëve drejt Greqisë krijoi edhe kushtet për rekrutimin dhe përthithjen e mjaft individëve në strukturat mafioze apo të krimit të organizuar në Greqi, gjë që bëri të mundur, më pastaj, edhe realizimin e skemës për vitin 1997, dhe instalimit të fuqishëm të Mafias greke në Jugun shqiptar, siç shkruan “Elefterotipia”.
Si konkluzion, ngjarjet e vitit 1997, pra paskan qenë në funksion të lëvizjes mafioze greke, për të kontrolluar tërësisht hapësirat e jugut shqiptar qoftë edhe me një zhvillim të skajshëm deri në zhbërjen eventuale të shtetit politik shqiptar, eveniment mjaft i lakmueshëm dhe për të cilin kanë punuar intensivisht politika greke e ajo serbe në bashkëpunim gjatë gjithë kohës, -gjë e cila për pak u arrit.
Po vetë shqiptarët?!
Shqiptarët, si përherë, në këto ngjarje u bënë me pavetëdije protagonistë të rrënimit të shtetit të tyre, duke rënë në grackën që kishin ngritur të tjerët, por në të cilën, kishin punuar edhe vetë për të përgatitur atë.
Institucionet e shtetit ishin neutralizuar, apo më së paku, ishin kthyer inerte dhe të pafuqishëm për të vepruar në kohë dhe me efektivitet për parandalimin e rrjedhojave të tilla. Politika, e mbyllur në qerthullin e interesave të individëve që e përbëjnë apo e drejtojnë atë, luante për interesat meskine të saj, edhe pse ishte vënë në rrezik vetë ekzistenca e shtetit.
Më tej, po ata individë që kishin rolin protagonist në këtë politikë shqiptare apo që edhe administronin e drejtonin institucionet e shtetit, duhen vështruar në profilin e vërtetë të tyre, si mercenarë dhe instrumentë të qarqeve politike jashtëshqiptare, dhe që, si të tillë, nuk kanë asnjë skrupull apo vetëdije nacionale, e më tej, sa që diskutohet edhe për moral e ndershmëri qytetare e politike.
Kështu që u bënë pjesë apo protagonistë të zhvillimeve rrënimtare të shtetit dhe shoqërisë, si elementë të skemës së pregatitur diku nëpër kancelaritë e errëta të Athinës, e eme miratimin e plotë të Beogradit e të ndonjë kryeqyteti europian... Të mos harrojmë se ata që kërcyen me trampolinë në krye të politikës shqiptare të mbas vitit 1990, më së shumti, kishin përkrahjen dhe rekomandimin e qarqeve politike të huaja, e në mënyrë të veçantë të atyre greke e serbe. Kjo tashmë është bërë evidente, jo vetëm prej prononcimeve apo akuzave të ndërsjella që kanë bërë për njëri-tjetrin në momente të acarimit mes vedi, por edhe nga rrjedha që ka marrë shteti dhe shoqëria shqiptare përgjatë këtyre 13 viteve.
Dhe kur politika është kthyer në mercenare, nuk mund të thuhet tjetër gjë për mediat e kontrolluara tërësishtprej saj, të cilat në vend të ngrinin dhe ndërgjegjësonin shoqërinë qytetare për rreziqet që i vinin dhe vazhdojnë ti vijnë prej një politike të tillë mercenare dhe prej procesit kolonizator të fqinjëve kundrejt Shqipërisë, apo më tej, prej shtrirjes dhe kontrollit të Mafias greke (në një hapësirë tjetër, pse jo edhe italiane dhe serbe) –është kthyer në një instrument të verbër në duart e vetë këtyre elementëve dhe përpunon opinionin publik drejt një qorollepseje dhe drejt një dëshpërimi fatal, duke fikur çdo ndjenjë dhe reagim spontan, të natyrshëm apo organik të vetë shoqërisë. E më tej, shoqëria e tradhëtuar nga të gjitha anët prej politikës së saj, prej institucioneve të saj, prej intelektualëve të saj, pre “pushtetit të katërt” të saj, -ka marrë një profil indiferent, duke u strukur në mjerimin e vet, njëlloj si gomari që thoshte “Ishalla jam në ëndërr!”.
Ndërkohë duhet thënë se kjo Mafie greke ka gjetur bashkëpunëtorët e saj të devotshëm pikërisht në të tilla struktura si politika, media, “shoqëria civile”, etj, dhe nuk ka se si të jetë ndryshe, kur ajo gëzon imunitetin, jo vetëm për të mos u goditur institucionalisht, por edhe për të mos u përmendur në opinion.
Duke marrë në konsideratë piketat konkrete të qendrave kryesore të kësaj mefie greke në Shqipëri, si në Gjirokastër, Sarandë apo Ksamil, nuk është e vështirë të nxirren përfundime se pse këto qendra janë edhe më të preferuarat dhe të lakmuarat për “investime”, për tendera, për “zhvillim turistik”, e për përqëndrim të pronave private të mjaft politikanëve të lakuar e të akuzuar ndër vedi në mënyrë të ndërsjellë.
Po roli i shtetit grek në këtë mesele?!
“Elefterotipia” (sipas “Korrierit”), me një sinqeritet dinjitoz, thekson se “autoritetet policore e dijnë se kush janë shefat e tyre, ku jetojnë ata, sa njerëz i ruajnë dhe me kë bashkëpunojnë ata”. Pra, shteti grek është në dijeni të plotë, dhe përderisa nuk ka vepruar, në këto pesë vjet, do të thotë se, nëse nuk është protagonist në këtë proces, të paktën është mbështetës dhe mburojë e tyre. Në anën tjetër, implikimi i mjaft shqiptarëve (politikanë, mediatikë, pushtetarë, biznesmenë, etj.) me këtë Mafie greke, sjell mjaft lehtë si për ti manipuluar dhe detyruar këta individë që të veprojnë sipas politikave greke dhe strategjive greke mbi Shqipërinë, në favor të strategjisë, tashmë të deklaruar, për helenizimin dhe tjetërsimin e shoqërisë shqiptare në shtetin e tyre politik. Përunjësia e politikës dhe institucioneve të shtetit shqiptar karshi arrogancës, cinizmit, diversionit e deri terrorizmit shtetëror grek, tregon qartë se fijet e kësaj Mafie shkojnë deri lart në kupolën e politikës shqiptare, dhe shteti grek, duke qënë i mirënjohur po dhe nismëtar i implikimit të tyre, i luan këto fije sipas oreksit të vet.
Në fund të fundit, një shtet mund të kontrollohet nga një tjetër, me të gjitha mënyrat, dhe të gjitha mjetet janë të lejueshme kur i shërbejnë qëllimit madhor. Në këtë rast, përveç mekanizmave të tjerështeti grek ka gjetur mekanizmin efikas të Mafias dhe krimit të organizuar, për të kontrolluar atë pjesë strategjike të hapësirës shqiptare, duke plotësuar njëkohësisht edhe synimet e veta politike, ekonomike e strategjike mbi Shqipërinë.
Shtrirja dhe kontrolli i Mafias greke në Jugun shqiptar është tepër i volitshëm për politikën e shtetit grek, pasi kolonizimi nëpërmjet Mafias është mjaft më dobiprurës dhe më efektiv se kolonizimi nëpërmjet forcave ushtarake. Nuk mund të themi nëse edhe kompanitë e naftës, telefonisë apo ndërtimit, që janë emërtesë greke, kanë pjesën e vet në këtë Mafie, apo nëse janë edhe akseset e përparuara të saj, por një gjë dihet me siguri, se edhe këto janë në të njëjtin funksion, atë të kolonizimit të Shqipërisë.
Institucionet ndërkombëtare, dhe veçanërisht ato europiane, në këtë rast, dalin me qëllime mjaft të dyshimta karshi Shqipërisë, kur menjëherë nuk kanë ngritur alarmin për këtë Mafie greke që kontrolloka krimin në Shqipëri, por nuk rreshtin së kërkuari krimin dhe trafikun vetëm ndër shqiptarë. Siç duket, politika “e madhe”, për interesat e saj, bën diferencim favorizues edhe për botën e krimit, duke përkëdhelur me heshtje organizimin kriminal që vjen prej “shoqërive të qytetëruara”, dhe duke penalizuar çirakët që punojnë për to në shoqëritë e tjera, në këtë rast atë shqiptare. Dhe për më tepër, duke penalizuar dhe ndëshkuar, jo vetëm botën e krimit në të, por edhe vetë shoqërinë shqiptare në një penalizim e ndëshkim kolektiv. Parimi real që del në pah në këtë rast është i nxjerrë prej filozofisë së forcës, ku respektohet “e drejta” e rrëmbyer prej më të fortit, dhe ndëshkohet rishtas viktima, e cila në çdo kohë ka vetëm të “drejtën” për të pritur dëshirën që vjen prej më të fortit. Prej kohësh shqiptarët lypin mëshirën, pa dashur të mësojnë se e drejta fitohet dhe nuk dhurohet...”
Tiranë 21 Tetor 2003 Qemal Velija
Flamuri
Se sa neveritse eshte ngritja e flamurit grek ne
vendin tone kjo u pa mire nga Vlora heroike ku te
rinia e jone e irituar jashte mase me Flamurin tone Shqipetar marshuan drejte Himares,per ti treguar atyre grekofilve se kjo toke per jete e mote eshte toke e Shqipetarve.Tani ne prage te festes sone Kombetare apo sic e quajm ne shqipetaret DITA E FLAMURIT-me 28 Nentore kisha nje lutje per vllezrit nga Himare qe te ngrejn flamurin tone kombetar shqipetar ne majen me te larte te Himares dhe te jete nje mesazhe i forte per grekofilet qe per interesa te gjithellojshme
mundohen ta shlyejn nga faqja e dheut krenarin tone Kombetare.Me nderime nga Flamuri
p.s.Nje gabim qe permisohet nuk eshte me gabim!?.
korcare o ic fare
Perderisa jemi shqiptar dhe jetojme ne Shqiperi eshte nje fyerje teper e madhe qe i behet kombit shqiptar duke ngritur nje flamur te huaj.Ne territorin tone ka vend vetem per nje flamur,flamurin e Skenderbeut.
markush
Mendoj se 70% e shqiperis eshte e "pushtuar" nga greku ekonomia ,politika,pushtetaret e degjeneruar qe nuk ngopen me miliardat qe po shesin vendin dhe per nje moment te mendojn per kete vend nga ku po i viedhin keto lek te lidhur me qeverin fashistoraciste greke.Kjo eshte arsya per te cilen ata te shitur ngriten
genti
E ngriten flamurin ata,mund edhe ta perserisin,por nje gje te kini parasysh se edhe ne durojme durojme dhe e lind nena ndonje djale qe ja ben BAMMM... dhe jo Nano e Bershie por edhe deri ne athine tia degjojne krismen.
CoolAngel
Prokuroria e Vlorës hap një hetim për personat që në mitingun e 12 tetorit fyejnë Shqipërinë duke quajtur fitoren e PBDNJ-së në Himarë një triumf mbi një vend turqish, fashistësh dhe çerdheje të Al Kaidës (Per Shqiperine tone guxojne e flasin keshtu??? Ah, si nuk kam nje grusht te forte...). A mund të shmangej e gjithë kjo? Eshtë një pyetje që përgjigjen zor se mund ta gjejë thjesht në Himarë, arenën ku u luajt melodrama. Interesa partish, qejfmbetje liderësh, pikëpyetje të vëna mbi karriera politike në Tiranë e Athinë. Secila nga këto ka rrezik të ketë qenë strukur kësaj nën ambalazhin gjakndezës të nacionalizmit. Një mënyrë efikase kjo për të krijuar fitimtarë dhe heronj. Por një mënyrë e rrezikshme ama.
Albinos
Postuar nga Drini
[*]Nje tjeter email erdhi ne kutine e albforumit:
Desha te jap mendimin tim per temen e flamurit dhe te hymnit Grek ne Himare.
Per gjera te tilla duhet te jemi teper te prere.
Ne Himare shikoj qe sa here votohet,mblidhen me "kuc e me mac",qe nga shumica e
mjeteve te informecionit ashtu edhe njerez te degjuar,aktore etj,te cilet dalin
pastaj neper kanalet e ndryshme televizive e gazeta dhe "te mallengjejne" me
tregimet e tyre mbi "padrejtesite e medha qe u behen gjate votimit
degjuam per "deshmine" idiote te babait Dhima(te Piros),qe thoshte qe sigurimi
i fshehte Shqipetar me vetura kalonte ne rruget e Himares -me 200 km ne ore dhe
nga makina hidhnin gure ne rrotat e makines se tyre,te cilet (guret) rrota u a
hidhte atyre-.[/list][*]
"Keto jane shprehjet fjale per fjale dhe une nuk mund te konceptoj
as si mund te kaloje mekina me shpejtesi 200 km/ore,as si mund te hedhesh gure
ne makinen tende qe te godasesh te tjeret.U zgjata pak ketu per te treguar
cfare idiotizmash flasin keta deshmitare,por edhe cfare gomarlleqesh botohen
ose dalin neper kanale
Qendrimi duhet te jete i vendosur por edhe i matur dhe i mbeshtetur ne
ligje.Une nuk votova per nxjerjen jashte ligjit te PMDNJ,sepse nuk mund te
justifikohesh ne opinionin nderkombetar per nje veprim te tille se ata do te
distancohen nga nje veprim i tille.Edhe qeveria e ketushme patjeter do ta
ngrente problemin ne komunitetin europian me versionin e tyre dhe do te
degjohej me shume versioni i tyre(C'ti besh keshtu jane ndertuar keto gjera
duhet te veprojme me zgjuarsi).
Nje gje:KUFIRIN TEK THANA ,por si Europiane te kulturuar dhe te zgjuar.
BRAVO DJEMVE TE VLORES per demostrimi e kulturuar.
Ju pershendes nga larg
lol.gif
Babai i Pirro Dhimes foli keto fjale??
Haaaaaaa ha ha ha ha ha
Top