Si mund te shmangen luftrat!

Kordelja

Valoris scriptorum
Si mund te shmangen luftrat!

Si mund të shmangen luftrat?

Sigmund Frojd i shkruan letër Albert Ainshtainit

Sigmund Frojd


Sigmund Freud është lindur në Freiberg, sot Pribor, në Moravi (Çekosllovaki) më 6 maj 1856 dhe ka vdekur në Londër më 23 shtator 1939. Më 1881 u diplomua për mjekësi në Universitetin e Vjenës. Ndoqi kurset e J. M. Charcot, pranë Salpêtrière në Paris . Më 1886, mbas martesës me Martha Bernays, Freud hapi një studio private për kurimin e sëmundjeve nervore. Rezultati i një bashkëpunimi me Josef Breuer është “Studime mbi histerinë” (1895). Disa nga veprat e tij të rëndësishme janë: “Interpretimi i ëndrrave” (1900), “Psikopatologjia e jetës së përditshme” (1901) “Tre esse mbi teorinë seksuale”, (1905), “Totem e tabù” (1913), “ Metapsikologjia” (1915). “Përtej parimit të kënaqësisë” (1920), “Uni dhe Esi” (1922) “Psikologjia e masës dhe analiza e unit” , (1921), “E ardhmja e një iluzioni” (1927), etj. Sigmund Freud konsiderohet në mënyrë të njëzëshme mendimtar me famë universale si dhe baba i psikoanalizës. [/LIST]

images


I dashur zoti Ainshtain!

Kur dëgjova se Ju kishit dëshirën të shkëmbeni pikpamjet me mua mbi një temë, që është në interesin Tuaj dhe të të tjerëve, e miratova me gjithë vullnetin tim të plotë. Kam mendimin, se Ju keni zgjedhur një problem në kufijtë e dijes, ku secili prej nesh, si fizikanti, ashtu edhe psikologu të kishin startin e vet, e megjithëse vijnë nga drejtime të ndryshme, të mund të takohen në të njëjtin vend. Habitem me pyetjen që më drejtoni, se ç'mund të bëhet, për të ndaluar fatalitetin e luftës prej njerëzve. Por, e kuptoj që pyetjen ma bëni jo si shkencëtar apo fizikant, por si mik i njerëzimit, i cili ndjek shqetësimet e popujve, njësoj si dhe shkencëtari Fridtjof Nansen, që mori përsipër të ndihmonte të uriturit dhe viktimat e luftës botrore. Unë konstatova gjithashtu, që nuk po më kërkohet të bëj propozime praktike, por që të pohoj, se si paraqitet nën këndvështrimin psikologjik problemi i parandalimit të luftës. Në letrën Tuaj, Ju i keni thënë vetë të shumtat e përgjigjeve, pra m‘i keni marrë si të thuash erën e lundrimit varkës sime me vela, por mua më pëlqen të lundroj në ujrat Tuaja, dhe duke aprovuar çdo gjë që Ju parashtroni, më lejoni më tej të mjaftohem duke u zgjeruar pak, mbi bazën e më të mirës çka përmbledhin dijet apo hamendjet e mia. Ju filloni me raportin mes të drejtës dhe pushtetit. Kjo është padyshim pikënisja më e mirë për hulumtimin tonë. Më lejoni që fjalën „pushtet“ ta zvëndësoj me një fjalë më të çjerrë e më të ashpër „dhunë“. E Drejta dhe Dhuna janë kundërshtitë tona të sotme. Është e lehtë të tregosh se njëra është zhvilluar nga tjetra, dhe nëse kthehemi në gjenezë, të shohim se si ka ndodhur së pari, atëherë problemi zgjidhet pa shumë mundim. Me ndjeni, kur të tregoj më poshtë gjëra të ditura dhe të njohura nga të gjithë, sikur të ishin të reja; por këtë do ta bëj në dobi të përgjithësimit. Konfliktet e interesave ndërmjet njerëzve zgjidhen përgjithësisht nëpërmjet dhunës. Kështu është edhe në gjithe botën e kafshëve, nga e cila njeriu duhej të ishte i përjashtuar; për njeriun janë prezente edhe konflikte mendimesh, të cilat arrijnë deri tek lartësia më e lartë e abstraksionit, dhe kërkojnë një teknikë tjetër të zgjidhjes. Por ky është një komplikim i shfaqur më vonë. Fillimisht, në një turmë të vogël njerëzish, vendoste forca e muskulit më të fortë se kujt i përkiste diçka, apo vullneti i cilit do të zbatohej. Forca e muskujve u përforcua dhe u zvendësua më vonë me përdorimin e veglave; fitonte kush kishte armët më të mira, ose kush i përdorte si duhej. Me shfaqjen e armës, superioriteti shpirtëror filloi të mpakë vëndin e forcës së muskujve; Qëllimi përfundimtar i luftës qëndron i njëjtë, njëra palë duhet të detyrohet përmes dëmtimit dhe paralizimit të forcës së saj, të jepet me gjithë pretendimet dhe kundërshtitë. Kjo mbrrihet thellësisht, kur dhuna që vjen nga kundërshtari eleminohet sistematikisht, pra vdes. Kjo ishte gjëndja fillestare. Ne e dimë, ky regjim ka ndryshuar në përshtatje me zhvillimin, e do të ketë një rrugë, që të çon nga Dhuna tek e Drejta, por cila? Ka vetëm një, mendoj unë. Që fuqia më e madhe e një individi të fortë, të mund të eleminohet nga bashkimi i shumë të dobëtve. „Bashkimi bën fuqinë.“ Pushteti i këtij bashkimi pasqyron të Drejtën, në kundërshtim me Dhunën që vjen nga individi. Por që të bëhet kapërcimi nga Dhuna tek e Drejta, duhet plotësuar një kusht psikologjik. Bashkimi i shumicës duhet të jetë i qëndrueshëm dhe jetëgjatë. Vetëm në se do të realizonte qëllimin e tij ky bashkim, pra luftimin dhe mposhtjen e një të plotpushtetshmi, dhe pastaj të shpërbehej, kështu prapë nuk do të mbrrihej asgjë. Dikush tjetër, që do të mbahej përsëri për i fortë, do të synonte përsëri sundimin me dhunë, dhe loja do të përsëritëj pafundësisht. Bashkësia duhet të funksionojë dhe organizohet në mënyrë permanente. Në njohjen e një bashkimi të tillë interesash janë shumë të rëndësishme lidhja e ndjenjave për anëtarët, ndjenjat e grupit, në të cilat mbështetet në të vërtetë fuqia e tij.


images



Marre nga MILOSAO


Mendimi im: me pelqen t'i shoh lufterat vetem pas ekranit, qe kur te lodhem me to ta ve ne pune telekomanden dhe t'i "fik". Me tmerron ideja e tyre nga pikpamja e humbjes sociale. Ne fund eshte vetem populli ai qe humb dhe interesat qe "majmen".
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Si mund te shmangen luftrat!

Simbas teoris se Kobes, seksollog-filozof dhe psikollog i shquar, njeriu eshte kafsh, dhe sa me afer kafshes te ndjehet, sa me shume ne meyre kafshore te sillet, aq me mire ndjhet.

/pf/images/graemlins/laugh.gif

Lufta mund te shmanget duke u fshehur prej saj, duke e pranuar ate ose duke luftuar e fituar ne menyre qe te kontrollosh luftrat e tjera qe do lindin.
 

Guest
Re: Si mund te shmangen luftrat!

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Si mund të shmangen luftrat?


Mendimi im: me pelqen t'i shoh lufterat vetem pas ekranit, qe kur te lodhem me to ta ve ne pune telekomanden dhe t'i "fik". Me tmerron ideja e tyre nga pikpamja e humbjes sociale. Ne fund eshte vetem populli ai qe humb dhe interesat qe "majmen". [/qb]
Mendimi im:Une per vete sdo te doja ti shihja luftrat as ne film,se fundi i fundit dhe ekrani eshte perfaqesues realiteti.Per te mesuar mbi to dhe mbi viktimat e nje lufte do te mjaftohesha me leximin,por nsejse jan gjera qe svaren ne doren tone. :shrug: Ju pyesni si mund te shmangen luftrat!?
Asnjehere nuk jane shmangur dhe nuk do te shmangen ato!
Luftrat,si gjithcka tjeter ne jete,ndryshojne vetem formen por permbajtja e tyre, eshte po ajo.
Keshtu psh, mund te permendim luften e ftohte qe perfshiu USEN dhe RUSINE nga vitet 1947 deri ne vitin 1989:Te dy keto shtete paten mendime te ndryshme shoqerore, <a href="http://www.ntsearch.com/search.php?q=Usa&v=56">Usa</a> mendonte ne kapitalizmin dhe demokracine,ndersa Ruset ne komunizem:Ishin pra pikerisht keto dy shtete qe shkaktuan Luften e Ftohte(Pra nje lloj tjeter lufte)por qe viktimat e kesaj lufte, po te njejta me te cfare do lloj lufteje tjeter,pra Populli.
Edhe sot e kesaj dite lufta eksiston,por ne forma nga me te ndryshmet ne bote.
Shmangja e saj???? Hmmmm,veshtire:
Do te doja te shprehesha keshtu ne fund:

I dua Politikanet,por vetem qe te eksistonin neper pllakata,se vetem ashtu nuk ju ndihet zeri,
dhe populli mund ti grisi kur te doje.
:thumbsup: :wave:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Si mund te shmangen luftrat!

Politikanet jane deshtimi i njerezve ne tratativat diplomatike. Ata jane vetem lojtare te perkohshem mjaft djallezore dhe te masterizuar ne fshehjen e interesave materiale mas atyre sociale.

Shume e goditur ajo shprehja per posterat e tyre. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

copenhagen

Primus registratum
Re: Si mund te shmangen luftrat!

Mendoj se jane te Paevitueshme,perderisa te kete popuj te ndryshem,me interesa te ndryshme..
Dhe vetem per hire te paqes,smund te tolerohen diktator te ndryshem qe masakrojne pa meshire,njerez te pafajshem.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Si mund te shmangen luftrat!

REALISHT;LUFTERAT KANE ZHVILLUAR GJITHMONE SHKENCEN BOTERORE;GJITHASHTU EDHE EKONOMINE!!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Si mund te shmangen luftrat!

... dhe luftrat shmangen vetem me lufte /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Erion Kotti

Primus registratum
Re: Si mund te shmangen luftrat!

Do doja të shtoja se luftrat nuk jan pjell e botës moderne se asnjë vend i zhvilluar sot nuk ka interes të hapi luftë me një vend tjetër.Them se luftrat janë pjellë e varfërisë që existon sot në botë (sidomos në vndet e botës e3të)kjo dëshmon në dhjetra vatra të hapura lufte në Afrikë në Lindjen e Mesme në Çeçeni,luftrat civile në Amer.Lat.,por edhe pak vite më parë në Ballkan. Nga paaftësia e ktyre vendeve për tu zhvilluar ekonomikisht kërkojnë të gjejnë kënaqësinë (botën) e tyre tek luftrat dhe për të përmbushur interesat dhe kapriçiot ideollogjike të disa politikanëve megalloman të cilët nxisin këto luftra.
Prandaj sugjerimi im për evitimin e luftrave do të ishte civilizim,civilizim dhe vetëm civilizim.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Si mund te shmangen luftrat!

Vjen nji kohe qe civilizimi merr teposhten/tatepjeten,duhet nje lufte per ta ngrit perseri ne piedestal,e pastaj vjen prape nje kohe.......
 

ledioni

Primus registratum
Re: Si mund te shmangen luftrat!

Luftrat nuk mund te shmangen asnjehere. Tashme ato jane kthyer ne proces natyrore. Duhet nje lufte qe pas saj te vije paqja. duhet nje lufte qe njerezimi t'i veje gishtin kokes dhe te ndryshoje rendin ekzistues.
 

Odoakri

Primus registratum
Re: Si mund te shmangen luftrat!

e di qe do ju duket mizori por luftrat i jane te domozdoshme njerzimit.
ne, njerzit qe po jetojme tani ne kete moment jemi trazhgimtaret e njerzve me gene me te forta, historikisht njerezimi ndeshet me vdekjen (bishat e egra, epidemite mesjetare, luftrat botrore etj) dhe nga kete "takime" me vdekjen vetem me te fortit kane mbijetuar (jo te forte vetem fizikish por edhe menderisht) .kjo vlen per te gjithe kontinentet.
nga ana tjeter sot bota ka rekordin, mbi 6 miliard cope , burimet jane te kufizuara, mjedisi sa vjen e rendohet, shume vende fale mireqenjes kane nje jete mesatarisht te larte keshte qe numri i popullsise boterore eshte i destinuar te rritet, keshtu qe eshte vet natyra qe ben seleksionime, semundje dhe lufte. eshte ligji i jetes, ekulibret jane thyer dhe vetem nje kataklizem do te mud te çoj gjerat ne vend.
prandaj lufta eshte e pashmangshme, shume shpejte do kemi te tjera (bomba atomike te kufizuara-shpikja e re)
sa per luftrat e "panjohura" dmth genocidet e perditshme ne afrike ato do vazhdojne deri sa amerika eropa kina dhe india do fillojne te prodhojne me teknollogji te pastra.
 
Top