Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

Gigo

Primus registratum
Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

Kam ca provime (quizz) online. Jane me kohe. Kam kohe vetem 15 minuta per ti bere.

Te website-i hyj me username dhe password personal.

1 - A ka ndonje mundesi qe ta ndaloj kohen qe te kem kohe sa te dua?

2 - Cfare ndodh sikur sapo ta hap provimin te jem ne gjendje te bej copy - paste dhe pastaj ta nderpres lidhjen?

Ju lutem me ndihmoni. Kjo eshte lenda me veshtire qe kam.
Falemnderit
 

aspahiual

Primus registratum
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

ja,s'ka me e "stop" kohen hiq fare...ulu e :book: se per ate pune ke shku atje :wink: .
Ejjj bela,ej rini hesapi ca na ka gjete
 

Erjon rapper

Forumium praecox
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

Duhet te mesosh. Ne nuk sugjerojme te mashtrosh /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
I

insane

Guest
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

pasi te hapesh quizin, hiqe baterine e PC, dhe skalon me koha , nese shef qe vazhdon (se nganjehere edhe spunon), hiq prizen e pc /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Gigo

Primus registratum
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

E paskeni tall *** shume bukur. Tani qe e tallet dhe u kenaqet do me gjeni ndonje zgjidhje apo jo, apo se dini as vete dhe prandaj tallni ***?!
 

Diddy19

Su@mi
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

:lol: :lol: cfare teme...Do hapi une nje teme tjeter:"Si mund ta c'aktivizoj nje sistem alarmi??" Kam ndermend me vjedhe nje banke edhe nje Ferrari ...Ju lutem me ndihmoni se eshte e rendesishme... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

Me makinën tënde mund të bësh ç'të duash, me serverin që zëvendëson komisionin e provimit, jo.
Ja e ndërpreve lidhjen. Do të të duhet të rilidhesh për të parashtruar përgjigjet e tua, Po nuk do të të pranojë përgjigje për një seancë që nuk ka filluar ende. Kohëmatësi i seancës së vjetër që përpiqesh ta shkërdhesh në këtë farë feje vlen vetëm për atë seancë, dhe atë mbase nuk e shkërdhen dot. Ngaqë se ke në makinën tënde.
 

voodoo

Primus registratum
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

varet ku e kontrollon kohen faqja... nese eshte lokale ndoshta edhe behet ndonje gje, nese ben kontroll tek timer i serverit atehere shtroju b...
 

Diddy19

Su@mi
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

Fillimisht postuar nga Besnik Bleta:

Me makinën tënde mund të bësh ç'të duash, me serverin që zëvendëson komisionin e provimit, jo.
Ja e ndërpreve lidhjen. Do të të duhet të rilidhesh për të parashtruar përgjigjet e tua, Po nuk do të të pranojë përgjigje për një seancë që nuk ka filluar ende. Kohëmatësi i seancës së vjetër që përpiqesh ta shkërdhesh në këtë farë feje vlen vetëm për atë seancë, dhe atë mbase nuk e shkërdhen dot. Ngaqë se ke në makinën tënde.
1)C'do gjaje qe asht kriju nga dora dhe mendja e njeriut mund ti bahet ndonje "marifet",dmth mund te manipulohet po nga njeriu...si sistemi i alarmit ashtu edhe timeri(sic kerkon te baje Gigo) ..Puna asht se ndermjet nesh s'besoj te kete njeri qe te dije ta baje nje gja te tille.Eshte thjesht pune zotesie,po duhet shume zotesi ama...duhet te quhesh superprofesionist.Mes nesh s'besoj te kete ndonje.Prandaj qesha edhe une!

2) Ajo makina per te cilen e kisha fjalen (Ferrari) s'eshte e jemja,prandaj desha me e vjedhe...sikur te kishte kene e jemja do kisha pase edhe celesat e saja,s'do kisha pase nevoje me c'aktivizu sistemin e alarmit,si thu ti??

3) Moderoje pak fjalorin,aman,te keqen!
 

ludwig

Primus registratum
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

nqs ai quizz eshte serioz eshte e pamundur te ndalosh kohen. meqenese ti perdore username dhe password do te thot qe ka nje database ne server dhe ka shume mundesi qe te gjitha quizzet qe ben ti te ruhen atje(dhe jo me cookie; ne kete raste mjafton ti fshish dhe fillon nga e para). ka shume mundesi qe nqs ti shkeputsh gjat quizzit athere e ke te humbur quizzin( te pakten po ta kisha ber une ate site do e kisha ber keshtu). nje sugjerim mund te te jap: krijo dy username: te njeri kopjo pyetjet dhe ruaji ne komp; ndersa te tjetri jep pergjigjet pasi je menduar gjith naten.

shendet
 

eo

Primus registratum
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

Fillimisht postuar nga Gigo:
[qb]
Te website-i hyj me username dhe password personal.

1 - A ka ndonje mundesi qe ta ndaloj kohen qe te kem kohe sa te dua?

2 - Cfare ndodh sikur sapo ta hap provimin te jem ne gjendje te bej copy - paste dhe pastaj ta nderpres lidhjen?
[/qb]
mirdita,

Gigo ....mos ja vere veshin atyre qe te shesin moral, por bej yzmet provimeve, me hile apo pa hile, ti duhet ti marresh ato se te duhen per jeten.

per pyetjen e pare (1-) nuk besoj se e ndalon dot kohen, sepse nuk eshte ne serverin tend, pra eshte e mbrojtur.
per pyetjen e dyten (2-) nuk eshte ne favorin tend ajo qe mendon te besh, sepse ne momentin qe ti lidhesh me sitin, regjistrohen te dhenat e tua dhe ne funde te kohes se caktuar, dergohen rezultatet e seleksionuar prej teje ne nje data base, qe pastaj kontrollohen, ose automatikish, ose nga administratori i sitit.
pra ne momentin qe ti e shkeput lidhjen, ne makinen tende (ne lokal), makina e serverit vazhdon te punoj sipas ritmit te saj dhe ne funde te kohes se caktuar, dergon te dhenat e seleksionuar prej teje brenda kesaj kohe ne database qe i bashkangjiten emrit tend(pra derghen faqe provimi bosh nqs ti nuk seleksionon asgje) dhe keshtu ti merr note negative (qofte edhe sikur lidhja te jet shkeputur pa dashjen tende).
per te hyre per here te dyte, qe te besh korigjime, nuk te lejon me serveri, sepse jane lidhje qe funksionojne vetem nje here ose nuk te lene mundesi ti modifikosh.
njesoj si ne nje forum qe kur e dergon mesazhin, ke edhe pak kohe per ta ndryshuar, por po kaloj kjo kohe nuk e ndryshon dot me.

por po te kerkosh e gjen, ka thene njeri aty me larte, ashtu eshte...

une mendoj nje metode me arkaike, pra regjistrohu me dy emra dhe me njerin bej copi past dhe pregatit pyetjet, qe me tjetrin te besh pergjigjet te sakta dhe te shpejta.

por mos haro ta shkruash adresen e sitit heren tjeter se ndoshta ka mundesi te tjera.

Hilet, jane te pranueshme deri ne ate pike, kur nuk i prishin pune tjetrit, por po e kalove kete cak, atehere quhet vjedhje, pra per kaq gje mos ki turp.
te uroj ti kalosh provimet me sukses!
 

koperton

Primus registratum
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

Fillimisht postuar nga Su@mi:<br />[qb] :lol: :lol: cfare teme...Do hapi une nje teme tjeter:"Si mund ta c'aktivizoj nje sistem alarmi??" Kam ndermend me vjedhe nje banke edhe nje Ferrari ...Ju lutem me ndihmoni se eshte e rendesishme... /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Mua me pelqen kjo vjedhja e bankes. Ferrarin mund ta vidhja 7-8 vjet te shkuara.
 

koperton

Primus registratum
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

Fillimisht postuar nga Gigo:
[qb] Kam ca provime (quizz) online. Jane me kohe. Kam kohe vetem 15 minuta per ti bere.

Te website-i hyj me username dhe password personal.

1 - A ka ndonje mundesi qe ta ndaloj kohen qe te kem kohe sa te dua?

2 - Cfare ndodh sikur sapo ta hap provimin te jem ne gjendje te bej copy - paste dhe pastaj ta nderpres lidhjen?

Ju lutem me ndihmoni. Kjo eshte lenda me veshtire qe kam.
Falemnderit [/qb]
Digj ndertesen e departamentit ku mund te jete serveri.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

Edhe ajo davaja me dy rregjistrime nuk të nxjerr gjëkundi. Pa qenë superprofesionist, nuk do shumë mend të dalësh në përfundimin që të njëjtit klient, për të njëjtën arsye, në të njëjtën kohë, serveri nuk i jep kurrë dy emra përdoruesi dhe dy fjalëkalime. Pse do duhej ta bënte? Për të favorizuar dobiçllëqet?
Më keq akoma kur bëhet fjala për një fjalëkalim të identifikueshëm si i dhënë X-it për provimin Y!!!
Është njësoj sikur të futesh dy herë në të njëjtin provim, të hysh, të marrësh pyetjet, të dalësh, të ndërrosh veshjen e të futesh prapë me pyetjet e zgjidhura...e të thuash që s'je ai i pari
(Më %&#"$ kockat,)Po të lashë unë...!
 

ludwig

Primus registratum
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

citim: Pa qenë superprofesionist, nuk do shumë mend të dalësh në përfundimin që të njëjtit klient, për të njëjtën arsye, në të njëjtën kohë, serveri nuk i jep kurrë dy emra përdoruesi dhe dy fjalëkalime. Pse do duhej ta bënte? Për të favorizuar dobiçllëqet?

neqoftese ke mundesi te perdoresh dy kompjutera(e kam fjalen per dy IP te ndryshme) p.sh. ne univesitet, nuk mund ta gjenje kurre qe eshte i njejti person me dy emra te ndryshem. serveri nuk mund te bej krahasime me IP; pershembull mos te lejoj nje IP te rregjistrohet sepse me ate IP eshte rregjistruar dikush tjeter. IP ndryshojne ,nuk jan konstant.

persa i perket moralit dhe pergjegjsise mund te vendosi vet gigo.
 

eo

Primus registratum
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

Ore Gigo po ku je ????

apo e ke dhene provimin dhe e ke dhjere fare ate pune,
apo e more me brek neper kembe?

jepe adresen e sitit, apo nuk existon me? :wink:
 

Diddy19

Su@mi
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

Ajo e krijimit te dy accounteve eshte nje budallallek...siti qe merret me quizzin eshte i lidhur me universitetin.Jo kushdo mund te regjistrohet aty,vetem studentet e universitetit.Patjeter qe personat qe duhet te japin ate provim njifen nga universiteti,dmth njifen edhe te dhenat e tyre.Nese vetem nje nga te dhenat qe plotesohen ne regjistrimin e accountit nuk perkon me te dhenat e studenteve (nuk e di ca mund te emer mbiemer,numer amze e gjera te tilla te ketij lloji dhe mbi te gjitha ndonje numer apo mjet identifikimi sekret)atehere regjistrimi eshte i pamundur.Nuk eshte si te regjistrohesh tek albforumi ,ku nje person meqe nuk eshte i detyruar te jape te dhena te sakta rreth vetvetes ,mund te regjistrohet me shume se nje here.

Gigo,ulu e meso sa lodh trurin te manipulosh timerin!
 

ludwig

Primus registratum
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

su@mi, po gjith keto informatione ku i ke gjet?
gigo nuk ka fol fare per universitet, ishte shembulli im.
 

Diddy19

Su@mi
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

Fillimisht postuar nga Gigo:

Kam ca provime (quizz) online

Po tashi provimet kur je ne kopsht nuk di se jepen..Une thashe Universitet..me fal..do kisha mundur te them Gjimnaz ...fundja edhe Kurs...ideja ishte ajo e nje "institucioni" ku personat jane te regjistruar.
 

eo

Primus registratum
Re: Si mund ta "stop" kohen e nje provimi online? ju lutem Ndihmë!

Ore Gigo do pergjigjesh, apo te vjen turp?

ke mare note negative dhe nuk na thua?
me duket se e le fare shkollen, nga inati i ketyre te tjereve /pf/images/graemlins/wink.gif
???...........................
 
Top