SI KRIJOHET NJE SHOQERI AKSIONERE NE SHQIPERI

komino

Valoris scriptorum
SI KRIJOHET NJE SHOQERI AKSIONERE NE SHQIPERI

ne nje site (cuditerisht e huaj) lezova se kostot e krijimit per nje sh.a. arrijne ne 6 milinoe e per nje shpk jane 3 milione

si krijohet faktikisht nje shoqeri kapitalesh ne shqiperi?
teorikisht, por edhe praktikisht nga ata qe kane experienca

fillojme nga statuti
 

mostro

Putraku
Re: SI KRIJOHET NJE SHOQERI AKSIONERE NE SHQIPERI

KALONI njeher nga burgu dhe pyesni zoterinjte e nderuar:mrs XHAFERRIN,POLLIN,GJALLICEN,VEFEN...ATa kane me ju dhone shume menime se si mund te krijoni ndonje shoqeri aksioneresh......

p.s sudja ka cajt ferrin /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: SI KRIJOHET NJE SHOQERI AKSIONERE NE SHQIPERI

info e dhomes se tregetise

Informacion i pergjithshem mbi Shoqerite Tregtare.

Shoqerite tregtare themelohen nga dy ose nga me shume persona, qe merren vesh nepermjet nje kontrate per te destinuar ne nje sipermarrje te perbashket pasurite ose sherbimet e tyre, me qellim qe te ndajne fitimin ose te perfitojne nga te ardhurat qe mund te rrjedhin prej saj.

Nje shoqeri mund te themelohet edhe nepermjet aktit te vullnetit te shprehur nga nje person i vetem. Shoqerite tregtare fitojne personalitet juridik qe nga data e regjistrimit te tyre ne regjistrin tregtar.

Rregullat baze per krijimin e nje shoqerie
Shoqerite regjistrohen ne Zyren e Regjistrimit te Shoqerive Tregtare prane Gjykates se Rrethit Tirane. Normalisht duhen paraqitur dokumentat e meposhme:

· Kerkese per regjistrim, drejtuar kesaj gjykate;

· Akti i themelimit;

· Statuti i shoqerise;

· Dokumenti qe verteton kapitalin fillestar ne perputhje me ligjin;

· Dokumentet e identifikimit te themeluesve dhe te administratorit;

Dokumentat duhet te jene ne gjuhen shqipe dhe te noterizuara.

Baza ligjore per cdo shoqeri tregtare shqiptare eshte: Ligji nr. 7638, date 19.11.1992

Sipas ketij ligji ekzistojne 4 forma shoqerish;

1. Shoqerite kolektive;

2. Shoqerite komandite;

3. Shoqerite me pergjegjesi te kufizuar “SHPK”;

4. Shoqerite anonime “SHA”.

Shoqerite me pergjegjesi te kufizuar

Shoqeria me pergjegjesi te kufizuar themelohet nga nje ose disa ortake, qe perballojne humbjet vetem derine kufirin e vleres se kontributit te tyre ne kapitalin themeltar. Kriteri dallues i ketyre shoqerive qendron, sipas ligjit ne kufizimin e pergjegjesise te ortakeve.

“SHPK” eshte nje tip origjinal i shoqerive, rregullat e themelimit dhe te funksionimit jane marre here nga shoqerite e personave (llojet e shoqerive kolektive) dhe here nga shoqerite e kapitalit (te llojit te shoqerive anonime).

Vlera minimale e kapitalit themeltar te kesaj forme shoqerie eshte 100.000 leke. Ky kapital ndahet ne pjese te barabarta vlera nominale e te cilave nuk mund te jete me e vogel se 1000 leke.

Pjeset e kapitalit themeltar jane lirisht te transferushme me rruge trashegimie.

Ortaket ne nje SHPK:

· Pergjegjesia e ortakeve eshte e kufizuar deri ne vleren e kontributeve;

· Ortaket kane te drejta te informohen per ecurine e shoqerise dhe vendosin per llogarite e shoqerise gjate nje mbledhje vjetore te asamblese;

· Ne qofte se shoqeria perbehet vetem nga nje person ky quhet ortak i vetem;

· Tegjithe ortaket duhet te merrin pjese ne aktin themelues te shoqerise personalisht ose nepermjet personave te tjere te autorizuar prej tyre te cilet, duhet te jene te pajisur me prokure.

Administrimi ne nje SHPK
Shoqeria me pergjegjesi te kufizuar drejtohet nga nga nje ose disa administratore, detyrimisht persona fizike te zgjedhur midis ortakeve ose jashte tyre me vendimin e ortakeve qe perfaqesojne me teper se gjysmen e pjeseve te kapitalit themeltar. Ata mund te shkarkohen lirisht nga ortaket, qe perfaqesojne me teper se gjysmen e pjeseve te kapitalit themeltar.

Avantazhet e formes te shoqerise me pergjegjesi te kufizuar
· Sipermarrjet e vogla qe zoterojne pak kapitale drejtohen me shume drejt formes te SHPK. Sipermarrjet e medha qe kerkojne investime te kapitaleve te medha te cilat nuk mund te gjenden lehte jane te prirura drejt shoqerive anonime;

· Themelimi i nje SHPK kerkon nje kapital prej 100.000 leke, ndersa per nje shoqeri anonime me oferte publike kerkohet nje kapital themeltar prej 10.000.000 leke dhe per nje shoqeri anonime pa oferte publike kapitali themeltar eshte 2.000.000 leke;

· Kontrata e punes midis administratorit dhe shoqerise eshte e mundshme ne nje SHPK.

Ne nje SHPK i njejti person mund te drejtoje nje numur te pa kufizuar shoqerish, ndersa tek nje SHA asnje person nuk mund te beje pjese ne me shume se 8 keshilla mbikqyres
 

komino

Valoris scriptorum
Re: SI KRIJOHET NJE SHOQERI AKSIONERE NE SHQIPERI

egziston nje liber

TRI LIGJE PER SHOQERITE TREGTARE

permban

ligjin per dispozitat qe rregullojne pjesen e pare te kodit tregtar

ligjin nr 7638 per shoqerite tregtare

ligjin per rregjistrin tregtar dhe formalitetet qe duhen respektuar nga shoqerite tregtare
 

komino

Valoris scriptorum
Re: SI KRIJOHET NJE SHOQERI AKSIONERE NE SHQIPERI

mos harroni edhe

SHOQERITE TREGTARE
zberthime e komente te ligjit per shoqerite tregtare

nga prof doc baki berberi

me duket se jane 4 libra
 
G

gentjana dedja

Guest
Re: SI KRIJOHET NJE SHOQERI AKSIONERE NE SHQIPERI

egziston nje liber

TRI LIGJE PER SHOQERITE TREGTARE

permban

ligjin per dispozitat qe rregullojne pjesen e pare te kodit tregtar

ligjin nr 7638 per shoqerite tregtare

ligjin per rregjistrin tregtar dhe formalitetet qe duhen respektuar nga shoqerite tregtare
 
Top