Si ka mundesi?

Goca

Primus registratum
Si ka mundesi?

Ne spitalin e Durresit nje infermier 30 vjecar prej nje viti ka dhene gjak me pagese. Sasia e dhene ne dhjetor pas analizave ka rezultuar i infektuar me HIV. Ai ka dhene gjak dhe 4 here te tjera, personat marres jane identifikuar

Ne banken e dhurimit te gjakut ne spitalin e Durresit mjeket identifikuan nje rast

seriopozitiv. Burime zyrtare nga Sherbimi i Epidemiologjise ne drejtorine e Shendetit Paresor, thane se, njoftimi eshte dhene nga mjekja e Bankes se gjakut ne spitalin rajonal. 30-vjecari G. Z., lindur ne Tirane dhe banues ne lagjen periferike te Shkozetit, ka rezultuar sieropozitiv pas analizes se kryer pas dhurimit te fundit te gjakut. 30-vjecari nga qyteti bregdetar ishte regjistruar si dhurues nje vit me pare dhe qe nga marsi i vitit 2003 ai kishte ofruar gjak me pagese 5 here radhazi. Epidemiologet nga Durresi kane marre tashme kontakte me specialistet dhe drejtuesit e spitalit rajonal dhe Institutit te Shendetit Publik ne Tirane, duke denoncuar edhe rastin ne fjale. 30-vjecari me profesion infermier ka dhuruar gjak per here te fundit ne mesin e muajit dhjetor, gjak i cili eshte ruajtur per asgjesim pas rezultateve te testit te SIDA-s. Tashme jane qartesuar edhe disa nga destinacionet e 4 porcioneve te meparshme te gjakut te dhuruar ne spitalin e Tiranes dhe ne ate te Durresit. Ky gjak i eshte dhene dy personave me kancer, te cilet tashme kane vdekur, nderkohe qe identiteti i personave te tjere mbahet i fshehte. Ne qendren e Dhurimit te Gjakut ne Spitalin e Durresit perdoret testi i "kiteve te shpejta". Kjo analize e nxjerr pergjigjen brenda pak minutave por nuk eshte gjithnje e sakte. Ne rast se virusi esht ene periudhen e inkubacionit, kjo menyre analize nuk jep rezultat. Teste qe mund te japin pergjigje te sakte dhe kur virusi HIV eshte ne periudhen e inkubacionit, pa nisur periudha e semundjes SIDA ka vetem ne Insitutin e Shendetit Publik, ne Qendren Spitalore Universitare dhe ne Qendren e Dhurrimit te Gjakut. Deri tani numri i te prekurve me HIV/SIDA nga viti '93 deri tani shkon ne 123 vete, prej te cileve kane vdekur rreth 35 vete dhe 45 jane ne fazen e semundjes. D.Xh


Duke marre shkas nga ky artikull, si ka mundesi qe spitalet nuk jane te pajisura me mjetet e duhura per te bere kontrollet e nevojshme? A kane pergjegjesi apo jo?
Kjo eshte per te vene duart ne koke.
 

DEVIL-girl

Primus registratum
Re: Si ka mundesi?

Pergjegjesi kane sa te duash, te jesh ketu ne Angli e hedh ne gjyq e i ben te flasin me vete ata, :smash: :smash: po meqe behet fjale per Shqiperine si gjithmone njerzit shkojne si qeni ne rrush.. :confused:
 

susana

Primus registratum
Re: Si ka mundesi?

tamam per te vene duart ne koke. ne shqipri spitalet i ka marre lumi me kohe. :smash: :smash: :smash: :smash: :smash:
 

Nadia81

Primus registratum
Re: Si ka mundesi?

Une degjova qe ketij personit,ja kishin bere analizat e gjakut dhe kishte dale normal,gje qe eshte me se e vertet edhe nese mbart HIV.Nese je mbartes i virusit, do shfaqet ne gjak vetem pas tre muajsh.
 
Top