Murat.
Cuditem qe nuk ka postime ne kete teme. Pyetje jote ka nje pergigje shume te thjeshte. NDOSHTA.
Ndoshta tani eshte momenti per te investuar ...
Ndoshta INSTAT thote te verteten per rritje ekonomike ne Shqiperi. Ndoshta si pasoje e rritjes ekonomike ka me shume konsumatore te gatshem te blejne.
Ndoshta TVSH prej 20% do te ulet ne mandatin tjeter te kesaj maxhorance. Sipas premtimeve duhet te ishte ulur para 5 vitesh.
Ndoshta do te vije nje mrekulli dhe Shqiperia do te shlyej borxhin e brendshem dhe te jashtem shpejt e shpej. Ndonje minister mund te gjeje ne rruge 3.4 miliard EURO dhe ta shlyej e mos te kemi nevoje te paguajme 10 perqind te te ardhurave vetem per shlyejen e borxhit.
Ndoshta do te na tregojne vendin si Greqia e cila u mbyt ne borxhe e tani po mundohet te kuptoje si perfundoi ketu. Borxhi i Shqiperise eshte 3-fishuar per 6 vjet dhe qeveria sapo eshte futur ne tregun e marrjes borxh me EUROBONDE.
Ndoshta do te falen te gjitha gjobat dhe detyrimet e prapambetura te biznesit. Ne 3 vitet e fundit jane gjobitur mbi 20000 biznese per parregullsi , fshehje , vonesa , kasa fiskale etj etj etj. Mundesia qe te marresh nje gjobe para se te besh nje shitje eshte goxha e madhe.
Ndoshta do te kete amnisti fiskale. Kush ka shitur droge , prostitucion , vjedhje etj te dali i lare e te krenohet se si na e futi ne te tjerve qe jemi munduar te jemi te ndershem.
Ndoshta do te kuptojne qe tregu me i madh qe ka Shqiperia eshte turizmi e do te vendosin te investojne ne te. 90 % e hoteleve ne Shqiperi jane te licensuar si BAR-Restorant.
Miku im. Kush do ti mbijetoje kesaj paqartesie do ja dale te jete i sukseshem , per kete jam i sigurte. Ndoshta nuk do ja dalin shume....