Si i njoha politikanët në rënie të komunizmit
Ish-drejtoreshë e Institutit Italian të Kulturës në vitet 1988-1990, vendosur në shtëpinë e ashtuquajtur kineze, Serena Luçiani përjeton rënien e komunizmit në Tiranë. Gjithë kësaj eksperience i ka kushtuar një roman historik, të titulluar “Një italiane

“Një drekë me agjentin e sigurimit”. Në mënyrë intriguese, Serena Luçiani nis librin e saj për Shqipërinë. Ish-drejtoreshë e Institutit Italian të Kulturës në vitet 1988-1990, vendosur në shtëpinë e ashtuquajtur kineze, ajo përjeton rënien e komunizmit në Tiranë. Gjithë kësaj eksperience i ka kushtuar një roman historik, “Një italiane në Tiranë; intriga, dashuri dhe spiunazh gjatë rënies së komunizmit”, përkthyer në shqip nga Xhimi Lazri dhe botuar nga “Toena”, promovohet sot në orën 12:00 në Teatrin e Operës dhe Baletit. Një roman ku gëlojnë personazhe reale politike, sigurimsa, diplomatë e arkeologë të dashuruar.

Tirana e vitit 1988 ishte e trazuar. Qe një zgjedhje juaja të vinit për të jetuar këtu tre vjet e të drejtonit Institutin Italian të Kulturës?

Atëkohë unë punoja në Ministrinë e Edukimit Publik në Itali, por isha në kërkim të një ndryshimi. Në vitin 1987 doli në gazetë lajmërimi për një konkurs në Ministrinë e Jashtme. Pasi u kaluan një sërë provimesh, u zgjodhën 6 persona, mes tyre edhe unë, që duhet të shkonim në 6 seli diplomatike: në Tokio, Tiranë, Teheran, në Lagos të Algjerisë, Kenia dhe në Australi. Unë kisha menduar Kenian, sepse doja një vend që të mos ishte shumë larg, por as afër vendit tim, siç ishte Shqipëria, që më dukej si një cep i shtëpisë. Kenia ishte zgjedhur nga një fituese që kishte gjysmë pike më shumë se unë. Në fillim mendova të hiqja dorë, por meqë doja të ndryshoja, vendosa për Tiranën. Nuk dija asgjë për situatën dhe tensionin që kalonte kryeqyteti shqiptar ato kohë. Kur shkova në ambasadën shqiptare në Itali, ata më shprehën gëzimin që “ju dëshironi të vini te ne, edhe pse është situatë e tensionuar, siç e dini”. Unë pohova me kokë, por në fakt nuk dija asgjë. Gazetat italiane nuk flisnin asnjëherë.

Si ishte Tirana që gjetët?

Viti i parë ishte i tmerrshëm. Nuk më linin të bëja asgjë, më mohonin çdo aktivitet. Kam bërë vetëm disa shkëmbime në aktivitete universitare, me të cilat njerëzit nuk ishin në kontakt. Nuk më sollën asnjëherë një mësues të shqipes, edhe pse e kërkova me ngulm. Isha gati të ikja atëkohë. Mbi të gjitha përjetoja një vetmi vrasëse. Të vetmit njerëz që mund të takoja ishin ata të trupit diplomatik, takime shumë formale. Shkoja të hënave në ambasadën e Francës, projektohej ndonjë film e kështu kalonin darkat. Shpëtimi im ishte Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Unë e dua muzikën dhe aty ishte e nivelit të mirë. Çtë bëja tjetër në një vend ku nuk mund të flisja me banorët? Unë isha me bindje të majta dhe ata kishin vazhdimisht dyshime mbi mua. Në çdo tre metra unë kisha një njeri nga pas, përndjekje që e kaloja me humor. Më dukej si një film i bërë keq, sepse ai njeri që më ndiqte, në vend që të fshihej pas ndonjë peme, thuajse të rrinte ngjitur. Nuk kisha asgjë për të fshehur dhe nuk shqetësohesha, por kjo të pengonte të flisje me njerëzit. Unë isha numri 3 në Ambasadën Italiane atëkohë, shumë e vogël krahasuar me sot. Në pritje zyrtare të gjithë të përshëndesnin, por sapo dilje nga “Dajti”, asnjë nuk të fliste më. Ti mund të kaloje rrugës dhe ishe transparente. Ishte e vështirë, por një eksperiencë e fortë, që më rriti shumë.

Gjithë kësaj eksperience ju i keni kushtuar një libër. Ishte një nevojë për të treguar?

Në fillim kisha menduar diçka modeste. Deri më tani kam shkruar tregime, disa edhe të gjata, një libër mbi luftën e Kosovës (që më ndihmoi shumë për librin e ri). Mendova të shkruaja një libër ku ti kundërvihesha me satirë racizmit që atëkohë italianët, francezët e të tjerë kishin ndaj shqiptarëve dhe anasjelltas. Pastaj e kuptova që kisha jetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme. Provova ndërrimin e një epoke. Pas kësaj punova 5 vjet për të shkruar këtë roman.

Flasim për një roman historik. Kishit ruajtur shënime për të dokumentuar ngjarje të rëndësishme që ndodhën ato tri vjet që ju jetuat në Tiranë?

Nuk kisha marrë asnjë shënim. Kudo flitej për njerëzit e sigurimit që mund të bastisnin shtëpinë e të kontrollonin letrat. Ishte kthyer në një psikozë, sepse vetëm më vonë e kuptova se ishte e ekzagjeruar. Unë mund të kisha mbajtur shënime. Ndonëse ankohem për kujtesën, kur u ula të punoja mu kujtuan deri edhe detaje. Ndërsa gruaja e ambasadorit tonë të asaj kohe më vuri në dispozicion një ditar ku kishte shënuar gjithçka. Por para se të ulesha për këtë roman, kam lexuar në Itali gjithçka që gazetat shkruanin për tri vitet që unë kisha qenë në Tiranë. Në 2006-ën erdha këtu dhe lexova në Agjencinë Telegrafike Shqiptare frëngjisht ose anglisht lajmet e agjencive të huaja për Shqipërinë e asaj kohe. Ndaj ky libër, veç kujtimeve të mia, është edhe i dokumentuar.

Në mënyrë indirekte ju keni qenë pjesë edhe e zhvillimeve politike të asaj kohe. Sa të pranishëm janë këto personazhe në romanin tuaj?

Shumë personazhe që mua më është dashur ti prezantoj gjatë për lexuesin italian (libri është botuar para dy vitesh në Itali), për ju do të jenë lehtësisht të identifikueshëm. Me emrin e tij të vërtetë, pa mbiemrin, është vetëm Ramizi, ish-presidenti. Ka një Sokrat që në realitet është Sofokli Lazri (ndihmësi më i ngushtë i Ramiz Alisë për politikën e jashtme në Komitetin Qendror të ish-Partisë së Punës) dhe disa personazhe të tjerë realë, që mund tu kem ndryshuar pozicionet ku shërbenin në shërbim të rrëfimit. Ka pastaj edhe personazhe të sajuar, siç është numri 2 i Sigurimit të Shtetit, që unë se kam njohur ndonjëherë. Për të shpjeguar raportin mes të vërtetës historike dhe trillimit, do të doja të përmendja një shprehje të Manzonit: “Asnjë prej atyre që shkruajnë, qoftë edhe një libër historik, nuk mund ti shmanget dot pyetjes nëse ajo që ke shkruar është e vërtetë apo e sajuar? Në fakt ka shumë gjëra të vërteta, por edhe artistike. Gjithçka është në funksion të dramës.

Në këtë kontekst historik nuk mungojnë as historitë e dashurisë, as skenat erotike…

Kjo histori dashurie me të cilën mbyllet libri, një histori dashurie mes meje dhe një arkeologu, është sajuar për shumë arsye. Së pari, për të dëshmuar se erosi është një forcë e madhe dhe asnjë diktaturë, sado e ashpër qoftë, nuk mund të ndrydhë ndjenjat. Figura e këtij arkeologu (ish-drejtori i Institutit Italian që kishte qenë para meje, profesor i njohur bizantin, pasi kishte lexuar librin, më thotë: Nuk e dija që kishe pasur një histori dashurie me një arkeolog?) më shërbeu për të shpjeguar edhe shumë gjëra që i kisha për zemër, legjendat, zanat apo edhe sirenat që gjenden në shtyllat antike të Apolonisë. Por në atë kohë mund të kishe edhe vetëm miqësi, ashtu siç ka qenë marrëdhënia ime me Zhani Cikon, që në libër e quaj maestro. E njoha gjatë vitit të dytë të qëndrimit dhe gjatë gjithë kohës kemi folur vetëm për muzikë. Nuk mund të flisnim për politikën, nuk mund të flisnim as për jetët tona. Vetvetiu ishte krijuar një autocensurë.

Si është Shqipëria e rrëfyer prej jush?

Është Shqipëria e asaj kohe: shumë e mbyllur, e varfër, por jo e ndyrë. Ishte e vështirë të kuptoje se çfarë ndodhte në të vërtetë. I ngjante shumë Italisë së viteve 50. Vajzat vishnin funde të gjata, ishin shumë të edukuara dhe ngjante pak a shumë me fëmijërinë time. Për ju ishte e tmerrshme, por unë isha e lumtur të vija në një vend ku nuk kishte makina e të udhëtoja me biçikletë. Unë kam qenë nga ata pak të huaj që e kam parë Shqipërinë pa paragjykime. Bashkë me mua edhe një kolegu im gjerman, që përflitej se ishte gay. Për mua kjo ishte komode, sepse në kushtet e një moralizmi të çmendur bëhej skandal nëse shkoja për darkë e vetme te një mashkull.

Ju ishit këtu në kohën e rrëzimit të sistemit. Si i përjetuat gjithë ato ngjarje?

Ishte shokuese. Nuk e mendoje kurrë që një vend aq i izoluar të përfshihej nga një kaos i tillë. Kishte frikë, shumë i
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23810. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23810