Re: si formohen kenetat?
Kenetat formohen ne zona plotesisht te rrafshta prane rrjedhjeve te lumenjve. Lumenjte here pas here kur nuk kane argjinatura mbrojtese dhe kur fushat perreth nuk jane te kanalizuara vershojne nga shirat e shumte dhe te vrrullshem ne periudha te caktuar. Lumi per pasoje del nga shtrati dhe permbyt keto fusha. Kur ndodhin disa permbytje njera pas tjetres toka nen uje ngopet dhe nuk thith dot me ujin qe ka mbi vete. Per pasoje aty formohet nje kenete me uje konstant e cila ushqehet here pas here nga ujerat e shirave dhe nga vershimet e tjera te lumit. Ky eshte nje variant i formimit te kenetes. Varianti tjeter eshte se nje liqen duke u thare me kalimin e viteve degradon ne kenete sic ka qene rasti i Kenetes se Maliqit qe dikur ka qene liqen. Keto nuk jane keneta te mirefillta (pra qe vijne nga permbytjet) por jane thjesht liqene "ne vdekje e siper".
Fakti qe keni diskutuar mbi kenetat qe po riformohen eshte me se i mundshem. Kanalet kulluese te hapura qe ne kohen e Xhaxhit jane bllokuar ose nuk funksionojne me per shkak te mosmirmbajtjes dhe per pasoje ujerat qe vershojne nga lumenjte nuk kane drejtim nga te largohen duke rikrijuar keneten. Gjithashtu ne Shqiperi dhe gjithe argjinaturat mbrojtese qe ishin ndertuar anes rrjedhave te lumenjve jane prishur tashme dhe lumenjte nuk hasin pengesa gjate koheve te shtimit te prurjeve duke vershuar ne toke.
Rast konkret eshte rikrijimi i Kenetes se Maliqit. Pothuajse cdo dimer aty tokat po permbyten dhe do vije nje moment qe uji nuk do largohet me as me avullim dhe as me kanalizim pasi toka do te mbingopet.
Dhe kjo gje eshte fantastike, really really cool... /pf/images/graemlins/thumbsup.gif