Si E VLERSONI JU LARGIMIN E SHQIPETARVE NGA VENDI I TYRE

Une mendoj se eshte per te ardhur keq per kete vend kaq te vogel me kaq shume probleme .si mund te vazhdohet keshtu ,kur e jgithe rinia eshte jashte vendit dhe te jgithe duan te jetojne aty dhe tani per tani nuk e kethejne koken mbrapa dhe kane te drejte me keta politikane qe jane ne shqiperi zor se do ta kethejne koken dhe per shume kohe. :idea: :idea:
 
edda

Primus registratum
Re: Si E VLERSONI JU LARGIMIN E SHQIPETARVE NGA VENDI I TYRE

Tema zhvendoset tek Shqiperia
 
edka

Primus registratum
Re: Si E VLERSONI JU LARGIMIN E SHQIPETARVE NGA VENDI I TYRE

Largimi i shqiptarebve nga vendi i tyre eshte plotesisht i justifikuar i dashur; per aq kohe sa ata shkojne dhe mundohej ke bejne nje jete te ndershme atje. Eshte evrtet e veshtire te jetosh ne Shqiperi; sepse une po jetoj ende ketu, po mbijetoj me mire.
Ketu eshte nje rrumpalel e vertete, ku nuk dallohet i ndershmi nga mashtruesi, eshte nje shoqeri e mbeshtetur mbi genjeshtren dhe mashtrimit, mbi fasaden dhe pamjen e jashtme, keshtu qe nuk kane mbetur shume vlera. Ketu eshte teper e veshtire te realizosh endrat e tua, edhe pse deshira dhe vullneti nuk te mungojne. Nuk ka pune. Mbaron shkollen dhe mezi ze nje vend pune, i cili te mjafton vetem per te permbushur kerkesat e perditshme. Nuk te siguron te ardhmen. Nderkohe, "baballaret e kombit", ata qe e kaen ne dore kete vend, pasurohen me hapa galopante. Injoranca, fodulleku, arrogantet e drejtojne kete vend....
Si mund te mos deshirosh te largohesh prej tij, te pakten per disa kohe; sepse e di qe te merr malli edhe aty ku je.......???????
 
Florus

Forumium maestatis
Re: Si E VLERSONI JU LARGIMIN E SHQIPETARVE NGA VENDI I TYRE

ky fenomen me duket krejt normal pasi kete periudhe nuk eshte se po e kalojme vetem ne shqiptaret. Sot dhe ne te kaluaren e njejta gje ka ndodhur edhe me shtete shume me te medha se neve, kujto italine p.sh. ata na kuptojne shume mire ne shqiptareve dhe kane madje edhe nje shprehje: tanto tempo fa gli albanesi eravamo noi :shrug:
 
altinzaka

Primus registratum
Re: Si E VLERSONI JU LARGIMIN E SHQIPETARVE NGA VENDI I TYRE

Nje plage dhe nje tragjedi per kombin tone :kiss:
 
bona

Primus registratum
Re: Si E VLERSONI JU LARGIMIN E SHQIPETARVE NGA VENDI I TYRE

per mendimin tim sot bota eshte NJE. njeriu shkon e jeton atje ku ndihet me mire nga gjendja shpirterore, financiare etj, etj. kjo ndodh per shqiptaret e per kedo.

kush ka mundesi financiare jeton ku ti doje shpirti sa ne tirane, ne athine, ne paris ne ny e kudo.
 
Seriozi

Primus registratum
Re: Si E VLERSONI JU LARGIMIN E SHQIPETARVE NGA VENDI I TYRE

Fillimisht postuar nga bona:
[qb] per mendimin tim sot bota eshte NJE. njeriu shkon e jeton atje ku ndihet me mire nga gjendja shpirterore, financiare etj, etj. kjo ndodh per shqiptaret e per kedo.

kush ka mundesi financiare jeton ku ti doje shpirti sa ne tirane, ne athine, ne paris ne ny e kudo. [/qb]
Po mi goce ke te drejte po çe do qe nuk eshte dhe aq kollaj.Mund te kesh deshiren dhe mundesite per te jetuar diku por ja qe s'ke ate karten si pune "tesere partie" qe lexon "leje-qendrimi. :shrug:

Per punen e largimit dihet mo ca largohen per tu shkolluar ca te tjere per nji jete me te mire,veçse nji gje eshte e sigurte qe nje dite te gjithe do vine aty.

Ps.Vetem nuk e di:a do vine pergjithmone apo thjeshte me pushime.
 
Arbana Mali

Primus registratum
Re: Si E VLERSONI JU LARGIMIN E SHQIPETARVE NGA VENDI I TYRE

Viktima te tjera ne Greqi

Një aksident i dyshimtë i merr jetën ish-agjentit sekret shqiptar në qëndër të Selanikut. Ngjarja ka ndodhur në 2 tetor 2003 ku është vrarë aksidentalisht në Greqi ish-oficeri i SHIK-ut Mitat Mersinllari, 47 vjeç. Vrasja e tij është mbuluar me mister, ndërsa vëllai dhe shokët e tij, këmbëngulin për një vrasje shtetërore të projektuar mirë dhe jo për një aksident automobilistik të zakonshëm.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu, tha vëllai i tij Mersin Mersinllari, pedagog në Universitetin e Tiranës. Sipas familjarëve dhe shokëve të tij, aksidenti mund të ketë lidhje me të shkuarën e tij si oficer i Shërbimit Sekret Shqiptar (SHIK), detyrë që ai e ushtroi deri në vitin 1997. Mitati, njëkohësisht njihej edhe si veprimtar politik në Greqi dhe merrte pjesë në aktivitete të tilla.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por në emër të mbledhjes së provave dhe fakteve, e ka vonuar rreth dy orë dërgimin e Mitatit në spital, i cili ishte jo më larg se 200 metra. Sipas variantit të policisë, Mitati është goditur nga një makinë me targë NZN 2698 e drejtuar prej 18-vjeçares Theofili Zeropulos, e bija e çifutit Jakov. Policia thotë se makina e ka goditur Mitatin në rrethana të paqarta, por, ndërkohë, ajo nuk e ka kapur autorin e ngjarjes. Makina, menjëherë pas goditjes, ka ikur nga vendngjarja, duke e lënë viktimën të shtrirë përtokë. Pas ngjarjes tragjike, aty ka shkuar ekipi hetimor, i cili ka marrë me vete të gjitha provat e krimit, dhe si përfundim i ka lënë fajin viktimës. Ekspertët policorë nuk kanë deklaruar rrethanat e këtij krimi, duke u mjaftuar me mbrojtjen e autorit të krimit.

Vëllai i viktimës, por edhe disa prej shokëve të Mitatit, këmbëngulin se krimi ishte i planifikuar dhe se në timonin e makinës nuk ishte 18-vjeçarja, por i babai i saj, i cili jashtë çdo mundësie ka goditur shqiptarin për vdekje dhe më pas është larguar qetë-qetë pa u ndjekur nga policia dhe nga askush.

Mitati ka qëndruar i shtrirë në asfalt rreth dy orë, pra nga ora 21.30 deri në 22.45, kur ai u dërgua në spital. Pasi u dërgua në spital, ai mori ndihmën e parë, por vdiq në orën 22.30. Nëse policia do ta kishte marrë menjëherë në vendngjarje, sipas burimeve shqiptare, ai do të kishte shpëtuar, por miqtë e tij këmbëngulin se ai u la aty për të vdekur me çdo kusht. Një detaj tjetër, për të cilin këmbëngulet, është fakti se policia e Selanikut nuk e lajmëroi konsullatën shqiptare, derisa për këtë u kujtuan shokët e Mitatit. Konsullata, pasi i bëri telefon policisë dy ditë më pas konfirmoi vdekjen e Mitat Mersinllarit. Kur shefi i konsullatës kërkoi shpjegime për mosinformimin, zyrtari i policisë tha se ne nuk e dinim numrin e telefonit. Shokët e Mitatit thanë se kur e kërkuan kufomën e shokut të tyre, polica e fshihte. Bashkë me kufomën policia, sipas tyre, ka zhdukur edhe provat e krimit, duke krijuar pseudoprova të tjera. Policia i dha të shoqes së Mitatit rroba pa gjak, një portofol me 40 euro dhe lejën e vjetër të qëndrimit. Gruaja e tij nuk di greqisht, kështu që ajo firmosi për marrjen e këtyre gjërave, pa ditur se policia po përdorte një mekanizëm për fshehjen e provave të së vërtetës. Ne kërkojmë drejtësi. Po ata që thanë se djali nga Hasi u vra nga plumbi që bëri rikoshetë në ajër, thanë se vëllai im u vra aksidentalisht. Por hetimet për djalin nga Hasi treguan se ai u vra me qëllim, ashtu siç gjurmët e krimit për vëllanë tim u fshehën për të bërë fajtor viktimën, shprehet i revoltuar Mersini.

Dy emigrantë korçarë kanë nderruar jete gjithshtu dje pas një aksidenti në kryeqytetin grek, Athinë. Burimet nga qyteti i Korçës bëjnë të ditur dje se, dy viktimat, Vaskë Ceci dhe Romeo Treni, banues në qytetin e Korçës, pësuan fundin tragjik gjatë një përplasjeje mes automjetesh në një autostradë në dalje të Athinës.

Në morgun e Selanikut, që prej dy muajsh vazhdon të dergjet trupi i pajetë i një shqiptari nga Gjirokastra. Quhet Jorgo Vasili. Këtë e dëshmon për gazetën prof. Mersin Mersnillari. Kur unë shkova të merrja trupin e vëllait, shefi i morgut m'u lut të bëja publik faktin që në këtë morg dergjej edhe një shqiptar tjetër, për të cilin nuk kujdesej askush. Ne i kemi kërkuar ndihmë konsullatës shqiptare, por ajo na ka thënë se po interesohemi, por në fakt askush nuk ka ardhur të marrë trupin e tij. Më thanë se në disa qytete të tjera, ka edhe shqiptarë të tjerë, që dergjen në morg pa ditur se kush janë dhe që nuk kujdeset askush për ta, saktëson Mersini.

Gazeta Panorama
11 Tetor 2003
 
Top