Re: Si e shpreh identitetin tënd Shqiptarë,në raport me të huajt?
Pershendetje!
Qe te shpreh mendimin tim tek kjo teme, dua te nisem nga nje shprehje:
"njeriun e bene shpirti dhe ndergjegjia, e paraqet sjellja, e vlefteson puna."
Duke u nisur nga fakti se guri i rende peshon ne vend te vete dhe te jetosh jashte vendit tende je nje HIC ne sy te vendasve, njeriu mund ti krijoj vetes nje pozite te mire ne nje vend te huaj vetem me sjellje dhe me pune. Nese vertete nuk te mungon sjellja, respekti per te tjeret dhe je i drejte e punetore do te kesh mundesi te te afrohet dikush dhe ti tregosh se kush dhe cka je si komb si popull, vlerat e tua kombetare etj, etj.
Pra mendoj se vetem me SJELLJE me PUNE e RESPEKT e tregon indenitetin tende.
Sa i perkete KULTURES ( apo me thene me thjeshte TRADITES), edhe kjo eshte nje gje ne vete, sepse mendoj se secili vend ka kulturen (traditen) e tij dhe edhe me ane te kesaj mund te identifikosh veten ne nje far menyre.