Re: Si e përjetojnë gjimnazistët seksin
"Nuk e kisha menduar kurrë, që hera ime e parë do të ishte e tillë dhe aq me tepër me një njeri që unë nuk e doja dhe pothuajse nuk e njihja fare. Isha në një nga party-t e radhës që organizonim me klasën, në një pub të kryeqytetit. Kurrë nuk e kisha menduar, që atë ditë do të derdhja më shumë lot sa kam derdhur në jetën time. Një shoqja ime me prezantoi me një shokun e saj, i cili ishte ulur në tavolinën ku do ulesha dhe unë. Pamja e jashtme e tij ishte tërheqëse dhe herë pas here kryqëzonim shikimet. Filluam të kërcenim dhe jo vetëm një këngë, por disa këngë me radhë. Ndjeja trupin e tij, afshin e tij dhe për një moment u afruam aq shumë, aq sa krejt instinktivisht u puthëm. Në tavolinë, bashkë me ne, ishte dhe i dashuri i shoqes sime. Duke folur, e dehur sa nga pija dhe sa nga sytë e tij, ndjeja se po dilja jashtë vetes sime. Shoqja me të dashurin, me justifikimin se u mërzitën aty, vendosën të iknin. Na ftuan dhe ne të iknim me ta. Në fillim nuk pranova, por me këmbënguljen e Altinit, kështu quhej shoku im i ri, vendosa të shkoj dhe unë me ta. Rrugës Altini, teksa isha ulur në vendin e parë të makinës dhe po rrija pak e shtrirë ,për të mos më parë njerëzit, më thoshte se do të shkonim diku për të pirë një kafe.
Morëm "Rrugën e Elbasanit" dhe po mendoja se në cilin bar do uleshim. Kokën e kisha të rënduar nga pija dhe ndoshta po të ngrihesha në këmbë bija. Ne vazhdonim, ecnim dhe vetëm ecnim, duke dalë kështu jashtë Tirane. Edhe pse mezi i mbaja sytë hapur, pashë që makina e Altinit ndaloi para një ndërtese me xhama dhe me shumë kate. Mezi u ngrita nga makina dhe ndjeja që Altini më mbante për krahu.........
Pasi u puthëm disa momente, ndieja qepallat e syve të rënduar dhe isha shumë e lodhur, përfunduam në krevat. Në një moment mblodha forcat dhe e shtyva Altinin, por ai më largoi duart dhe filloi të më puthte dhe të më mbante të shtrënguar me forcë. U mundova përsëri ta shtyj, sepse ndieja dhimbje të forta, por tashmë ai as që donte t'ia dinte fare për dhimbjet dhe për lutjet e mia. Më dukej sikur ai makth nuk do të mbaronte. Pasi bëra një dush, shihja Altinin të rrinte shtrirë në krevat, me kurrizin të kthyer nga ana tjetër dhe disa pika gjaku që kishin skuqur krevatin.
Mbas një gjysmë ore, kur unë ende nuk kisha kuptuar çfarë kishte ndodhur, u ngritëm për të ikur në shtëpi. Altini më pyeti ku e kisha shtëpinë, më çoi deri aty, nuk pranoi as të më puthte, as të më jepte dorën. Më porositi vetëm që kur ta shihja rrugës, mos t'i flisja, se do të ishte më keq për mua...".