Si duket një 30-vjeçare pas humbej së peshës 110 kg!!! (Foto)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
a2b353e2d9d9f5396539fbb11d270dad.jpg



Tracy është 30-vjeçarja e cila ndërmori një hap shumë të rëndësishëm për shëndetin e saj, por edhe aspektin fizik, duke humbur 110 kg. Tracy Henderson nga Glasgow peshonte 170 kg dhe, nëpërmjet një diete të rreptë për rreth 2 vite, ajo mbërriti në peshën 60 kg.

5350eb826e38e1b3131a1ff93c11b7b6.jpg


Iniciativa i kishte ardhur, kur një ditë kishte vendosur të bënte “shopping”. Deri në ato momente, as mjekët nuk kishin mundur, që ta bindnin për të humbur peshë. “Fillova palestrën 5 herë në javë. Një dietë të balancuar me fruta, perime dhe pas dy viteve rezultati ishte i mrekullueshëm”, thotë Tracy për “Mirror”.

e21aa63caf33872f89e5f7b86d03bb63.jpg


Tashmë, Tracy peshon 60 kilogramë. Ka filluar punën si trajnere personale, sepse dëshiron të ndihmojë edhe shumë persona të tjerë, që vuajnë nga mbipesha. “Humbja e kaq shumë kilogramëve, duket si e pamundur, por unë jam prova që mund të bëhet”, thotë Tracy Henderson.

2ffdb1fcfa322ee79d273445807c1b1b.jpg


b8f323424d67a6a1b67a0454d6be962d.jpg
 
Top