Si duhet rishkruar historia e Shqipërisë?

cufi_bardhit

Primus registratum
Si duhet rishkruar historia e Shqipërisë?

Si duhet rishkruar historia e Shqipërisë?

http://www.sot.com.al/index.php?option=content&task=view&id=39671&lang=

Nga Olsi Jazexhi - Në Gazetën Shqip të datës 27 janar 2007 në një shkrim të botuar nga Aleksandër Meksi me titull ‘Përse duhet të rishkruhet historia’ janë vënë në dukje mangësitë e mëdha që ekzistojnë në shkollën e historishkruesëve tanë në lidhje me historinë e Shqipërisë.Problemi që z. Meksi ngre është me vend, pasi të gjithë nxënësit e ri të historisë shqiptare ndërsa lexojnë shumë botime objektive të të huajve mbi kombin tonë, e kuptojnë sesa shumë të zeza i janë atribuar historisë dhe kulturës sonë nga regjimet e ndryshme që kanë kaluar mbi shqiptarët. Një ndër periudhat që Meksi vë në dukje për tu riparë në historinë e Shqipërisë është ajo e Luftës së Dytë Botërore ku siç ai thotë ‘Enveri dhe kalemxhinjtë e tij…kohë pas kohe i ndryshonin "faktet" dhe sajonin tjera sipas koniunkturës dhe ndryshimeve në nomenklaturë’. Me gjithë observimin e drejtë që z. Meksi bën mbi rishkrimin e historisë nëpër tekstlibrat tanë për sa i përket periudhës së historisë moderne, çka të bie në sy që nuk preket në shkrimin e tij është historia e Shqipërisë gjatë kohës së paraformimit të shtetit shqiptar dhe një seri ndodhishë që çuan në krijimin e tij. Fjalia e z. Meksi ‘Tashmë është i njohur dhe i pranuar fakti se shqiptarët hyjnë më vonë se të gjithë popujt e tjerë evropianë në formacionet e reja shoqërore’ është pikërisht një nga temat më të nxehta që historiografia jonë vazhdon të mohojë në mënyrë këmbëngulëse të pranojë dhe dokumentojë edhe në ditët tona. Më saktë, historia e shqiptarëve nën Perandorinë Osmane dhe islamizimi ynë masiv është një temë që vazhdon të trajtohet me antagonizëm ende sot e kësaj dite nëpër tekstlibrat tanë shkollorë por edhe në botime të ndryshme në vend. Islamofobia dhe turkofobia që shoqëron historinë e projektuar në Shqipëri gjatë kohës së komunizmit, mospjesëmarrjen e shqiptarëve në formacionet evropjane të kohës, e marrin si shkak për të mohuar dhe fshirë historinë e kombit tonë në suazat e Perandorisë Osmane. Kjo llogjikë ka bërë që historia e shqiptarëvë të jetë ndoshta historia e popullit të vetëm në rajon që mbaron në shekullin e XV, përmendet disa herë përdhunshëm përgjatë shekullit të XVIII dhe nis të trajtohet në mënyrë antagoniste apo nëse do të përdornim gjuhën e Meksit si ‘ndeshje me pushtuesit dhe të pasurit, në optikën e luftës së klasave’ vetëm nga shekulli i XIX dhe këtej. Kjo gjë vihet re edhe nëpër pavionet historike në muzeumët tanë kombëtarë, ku dikush gjen pavione mbi historinë ilire, bizantine, të Skëndërbeut, të LNÇ-së, biles z. Leskaj para ca kohësh foli edhe për një pavion për Nënë Terezën, por 500 vitet e Perandorisë Osmane mungojnë. Rezistenca për të pranuar të vërtetën, apo më mirë të faktit që shqiptarët kanë qënë shtyllë e fuqishme e sundimit osman në Ballkan dhe biles u bënë pjesëmarrës në ndërtimin e një qytetërimi alternativ përreth Stambollit përkundër atij të krishterit në Evropë, lexuesi shqiptar është i dënuar ta gjejë vetëm nga historianë me famë botërore si Barbara Jelavich, Stanford Shau, apo edhe në punime si ai më i fundmi i historianit George Gaurych në librin ‘Gjysëmhëna dhe Shqiponja: Sundimi Osman, Islami dhe shqiptarët.’ Arrogancën për të pranuar anësinë islame të shqiptarëve dhe pjesëmarrjen e tyre pothuajse totale në krah të qytetërimit osman, ne fatkeqësisht e shohim herë pas here të përkthehet edhe në zhargonin e politikanëve tanë me përkatësi në shumë raste jo-muslimane. Kështu ndërsa disa vite më parë z. Fatos Nano zotohej se pasi të vinte në pushtet do të largonte nga vendi 550 vite histori, ministri aktual i arsimit Genc Pollo merr qëndrime edhe me skandaloze kur kërkon që në një fshat të humbur të Tiranës të largojë emrin e një rebeli pro-osman që një shkollë mban aty, për arsyen e vetme pse ky kryengritës, (ashtu siç bën gjeneratat e shqiptarëve në kohën e pushtimit fashist) kundërshtoi drejtimin e Shqipërisë nga Komiteti Ndërkombëtar i Kontrollit dhe princin që fuqitë e mëdha kërkuan ti imponojnë popullit shqiptar. Antagonizmi ndaj pranimit të identitetit real shqiptar, i ka bazat e tija nëpër tekstlibrat e historisë sonë që u shkruan gjatë kohës së komunizmit. Në këto libra lexuesi shpesh përballet apo lexon citate të cilat jo në pak raste shtyjnë në urrejtje etnike dhe racore. Unë në më shumë se disa raste kam vënë re sesi në tekslibrat tanë shkollorë, fëmive ju serviren poezi, apo edhe shkrime pseudohistorike ku fatkeqësitë e kombit tonë lidhen me kombin turk, me mitin e imponimit të islamin me dhunë dhe ‘braktisjes së origjinës kristjane’ të shqiptarëve dhe kështu me radhë. Kohët e fundit nëpër tekstlibrat tanë të historisë, fëmive nëpër shkolla kanë nisur të ju mësohen përralla të reja të rrezikshme të cilat në vend që të evitoheshin nga historia jonë, po përforcohen më shumë dhe me terma fetarë. Kështu psh. imponimi nëpër tekstlibrat tanë të figurës së shenjtores katolike, Nënë Tereza si një heroinë kombëtare dhe kthimi i ditës së lumturimit të saj në një festë kombëtare, apo kristjanizimi dhe kthimi i Skënderbeut nga një hero kombëtar në një hero të krishtërimit janë dy fakte që tregojnë sesi koniukturat dhe interesat vazhdojnë të manipulojnë historinë dhe identitetin tonë kombëtar edhe sot. Ndërsa në kohë të Enver Hoxhës shqiptarët bëheshin të besonin në një histori klasore dhe gjithmonë progresive të kombit, e cila niste që me skllavërimin e ilirëve nga skllavopronarët romakë dhe më pas kalonte në bujkrobërizimin e tyre nga feudalët bizantinë dhe turq, për të dalë në kohën e revolucionit proletar kombëtar; sot tendenca e kohës është që në emër të ‘europianizimit’ të krishtërizohet identieti shqiptar dhe historia e tyre. Në këtë mënyrë çka kombit tonë po i imponohet sot nuk është më një histori me të pasur dhe të varfër në betejën e madhe të luftës së klasave, por një betejë e re, betejë për qytetërimin, ku Evropa dhe krishtërimi po kanë antagonistin e tyre Turqinë dhe islamin. Krishterofilia dhe mitologjia që e lidh Evropën dhe modernizmin me krishtërimin mua më ka shqetësuar ndjeshëm në një seri shkrimesh të shtojcës ‘Ndryshe’ ku një shkrues shfaq herë pas here tendenca të lidhë katoliçizmin e prelatëve të veriut të Shqipërisë nëpërmjet Venedikut dhe Skëndërbeut, me rilindjen evropjane dhe si pasojë me modernizmin. Dëshira për ti mbajtur shqiptarët sa më larg nga historia e tyre reale mund të shihet më mirë se kudo në tekstlibra si ai i Historisë së Shqipërisë të botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në vite të ndryshme në Shqipëri, ekstrakte të të cilit i serviren nxënësve të shkollave në Shqipëri. Në një version të historisë së Shqipërisë që dikush mund ta gjejë edhe online në sajtin: http://historia.shqiperia.com/ dikush mund të dallojë lehtë sesi historishkruesit tanë gjatë kohës së komunzimit kanë treguar një kujdes të veçantë për të gjetur arsyet e ‘dhunës dhe presionit’ turk mbi islamizimin e shqiptarëve, kur në të njëjtën kohë përhapjen e krishtërimit e kanë trajtuar si një proçes sa të paqshëm aq edhe apostolik, duke mos përmendur pothuajse askund metodat e dhunshme romake, bizantine, të kryqëzatave por edhe serbe për imponimin e fesë së Kostandinopojës ndaj shqiptarëve, të cilat nisën nga viti 390 dhe më pas. Ndërsa në shkrimin e tij z. Meksi me të drejtë thotë që: ‘Historia është shkencë dhe ka metodën e saj, rregullat e saj dhe kriteret e gjykimit për këto kërkime. Ajo ka disa parime që nuk duhet të shkelen: duhet thënë e vërteta, vetëm e vërteta dhe gjithë e vërteta dhe duhet të heqim dorë nga mendimi që trashëgojmë nga brezi në brez se fajin për të zezat që ka pësuar kombi ynë e kanë vetëm të tjerët’ unë do të doja të kujtoja lexuesit se në fund të fundit historia nëpër akademitë perëndimore shpesh mësohet nëpër departamentet e artit dhe jo ato shkencore. Pse historia në fund të fundit është një art që përzihet me shkencën në shërbim të politikës dhe interesave të klasës sunduese për të ndërtuar mendimin politikisht korrekt të masave. Ndërsa historia ka të dhënat, datat, ngjarjet dhe personazhet e saj, në fund të fundit është pena e historishkruesit, i cili ashtu si një piktor që me bojrat e tij mund të prodhojë një kryevepër arti, me të njëjtat bojra dhe penel mund të ndërtojë edhe një zhgarravinë. Dhe mua si një nxënës i historisë që jam, kur krahasoj historinë që institut-historianët tanë i kanë dhënë kombit tonë, në krahasim me atë që më bie të lexoj (fjala bie në ditaret e Eqerem Bej Vlorës), zhgarravina jonë mbi historinë e Shqipërisë më bën për të qarë.
 

ados

Primus registratum
Re: Si duhet rishkruar historia e Shqipërisë?

Alexander Meksi me duket se ka qene kryeminister apo jam gabim ?
 

forwardi

Primus registratum
Re: Si duhet rishkruar historia e Shqipërisë?

nuk je gabim! /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

glaukus

Primus registratum
Re: Si duhet rishkruar historia e Shqipërisë?

Nuk duhet te presim te rishkrohet historia nga Olsat qe kane simpati per wahabistat e Haxhi Qamilsat.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Si duhet rishkruar historia e Shqipërisë?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Kështu ndërsa disa vite më parë z. Fatos Nano zotohej se pasi të vinte në pushtet do të largonte nga vendi 550 vite histori, ministri aktual i arsimit Genc Pollo merr qëndrime edhe me skandaloze kur kërkon që në një fshat të humbur të Tiranës të largojë emrin e një rebeli pro-osman që një shkollë mban aty, për arsyen e vetme pse ky kryengritës, (ashtu siç bën gjeneratat e shqiptarëve në kohën e pushtimit fashist) kundërshtoi drejtimin e Shqipërisë nga Komiteti Ndërkombëtar i Kontrollit dhe princin që fuqitë e mëdha kërkuan ti imponojnë popullit shqiptar.

[/ QUOTE ]


e kam kuptu gabim une, apo ky trapi Jazexhi ankohet per "cnderimin" qe i behet Haxhi Qamilit!!! /pf/images/graemlins/shocked.gif
Mos harro i dashur njeri, se "kryengrites", Haxhi Qamilin e ka quajtur vetem Enver Hoxha, dhe ne librat e tij te Historise haxhi qamili quhej patriot.

Si mendon ti Cufo??
 

elviskelmendi

Primus registratum
Re: Si duhet rishkruar historia e Shqipërisë?

Ujku! Te ftoj ty dhe vellezerti e tjere antare
qe te mos merren me Olsi Jazexhiun.
Ky njeri asht tradhtar i kombit.
Un e njof personalisht se ka ken student ne
universitet Islamik te Malajzise.
Ai ka mohu dhe ekzistencen e
Skenderbeut si Ullheqes i
Arbersie kundra turqve.
Ai fabrikon fakte historike dhe mundohet ti
integroje ato ne historine e kombit tone.
ai hell poshte cdo lidhje ter kombit
tone me europen dhe alternativisht
sugjeron qe jemi popull arab.
per ma shum lexoni ne websitin e tij personal
cka vjell pergojet ky njeri
 

elviskelmendi

Primus registratum
Re: Si duhet rishkruar historia e Shqipërisë?

Ska ma djelmoca shqiptar si Prek Cali
etj se e kishte pa Olsi bukur Stamollin...
Vdekje Tradhtarve dhe Armiqve te Kombit Shqiptar
Vdekje Olsi Jazexhiut.
 
Top