Si do vepronit

enton

Primus registratum
Si do vepronit

Pershendetje gjith studenteve shqiptare kudo qe ndodhn.
Desha te ndaja "shqetesimin" tim te ktyre diteve me ju dhe te lexoja opinionet tuaja reth tij.

Aktualisht jetoj ne USA emigrant i regullt "green card".Vazhdoj kolegjin per International Criminal Justice simestrin e dyte, dhe tani ne prag regjistrimi me lindi nje dileme os medyshje. Ta vazhdoj apo jo?
Arsyet jane te shumta dhe disa te forta disa te dobta lol.
1) Pak a shume te jemi objektive ata qe jetojne ne USA e dine qe kariera jone si emigrante ne keto dege eshte me medyshje, si dhe nqs filloj nje pune perseri nuk besoj se do arij te paguhem me $18 ne ore sic paguhem tani(nje pune jo zyrtare por e ndershme)
2)Duke biseduar me zyren e regj me doli problem se duhet te mar disa klasa anglishteje pa kredite fare. Kini parasysh shkollen e paguaj vete $2000/semester.
3)duke punuar 5 dite te javes eshte shume e veshtire te arish te kesh rezultate te kenaqshme plus qe duke pasur parasysh zvaritjet e keolegjve ketu dhe nr e klasave 4/semester qe mar i bie te gradohem nga 2008.
Pra edhe nje here do deshiroja te dija opinionin tuaj si ose si do vepronit ju ne kete rast a ja vlen te vazhdohet?
 

Blendi

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Nuk di te te them per degen qe ke ndjekur, por qe do ishte mire te mbaroje kolegjin dhe te diplomoheshe kjo nuk ka dyshim. Vertete qe nuk ke garanci se do behesh profesionist i deges qe studion tani, por garanci nuk ka asgje ne jete. Vetem vajtja ne kolegj do te te beje njeri me te ditur, me te pregatitur dhe me te kulturuar dhe mos kij dyshim qe hapja e dyerve eshte me e lehte per nje njeri me edukim te larte se sa per nje tjeter. Sa per vitin 2008 mos u shqeteso shume pasi koha fluturon, sidomos per ne qe punojme dhe vazhdojme shkollen njekohesisht.
Tani qe jemi te rinj eshte koha per te sakrifikuar dhe per t'u perpjekur pasi kur te nisin familjet dhe kalamajte nuk do kemi me as nge, as kohe, as fuqi dhe as mendje per te vazhduar shkollen.
 

Toniboston

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Bashkohem me mendimin e Bledit. Mos u gezo shume me parate qe po ben tani. Mendohu mire. Mua me duket sikur i ke kushtuar shume rendesi parave por mendo sa para do besh mbasi te mbarosh college dhe te gjesh nje pune. Sa per mendimin tim ti mund te vazhdosh college dhe njekohesisht dhe te punosh. E di qe do shume perpjekje por me pune dhe me mund do tia arrish qellimit. Mos mendo shume per kohen e tashme mendo gjithmone per te ardhem megjithese asnjehere nuk i dihet te ardhmes por ne gjithmone duhet te jemi optimiste per sa i perket asaj(te ardhmes). Sa per 2008 nuk eshte asgje fare. Te njejtat mendime kam pasur dhe une kur kam qene ne pozicionin tend (2001) por ja qe vitet fluturojne. Per mua 2006 dukej si nje enderr por tani po e kuptoj qe cdo dite po i afrohem me shume. Gjithashtu mos mendo shume per $2000/semester. Une paguaj pese here me shume se ti dhe nuk po e vras shume mendjen se do vije nje dite dhe do jete shkolla ajo qe do te ti paguaj mbrasht te gjitha. Me sa kam pare une mua me duhet te punoj 3 vjet qe te nxjerr te gjitha shpenzimet e shkolles.(Kjo eshte pas graduation) Keshtu qe per mendimin tim vazhdoje shkollen se nuk ke per te humbur asgje. Pasi te mbarosh shkollen ti mund te punosh prape ne puna qe ke tani fare lehte por njerezit do kene nje mendim tjeter persa i perket karakterit tend. Do te te vleresojne me shume, si nje njeri qe ka mbaruar nej shkolle dhe eshte me i ditur se kurre ndonjehere. Megjithate ti je vete i zgjuar dhe bej si te duash vete. I wish you good luck.
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Si do vepronit

Fillimisht postuar nga Jetoje Jeten:
[qb] Pasi te mbarosh shkollen ti mund te punosh prape ne puna qe ke tani fare lehte por njerezit do kene nje mendim tjeter persa i perket karakterit tend. Do te te vleresojne me shume, si nje njeri qe ka mbaruar nej shkolle dhe eshte me i ditur se kurre ndonjehere. Megjithate ti je vete i zgjuar dhe bej si te duash vete. I wish you good luck. [/qb]
Se ke mbaruar shkolle nuk do te thote hic te jesh me i ditur, dhe nuk do te thote aspak qe njerezit do te te referohen dhe kene nje perceptim me dinjitoz mbi ty. Hiqni dore nga keto idera.

Jam plotesisht pro idese qe sakrificat duhen bere dhe kryesisht jane frytdhenese ne fund fare. Ne anglisht thuhet " if you think education is expensive, then try IGNORANCE...".

Une mendoj qe te gjithe ata qe akoma studiojne ne keto kohe qe ekonomia po 'tall s*umen' me robt, jane padyshim ne nje pozite me te favorshme se ata qe le te themi sapo jane laureuar apo mbarojne studimet brenda nje harku kohor relativisht te shkurter. Pune ska qe ska... me mire ne shkolle, duke shpresuar nderkohe qe per 3-4 vite do te rregullohen gjerat disi dhe mund te thjeshtesohet edhe procesi i punesimit.

Jo per dekurajim po kam nje shoqen time qe ka mbaruar drejtesi kriminale dhe edhe pse ka 2-3 eksperienca pune (internships) domethenese ne fushen e studimit, akoma nuk ka arritur te sistemohet... :shrug:
 

a-alket

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Fillimisht postuar nga Isabelle:
[qb] Jo per dekurajim po kam nje shoqen time qe ka mbaruar drejtesi kriminale dhe edhe pse ka 2-3 eksperienca pune (internships) domethenese ne fushen e studimit, akoma nuk ka arritur te sistemohet... :shrug: [/qb]
Ashtu sistemim sic duan shqiptaret..qe te jene me kuc e me mac brenda nje lagjeje..nuk ka. Amerikanet vete levizin nga njera ane e amerikes ne tjetren per te gjetur pune, shkojne ne evrope, azi, afrike, lindje te mesme...ku te kete me shume sukses.

Sa per temen, edukimi eshte nje investim per te ardhmen. Dhe si cdo investim serioz, eshte afatgjate, do perkushtim por frytet jane te embla ne fund...zgjedhja eshte e jotja. Ti nuk ke dhe aq nevoje te punosh me ore te zgjatura sepse meqenese ke green card ke te drejte te marresh kredi me interes te ulet per shkollen, mund edhe te marresh trajnim profesional falas nga organizata te ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare, etj etj.
 

Anana

Primus registratum
Re: Si do vepronit

4 klasa per semester? Po te marresh 5 mund ta shpejtosh procesin dhe te mbarosh me shpejt. Sa per punen qe influencon rezultatet s'ke ci ben. Duhet te gjesh kohe per te dyja dhe t'i kushtosh rendesi rezultateve megjithese punon 5 dite ne jave. Keshtu kane ardhur kohet tani. Duhet te jesh i forte me cfare te bie per pjese. Edhe une kur jam ne shkolle 5 dite ne jave punoj, ose 6. Po ta mendosh, nje semester eshte vetem 3-4, ndoshta 5 muaj qe ikin shume shpejt. Nga keto muajin e pare pothuajse s'ke fare ose shume pak per te studiuar. Futi forca ato muaj qe ngelen. Merr nja dy jave pushim ne kohe provimesh. Nderkohe puno me shume gjate pushimeve, 6 ose 7 dite ne jave, double shifts e kshu per te bere leke qe te studiosh gjate shkolles. Ja ku u zgjidh dhe kjo pune. Do lodhesh, do stresohesh por duhet bere. Edhe mos be gafe te dalesh me nota te keqija se s'te pyet njeri si i ke marre.

Good luck (Personalisht jam shume dakort me te gjitha ato qe te kane thene te tjeret me lart)

P.S. Edhe nje gje tjeter. Me kohe ndoshta gjen ndonje pune zyre qe eshte me e rehatshme dhe nuk te lodh aq shume. Jo po do thuash qe s'ke mundesi. Sidoqofte, kush kerkon gjen. Te pakten per nje cope pune zyre te keqpaguar. Edhe mos nguro te kerkosh leke sa andej kendej per shkollen sepse sic te tha Bescames me lart ka grante e ndihma te tjera financiare qe mund te perfitosh.
 

Dua

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Hmmmm ky eshte njeri nder problemet e mia qe po me shtrengon fytin, me duhet te punoj qe te paguaj shkollen ose te rrjep prinderit e mij dhe te kerkoj nga ata te pamunuren. Une ndjek nje shkolle private qe eshte shume me shtrenjte ne krahasim me shkollat shteterore ne Kosove. Payshim, tani me duhet te punoj nje vit qe te mbledh parate e shkolles per dy vite e te mos caj koken me. Edhe pse qellimi im ne kete rast nuk eshte qe te bej para e te shetis boten, po te paguaj shkollen mua me mundon fakti qe po humb nje vit shkollor. /pf/images/graemlins/frown.gif

...nga Dua
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Si do vepronit

Te jetosh ne USA e di fare mire se po te kesh vetem high school eshte si te jesh me 8-vjecare, pra sot mund te gjesh pune dhe te besh pak para, por neser nuk je askushi. Universiteti eshte bere mese i nevojshem megjithe sakrificen qe kerkon, studim+pune+shpenzim mjaft i madh. Nese do te behesh dikushi apo te kesh nje jete normale ne USA duhet ose te kesh shpirtin tregetar (per mendimin tim jane njerez te lindur te tille) qe dine te nxjerrin parane dhe nga guri, jane tipa entrepreneur, tregetare qe e kane ne gjak, ose duhet te sakrifikosh per tu shkolluar per te gjetur nje pune te mire me nje te ardhur relativisht te mire. Si thote Blendi, po nuk e bere tani do e kesh shume, shume te veshtire kur te krijosh familjen tende dhe kur te kaloje mosha.
Dhe dicka tjeter, puna qe ke tani dhe te paguan $18/ore dhe nuk kerkon universitet do te vazhdoje e tille dhe ngritja e rroges qe do kesh do jete shume minimale mos te them se nje dite do te heqin per te zevendesuar me dike qe eshte college graduated. Kurse kur ke diplomen ne xhep dhe pse mund te fillosh nje pune qe paguhet ndoshta me pak, ngrihesh shume me shpejt si ne rroge dhe ne pergjegjesi.

Ndoshta shkolla qe ke filluar tani nuk eshte kurajuese per te gjetur pune, por gjithmone mund te besh masters per dicka tjeter.

Ndersa gjyshja ime thoshte se universiteti eshte byzylyk floriri, ne kohen e sotme dhe ne vendin ku jetojme eshte nevoje.

Mos hiq dore nga shkolla se kam frike se do pendohesh nje dite. Kam punuar me amerikane qe kane ecur perpara deri ne nje pike te caktuar dhe pastaj kane ngecur sepse nuk kane pasur college degree dhe ishte vone per to te ktheheshin ne shkolle duke pasur pune+familje me femije.

Good Luck!
 

Guest
Re: Si do vepronit

Kam frike se jemi bere te gjithe skllever te nje sistemi te servirur mire..

Fillimisht duhet e mesmja, e pastaj e larta.. e tani po aq i domosdoshem eshte edhe Masteri e pastaj dikur me vone askush nuk do pije uje pa doktorate, e keshtu me rradhe, gjithe jeta do te na kaloje shkollave e mesimeve...

Per shkak se jemi e kemi pranuar kete sistem, duhet sigurisht ti pershtatemi.. por sigurisht ka edhe shume njerez qe jane ne gjendje te bejne perjashtime..

Une sot jam pronar i nje firme me 50 nenpunes. Ne perzgjedhjen e tyre asnjehere nuk u nisa nga shkolla apo diploma qe kane marre.. Ato jane per "hunden" e tyre, por mua nuk me hujne ne pune.. Gjithmone i provoj 1-3 muaj, e pastaj nenshkruajme kontratat..

Kudo ka edhe perjashtime..
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Si do vepronit

Sa vuani dhe ju a te keqen! Shume ju shfrytzokan /pf/images/graemlins/laugh.gif

Une them po e pate me medyshje lere fare. Po te pelqeu si dege hyri se deshira do ndihmoj vullnetin....
 

tirana

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Pyt njiher veten a je e pasionuar me ate lende qe studion. Studimi kthehen ne barre kur studion per te studiuar. Merr nji vit kohe dhe vrej me rehat se mos ka ndonje lende qe vertet e ndjen tenden.
Lere manjane karrieren e mundshme qe mund te kesh neser a pasner sebashku me rrogen perkatese se sot per sot nuk e parashikon dot, as neve per tya, me gjith deshiren e mire.
Te eshte dhene mundesia te studiosh, dmth te eshte dhene mundesia qe ndertohesh profesionalisht dhe kjo eshte nje nga kenaqesite e jetes.. me pak apo shume lek qofte!
 

Princesha

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Edhe un them qe shkolla eshte nje gje shume e mire ta kesh, por duhet te dish edhe dicka, njoh shume persona qe kane kryer shkolla te larta (po flas per ktu ku jam un) dhe nuk kane gjetur pune dhe i eshte dashur ti hyjne nje dege tjeter qe te jep me mundesi per pune mbas shkollimit.
Un them qe mos te zgjedhni dege ku nuk ka variante per pune, as mos te zgjidhni ato dege qe nuk ju pelqejne hic, por nje rruge e mesme do ishte me e pershtatshme.
As mos kryeni shkolla per te qene kryelarte, se ja per cfar dege e kam kryer universitetin, kur nuk te hyn ne pune esht ta shumezosh me zero, asgje nuk esht e sigurt por pak a shume duhet te formosh nje ide se a gjen pune me kete arsimim qe po merr, se fundi i fundit per nje jete me te mire po luftojm, jo per ta vene diplomen ne gradence per bukuri si trofe qe nuk ka vlere me shume sesa nje dekorim.
 

baci

Primus registratum
Re: Si do vepronit

shkolla duhet,te meson per jeten.Te jep armet e dijes per luften e jetes,por ajo seshte gjithshka.Varet nga prirjet qe te jepen.Varet ke do me shume njeriun e mire apo parate.Ne nje studim qe eshte bere kohet e fundit ne bote eshte pare qe reth 70% te njerzeve te pasur nuk kane arsimin e larte si shpjegohet kjo :Marim du te rinj Njeri eshte i apasionuar pas shkolles dhe tjetri pas parase>Qe te mbarosh studimet e larte kerkojne nje oeriudhe e gjate kohe,e zeme se i mbaron ne moshen 25 me 30,mer nje dipllome pastaj eshte e veshtire gjetja e punes,derisa ta gjesh dhe te hysh ne sekretin e saj ne rjedhjen e jetes ,te mesosh te fshehtat e jetes ke vajtur 40.Ndersa tjetri e fillon me shpejt qe ne moshen 15 vjece,mendja e tij eshte tek puna dhe paraja,nuk njoh shkollen po njeh me mire jeten njerzit,situatat.me nje fjale behet me i ditur ne jete,dhe kur te mbushe 40 ka shoqerine e tij,biznesin etj,me nje fjale eshte bere bos,mendjen nuk e ka vrare shume per librat,por per parateBen dhe te mira mer ne pune si ekonomis ,inxhinier etj shokun e tij qe mbaroi shkollen>Keshtu qe bisnesi exen perpara se ka per drejtor nje njeri pa shkolle dhe manaxher nje me shkolle.Varet ke ke pasion.
 

Goca

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Sado qe po mundohemi , brezi jone eshte me fat, te pakten ka mundesine e zgjedhjes dhe kjo do te thote te vendosesh vete per te ardhmen. Te mos harrojme qe shume breza nuk e paten kete mundesi ne Shqiperi. Ka pasur njerez te talentuar qe s'arriten te studionin per shkaqe te ndryshme. Per ta studimi dhe fitimi i dijeve ishte nje privilegj i madh, ndersa per ne eshte dicka normale tashme. Jo vetem s'kemi me probleme per te studiuar, por kemi mundesine te zgjedhim shtetin, Universitetin e kontinentin /pf/images/graemlins/wink.gif . Fakti qe po mundohemi eshte normal per mendimin tim dhe puna sidoqofte te rrit dhe te ben ti shohesh gjerat me sy tjeter. Mos harro se c'do sakrifice , sado e vogel apo e madhe qofte, heret a vone do i japi frytet e veta. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Si do vepronit

Enton
nese International Criminal Justice eshte dega qe ke zgjedhur sepse ajo te pelqen dhe mendon se do jesh me i afte, si edhe do te jesh i kenaqur ndersa e ben atehere vazhdoje!
Punen nuk ta garanton njeri, as pagen! Por pergatitja akademike do te jape nje dore ne realizimin e deshires tende profesionale.
Te thuash se pozita jote prej emigrante ta veshtireson jeten eshte per mua pak e zbehte ne rastin e SHBA-se ku te gjithe jane emigrante! Ndryshe do te ishte ne vende te tjera si Italia apo Greqia, kur njerezve u duhet shume me teper mund e djerse per te permbysur paragjykimet ndaj emigranteve, sidomos kur jane shqiptare!
Fakti qe do mbarosh me 2008 eshte thjesht nje shifer, pasi ti nderkohe do te jetosh: do punosh (kete punen e ndershme po te jashteligjshme), do te jepet mundesia per ndonje internship si ato qe permend Izy, dhe do shkosh ne shkolle!
Do te keshilloja te rikujtoje dhe nje here arsyet qe te shtyne te rregjistroheshe ne kete kolegj (besoj flitet per kolegj= university = 4 year education, right?!) dhe nese ato qendrojne ende, vazhdoje! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Guest
Re: Si do vepronit

korcaro po qe se e ben dot beje dhe pastaj hajde puno ne shqiperi se ka shuem plera qe duhen qerruar
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Si do vepronit

emigrantet kane nje avantazh ne cdo dege qe permban ne emertim INTENACIONALE

besoj se e kupton pse

nqs dega te pelqen ty, atehere vazhdoje sepse, nqs politika internacinale vazhdon ne kete menyre, medoj se do kete vende pune per ty
 

bona

Primus registratum
Re: Si do vepronit

nuk i lexove shkrimet e te tjereve por duke u nisur vetem nga tema mendimi im i bazuar me cfare kam pare eshte ky:

qe shkolla s'te jep garanci qe do besh shume para kjo dihet. por edhe qe ne ditet e sotme me ecjen e tech dhe cdo gje tjeter eshte pak si e veshtire te besh para pa dije si nga shkolla apo te studiosh vete.

lexova ca rreshta qe dikush tha kam 50 punetore qe punojne per mua dhe s'me i intereson diploma e tyre. ato qe kane diploma me sa di une shkojne neper insitucione qe dihet qe duhet diploma dhe nuk shkojne neper vende qe duhet kazma.ose do te thoja sa me i kualifikuar punetori aq me i kualificuar producti aq me i "kualifikuar" fitimi.
pastaj ka rob qe me nje laps e me nje computer bejne para duke punu vete per veten e tyre dhe mund te bejne me shume se nje qe ka 500 punetore.
 

gfm73

Primus registratum
Re: Si do vepronit

Studimi i metejshem nuk ka asgje negative pervecse perfitim te avancimit te dijeve tuaja ne nje shkalle me te larte e te kerkuar, perforcim te njohurive tuaja profesionale apo te pergjithshme. Sot thua se ke nje pune te mire dhe neser ti kerkon te keshe me shume. Aspak keq! Ndjekja e nje shkolle me nivel me te larte me te vertete se te konsumon nje pjese te mire te kohes tende per punen qe ti per momentin ben, por kur te keshe mbaruar dhe arritur ate qe ti kerkon (duke u bazuar gjithmone mbi aftesite tuaja qe posedon), atehere do te jete edhe me e madhe fitesa (vlera) per ty dhe te ardhmen tende. Koha qe njeriu e shfrytezon per studime te metejshme dhe te volitshme per veten nuk eshte kurre kohe e humbur, por nje vleresim edhe me i madh per veten e per vete te ardhmen qe ai (njeriu) ka perpara.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Si do vepronit

Ho si shkoj puna, e vazhdove apo e le shkollen?

Une kam njoft edhe plot rrob pa shkolle qe kan marr po aq pare sa ata me shkolle, biles edhe me shume se ata.

Mendoj se ajo qe eshte me e rendsishme eshte deshira per te arritur dicka, gadishmeria e njeriut per te levizur, per te pranuar ndryshimet dhe perfundimisht aftesia tij.
 
Top