Si do te behet Kosova e pavarur!

keraun

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Jeton:pse thua qe ska mundesi lobingu? sa kosovar shqiptar dhe sa shqiptar nga shqiperia ka ne te gjithe ameriken dhe sa ka ne UE,?me nje investim te vogel duke organizuar diasporen shqiptare qe te shtyp gazeta, te bej manifestime ;paqesore; si gjithe shtetet e tjera ;demokratike;sa mund ta ngre zerin duke informuar opinionin nderkombetar mbi te verteten e situates ne ballkan.thuaj qe sduan ta bejne dhe jo qe skane mundesi a nuk jane te zote,(perseprapthi jane gjithmone te zote ata)
 

exp-s

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

kosova behet e pavarur, me zgjuarsi politike.
kryesorja eshte qe shqiperia (te gjithe trojet shqiptare me shumice) te kene si qellim bashkimin kombetar.
respektimi i minoriteteve ne kosove, si minoritete jo si privilegje te tyre.
forcimi i institucioneve
ndergjegjesimi i qenies shqiptar
bashkepunimi i gjithanshem edhe me i "padobishem" me shqiperine si hap paraprak i bashkimit.
dhe shume te tjera
 

notej

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Keraun,
ju me pyesni se pse them qe shqiptaret nuk kane lobing te forte dhe nderkohe qe e pefundoni komentin tuaj duke thene se realisht ata nuk jane te oganizuar (vetem per se prapthi, thoni ju). Pikerisht tek organizimi e kam pas fjalen mik i dashur. Une e dije qe kemi gjithe ata njerez ne SHBA dhe BE, dhe qekemi potencialisht mundesi per lobing por ja qe nuk e kemi bere pra. Ketu eshte pra i gjitheproblemi organizimi. Njerezit po te ene te organizuar mund te bejne mrekulli, ne te kundert asgje. Pra, nuk bejm dot lobing me keto mendje qe kemi.
Uroj te me keni mirekuptuar!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Fillimisht postuar nga jeton_i:
[qb] Keraun,
ju me pyesni se pse them qe shqiptaret nuk kane lobing te forte dhe nderkohe qe e pefundoni komentin tuaj duke thene se realisht ata nuk jane te oganizuar (vetem per se prapthi, thoni ju). Pikerisht tek organizimi e kam pas fjalen mik i dashur. Une e dije qe kemi gjithe ata njerez ne SHBA dhe BE, dhe qekemi potencialisht mundesi per lobing por ja qe nuk e kemi bere pra. Ketu eshte pra i gjitheproblemi organizimi. Njerezit po te ene te organizuar mund te bejne mrekulli, ne te kundert asgje. Pra, nuk bejm dot lobing me keto mendje qe kemi.
Uroj te me keni mirekuptuar! [/qb]
Jo organizim ka,neper xhamia:bashksia Islamike Shqiptare-bashksia Islamike Kosovare-Lidhja Islamike Shqiptare per Evrope etj etj.
Po konkurrojme me shuuuume dinjitet Marokenet dhe Turqit!! /pf/images/graemlins/wink.gif :smash:
 

notej

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Orosh,
ke harru edhe organizimet per me pi caj rusi (caji eshte i Cejlonit po kosovaret i thone rusi) dhe me vujt per vatan duke degju muzike patriotike e tu bertit me ze te larte per Kosoven e pavarur. Pastaj ka koncerte me kengetaret me te "mire" kosovar, qe jua kam harru emrat, e qe kendojne muzike sheli, ku mjafton tek tuk te permendet Kosova dhe dashnia dhe kaq mjafton.
Pak te duket ty kjo? :smash:
Ah sa gjynah qe jemi nga organizimi.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Epra,shpresoj qe keto lloj organizimesh injorante t'i perkasin kohes se kaluar!
Po nuk ecem bashke me ndryshimet politike te soteshme kemi me ngel gjithmone tek ai ibriku i cajit rus!
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb]
[qb] [/qb]
Jo organizim ka,neper xhamia:bashksia Islamike Shqiptare-bashksia Islamike Kosovare-Lidhja Islamike Shqiptare per Evrope etj etj.
Po konkurrojme me shuuuume dinjitet Marokenet dhe Turqit!! /pf/images/graemlins/wink.gif :smash: [/qb]
Eu, e masanej kush po thot qe ky far OROSHI s'pe perzin fene me politiken ne TE GJITHA temat politike te AF-se!..... :angel:

Kosova, deshti apo s'deshti dikush, sidoqofte do te behet e pavarur edhe ate sivjet!!!

Rrofte Kosova dhe i gjithe populli i saj!

Shqiptarja
 

keraun

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Fillimisht postuar nga jeton_i:
[qb] Keraun,
ju me pyesni se pse them qe shqiptaret nuk kane lobing te forte dhe nderkohe qe e pefundoni komentin tuaj duke thene se realisht ata nuk jane te oganizuar (vetem per se prapthi, thoni ju). Pikerisht tek organizimi e kam pas fjalen mik i dashur. Une e dije qe kemi gjithe ata njerez ne SHBA dhe BE, dhe qekemi potencialisht mundesi per lobing por ja qe nuk e kemi bere pra. Ketu eshte pra i gjitheproblemi organizimi. Njerezit po te ene te organizuar mund te bejne mrekulli, ne te kundert asgje. Pra, nuk bejm dot lobing me keto mendje qe kemi.
Uroj te me keni mirekuptuar! [/qb]
jeton jemi dakord qe nuk ka organizim lobingu, per kete u kuptuam:por un e kisha llafin qe qeveria shqiptare jo vetem nuk i organizon por dergon agjente qe ti perçaj.rendesi ka qe te pakten ne te dy te merremi vesh /pf/images/graemlins/laugh.gif keshtu se do zoti do bashkohet dhe ndo nje i trete ne AF dhe nje katert i peste e keshtu me radhe dhe formojme nje lobing a ndo nje organizate.... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Shqiperia ka lobbing te forte jashte trojeve dhe historikisht kemi patur por cfare te bejme qe "te tjeret" kane shume "vellezer rracore" dhe e bejne me influencial ne numer :shrug:
 

iriqi

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Me vjen keq tua prish optimizmin dhe patriotizmin tuaj te flakte, por kam mendimin se Kosova nuk do te behet kurre krejtesisht e pavarur. Ajo do te jete nje gjysem shteti, ku Europa, Serbia, OKB-ja etj do te kene te drejte te fusin hundet si te duan. A nuk po ndodh e njejta gje edhe ne Shqiperi ku ambasadoret dhe organizmat e huaja po bejne çfare te duan?!
 

notej

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Iriqi,
pa merak, nuk na prishi aspak patriotizmin dhe optizmin tone. Ti nuk na dhe asnje argument konkret perpos ca frazave qe realisht nuk cojne peshe.
Keshtu qe pa merak per ne, vetem mos harxho energji, kohe dhe internet per te na shkruar mesazhe te tilla. Sygjerim, pa te keq.
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Fillimisht postuar nga iriqi:
[qb] Me vjen keq tua prish optimizmin dhe patriotizmin tuaj te flakte, por kam mendimin se Kosova nuk do te behet kurre krejtesisht e pavarur. Ajo do te jete nje gjysem shteti, ku Europa, Serbia, OKB-ja etj do te kene te drejte te fusin hundet si te duan. A nuk po ndodh e njejta gje edhe ne Shqiperi ku ambasadoret dhe organizmat e huaja po bejne çfare te duan?! [/qb]
Iriq, me shperberjen e Jugosllavise, ne po e shohim se si qendrojne punet ne ballkan. Nese sot, bie fjala, Mali i Zi kerkon pavaresine nga Unioni Serbi - Mali i Zi, atehere s'ka pse mos te jete edhe Kosova ajo qe do behet e pavarur, e pas saj, do ia degjojme zerin edhe krahines Vojvodine, ashtu sikurse dikur, qe do te kerkoje edhe ajo pavaresine nga ish-Jugosllavia!!!
S'mund aspak te pajtohem me fjalen "gjysem - shtet", sepse ne realitet, ka shtet (republike) dhe krahine, apo thene ndryshe "province", nen sundimin e nje shteti me te madh.
Kosova sot eshte nje shtet por i sunduar nga fuqi te ndryshme te huaja, e neser, se shpejti, ajo do te behet shtet ne vete.
Jam dakord me ate qe thua se, Evropa e OKB, etj, do te fusin hundet, por nje gje te tille, ne kete kohe te, akoma krijimit te Bashkimit Evropian,s'ke si e nderpret. "Futja hundesh" e shteteve te Evropes sikur te ishte vetem per ceshtje ekonomike do te ishte mire, mirepo, ja qe ne kete bote ka shume padrejtesi dhe ne kete rast edhe Kosoves po i behet nje padrejtesi e ketille, ku shtetet sunduese atje vene kushte per t'u permbushur ne menyre qe Kosova ta fitoje pavaresine...
Sidoqofte, besoj se kjo faze shpejte do kaloje dhe Kosoven sivjet, apo edhe ne vitin e ardhshem do ta kemi te pavarur. Kjo tash per tash na duhet, e per te tjerat mendoj qe do jete shume me lehte, sepse fundja, duke marre fryme lirshem nje shtet me se miri punon, vepron dhe zhvillohet.

Shqiptarja
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Kosova sot nuk eshte e sunduar, ajo eshte nen mbrojtjen e forcave shumekombeshe.

ti do edhe gjalpin, edhe leket e gjalpit -thote nje fjale popullore
 

iriqi

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Jeton! Po te jap disa argumenta se perse Kosova nuk do te jete asnjehere shtet i pavarur, meqe i kerkove. Se pari duhet te kuptosh se bota e sotme nuk ndryshon shume nga koha kur u mbajt Konferenca e Londres. Madje po ta vesh re me kujdes kemi nje ringjallje te fenomeneve raciste dhe fetare, te ideologjive dhe partive naziste, te sundimit te me te fortit mbi te dobetin etj. etj. Konkretisht ata faktore dhe fuqi te medha qe vendosen dikur copetimin e trojeve shqiptare gjallojne edhe sot. Pyetja shtrohet edhe nje here tjeter se me cilin eshte forca, me ne apo me kundershtaret tane? Serbet kane miq dhe aleate te shumte, ne nuk kemi kerkend.
Duam pavaresine e Kosoves, po si do ta realizojme ate, kur nuk kemi fuqi. Kur edhe nje shtet 83 vjeçar si Shqiperia eshte bere lesh arapi.
Europa dhe Amerika jane shume te ndjeshme sot persa i takon aspektit fetar. Djegia e kishave dhe manastireve serbe ne Kosove, (qe per mendimin tim, jane me origjine ilire por te braktisura nga shqiptaret 2- 3 shekujt e fundit), ka krijuar nje pershtypje shume te keqe ne bote. Qenia e nje shteti te madh mysliman ne zemer te Ballkanit, apo disa shteteve te tilla si Bosnja, Kosova apo Shqiperia nuk i konvenon politikes se sotme perendimore. Prandaj eshte thene se Kosova nuk do te kthehet asnjehere ne gjendjen qe ka qene ne 1999, por nuk eshte thene asnjehere qe ajo do te jete krejtesisht e pavarur. Nje pjese e Kosoves, sidomos pjesa veriore e saj, si dhe zonat ku ndodhen kishat, manastiret dhe enklavat serbe, do te mbesin gjithmone ne kujdesin dhe ruajtjen e Serbise dhe organizmave nderkombetare. A nuk do te thote kjo nje pavaresi e kushtezuar ose nje gjysem - shtet. Ti mund te mos jesh perseri dakort, por koha do te deshmoje se kush ka me shume te drejte. Me zemer dua qe te kesh ti, por llogjika me thote se do te zhgenjehesh.
 

notej

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Iriqi,
argumentat juaj se bota eshte njesoj si ne Konferencen e Londres nuk qendron. Nderkohe qe gjate asaj periudhe, perfaqesimi shqiptar ne takime te tilla ishte inekzistent, ne Konferencen e Rambujese ne ishim pale e barabarta me serbet. Pra, ne kemi nje ndryshim shume te madh te perfaqesimit te interesave tona.
Per sa i perket djegies se kishave ne Kosove, eshte e vertete se kjo ka pasur nje kosto politike per pavaresine e Kosoves, por nuk mendoj se eshte nje faktor percaktues pasi Kosova ka levizur pozitivisht qe nga ajo periudhe dhe akti i fundit i Haradinajt, i ka dhene nje shembull shume te forte te gjitheve mbi vetedijen politike te perfaqesueve kosovare - edhe pse personalisht mendoj se ne kete aspekt duhet bere akoma shume.
Sa i perket enklavave serbe, une besoj se nuk do te kemi nje ndarje te Kosoves, qofte edhe ne aspektin administrativ. Kjo pasi do te hapte probleme te tjera ne Ballkan, si: Lugina e Presheves, Ulqinit ne Mal te Zi, qyteteve shqiptare ne Maqedoni, pjeses hungareze ne Vojvodine, pjeses serbe ne Kroaci dhe do te ishte perfundimi i shpreses per nje ribashkim te Bosnjes.
Pervec, kesaj serbet kane nje shtim popullsie (natalitet) zero, qe me shtimin e emigracionit tashme ka shifra negative. per maksimumi 10 vitet e ardhshme ne Kosove nuk do te kete as 50 per qind te banoreve serb qe ka tani, keshtu qe enklavat serbe do te jene inekzistente. Ne zonen time te vendlindjes ne KOsove, para luftes kishim nje popullsi serbe prej rreth 25 per qind, ndersa tani ka rene ne 5 per qind dhe prirja eshte drejt renies. Jo se po i ben presion njeri, por sepse ata kane ardhur me dhune ne kohen e Mbreterve serb dhe tani po ikin sepse ata nuk jane mesuar te udhehiqen nga shqiptaret dhe nuk e pranojne dot kete. Pjesa qe e pranojne, nuk e kane problem qe te jete KOsova shtet. Tashme jane rreth 40 qytetare serb qe jane bere anetare te Trupave Mbrojtese te Kosoves (TMK) dhe me qindra ne Sherbimin Policor te Kosoves (SHPK). Ky numer do te rritet edhe me tej dhe jam te bindur se ata serbe qe kane 2 gram tru ne koke e dijne se vetem integrimi ne shtetin e Kosoves eshte e ardhmja, perndryshe do te duhet te shohin zhdukjen natyrale te tyre, pasi ata pak te rinj qe kane qene, preferojne te shkojne drejt Serbise, drejt vendit ku kane ardhur me dhune gjysherit e tyre.
Kaq per kesaj here.
Do me pelqente nje diskutim argumentash por une besoj ne Kosoven e pavarur, edhe pse ajo mund te mos jete shume e afert, jo se paku edhe per kete vit.
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Fillimisht postuar nga YLLIS:
[qb] Kosova sot nuk eshte e sunduar, ajo eshte nen mbrojtjen e forcave shumekombeshe

ti do edhe gjalpin, edhe leket e gjalpit -thote nje fjale popullore [/qb]
Pershendetje YLLIS!

Te them te drejten, une dua gjalp, jo "gjalp", edhe ate e dua gjalpin nga vatani jem, po te jete e mundur.
Kosova eshte nen sundim te fuqive te huaja, sepse asaj s'i jepet mundesia te zgjedh vet te beje c'te doje me statusin e saj, por direktivat i jep, sic thua ti- forcat mbrojtese shumekombeshe.-Komuniteti nderkombetar!

A nuk eshte po ai Komunitet nderkombetare qe na i dergon luftaret e lirise para gjyqit dhe t'i padit ato sikur me qene njesoj me nje kasap ballkani-Millosheviqin?!Ku eshte drejtesia ketu

Nese Evropa, bie fjala, vepron padrejtesisht, sic ka vepruar edhe me pare me shqiptaret, atehere c'mbrojtje do te jete ajo?!
Nese sot pyetet Serbia per Kosoven dhe statusin e saj, c'forcash atehere na qenkan keto "forca mbrojtese"...?!

Eh, po thuaj, mos qofsh nen duar te huaja, se atehere s'te jepet mundesia te nxjerrish ze, apo edhe po nxore ze, ai do has ne vesh te shurdher!!!

Le te urojme qe Kosova te na behet sa me shpejte e pavarur!

Nga,
Shqiptarja
 

exp-s

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

nje mundesi eshte qe per arsye politike qe nuk varen nga shqiptaret kosova nuk behet e pavarur.
sic duken punet ne arenen nderkombetare, ka shume shanse qe kosova te jete e pavarur.
ka ca parakushte qe duhen plotesuar per minoritet dhe sigurine ne vend, te cilat me pak pune serioze plotesohen.
me pas rruga drejt kosoves eshte e hapur drejt pavaresise.
nese shqiptaret nuk heqin dore nga pavaresia atehere nuk ka gje ne bote qe i ndal.
ne menyren sic e shikoj une, me duket plotesisht e realizueshme pavaresia e kosoves.
problemi me i madh sot eshte beogradi dhe politika e tyre.
drashkovic ne nje interviste per euronews tha qe:
pavaresia e kosoves eshte nje kancer per europen!
a mund te diskutohet me nje shtet me perfaqesues te tille qe gjene me elementare ne bote lirine e popujve e quajne KANCER?
arsyet e tij perse akncer ishin se do ndikonte per keq ne te gjithe europen me nje vale te re ndarjesh?
nderkohe qe europa eshte e bashkuar, nuk kane te tilla kerkesa ndaj kurrkujt dhe shohin me teper realitetin ekonomik sesa ate nacional.
ndersa nje shtete qe vret e pret dhe nuk te jep kurrfare te drejte eshte ne gjendje te kete keto vizione makabre per te ardhmen e europes????
kjo do te thote qe SERBIA nuk ka ndryshuar aspak. dhe per me teper jane te njejtet ata qe i bene masakrat ne kosove, bosnje , kroaci qe sot jane ne pushtet ne serbi, perjashto milloshevicn qe e dorezoi xhinxhic, sot i vrare nga po keta udheheqes( koshtunica etj)
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

kosova perseri nen serbine do te thoshte nje lufte tjeter ne trojet tona dhe askush nuk deshiron qe te vriten perseri njerez.Keshtu qe me nje llaf o jeton kosova do te behet e pavarur si me rrugen e dipllomacise qe e kemi nisur dhe si me gryken e pushkes qe do te nise neqoftese nuk shpallet e pavarur derisa te mos ngeli me kembe pushtuesi ne token shqiptare
 
Top