Si do te behet Kosova e pavarur!

notej

Primus registratum
Si do te behet Kosova e pavarur!

Te nderuar,
do te ishte me shume vlere te benin nje diskutim se si mund te arrihet pavaresia e Kosoves, se sa te harxhojme kohe dhe energji per te bindur ca tipa qe s'ka ardhur koha per miqesi me serbet.

Ju faleminderit per diskutimet!
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Shume e thjeshte mor jeton.Ja edhe pak kohe dhe Kosova do te fitoje pavaresine.Sepse ka shume arsye qe jane thene e sterthene ketu ne AF.Do ti postoj me vone arsyet
 

keraun

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

formalisht kosova nuk eshte e ndare por faktikisht po, se nen serbin ajo nuk ka per te kthyher per disa arsye nje nga keto eshte, se kush dhe qysh do ta detyrojne kosoven te rri nen serbin,menyra e vetme eshte me anen e forces,dhe lind pyetja cilat shtete nderkombetare apo :Nato:do kene guzimin ta detyrojne me force kosoven ti ribashkangjitet serbis do ta lejoje opinioni nderkombetar?ku do veje ligji i vetvendosjes se popujve?qysh do ta justifikojne nje veprim te tille?(mos te harrojme qe politikanet kosovar jane shprehur qe do ngrihen me arme ne dore ne raste se :OKB:do vendos ta lere nen serbin)prandaj konkluzioni del qe asnjeri nuk mund ta ndaloj pavaresin e kosoves (as tradhetia e disa krereve ;shqiptar:si nanua me shoke) /pf/images/graemlins/wink.gif
 

notej

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Cesar,
personalisht i kam parasysh kushtet per te shkuar ne pavaresi, po me cudit mor vlla ca ide te reja qe nuk me k ishin shkuar nder mend ndonjehere. Po ta them nje: "Miqesia me serbet sjell pavaresine e Kosoves".
Kjo eshte ideja e Darlingtn. Ty mund te te duket e cuditshme, por e sheh se cmendje te ndritura dhe diverse ka Shqiperia???
He pra me thuaj, nuk eshte per te hapur nje forum per te koleksionuar keto ide (thua te jene ide)???
shendet
 

demir

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Si do behet KOSOVA E PAVARUR......??????!!!!!! Nr1 Atentat(eleminim fizik FATOS NANOS): Nr2 Mos nderrimi i FLAMURIT KOMBETAR TE KOSOVES siq po kerkon Rugova: Nr3 Ndertimi i shtepive e objekteve te ndryshme(shteterore e private)ne Kukes(kufi me kosoven) Nr4 Vllazerimi i te gjith shqipetareve ne mes tyre pa asnje lloj dallimi: Nr5Te kujtojm Avni Rrustemin: Nr6 Ne qoft se plas Lufta ne Shqiperine e veriut(Kosove)me cdo gje te mbrojm Tokat e shejta Shqiptare: Nr7 Organizime mitingjesh ne cdo toke Shqiptare (SHQIPERI-KOSOVE-MAQEDONI-MALI ZI)per PAVARSINE E KOSOVES e shum e shum gjera te tjera qe smund te thuhen ne forum....siq furnizimi i UCK-se nga Shqiperia dhe nga diaspora......
 

Luftar

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Jam shumë dakort Demir vëllai! Por vecse unë do ta thjeshtoja pak. Unë them, eleminim të menjëhershëm të Nanos, Berishës, Rugovës dhe cdo gjë rregullohet ... Kaq jo më shumë!
S'e vrau ajo bomba Rugovën t'ja kish q.. t'ëmën, ah!
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Gjeja me e mire per kosoven e Pavarur jane edhe disa nga ato gjerat qe tha demiri por jo te gjitha.menyra me e mire per te "eliminur" fatos nanon nuk eshte eliminimi fizik i tij por eliminimi i karrieres se tij politike.Ne shqiptaret e kemi vete ne dore te mos ja japim me pushtetin socialisteve atyre qe ne fillim vene interesat e tyre personale perpara atyre kombetare(Cameri,Kosove,Emigrantet etj..etj..) dhe kjo eshte gjeja me e keqe kur edhe Tirana Zyrtare ben akte te tilla te turpshme.

Prandaj nuk po i keshilloj me shqiptaret qe te mos ia japin voten PS por po i lutem te gjithe atyre qe do te kene mundesine te me kuptojne qe PS tashme eshte e vdekur vetem me anen votes se lire te dhene prej tyre.

1. Politikanet shqiptare te Kosoves nuk duhen te bejne gabime te tilla si nderrimi i flamurit qe i falemi te gjithe.Ai flamur eshte mbuluar me gjakun e Shqiptareve nga te gjitha trojet keshtu qe nje cope rugove nuk ka kurre te drejte te ndryshoje me zor shpirtin e shqiptarit qe eshte i thurur me flamurin kuq e shkaben e zeze.
Distancimi i shqiptareve te kosoves nga identiteti shqiptar ne kerkim te nje identiteti tjeter mund ti kushtoje shume te gjitheve.Prandaj i bej lutje te gjithe shqiptareve nga Kosova qe te mos i vleresojne keto akte te politikaneve te DEHUR NGA SUKSESI POLITIK qe duan me cdo kusht te hyjne ne Histori si puna Garibaldit apo Bismarkut duke u munduar te shkaterrojne SIMBOLE QE KANE USHQYER ME PATRIOTIZEM GJITHE SHQIPETARET NE SHUME SHEKUJ.
 

keraun

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

djema e kam thene disa here kosova mund te konsiderohet e pavarur,por ka disa probleme qe pengojne kosoven per arritjen e statusit final:1: problem i madh eshte qeveria shqiptare (ky problem mund te zgjidhet me pushtim ose çlirimin e shqiperis nga ana e kosoves /pf/images/graemlins/laugh.gif se ne shqiptaret nuk po e çlirojme dot nga filo greket):2:duke bere nje referendum per pavaresin e kosoves ose per ribashkimin me shqiperin.:3:te blejne disa arme atomike dhe te kercenojne evropen /pf/images/graemlins/laugh.gif ( /pf/images/graemlins/tongue.gifs: te gjitha keto qe shkruajta jane nga inati mo ma vini re)
 

notej

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Djema,
jo kaq ashper. Mendoj se me vrasje nuk kemi shans me arrite ndonjehere pavaresine. E vetmja menyre eshte plotesimi i plote i standardeve dhe intensifikimi (perforcimi) i nje politike te jashtme per mes lobingut te forte. Mendoj se Shqiperia ka shume pak ne dore sa i perket pavaresise se Kosoves, pasi ajo ka nje mal me halle per vete dhe nuk ka asnje lloj peshe ne politiken nderkombetare te kesaj natyre. Biles ky ministri i jashtem i Shqiperise pa dashje(pahiri demek) Kastriot Islami kishte nenshkruar nje marreveshje ku njihte Jugosllavine shtet, perfshire KOsoven brenda. Kjo tregon se te paafte e kemi politiken e jashmte shqiptare dhe nuk ben dot asnje gje per te ndihmuar pavaresine e Kosoves.
Vete ne duhet te punojme me shume per t'i bindur edhe armiqte me te medhenj se jemi te afte te kemi shtet. Vetem duke treguar aftesi shtet-formuese (ruajtje rendi, zhvillimi ekonomik, lobing te forte, mbrojtje pakicash, bashkepunim i forte politik i te gjitha partive per krijimin e shtetit ligjor dhe te drejte dhe te tjera) na siguron pavaresine e Kosoves.
Po e mbyll me kaq kesaj here, po do diskutoj perseri.
tung
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Nje gje duhet ta dime te sigurte:qe Kosova do Pavarsohet nuk e lun as topi!!Problemi eshte se KUR??
Problemi tjeter eshte se:me Pavarsimin e Kosoves cfar marreveshjesh do behen,dhe ne kurriz te kujt komb do behen??
Problem tjeter eshte se:a do mundemi ne shqiptaret te mposhtim racen sllave nga ana ekonomike??
Ndersa problemi me adekuat/i menjehershem eshte se:a do mundemi ne shqiptaret te pajtohemi/bashkohemi ndermjet vedit??

Pra pa kalu keto barriera nuk besoj qe do arrijme ndonje gje te madhe!!
 

notej

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Orosh,
jam dakort me ju se nuk e luan topi qe Kosova do te behet e pavarur, sepse ky eshte vullneti i shumices derrmuese te ketij populli. Megjithate, kam nje mini-polemike per sa i perket argumentimit tuaj se cfare do te ndodh pas pavaresimit te saj. Megjithese, dyshimi i juaj ka nje baze te forte reale (e pam se c'ndodhi me Shqiperine pas daljen nga diktatura dhe po e shohim se c'po ndodh me Kosoven pas luftes), une besoj se faza kalimtare deri ne arritjen e pavaresise se Kosoves eshte shume me e rendesishme, me intriguese per fqinjet dhe shume me e veshtire per t'u administruar se sa momenti i arritjes se pavaresise. Ne momentin qe Kosova do te marre pavaresine atehere shumica e gjerave do te sheshohen. Do kemi nje force shqiptare prej rreth 6 milionesh qe do te kene ne dore drejtimin e shtetit te tyre ose 2 shteteve perkohesisht (Kosoves dhe Shqiperise) dhe asnjerit prej fqinjeve nuk do t'i pelqente te kishte marredhenie konfliktuale me nje force te tille, qofte edhe per interesa te kredibilitetit ne arenen nderkombetare.
Keshtu qe arritja e pavaresise eshte nje shuarje e konfliktit te hapur ne Ballkan pasi keshtu edhe shqiptaret ne Maqedoni dhe Mal te Zi do te arrijne plotesimin me te mire te te drejtave te tyre. Kjo nuk eshte ndonje filozofi qe nuk dihet nga fqinjet tane dhe prandaj ata po na vene shkopinj neper rrota qe mos te arrijme pavaresine.
Shendet!
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Shifen qarte shancet qe ka pavaresia e Kosoves.Cdo gje ka avancuar per mbare.Edhe serbet e kane kuptuar kete.Por problemi kyc dhe qe eshte per te diskutuar eshte qyteti i Mitrovices.
Presidenti serb parashtron idene e vetadministrimit te Mitrovices nga serbet e ndodhur atje.Ne kete pike do duket aftesia dhe vendosmeria e politikaneve kosovare. Puna eshte mos te lejohet ndarja edhe neqofte se behet fjala per 1 meter katror.Nje plage te tille qe mund te shkaketoje vendimi per Kosoven do te jete shume e veshtire per tu mbyllur.Kush eshte pergjigja qe shqiptaret duhet te japin per tu bere te besushem perpara opinionit nderkombetar persa i perket serbeve te Mitrovices.

Persa i perket bashkimit me Shqiperine eshte pak shpejt te flitet.Duhet kapur lepuri me qerre sic thote populli.
 

ados

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Besoj se do marre nja 15 vjet te mira. Perderisa ruset te votojne pro kesaj gjeje. Duhet te dime se nje shtet shpallet i panvarur vetme nese njihet nga okb dhe nga antaret e perhershem.. Ne kete rast votat jane 3 me 2 ne favor te serbeve. usa dhe uk jane pro.franca , kina dhe rusia jane kunder.Besoj se do kete te njejtin status si tajvani.
 

notej

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Ados,
une e kam ne dyshim fuqine vendimmarrese te OKB-se. Ky forum po nuk u organizua ka ike per shel.
Jam dakort me Yllis per punen e bashkimin. Eshte akoma heret per kete dhe kjo do te vije natyrshem dhe perfundimisht kufijte do te zhduken edhe formalisht se nuk na thone dot te tjeret duam apo s'duam kufije mes nesh.
 

zog

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

sot lexova ne gazete qe i kishin bere dje atentat rugoves, me nje bombe, ishte plagosur vetem nje person, tregonte ne foto edhe veturen e tij, nje xhip bojeqielli.

di kush gje ?
 

zog

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Fillimisht postuar nga jeton_i:
[qb] Ados,
une e kam ne dyshim fuqine vendimmarrese te OKB-se. Ky forum po nuk u organizua ka ike per shel.
Jam dakort me Yllis per punen e bashkimin. Eshte akoma heret per kete dhe kjo do te vije natyrshem dhe perfundimisht kufijte do te zhduken edhe formalisht se nuk na thone dot te tjeret duam apo s'duam kufije mes nesh. [/qb]
bashkimi nuk eshte problem kufijsh, por me teper mentalitetesh. dhe ketu kemi shume diferenca.

pastaj nje shqiperi e varfer nuk i duhet kosoves, ajo s'do ta pranoje asnjehere bashkimin.

duhet te pasurohet shqiperia per kete. deri kur ? a mund shqiperia te pasurohet me shpejt nga kosova ?
ne gjendjen aktuale nuk ka bashkim.

per vete e preferoj kete variant, shume shtete shqiptare te pavaruara, kjo per me teper do u jepte mundesi te gjithe shqiptareve, te malit zi, maqedonise, çameve, arvaniteve pse jo arberesheve ne nje te ardhme te kishin shtetet e tyre.
 

notej

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

zog,
Rugoves i eshte bere nje atentat dje nda persona te panjohur (une dyshoj per serbet) nga i cili eshte plagosur nje kalimtar i rastit. Rugova nuk ka pesuar gje.
Vazhdojne hetimet /pf/images/graemlins/smile.gif
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

shqiperia%20e%20bashkuar.mix
 

keraun

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

:1:per mendimin tim kosova nuk duhet te kerkoj pavaresin por ribashkimin me shqiperin,se eshte pjese e pandare e trojeve shqiptare.se po te kerkoje kosova ribashkimin asnje nga shtete fqinje apo te grupit te kontaktit nuk do doje dhe minimumin qe do i japin do jete pavaresia.muhabeti eshte qe te kerkosh shume dhe ne fund te te japin ate qe do.(te mesojme dhe ne nga greket qe ularasin dhe bertasin kot se koti dhe me ne fund ka ca ;budallenje:qe i besojne):2:njeri ketu larte tha qe shqiperia ska mundesi ta ndihmoj kosoven (Po per ta hedhur poshte paska mundesi,siç bene qeveria nano....)kjo nuk eshte e vertet te doje qeveria shqiptare jo vetem kosoven merr por edhe gjithe territorin shqiptar te pushtuar nga fqinjet.me hir e me pahir.duke u mbeshtetur ne te gjtha ligjet internacionale per vetvendosjen e popujve dhe me te drejten e njohur nga ligjet e luftes per ;deklarim lufte:politika shqiptare mund te bej shume por nuk duhan te bejne gje,se vetem me presion politik (ne politik hyn dhe lufta)duke u treguar qe gjithe populli shqiptar eshte i vendosur ti jape fund kesaj padrejtesie 100vjeçare
 

notej

Primus registratum
Re: Si do te behet Kosova e pavarur!

Keraun,
une e kam thene qe Shqiperia nuk ka mundesi te ndihmoje Shqiperine, per arsye se nuk ka kapacitete te politikes se jashtme dhe lobingut. Ne fakt per te te bere dem, nje vend nuk ka nevoje te kete cilesite e mesiperme prandaj keta qeverises thjesht mund te bejne keq, por jo ndihmojne.
Besoj se jeni te afte te kuptoni kete logjike!
 
Top