Si do të jetë Toka pas 500 vjetësh?

Seyfert

Valoris scriptorum
toka.jpg
Po sikur të hedhim sytë 500 vjet në të ardhmen dhe të mendojmë pak për Tokën e shekullit 26? A do të ishte bota po aq e ndryshme, sa është shekulli 21 në krahasim me shekullin 16? Si fillim, si do të ishte moti?
Në varësi se kë pyet, shekulli 26 do të jetë ose pakëz i ftohtë, ose me një nxehtësi prej ferri. Disa modele të prodhimit të energjisë diellore thonë se deri në 2500-ën, klima e Tokës do të jetë ftohur në nivelet e Epokës së Vogël të Akullit. Studime të tjerë parashikojnë një ndryshim në vazhdim të klimës, teksa lëndët djegëse do ta bëjnë planetin shumë të nxehtë për jetën e njeriut, që kur të vijë viti 2300.
Disa ekspertë thonë se ndryshimi i klimës ka nisur gjatë Revolucionit Industrial në vitet 1800, të tjerë thonë që prej praktikave bujqësore të djegies në lashtësi. Sido që të jetë, janë njerëzit dhe mjetet e tyre që e ndryshojnë mjedisin e tyre – dhe mjetet e njeriut në shekullin 26 mund të jenë vërtetë mbresëlënëse.
Fizikani dhe futuristi Michio Kaku parashikon që pas 100 vitesh, njerëzimi do të bëjë kërcimin nga qytetërimi i llojit zero, në Shkallën Kardashev. Me fjalë të tjera, do të bëhemi një specie që mund të përftojë të gjithë sasinë e energjisë së planetit. Me një energji të tillë, njerëzit e shekullit 26 do të jenë zotër të teknologjive të energjisë së pastër si shkrirja dhe energjia diellore. Po kështu ata do të jenë në gjendje të manipulojnë energjinë planetare, me qëllim që të kontrollojnë klimën e globit. Ndërsa fizikani Freeman Dyson parashikon që kalimi në këtë lloj qytetërimi do të ndodhë pas dy shekujsh.
Cilat teknologji të tjera do t’i japin formë botës së shekullit 26? Futuristi dhe shkrimtari Adrian Berry beson se jetëgjatësia mesatare do të jetë 140 vjet dhe depozitimi digjital i të dhënave të personaliteteve njerëzorë do të mundësojë një lloj pavdekësie të kompjuterizuar. Njerëzit do të shfrytëzojnë oqeanet, do të udhëtojnë me anije kozmike në kolonitë hënore dhe ato në Mars ndërkohë që robotët do të eksplorojnë kozmosin.
 

gurax

Pan ignoramus
Ne shkrimin me lart, eshte paraqitur nje pikepamje optimiste dhe bashkepunuese e njerezimit per te jetuar te gjithe mbi planetin Toke.

Por eshte shume i lekundur ky optimizem per nje bashkpunim te tille. Ne vitin 2012, popullata globale arriti shifren 7 miliard. Sot ne vitin 2016, popullata globale eshte 7.4 miliard. Me nje ecuri rritje 400 milion per 4 vjet, optimizmit do i duhet te luftoje shume fort per t'u marre ne konsiderate qe eshte, lere me pas qe te kete vertet mundesi per te qene realitet.
 

joetisti_

Locus omnem
Po sikur të hedhim sytë 500 vjet në të ardhmen dhe të mendojmë pak për Tokën e shekullit 26? A do të ishte bota po aq e ndryshme, sa është shekulli 21 në krahasim me shekullin 16? Si fillim, si do të ishte moti?

"dielli eshte bere qe ta durojne syte, apo syte jane bere qe te durojne diellin?"
Disa besojne ne Zot dhe thone se dielli, por ne te vertete, syri. Dmth, edhe moti po te jete ndryshe, do te ndryshoje "barazpeshueshem" edhe ekzistenca. [personal mendim]
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Toka pas 500 vjetesh do te jete nje vend ideal per t'u jetuar. Universi eshte i siguruar. Parajsa do te jete nje vend kenaqesie absolute per te gjithe ata qe kane punuar shume per mberritjen e kesaj dite. Por kjo nuk do te jete Qelia (cefalos) ose KOKA ku vezhgimi, drejtimi dhe mbarevajtja e te gjithe planeteve te sistemit tone dhe te gjithe sistemeve Autonome eshte PRIMARE. Per kokat udheheqese te kesaj qelie (te cilet jane sprovuar me uje e zjarr) do te rezervohen pushime dhe rikthimi i tyre ne kete «pushtet» nuk do te vihet me ne rrezik. Pozita dhe Opozita jane NJE. Rotacion i merituar.

Sa per rebelet, ne momentin e duhur, ata do te dergohen ne nje planet te ri tokesor ku ata do te rifillojne te mesojne si te ndezin zjarr dhe si te prodhojne rroten e pare. Memorja do t'u lihet ne menyre qe te kuptojne se PERSE jane ketu. Do te rifillojne te germojne (ato qe paraprakisht jane te mbuluara me dhe) dhe do te fabrikojne te shkuaren. RROTE!
 
Top