Re: si do perfundoje 4 shtatori?
Eshte krenari dhe enderr te angazhohesh per flamurin kuq e zi
Ethet e ndeshjes kualifukuese per Kampionatin Boteror 2006 ne Gjermani qemoti kane arritur ten e, mirpo gjate ketyre dy javeve ato shperthyen duke e arritur kulmin ne mesin e shqiptarve nga mbare Maqedonia dhe Kosova. E vetmja gje qe eshte duke u folur keto dite eshte pikerisht ndeshja Shqiperi-Greqi. Te gjitha parapregaditjet per ndjekjen e kesaj ndeshjeje pothuajse kane perfunduar keshtu qe ka ngelur vetem te numerohen ditet e fundit para nisjes per ne “Qemal Stafa”.
Grupet nga qytete te ndryshme jane organizuar dhe kane marre iniciativen te udhetojne se bashku drejt Tiranes, me emrin DARDANET. Ne Tirane do te bashkohen edhe me grupet e tifozeve nga qytetet e ndryshme te Shqiperis dhe se bashku do ta perkrahin kombetaren shqiptare drejt fitores kunder kampioneve evropiane.
Per te kuptuar dicka me teper rreth planit te organizimit me Dardanet nga Shkupi, te cilit ne pike te shkurtra na I treguan impresionet para udhetimit per ne Tirane.
Fakti: Diteve te fundit po flitet shume per ndeshje Shqiperi – Greqi, cafre pregaidtin Dardanet- Shkup?
Dardanet Shkup: Interesimi I publikut shqiptare eshte I orientuar nga ndeshja e 4 Shtatori. Po, eshte e vertete e jo qe vetem flitet po edhe kudo qe ka shqiptare e presin me pa durim 4 shtatorin.
Fakti: Cfare pregaditin Dardanet e Shkupit per ndeshjen e radhes?
Dardanet Shkup: Me rastin e kesaj ndesheje Dardanet Shkup si kurre me pare te organizuar do te shkojne ne shqiperi per ta perkrahur kombetaren te pajisur me rekuizita te ndryshme.
Fakti: Per nje kohe te shkurter jeni grumbulluar ne nje emer “Dardanet” sa e kishit veshtire t’i mblidhnit te gjitha grupet e tifozeve (Kosove – Maqedoni) qe te anoni per kombetaren shqiptare.
Dardanet Shkup: Ne “Shvercerat Shkup” morrem rrugen per ne Kosove, ku angazhuam nje takim me udheheqesit e grupeve Kosovare. Fteses sone i u pergjigjun te gjitha grupet. Ne kete takim vendosem qe te shkojme me nje ngjyre, ndersa qellimi kryesore eshte qe ta perkrahim kombetaren tone drejt fitores. Te gjithe u bashkuam ne nje emer “Dardanet” pasi qe grupet e tifozeve vijne nga trojet e Dardaneve. Eshte krenari dhe enderr te angazhohesh per flamurin kuq e zi.
Fakti: Udhetimi do te jete mjaft i organizuar, si do te jete marshuta e udhetimit?
Dardanet Shkup: Marshuten e udhetimit e kemi ndare ne dy drejtime. Dardanet nga Kosova udhetojne drejt Shqiperise pasi shume tifoze nuk zoterojne dokumentacionet e duhura. Sa per Dardanet Shkup, tetove, Struge si cdohere udhetojne nga Qafa e Thanes.
Vendtakimi I te gjithe tifozeve Dardane do te jete ne Durres me 4 Shtator.
Do te thote se Dardanet Shkup do te nisen me autobuse dhe vetura per ne Tetove, te takohen me Dardanet e Tetoves si dhe me ato te Struges. Pasi qe te arrijme ne Durres do te behet takimi me te gjith ku do te organizohen ahengje anembane bregdetit shqiptar.
Diku reth ores 13 do te behet nisja e organizuar e afer 30 autobuseve dhe 100 veturave per ne Tirane. Ne Tirane te gjithe grupet me nje emer, nje ngjyre dhe nje zemer do te drejtohen nga stadiumi “Qemal Stafa”.
Fakti: Nuk eshte hera e pare qe anoni per kombetaren, mirepo ndeshja Shqiperi – Greqi eshte e vecante, si e vleresoni ndeshjen?
Dardanet Shkup: Qellimi kryesor I cdo tifozi dardan eshte qe t’I perkrahim djelmoshat tane, qe te luftojne per gjithe shqiptarine dhe kete fitore t’ia dhurojme te gjithe shqiptareve kudo qe jane ne bote, e sidomos Çamerise sone.
Fakti: A pritni te keni ferkimie me tifozet greke, te cilat paralajmerojne arritjen e 2.500 ne Tirane?
Dardanet Shkup: Te jemi te sinqerte kjo ceshtje eshte skeptike, mirepo nuk e pejashtojme mundesine qe te vijne. Nese ndodh kjo e fundit atehere kemi zgjidhje edhe per ata.
Fakti: A keni pasur ndihme nga afaristet shqipetare rreth ketij udhetimi?
Dardanet Shkup: Edhe pse kemi kontaktuar me numer te madh te afaristeve shqiptare per fat te keq keta nuk munden te gjejne interesim per ten a perkrahur dhe ten a lehtesojne pak organizimin. Kerkesat nuk ishin te medha. Ne kishim nevoje per rekuizita modeste, ndersa te tjerat ishim te gatshem t’I paguajme vete si p.sh ., biletat e stadiumit.
Mirepo per fat te mire me angazhimin e Shvercerave nga Kondova rame ne kontakt me perfektin e Komunes se Sarajit, Imer Selmanin , I cili pa reserve ofroi ndihmen e tij per rinine shqiptare ne Shkup, kun a lehtesoi kete organizim. Me kete edhe publikisht e falenderojme dhe e pershendesim.
Fakti: Çka do te kishit shtuar per ne fund?
Dardanet Shkup: 4 Shtatori eshte dita e cila ne dardanet u munduam t’ju tregojme opinionit shqiptar se ate dite eshte krenari te jesh shqiptare. Me kete dite te gjithe jane me ngjyrat e flamurit, mirepo te jesh present eshte kenaqesia dhe ndjenja eshte ne kulminacion te papershkruar. Pra u apelojme qe sot eshte dita e fundit per paraqitjen e tifozeve. Sot kompletohet lista e tifozeve qe me 4 shtator do te mund te anojne prej se afermi per kombetaren shqiptare.
Fakti