si behen tullumat

bjkups

Primus registratum
si behen tullumat

pershendetje forumista.
po shikoja recetat gjith qef mos e gjeja receten e tullumave, po ngela me gisht ne goje. asnje ktu nuk e di tamam si behen tullumat, dhe vetem per ato me ka marre malli, dhe per sheqerpare po receten e atyre e gjeta. Ia kerkova njehere tezes sime e mi solli nga shqipria por kur mi sollen ishin prishur /pf/images/graemlins/frown.gif Nqf njeri nga ju e di si behen ju lutem shrueni ktu, qe ta mesoj dhe ta bej, se vdiqa per ca tulluma :cool:
 

Never Alone

Primus registratum
Re: si behen tullumat

Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 1 gotë, vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle, vezë 3-4 kokrra, pak kripë e sheqer, ujë trecerek gote.
Për shurupin:
Sheqer 2 gota, ujë 2 gota, vaj për skuqje.

Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.
 

Never Alone

Primus registratum
Re: si behen tullumat

Tullumba me Shurup

Per Brumin:
350 ml uje
100 gr gjalpe
240-270 gr miell
3 g kripe
6 kokrra veze
kanelle ose nje cope limoni
Vaj 2-3 gota

Per Shurupin:
1-2 mase uje
1-2 mase sheqer
vanilje ose cope limoni

Gatimi: Hedhim ne nje tenxhere te pershtatshme uje te kripur, gjalpe dhe kanelle ose cope limoni i veme ne zjarr te marrin vale. Pasi te kene valuar per 1-2 minuta, e heqim kanellen ose limonin qe patem hellur vetem per ere dhe veprojme ne kete menyre:
E largojme tenxheren prej zjarrit dhe shtiem ne te te gjithe miellin njeheresh, duke e trazuar me nje luge te madhe druri, ne fillim me ngadale dhe, kur mielli te jete perzier mire me uje, e trazojme me fuqi duke e vene perseri tenxheren ne zjarr. Vazhdojme se punuari keshtu pa nderprerje derisa brumi te behet elastik edhe te shqitet nga anet e tenxheres. E heqim atehere nga zjarri dhe, si te ftohet pak, fillojme ta punojme perseri me luge duke e hedhur te gjitha vezet nje nga nje.
Nderkaq, veme ne zjarr nje tigan te thelle me shume vaj dhe pasi te jete nxehur pak, marrim nga brumi i pergatitur nje luge kafeje dhe e hellim ne friture (qe brumi mor te ngjitet ne luge, cdo here para se ta presim, e zhysim ne yndyren e fritures). I leme te fergohen dhe si te fillojne te fryhen, e forcojme zjarrin, ne menyre qe te piqen mire e te marrin ngyren e arit. I nxjerrim nje nga nje nga tigani, pa i shpuar me pirun dhe i hellim ne shurupin e pergatitur derisa ta zbuten.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: si behen tullumat

Mua me pelqejne shume tullumbat por paskan shume pune. Pastaj nuk ja di mire marifetin brumit dhe me pare qe kam provuar me ka dale shto miell e shto uje e kam bere nje llac te madh qe mezi e pastrova. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: si behen tullumat

aiiii une vdes per tullumba thanks :thumbsup:
 

olololol

Primus registratum
Re: si behen tullumat

Hmmmm se une kam punu ne nje pasticeri rreth 3 vjet po kam harru masat.
Por ne benim shume un i haja pa u bere me sherbet po kshu si petulla sa te mira jane.

pasi behen si petull i hedh ne nje kazan plastik qe ka sherbet dhe i le aty rreth 30 minuta te thithin sherbetin.
 
Top