Shume largime nga Top-Channel, a po bie perandoria e TCH?

Hank

Valoris scriptorum
Z

Para disa vitesh u ndje lekundja e pare ku TCH humbi per nje vit ndeshjet e Champions League. Ishte hera e pare qe degjoja kundershti dhe lekundje besimi tek imazhi i ketij televizioni.
Pas 5 vjetesh, pas vdekjes se pronarit dhe punetorit me te madh te atij televizioni, duket sikur pozicioni i TCH ne media po lekundet shume.
1. Largime te stafit jane masive dhe te ndjeshme
U largua Bojken Lako, Aldo i Morning Show, Dhimitri i lajmeve, Agron Llaka, Ermali, tashme dhe Ami. Jo se mendoj qe keta me siper nuk jane te pazevendesueshem, por largimet tregojne nje pakenaqesi dhe nuk shoh te plotesohen me njerez me te njejtin ndikim.
2. Lajmet jane kthyer komplet ne propogande te Edi Rames dhe jane bere po aq te padurueshme sa ato te Klan (propoganda e Berishes)

A thua ka nisur degradimi i avashte i kesaj medie?
 

Slevin

Forumium maestatis
Vdekja e Tani te Topit i largoj te gjithe, ne kohen kur Tani ishte ne krye te Topit atehere cdo gje ishte me ndryshe, kishte me pak anen politike dhe me shume ate qytetare, gjithmone kunder pushtetit qe ishte ne krye dhe gjithmone e me shume prane qytetarve.

Me largimin e tij familjrate nuk munden ti rezistonin dote presioneve te mbredshme sic mund te ishin pagesat dhe vete stafi, dikush kishte fjalen me shume se dikush tjeter, dhe dikush pranoj te largohej, dikush mbajti koken shume lart dhe u afrua me politikan te te majtes, deri ne piken kur dikush (Edi Rama) bleu dhe nje pjes te paketes se Top Channelit, duke ndare keshtu Supersportin nga top channel, duke ndare digitalb dhe duke ja shitur Amerikanve...

Nje nga arsyet me te forta eshte edhe Sokol Balla, nje person qe me sa duket ka pasur gjithmone e me shume miqesi nga ana e Ps se sa e Pd.

Gjithsesi perandoria e Top Channel ka rene dhe do filloj te bie gjithmone e me shume. Dhe personalisht mendoj se eshte e drejte, kthyen nje program humori sikur te jete nje sallon llotosh ku te gjithe thojne fjale nga me te ndyrat, u politizuan vetem nga e majta dhe u po dalin hapurazi qe sjane me me popullin por me interesat vetiake. Disa e kuptuan kete dhe kur varka fillon e fundoset me mire te largohesh shpejte se sa te rrish aty...
 

gangsterja

Primus registratum
Perandoria e Top Channel do tu rezistoje sulmeve te bera nga jashte,sulmit te perandorise bizantine(Vizion Plusi-t).
 

albgenius

Primus registratum
Perandoria e Top Channel do tu rezistoje sulmeve te bera nga jashte,sulmit te perandorise bizantine(Vizion Plusi-t).
TCH ishte i forte sa ishte pronari i pare gjalle. Aso kohe ai ishte sjelles risisht dhe vendoses standartesh. Pas ndarjes se tij nga jeta sikur ka rene vrulli dhe dinamizmi i stafit te ketij televizioni. Fiks fare eshte bere politik. shume emisione informative po ashtu. Portokalli per mua ka qene me banale aso kohe po tani eshte bere kot fare pa pike permbajtjeje. Me mire do ish te mbyllej per ca kohe sa te riakumulohej material cilesor.
 

LAPRAKS I VJETER

Primus registratum
Pershendetje te gjitheve
Eshte e vertete qe mbas vdekjes se Tanit shifet nje renie e vogel e Top-channel , por jo se jane shkaqet e njeanesimit apo te degradimit te Portokallise ,normal Portokallia ashtu ka qene edhe ne kohen e Tanit ashtu eshte edhe sot,nuk eshte e lehte te besh humor cdo jave .
Sa per presione kan qene shume te vogla ato te brendeshmet ne krahasim me ato te P.P.SH ( Shokut S.Berishes)
Per ideal te Partise se Sales nuk ju rrej.Ca merreni me Topcen shikoni Tvsh apo Klanin e Malokesburgeve


Mit freundliche grüßen
LAPRAKS I VJETER
 

[GS]

Forumium maestatis
Perandoria e Top Channel do tu rezistoje sulmeve te bera nga jashte,sulmit te perandorise bizantine(Vizion Plusi-t).
Aksioneri kryesor ne TRING eshte nje grek ndersa per vizion + nuk di te them sakte por me vjen keq per TCH te arrij ne kete gjendje... gjithsesi cdo kompani ka ulje ngritjet e tyre... shpresoj te rifitoj pozicjonin e dikurshem
 
Top