Shulku: Arbitrimi, jo ndikues në rezultat

Shulku: Arbitrimi, jo ndikues në rezultat

Pas nëntë javësh kampionat shefi i kampionatit ndalet tek ecuria e deritanishme dhe gjykimi

Një kampionat që po kalon një fazë delikate të garës dhe që ka hyrë tërësisht në momentin e tij kulmor. Kanë kaluar tashmë nëntë javë në një kohë që Shulku mendon se skuadrat kanë hyrë në një garë mëse të fortë, përfshirë edhe dukuritë e sezonit. Për Shulkun edhe ecuria arbitrale është e pranueshme dhe jo në ndikim të rezultatit.

Shulku mendon se deri në këtë pikë të kampionatit arbitrat nuk kanë ndikuar në rezultat, por pranon që në ndeshje të veçanta janë evidentuar edhe gabime: “Nuk mund të them performancë e lartë, por nuk janë bërë arbitrat protagonistë të rezultatit të ndeshjeve.

Tashmë edhe me transmetimet televizive të ndeshjeve, përgjegjësia dhe monitorimi është edhe më i lartë, në një kohë që klasa arbitrale mendoj se ka ecur në linja, duke qëndruar sa më neutralë.

Nuk më rezulton ndonjë luhatje në këtë drejtim, por edhe gabimet janë evidente, sikundër jo vetëm në kampionatin tonë. Edhe për gabimet e secilit arbitër janë marrë masat e duhura, duke lënë të kuptohet që edhe për ta ka një çekan mbi kokë.

Them se deri tani gjykimi nuk ka marrë spaletat e protagonizmit. Mendoj se secila skuadër ka marrë atë që i takon. Ne kemi qenë shumë të ndjeshëm karshi ecurisë së arbitrave, duke shtuar jo pak edhe fazat e këshillimit me ta, në nivel seminaresh dhe analizash.

Mund t’ju them që një impakt ka, pasi duke parë edhe rastet që kontestohen, vendimet e deritanishme nuk kanë ndikuar direkt në rezultatin e takimit dhe nuk kanë shërbyer për objekt kontestimi në fushë. Nuk më rezulton ndonjë klub që të jetë dëmtuar rëndë nga gjykimi, teksa gabime ka dhe ato janë parë me shumë kujdes “,- thekson shefi i garave Shulku, teksa tashmë kampionati ka evidentuar edhe skuadrat rivale, por pse jo edhe befasitë.

Edhe pse është në rolin e shefit, Shulku shikon se gara ka jo pak rivalë. Sipas tij, parashikimet kanë dalë të sakta, kryesisht për Dinamon e Besën: “Dinamo dhe Besa ishin ndërtuar për të qenë në nivele të larta dhe deri tani nuk kam gabuar, pasi klasifikimi flet vetë.

Nuk kam menduar asnjëherë që Tirana ka dalë nga lufta për titull, ndërkohë që shpresoj që për rënien nga kategoria të jetë një luftë po aq e ethshme sa dhe vitin e shkuar.

Është ende herët. Surprizë e kampionatit? Absolutisht Apolonia. Një ekip që ruan grupin e futbollistëve prej disa sezonesh dhe ku të huajt janë cilësorë dhe bëjnë diferencën me futbollistët shqiptarë. Nuk është aspak rastësi që ata janë aty në atë vend në renditje.

Nuk mund të them tani nëse do të jetë një nga skuadrat që do të dalin në Evropë, por po luajnë një futboll të mirë, me gola dhe ky konstatim nuk është vetëm i imi, por sikundër edhe mund të ndiqni edhe i shumë specialistëve dhe opinionistëve nëpër studiot televizive sportive”.

Më tej shefi i garave mendon se Vllaznia dhe Flamurtari janë skuadrat që për të kanë një dilemë të madhe përsa i përket ecurisë së deritanishme, kryesisht Vllaznia, e cila deri dje kaloi turne edhe në Evropë.

Megjithatë, ajo që shton shefi për gjithë garën në futbollin shqiptar, është evoluimi në lidhje me të fituarit e pikës në të gjitha fushat e Superiores, por edhe në Kategorinë e Parë: “Ka një element shumë interesant,- thekson më tej Shulku,- sot mund të fitosh kudo.

Mendoj se të paktën në Superiore ka më shumë emancipim, ka një hov në këtë drejtim. Fitohet në ato fusha që mbase në letër duken si të pamundura, dhe me ata rivalë që kanë diferencime. Dhe kjo mendoj se është një element që ka rritur ndjeshëm edhe potencialin e garës, në futbollin shqiptar”.(Shekulli)

ODUzocfQd0U

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25632. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25632

Top