Prej gati një gjysmë shekulli ai ka zënë vend në kujtesën tonë kolektive me një galeri rolesh të cilat publiku e ka të vështirë t’i harrojë.
Një jetë e fiksuar në celuloid, me role të karaktereve të ndryshme, ku kufijtë mes komikes dhe dramatikes nuk ndahen fort lehtë.
Një jetë e mbushur me dashuri për artin, ku asnjë rrethanë e fatit nuk mundi të ndryshojë destinacionin e “shkruar” të tij: të bëhej një aktor i madh i teatrit dhe kinemasë shqiptare.
Mundësia e takimit nga afër me aktorin Albert Verria dhe soditja e 62 fotografive të roleve emblematikë të realizuara prej tij, përbën një kujtim të paharruar për secilin që ka të gdhendur në kujtesë personazhet e interpretuar nga ky mjeshtër i madh i aktrimit.
Të gjitha personazhet të mbledhura në një vend, një biografi artistike e fiksuar në celuloid si një eskursion fotofilm në rolet që i peshojnë kinematografisë dhe dramaturgjisë shqiptare.
Në katin e dytë të galerisë “Zenit” të presin fotografitë e përmasave të mëdha të ekspozuara nëpër mure dhe nëse ke pak fat, mund të takosh vetë aktorin, mes fotografive të personazheve të krijuara prej tij.
Ne rolin e Xha Sulos ne filmin "Kapedani"Për ata që nuk kanë patur rastin ta takojnë më parë, natyrisht që takimi me Albert Verrinë, u kujton së pari rolin e paharruar të “Xha Sulos” te filmi “Kapedani”.
E ndërsa presin të shohin (duke iu referuar filmit) një burrë shumë të plakur, idhnak e patriarkal të pandreqshëm, përpara syve u del një burrë i fisëm, i mbajtur mirë, energjik, i ndjeshëm, serioz dhe delikat në të njëjtën kohë, ndaj e ke gati të pamundur të pranosh se në lëkurën e tij fshihet as më shumë e as më pak, por “Xha Suloja” tek “Kapedani”, Soll Lili tek “Agimet e stinës së madhe”, Hiluku tek “Operacioni zjarri”, etj, etj.
Të gjitha role të karaktereve të ndryshme, ku kufijtë mes komikes dhe dramatikes nuk ndahen fort lehtë dhe që publiku e ka të vështirë t’i harrojë.
Fotoekspozita
“Fotoekspozita pasqyron karaktere të ndryshme. Kur i kemi ekspozuar në të gjitha faqet e murit i shikoja dhe ndonjëherë nuk e besoja në jam unë nëpër këto fotografi, apo dikush tjetër”, tregon Verria.
“Arsyeja kryesore që më shtyu të hap këtë fotoekspozitë, vijon ai, nuk është vetëm që unë të ekspozoja krijimtarinë time, por që nëpërmjet këtyre fotove t’u kujtoj edhe një herë artëdashësve shqiptarë, kudo ku janë, filmat ku kemi luajtur dhe vazhdojmë të luajmë sot e kësaj dite.
Kjo fotoekspozitë ka në epiqendër rolet e mia, por në filmat që pasqyrojnë këto role nuk jam vetëm unë perzonazh, janë edhe shumë të tjera, si dhe është puna e përbashkët e regjisorëve, operatorëve, skenaristëve, të gjithë njerëzve që kanë punuar për këto filma.
Këtë ekspozitë ia dedikoj artistëve të mëdhenj të skenës dhe artit shqiptar, që nuk jetojnë më, si Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, Ndrek Luca, Naim Frashëri, Kujtim Spahivogli, Violeta Manushi, si dhe shumë aktorëve të tjerë të shquar, me të cilët kam pasur fatin e lumtur të interpretoj.
Kam një nostalgji dhe detyrim të brendshëm shpirtëror emocional që t’i rikujtoj këta njerëz dhe aktorë të mrekullueshëm, të cilët kanë bërë epokë dhe vazhdojnë edhe sot. Ndoshta fizikisht nuk ekzistojnë, por përmes ekranit janë të gjallë. Jo vetëm që flasin e marrin frymë, por japin edhe mesazhe përmes personazheve që kanë interpretuar”.
Fillimet
Për shumë njerëz, Albert Verria, është aktori vlonjat, me të cilin ky qytet krenohet. Por pak e dinë se Vlora nuk është qyteti i lindjes, por qyteti ku nisi rrugën si aktor.
“Kam lindur në Fier më 3 shtator 1936. Shkollën fillore dhe të mesme i kam bërë në Fier. Rrugës së artit i kam hyrë që në vogëli. Kujtoj kohën kur isha fëmijë dhe shkoja në Apolloni. Atje gërmonte me një durim të jashtëzakonshëm profesor Hasan Ceka. Ai na mblidhte dy- tre fëmijë të vegjël dhe na tregonte për amfiteatrin dhe dramaturgjinë antike. Duke i thirrur kujtesës sime lidhur me bisedat që na bënte profesori, sot shikoj që edhe nëpër ato skena janë luajtur Eskili, Sofokliu, Aristoteli, Euripidi.
Në këto skena nuk kanë luajtur vetëm grekët dhe romakët. Ato kanë qenë qytezat para ilire dhe natyrisht që aty kanë luajtur edhe shqiptarë. Të gjitha këto mbresa më vijnë sot në kokë, ndërsa nuk mund të harroj rolin tim të parë si fëmijë.
Nuk e di nëse mësuesi parandjeu se unë kisha talent dhe do të merresha gjithë jetës me teatër apo kinema, veç kujtoj që më dha të interpretoj një rol të vogël tek një pjesë që titullohej “Minçurini i vogël”. Unë kisha personazhin e një djali të vogël me emrin Shulkë, i apasionuar pas Minçurinit, këtij botanisti të famshëm rus. Ky ishte roli i parë”.
Aktori tregon më tej se si vazhdon studimet e të mesmes për zoteknikë, ndërsa e caktojnë të punojë dy vjet në Kukës. “Isha në një moshë shumë të re kur fillova punën atje, ndaj falenderoj në mënyrë shumë të veçantë të gjithë kuksianët për mikpritjen dhe dashurinë e tyre. Kalimin nga adoleshent në njeri të pjekur, aq sa mund të pretendoja unë në atë kohë, ia dedikoj njerëzve të mrekullueshëm të Kukësit”.
Por, lidhjet në dukje të humbura me aktrimin gjatë këtyre viteve, nuk do të merrnin fund kaq lehtë. Përkundrazi, rikthimi në Fier si pedagog në shkollën e kuadrove bujqësore, i dha mundësinë të njihej me pedagogë që ishin shkolluar jashtë vendit dhe kishin një kulturë të madhe artistike.
“Dikush kishte mbaruar në Bullgari, dikush në Rumani, një jetër në Çeki dhe të tërë ishin njerëz të apasionuar pas operas, baletit, teatrit. Ato më flisnin për teatrin dhe ma përcillnin akoma më tepër dashurinë për artin”.
“Në 1959, vijon kujtimet Verria, hapet për herë të parë shkolla për aktorë dhe një nga nxitësit kryesor për të hyrë në këtë shkollë ishin këto pedagogë. Me përfundimin e shkollës u emërova në Berat. Atje gjeta një njeri akoma më të përkryer për teatrin dhe kinematografinë. Ai ishte Viktor Stratobërdha, drejtor i kinemasë, asaj kohe i internuar në Berat. Kujtoj nga ajo kohë që pas mbarimit të filmit të seancës së fundit, unë ngjitesha në skenë para ekranit të kinemasë dhe bëja monologje, pantonima, dhe ai gjithmonë më korrigjonte”.
Konkurrimi në shkollën e lartë për aktorë i jep një drejtim përfundimtar karrierës së Albert Verrisë drejt teatrit dhe kinemasë. “Aty gjeta pedagogë të shkëlqyer, të cilët i kujtoj me shumë mall. Ata nuk jetojnë sot, Andrea Mane, Xhemal Broja, Nina Çefranova, Kujtim Spahivogli, Naim Frashëri.
Ndiqja një praktikë të tillë pune, që i kushtoja rëndësi shumë të madhe lëndës së profesionit. Gjithë përqëndrimi im total ishte tek mjeshtëria e aktorit. Pedagogët i dëgjoja si perëndi. Sot e kësaj dite i kujtoj me mall”.
Mes kujtimeve të filmave
“Ne kemi bërë sakrifica të jashtëzakonshme. Më kujtohet filmi “Agimet e stinës së madhe”, kur unë luaja rolin e Soll Lilit. Futeshim në kënetë nga ora 7 e mëngjesit dhe dilnim në orën 19. Në një ujë të pisët, të mbushur me shushunja dhe nëpërka. Nuk donim t’ia dinim fare se çfarë kafshësh djallëzore shtriheshin nën këmbët tona, ndërsa ne ishim në ujë deri në fyt.
Nga filmi "Koncert ne vitin 1936"Ose më kujtohet personazhi i Hilukut tek “Operacioni zjarri”, kur e marrin nga shkëmbi dhe duan ta hedhin si një plaçkë pa vlerë. Aty kemi ngrënë me kolegët tanë mbi supe pesë bote zjarrëfikëse me ujë, duke bërë dubla të njëpasnjëshme deri në mëngjes.
Rrobat na kullonin si rrëke nga uji, megjithatë nuk i kemi menduar asnjëherë këto gjëra në sheshin e xhirimit. Por kemi punuar me pasion dhe devotshmëri, sepse bënim një punë të vyer për shoqërinë. Kënaqësia, jo vetëm e imja, por edhe shumë kolegëve të mi, që jetojnë dhe që nuk jetojnë më, është se spektatori na thërret me emrat e personazheve”.
Nuk mund ta përcaktojë se cilën do më shumë, kinemanë apo teatrin, ndërkohë thotë se dëshiron të kujtojë emrat e të gjithë njerëzve me të cilët ka bashkëpunuar. Thotë se në teatër është pak më ndryshe nga kinemaja, pasi edhe mund ta korrigjosh rolin, ndërsa në kinema duhet t’i përqëndrosh të gjitha energjitë, ta bësh rolin në mënyrë të përkryer sepse nuk korrigjohet më.
“Teatri të jep kënaqësi se je në kontakt me spektatorin. Ndien buzëqeshjen e tyre, frymëmarrjen, emocioni është i drejtpërdrejtë. Ndërsa kinematografia të jep popullaritet. Filmi transmetohet dhe ritransmetohet disa herë. Kam kënaqësinë që kam punuar me regjisorë të ndryshëm dhe të gjitha këto eksperienca i kam pasur si shkolla të ndryshme.
Për shembull tek filmi “Kapedani” një ndihmesë të jashtëzakonshme ka qenë ajo e dy regjisorëve të filmit, Fehmi Oshafi dhe Muharrem Fejzo. Po kështu kam punuar mjaft mirë me regjisorë të tillë si Saimir Kumbaro, Albert Minga, Gëzim Erebara, Pirro Milkani, etj.
Një pikësynim që duhet të ketë njeriu në profesionin e tij është që të mos mendojë për momentin, por t’i përkushtohet me mish e shpirt asaj pune që bën, që kjo punë t’i mbetet së ardhmes.
Ka filma të tërë që mbahen mend vetëm për një batutë”.
Aktorët dje dhe sot
Aktori Albert Verria, në rrëfimin e tij të gjatë për jetën, teatrin, kinemanë, kujtimet, emocionet, kolegët, sheh një dallim mjaft të madh mes filmave që bëheshin dikur dhe atyre që prodhohen tani.
“Ne s’kemi menduar kurrë për lekun. Merrnim një dietë sa për të thënë. Paguanim hotelin 80 mijë lekë dhe tepronin 140 lekë për të ngrënë, për të pirë kafe dhe për të blerë një paketë cigare. Ndonjëherë sakrifikonim edhe nga rroga jonë. Por asnjëherë nuk ankoheshim. Punonim me një pasion të jashtëzakonshëm.
Grupet e xhirimit ishin të mrekullueshëm. Të përkushtuar në punë. Aktorët mbaheshin si ujët e pakët. Duke pasur gjithë këtë përkujdesje, pa diskutim që aktori mblidhte të gjitha fuqitë që të dilte jo vetëm roli mirë, por edhe filmi mirë. Duke mos e pasur mendjen te leku por te pasioni, mendja dashur pa dashur të shkon sot te filmat që bëhen me shumë lekë.
Ne rolin e kapural Pelegrinit ne filmin "Ne fillim te veres"Aktorët paguhen shumë, por koha tregon se këta filma nuk rezistojnë. Sot nuk mund të abuzosh me femra gjysmë të zhveshura, pasi nuk i bëjnë përshtyje askujt. Këto skena përdoren si mjete komerciale dhe nuk i japin ndonjë vlerë filmit apo teatrit, pasi vlera e vërtetë qëndron tek interpretimi i aktorëve.
Në të vërtetë ndiej dhimbje të madhe për teatrin dhe kinemanë. Ndiej dhimbje kur shoh mungesë spektatorësh. Dikur teatri mbushej plot, njerëzit duartrokisnin, dhe kjo ishte pasuria më e madhe e aktorit. Unë nuk kam pasuri tjetër veç roleve që kam krijuar vetë”.
“Xha Suloja”, roli që i dha famë dhe popullaritet
Albert Verria, aktori që luante rolin e personazhit të “xha Sulos” në filmin “Kapedani”, një plaku të ngrysur mbi të 70-at, rol që ka hyrë në fondin e artë të kinemasë shqiptare, kur u thirr për kinoprovën e këtij filmi, ishte vetëm 32 vjeç. “Po vinim nga Vlora për të dhënë një shfaqje në Tiranë.
Ishte ora 11 dhe sapo zbres nga treni më kap Ismail Zhabjaku, asistent regjisor. “Në ora 15 do të bëhet një kinoprovë për rolin e xha Sulos, partner do të kesh aktorin Nikolin Xhoja, merr tekstin, më tha, dhe hajde në kinoprovë”. Mora tekstin, e lexova, kohë nuk kisha dhe ndaj u futa tek parku “Rinia”, karshi “Dajtit”.
Pasi mësova tekstin fillova ta them me zë. Nuk mora parasysh askënd, kush ecte dhe kush vinte. Nuk më interesonte fare nëse thonin për mua se jam i çmendur, apo budalla. Fillova me mish e me shpirt ta materializoja rolin e “xha Sulos” te vetja ime. Ky rol kishte shumë gjëra që unë vetë nuk i kisha si Albert. Kishte plastikë, pasi personazhi i “xha Sulos” ishte 70 vjeç, kurse unë isha sa gjysma e moshës.
Veç kësaj ai kishte edhe pikëpamje konservatore. Ishte një njeri që e urrente femrën dhe e konsideronte inferiore, nuk e donte në pushtet dhe dëshironte që ajo t’i lante këmbët. Këto ishin në kundërshtim me mua vetë si Albert. Bëmë kinoprovën.
Pasi mbaroi grimi, hyra pak a shumë në petkun e rolit. Falë edhe Nikolin Xhojës, aktor me shumë eksperiencë, arritëm që pjesën ta bënim mjaft mirë. Ne aty luajtëm pjesën e të dehurve, që pasi na kishin vënë edhe fletërrufe, pimë e dëndemi, biem edhe poshtë tavolinës (unë vetë nuk pi fare alkool).
Në konkurrim kishte dhe pretendentë të tjerë, emra të spikatur të teatrit dhe kinemasë, por fituam ne. Filmi ka gati 40 vjet që është xhiruar. Kënaqësia ime e madhe është kur mendoj se ai ka qendruar në ndërgjegjen e njerëzve pas 40 vitesh.
E them pa modesti se kjo gjë më jep kënaqësi. Ka njerëz që mund ta dinë tekstin përmendësh dhe prapë e shikojnë nga fillimi deri në fund”.
Shqipëria dhe “meshkujt kapedanë”
“Po ta gjykojmë sot “xha Sulon”, ai natyrisht është anakronik me kohën, por brenda ka një të vërtetë. Sado që në ditët e sotme, në sipërfaqe, burri mund ta respektojë gruan, në fakt në subkoshiencën e tij, ai e ndien se gruaja duhet të jetë inferiore karshi tij.
Nga pamja e jashtme kjo nuk reflektohet, por kur hyn brenda katër mureve të shtëpisë mund të ndryshojë gjithçka. Ndiej keqardhje sot kur shoh dhe dëgjoj që krimi brenda familjes është rritur. Burri vret gruan, gruaja burrin, djali, babanë, babai vajzën, etj.
Një fenomen tragjik social. Kam bërë një film ku flas për subkoshiencën. Kam lexuar shumë libra në lidhje me këtë temë. Disa thonë se kur vdes njeriu shkëputet shpirti, ndërsa disa të tjetë thonë se nuk shkëputet shpirti, por subkoshienca, e cila ndahet në hapësirën kozmike. Atje ku gjen terren futet në celulat e trurit, dikë e bën gjeni dhe dikë e bën kriminel.
Kjo është ripërsëritja e njerëzimit, që nga koha e lindjes së njeriut të parë deri në ditët kur ne po bisedojmë bashkë. Djalli lind bashkë me njeriun.
Aty ku mbizotëron mosarsyeja, njeriu arrin bën krime monstruoze. Djallin e kemi të gjithë brenda vetes, njeriu mund dhe ta luftojë atë, por jo gjithmonë ia del. Djalli e përçundon njeriun, ia heq arsyen.
Mesazhi im me këtë pjesë është që njerëzit duhet të bëhen sa më të arsyeshëm dhe të dobishëm për shoqërinë. Ta duan dhe ta respektojnë njëri-tjetrin. Jo vetëm për veten e tyre, por dhe të ardhmen, fëmijët e tyre”.
Familja
Aktori Alebert Verria vazhdon të jetojë në Vlorë, prej 45 vitesh, që nga viti 1963 kur u emërua aktor në Teatrin profesionist të këtij qytetit. Kujtimet e gjithë jetës së tij janë në këtë qytet, ku krijoi familjen dhe karrierën e tij artistike.
“Në familje kam gruan dhe dy djem. Njëri djalë është i martuar dhe prej tyre kam një mbesë që e quajnë Zhaklina, të cilën e dua jashtë mase. Kur më sheh mua nëpër filma, vështrimi i lëviz e çuditur sa nga ekrani, sa tek unë që ndodhem në një dhomë me të. Kurse djali tjetër është emigrant në Angli.
Kësaj radhe që erdhi u fejua. Këtë fotoekspozitë e kam hapur përpara, në Vlorë, dhe ditën e hapjes, im bir u shfaq aty duke më bërë një surprizë mjaft të bukur. Të gjithë pjesëtarët e familjes sime e dinin që ai do të vinte, vetëm Zhaklina nuk dinte gjë, se po ta kishte ditur edhe ajo, s’do të rrinte pa më thënë. Kam lotuar nga prania e tij, jam emocionuar, jemi përqafuar e ngashëryer, unë dhe gjithë të tjerët”.
Ndërkohë dita e zakonshme e aktorit, tani në moshën 71 vjeçare rrjedh e qetë, mes miqve që nuk i mungojnë asnjëherë dhe kujdesit apo ngrohtësisë në familje.
“Një ditë e imja është krejt normale. Merrem shumë me mbesën, e bëjmë gati me gruan dhe e çojmë në kopësht. Pastaj ndalojmë në kafene dhe pasi aty pijmë kafen e paradites, gruaja shkon në shtëpi e merret me punët e shtëpisë, ndërsa unë kaloj kohën me shokët. Bisedat tona janë afërsisht të profesionit të përbashkët, ku asnjëherë nuk mungon argumenti për teatrin dhe kinemanë.
“Megjithëse jam nga Myzeqeja, kam marrë shumë nga Vlora. Kam marrë atë që vlonjatët bëjnë shumë për njëri tjetrin. Janë të besës, të fjalës, krenar që i përkasin qytetit ku është ngritur flamuri. Vlonjatët i duan dhe i respektojnë artistët e tyre.
Po nuk luajte mirë në skenë çfarë nuk të thotë, por po luajte mirë të nderojnë dhe të respektojnë. Janë njerëz shumë të sinqertë dhe jo me dy fytyra.
Gjithë këtë shpirtin tim të përkushtimit ndaj artit e kam për ta nderuar këtë spektator, që pret biletën për të më parë mua dhe që unë dua t’ua shpërblej vetëm me lojë të mrekullueshme”.
Ne rolin e Xha Sulos ne filmin "Kapedani"
Nga filmi "Koncert ne vitin 1936"
Ne rolin e kapural Pelegrinit ne filmin "Ne fillim te veres"