Shuajb Muharrem Arnauti lindi në qytetin e Damaskut në vitin 1928. Në familjen e tij, ku tradita shqiptare dhe kultura islame ishin gjithnjë të pranishme. Rrënjët e tij kthehen në Shkodrën e Bushatllinjve. Familja e Shuajbit shpërngulet nga Shkodra më 1926 dhe vendoset në Siri. 13.07.2011
Shuajbi mësoi nga i ati dijet elementare të islamit. Qysh i vogël mësoi përmendësh shumë pjesë nga Kur’ani, ndërsa dëshira për t’u thelluar edhe më tepër në sekretet e librit hyjnor e bëri atë që qysh nga mosha 17 vjeçare t’i përkushtohej mësimit të gjuhës arabe dhe gramatikës së saj.
Mësimet në Damask
Kështu për më se dhjetë vjet radhazi. Shuajb Efendiu vazhdoi të ndjekë ligjëratat e gjuhës nëpër xhamitë dhe medresetë e vjetra të Damaskut, veçori e të cilave ishin se nxënësi ishte i lirë të zgjidhte dijet, që i interesonin, dhe askush nuk kishte të drejtë ta detyronte nxënësin që të mësonte atë që nuk I interesonte ose nuk i përshtatej. Gjatë kësaj kohe Shuajb Efendiu mësoi nga dijetarët më të mirë të gjuhës arabe që kishte Damasku dhe lexoi librat më të njohur të dijetarëve të kohës Dhe pas këtij udhëtimi të gjatë në thellësinë e gjuhës arabe, në të cilën arriti një nivel mjaft të lartë, Shuajb efendiu e pa të nevojshme t’i kushtonte një kohë edhe mësimit të shkencave juridike islame (Fikhut islamik ). Për këtë qëllim lexoi librat më të njohur të kësaj fushe, sidomos në Medhëhebin Hanefi. Duke mësuar Usuli Fihkun, Tefsirin e Kur’anit, Mustalah El-Hadithin, leximin e librave të moralit etj. Është kjo kohë, kur ai kishte kaluar të tridhjetat.
Ajo që i ra në sy Shuajbit gjatë studimeve të tij e që pati ndikim të rëndësishëm në formimin e tij shkencor si dijetar qe se te profesorët e tij ndihej një mungesë e theksuar në njohjen e rangjeve të hadithit. Ose thënë ndryshe, hadithet e dobëta (Daif) dhe të mbathurat (Mevdu) të cilat përdoreshin më tepër në shpjegimet, ligjëratat dhe literaturën islame të asaj kohe. Prandaj e pa të nevojshme që të specializojë në këto dije, për të mundur të rishikonte dhe rivlerësonte librat e hadithit dhe të synetit të Pejgamberit a.s. në mënyrë që të krijohej një mbështetje për studiuesitdhe të bëhej një sqarim i domosdoshëm për lexuesit e literaturës islame në përgjithësi.
Kështu që në vitin 1955, kur në Damask filloi të punojë si mësimdhënës i gjuhës arabe dhe i edukatës slame, pa se kjo nuk i linte kohë të mjaftueshme për studimin e traditës dhe të librave të hadithit. Prandaj që në vitin 1958 filloi një punë të re në “Biblioteken islame të Damaskut“, ku kryesoi grupin e seksionit që merrej me kritikën dhe korrigjimet e literaturës burimore islame. Në bibliotekën islame ndenji afro njëzet vjet plot dhe gjatë kësaj kohe hulumtoi, identifikoi dhe korrigjoi mbi shtatëdhjetë vëllime librash të ndryshëm me karakter historik, fetar islamik dhe letrar,
Largimi në Aman
Më parë Shuajb Efendiu e pa të arsyeshme të largohej që andej, ngase rregullorja e atyshme si dhe jeta përgjithësisht në Siri nuk i krijonte mundësi pune e hulumtimi. Kështu që në vitin 1982 ai shkoi në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, ku filloi të punojë në fondacionin “ Err-rrisale “ dhe u angazhua të kryesonte seksionin e kulturës. Kontributi i Shuajb Efendisë nga koha kur erdhi në Aman gjer më sot është I pallogaritshëm për shkencat islame dhe kulturën arabe në përgjithësi. Numri i librave që ka punuar vetë e me bashkëautorë, ose ka qenë mbikëqyrës i tyre, arrin në mbi njëqind e gjashtëdhjetë vëllime, në të cilat përfshihen libra në shkencat e hadithit, fikhut, tefsirit, akides, libra të përkthyer etj.
Shuajb Efendiu, ose si e quajnë në Jordani Shejh Shuajbi, edhe pse i lindur jashtë atdheut e jetuar atje flet rrjedhshëm gjuhën shqipe. Kur Shuajbi përmend Shqipërinë thotë: “Gjaku më lëviz ndryshe kur them se jam shqiptar, vet emri dhe llagapi im dëshmon se jam shqiptar”.