SHTYPI I DITES.

SHTYPI I DITES.

Ne kete teme lihet vend per te komentuar artikujt apo editorialet qe shkruajne cdo dite gazetat shqiptare apo te huaja. Citoni ate qe ju ka bere me teper pershtypje nga gazeta qe sapo keni lexuar, beni komentin tuaj apo krahasojeni me kendveshtrimin e nje tjeter te perditshmeje...
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: SHTYPI I DITES.

Me qe jam iniciuesi i kesaj teme po e filloj vete.

Gazeta qe kam ne dore eshte me e vjetra ne tregun shqiptar. Zeri Popullit. Ajo e hap kryeartikullin me titullin:

META REKORD 23 MENDERKARRIGE.

Iken zyrtarisht Ilir Meta/Deklaron partine e re, vlerat intelektuale, gjithe-gjithe te humburit ne PS.

Parti e hapur, Meta u jep karrige te gjitheve, I ben te gjithe nenkryetar, I ben te gjithe anetare kryesie, Partia e pare me parimin 1 anetar 1 vote nuk voton fare dhe emeron forumet, Te gjithe ne kor Ilir Meta Ilir Meta.
 

Vals

Primus registratum
Re: SHTYPI I DITES.

Doris Pack, chairwoman of the European Parliament delegation for Southeastern Europe, has not changed her message for the next Assembly election at all. Speaking briefly to Alsat [television station] after a meeting with an Albanian delegation in Brussels three days ago, Pack said that the failure of the next Assembly election would mean that "we would not be able to foresee the year when Albania can become an EU member".

After hearing the two sides at the meeting, Pack said that it is now time when there should be no doubt about the need for fair election. "I have been repeating the same message to the Albanians since 2001. They should hold a fair election. If this is not done in the next election, then this would be a big step backward for Albania, particularly in relation to its negotiations [with the EU on the Stabilization and Association Agreement]," she said.

Pack said that the representatives of the Albanian political forces had differing views on the current situation in Albania and that she had tried to understand what the real situation in the country is. "We discussed all the problems with our Albanian colleagues. One side defended its work, while the other side attacked it, as always happens in Albania. From our side we tried to understand the government's outstanding problems and appealed to the political parties to cooperate on issues on which there is a need for consensus. There is still a lot of work do be done, particularly in the judicial and law enforcement fields." Pack said.

In her declaration, the European Parliament deputy, who is in charge of relations with Southeastern Europe, said that there should be no abuses of the law on property.

A meeting between the European Parliament delegation and the delegation of the Assembly of Albania three days ago ended with a joint declaration issued by the European Parliament on the political situation in the country, the election law, and the property law. The declaration expressed specific concerns about the need for the government to enhance its capability to govern and implement the necessary reforms. Referring to the 2005 Assembly election, the delegations said that this election would be an important test that would show whether Albania has made progress towards European standards. The delegation encouraged the political forces in the country to voice their political commitment to organizing a democratic election and to bringing Albania closer to Euro-Atlantic structures.

"If these forces lack the political will to organize a [fair] election, Albania will take a step backward in its democratic development and, consequently, in its aspiration for integration into the Euro-Atlantic structures," the joint declaration said. The declaration, which was also signed by the Albanian majority and opposition representatives, said that despite the achievements in some sectors, the election would have a decisive impact on the country's future progress towards the EU. The European Parliament deputies welcomed the compromise reached by the [ruling] PS [Socialist Party] and the [opposition] PD [Democratic Party] on the Central Election Commission, but added that this is not sufficient for guaranteeing democratic standards.

Author: N. Perndoj
Source: Shekulli
 

Vals

Primus registratum
Re: SHTYPI I DITES.

Mesazhi me siper eshte i qarte. Nqs nuk ka zgjedhje te rregullta, Shqiperia nuk do te konsiderohet ndonjehere per EU. Ne menyre qe te arihet kjo, duhet qe te gjitha palet ne politike te punojne bashke per te dale me nje mesazh te bashkuar qe pavaresisht nga rezultatet, zgjedhjet jane te rregullta. Per mednimin tim kjo nuk ka per tu arritur vtin qe vjen ndaj dhe shqyrtimi i ceshtjes sone per ne EU do shtyhet edhe per nja 5 vje (te pakten)!
 

ados

Primus registratum
Re: SHTYPI I DITES.

Dhe nqs zghedhjet quhen te pavlefshme apo jo te lira dhe demokratike, atehere Nano dhe Berisha duhet te zhduken nga ai vend. Mjaft me karagjozat qe jane duke u tallur me shpirtin e ketij populli!!
 

qartesia

Primus registratum
Re: SHTYPI I DITES.

<span style="font-style: italic">Kontrollorët e Rinasit i kapën dje dokumentet dhe eurot e fituara. Pranga dhe blerësit shqiptar
Kapet trafikanti polak i Benz-ave
Shiti makinën dhe targat po i merrte me vete

TIRANE
Agjentëve të policisë kriminale të Komisariatit të Rinasit nuk u kanë shpëtuar një palë targa, që polaku Gregory Tomas Deepo, 31 vjeç, i merrte përsëri me vehte, pasi makinën e kishte shitur në Shqipëri. Pas kontrollit më të imtësishëm, efektivët e policisë kanë gjetur dhe një sasi të konsiderueshme eurosh në valixhet e polakut, të cilat mendohet se janë nxjerrë nga shitja e një automjeti tip &quot;Benz 250&quot;. Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe i akuzuari si bashkëpunëtor i tij, lezhiani 33-vjeçar Arben Çali. Këtë lajm e pohojnë burime zyrtare të policisë së kryeqytetit, të cilët shtojnë se prangosja u bë paraditen e djeshme në Aeroportin e Rinasit, në momentin që dy të rinjtë ishin duke kaluar pikën e kontrollit për të shkuar drejt avionit me të cilin do largoheshin nga Shqipëria.

Prangosja
Prania e targave dhe dokumenteve të një mjeti tip &quot;Benz 250&quot; në bagazhet e polakut 31-vjeçar ka bërë që policët e aeroportit të dyshonin se ai merrej me trafik ndërkombëtar automjetesh. Më pas ata kanë kontrolluar me imtësi gjithë bagazhet tij, ku kanë gjetur edhe një sasi eurosh dhe pas kësaj kanë vënë nën pranga polakun së bashku me 33-vjeçarin nga Lezha, Arben Çali, që e shoqëronte. Gjatë marrjes në pyetje, agjentët e Antitrafikut të Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit i kanë akuzuar dy të arrestuarit se kishin shitur në Shqipëri një &quot;Benz 250&quot;, pronë e polakut Deepo. Ndërsa marrja e targave dhe dokumenteve të makinës sërish prej polakut është parë si mundësi e tij për të sjellë automjete të tjera në Shqipëri ose për të denoncuar si të vjedhur mjetin tip &quot;Benz 250&quot;, që sapo e kishte shitur.

Trafiku
Ndodh shpeshherë që shtetas të ndryshëm të vendeve Perëndimore shesin në Shqipëri, apo shqiptarëve që jetojnë nëpër vendet e tyre, automjete luksoze dhe më pas i denoncojnë si të vjedhura. Me anë të kësaj metode ata përfitojnë dyfishin e çmimit të mjetit, njëherë nga vlera e shitjes dhe më pas nga shoqëritë e sigurimeve. Mësohet se materialet në ngarkim të polakut Deepo dhe lezhianit Çali policia i ka dërguar në prokurorinë e kryeqytetit, për të kryer veprimet e mëtejshme. Ndërkohë, pritet që dosja të dorëzohet në organin e akuzës së Krimeve të Rënda. Burime pranë hetimit pohojnë se dy të arrestuarit mendohet se vepronin në bashkëpunim për të realizuar trafikun ndërkombëtar të mjeteve motorike, vepër kjo e parashikuar në kompetencën e Krimeve të Rënda. Policia pohon se ajo që ka mbetur të sqarohet nga hetimi paraprak është pozicioni i lezhianit Çali në trafik dhe fakti nëse dy të arrestuarit e kishin bërë herë tjetër apo jo këtë aktivitet.
</span>

Marre nga : Gazeta Shqiptare ,6 Mars 2005.


1 - Marrja e targave me vete mbasi ke shitur makinen eshte normale,te pakten ne Belgjike makinat nuk shiten me gjithe targa.Targat merren mbrapsh qe t'ia vendosesh makines tjeter qe do blesh ose per ti dorezuar (targa e pasme) per te perfituar mbetjen e takses vjetore te makines.
2 - Makina paska qene prone e personit te cilit ju gjeten targat.D.m.th. ai ka shitur makinen e e vet.
3 - <span style="font-style: italic">efektivët e policisë kanë gjetur dhe një sasi të konsiderueshme eurosh</span> ??? Benz 250 paska qene dhe nuk besoj ta kete shitur me shume se 7500 € shume e cila mund te kalohet ne dogane pa e deklaruar.
4 - <span style="font-style: italic">Ndodh shpesh herë që shtetas të ndryshëm të vendeve Perëndimore shesin në Shqipëri, apo shqiptarëve që jetojnë nëpër vendet e tyre, automjete luksoze</span> - Benzi 250 makine lluksoze?????
5 - <span style="font-style: italic">Ndërsa marrja e targave dhe dokumenteve të makinës sërish prej polakut është parë si mundësi e tij për të sjellë automjete të tjera në Shqipëri ose për të denoncuar si të vjedhur mjetin tip &quot;Benz 250&quot;, që sapo e kishte shitur.</span> Akuzohet per nje gje qe akoma se ka bere po qe supozohet (sipas policise shqiptare) qe do ta beje .

Nje gje nuk kuptova une se çfare ka bere ky polaku????
 

Alanis

Primus registratum
Re: SHTYPI I DITES.

Oh ca kom qesh plako!! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

arun

Primus registratum
Re: SHTYPI I DITES.

Gjykata: Djali i Gramoz Ruçit, i pafajshëm


Gazeta &quot;SHEKULLI&quot;

Ledio Ruçi fiton pafajësinë në Gjykatën e Tiranës, për akuzat e plagosjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje

Gjykata: Djali i Gramoz Ruçit, i pafajshëm

Ledio Ruçi u akuzua për plagosjen e Artur Cekës. Prokuroria kërkoi 500 mijë lekë gjobë

Ardita Hysa

TIRANË – Djali i deputetit socialist, Ledio Ruçi, shpallet i pafajshëm. Gjykata e Tiranës ka vendosur ta deklarojë të pafajshëm dje Ruçin, për akuzat e “plagosjes së lehtë me dashje” dhe atë të “armëmbajtjes pa leje”. Vendimi i gjyqtarit Arben Kostandini ka ardhur vetëm një ditë pasi prokurori i çështjes, Armando Gurakuqi, kishte kërkuar dënimin e djalit të Gramoz Ruçit me 500 mijë lekë gjobë. Pak minuta përpara shpalljes së vendimit që u dha pasditen e djeshme, edhe avokati i Ruçit kishte kërkuar të njëjtën gjë siç vendosi gjykata. Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, gjykata kishte vendosur ta deklaronte të pafajshëm të vetmin të pandehur të këtij procesi për të dyja akuzat që rëndonin mbi të, duke lënë kështu pa autor plagosjen e Artur Cekës.
Procesi
Gjyqi kundër Ledio Ruçit ka vazhduar që prej fillimit të tetorit të vitit të kaluar, pas gati nëntë muajsh hetime që sollën ngritjen e dy akuzave kundër tij. Gjatë hetimeve të para, akuza e formuluar kundër Ruçit ka qenë ajo e “vrasjes së mbetur në tentativë”, po në gjykatë dosja erdhi me akuzën “plagosje e lehtë”. Ndërsa në konkluzionet përfundimtare të akuzës u kërkua dënimi me gjobë i Ruçit. Shumë seanca të procesit penal që u hap kundër tij janë shtyrë vetëm për dëgjimin e dëshmisë së të dëmtuarit, Artur Ceka. Plagosja me armë zjarri e Cekës kishte ndodhur në fillim të vitit të kaluar, pas një grindjeje banale që të rinjtë kanë patur mes tyre. Gjatë këtij sherri i plagosur kishte mbetur edhe Ledio Ruçi. I pandehuri që dje u shpall i pafajshëm dhe i dëmtuari frekuentonin të njëjtin lokal në zonën e ish-bllokut dhe pikërisht aty kishte zënë fill edhe zënka e tyre. Atë natë, Ledio Ruçi kishte qenë i shoqëruar me një vajzë. Ndërsa Ceka shoqërohej nga një grup bashkëqytetarësh të tij nga Laçi, ulur në një tavolinë përballë tyre.
Konflikti
Shikimet që djemtë i lëshonin shoqes së Ruçit, gjatë qendrimit në lokal ishin bërë të bezdisshme. Sipas hetimeve të para, shokët e Cekës kishin filluar të flisnin në drejtim të vajzës. Për sa kohë kishte qenë me shoqen e tij, Ruçi nuk u akuzua se kishte bërë ndonjë veprim kundrejt tyre, por pasi e kishte shoqëruar atë për në shtëpi, ishte rikthyer edhe një herë tek lokali. Sipas hetimeve paraprake, i pandehuri kishte qenë i armatosur me një pistoletë që e kishte marrë rrugës në shtëpi. Ledio Ruçi u akuzua se kishte arritur të qëllonte vetëm mbi Cekën, ndërsa djemtë që e shoqëronin këtë të fundit i kishin marrë armën dhe e kishin qëlluar, duke e plagosur. Provat që Prokuroria e Tiranës kishte paraqitur së fundmi përpara gjyqtarit Kostandini nuk kishin arritur t’i vërtetonin akuzat e ngritura kundër djalit të Gramoz Ruçit ndaj edhe Gjykata vendosi ta shpallë atë të pafajshëm.

PLAGOSJA

Në shkurt të vitit 2004, Ledio Ruçi u akuzua se plagosi një të ri në qendër të Tiranës. Ngjarja ndodhi për një konflikt banal, ndërkohë që edhe djali i deputetit socialist mbeti i plagosur. Ai u hetua në gjendje të lirë.

AKUZA

Prokuroria ngriti dy akuza ndaj Ledio Ruçit, atë të “plagosjes së lehtë me dashje” dhe të “armëmbajtjes pa leje”. Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje zgjatën 8 muaj dhe prokuroria kërkoi dënimin me gjobë

VENDIMI
Dje, gjykata e Tiranës vendosi të shpallë të pafajshëm Ledio Ruçin. Sipas vendimit të djeshëm, prokuroria nuk kishte mbledhur prova që të vërtetonin dy akuzat e ngritura ndaj të riut Ledio Ruçi dhe i dha pafajësinë
 
Top