Shtypi grek kërkon arrestimin e Bushit
Shtypi grek kërkon arrestimin e Bushit
Sporti Shqiptar
Nga RAMADAN BIGZA
Gazeta "SportDay" e ka rreshtuar sot Alban Bushin në 11 shin më të mirë të javës, ndërkohë që po sot, një nga prokurorët ka kërkuar që t'i bëhet një kontroll i imët dokumentacionit, që posedon Bushi për qëndrimin e tij në Greqi. Brenda këtyre kulmeve në mund t'i quajmë kështu janë zhvilluar ngjarjet, ku të gjitha gazetat kanë pasur protagonist futbollistin shqiptar, Alban Bushi.
Disa kanë shkruar me tone të përmbajtura e disa të tjera nuk i kanë kursyer fjalët, madje shumë prej e tyre e kanë kaluar edhe sensin e masës, atë sens etik e profesional që kërkon në fakt shtypi. Ndërkohë që dy trajnerët, spanjolli Viktor Munioz dhe trajneri grek Maqis Kacavaqis, kanë folur në mënyra të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk ka shprehur ndonjë indinjatë ndaj futbollistit shqiptar. Madje rastet, fjala vjen, si ai i Bushit në ndeshjen ndaj Panathinaikosit, drejtori i gazetës "Derby", i cili foli në darkë në kanalin prestigjioz "Alter", i cilësoi të zakonshme, si gjëra që ndodhin në çdo ndeshje futbolli, madje, siç tha ai, ndodhin edhe në Champions League.
Një shtyp i tërë ndaj një futbollisti duket se është shumë. Eshtë shumë kur pikërisht ky futbollist ka shkëlqyer në lojën e tij, ka shënuar edhe një gol ndaj një skuadre të madhe, siç është Panathinaikos, dhe ka festuar, siç thotë ai vetë, në mënyrën e tij. E mbi të gjitha, ky futbollist i lançuar aq shumë, nuk ka marrë gjatë lojës asnjë karton të verdhë apo të kuq. Atëherë me të drejtë mund të pyesim: Nga lind e gjithë kjo pakënaqësi ndaj tij? E kam fjalën për atë pakënaqësi, që shprehet në shtyp jo me profesionalizëm, por me inat, çka nuk është fakt në natyrën e shtypit. E gjitha kjo të çudit pa masë kur mëson se këtë gjë e bëjnë ata gazetarë, që me thënë të drejtën kanë qenë tepër realistë në pasqyrimin e vlerave të futbollistëve shqiptarë që janë aktivizuar ndër vite në Greqi.
"Ethnosport": Largojeni nga futbolli grek!
Eshtë e papranueshme për një revistë prestigjioze sportive, siç është "Ethnosport", të shkruajë: "Largojeni tani nga futbolli grek. Në ndonjë shtet tjetër Bushi do të ishte dënuar si kriminel për fyerje. Gjesti i Bushit i kalon caqet e rrugaçërisë përpara kamerave. Kjo duhet të quhet dhunë. Futbolli grek, që ka pësuar shumë "thika" nga huliganët, u plagos rëndë dje nga një lojtar huligan"?!
A ka gazetari që shkruan në këtë gjuhë për një futbollist, që siç thashë, nuk është ndëshkuar me asnjë karton, qoftë ky i kuq apo i verdhë. Huliganizmi në sport nuk luftohet me shprehje, që cënojnë rëndë dinjitetin e njeriut. Gazetari kërkon të gjejë huliganë edhe atje ku ata nuk ekzistojnë. A është etike që një gazetar të japë urdhër, duke shkruar se në qoftë se duam të kërkojmë pastrim të vërtetë të futbollit... duhet sot të nxjerrë përgjithmonë Bushin nga stadiumet tona". Kush ia jep të drejtën këtij gazetari të urdhërojë në këtë mënyrë?
"Athlitiqi foni": Ata, kush do t'i arrestojë?
Por fatkeqësisht ka edhe më keq se kaq sa është shkruar tek "Ethnosporti". Gazeta "Athlitiqi foni", një gazetë pranë Panathinaikosit, ngre një version tjetër, duke bërë pyetjen sugjestionuese: "Ata kush do t'i arrestojë?" Fjalën e ka për gjyqtarin Briakos dhe futbollistin Bushi.
Këtu ka humbur krejtësisht logjika dhe sundues edhe në mendjen e gazetarëve janë bërë pasionet. Eshtë krejt e rregullt të shkruhet siç shkruan "Goal news", që "Briako me të drejtë nxori jashtë Papadhopullosin për shpullën që i ra Bushit, por ai duhej të nxirrte jashtë edhe futbollistin shqiptar. Një mendim ky që gjithsesi është në natyrën e një analize, që vetë gazetari bën ndaj fenomeneve që ndodhin. E njëjta gazetë shkruan se "Futbollisti shqiptar duhet të mendojë shumë sot për atë çfarë ka bërë dje dhe të kërkojë të falur". E kjo, pra, është normalja. Dhe Bushi e ka bërë një gjë të tillë. I cituar nga agjencia e lajmeve "in.gr." futbollisti shqiptar ka pranuar se ka bërë një gjest të keq ndaj Papadhopullosit, por ka thënë se atij i vinte keq që kundërshtari ka marrë karton të kuq. Një karton i verdhë do të ishte më i drejtë ka thënë sulmuesi shqiptar. E njëjta agjensi citon Bushin të ketë thënë për gjestin e tij pas shënimit të golit, se ai ishte një festim me dikë nga stoli. "Futbolli është një lojë që të nxeh gjakrat dhe kush është më i duruar apo më i zgjuar, fiton, kështu që fitova unë." Duke folur rreth përplasje së tij me kapitenin e skuadrës greke, Bushi ka thënë se nuk i foli e megjithatë i kërkoi ndjesë.
Diçka rreth normales e ka quajtur situatën edhe trajneri spanjoll, Viktor Munioz, i cili në konferencën për shtyp ka thënë: "Të gjithë e pamë se Bushi e pështyu Papadhopullosin, por në asnjë mënyrë nuk i jap të drejtë lojtarit tim. Ai është profesionist dhe nuk duhej të kundërvepronte."
Edhe më i zbutur në vlerësimet e tij ka qenë trajneri i Apollon Kallamariasë, Maqis Kacaqis. Tekniku grek mësohet të ketë thënë: "Nuk e pashë nëse Bushi e pështyu Papadhopullosin. Nëse bëri ndonjë veprim të keq, e bëri për veten e tij që të festojë. "Më dhëmb karta e Papadhopullosit,- tha Bushi për mediat vendase,- dhe për këtë i kërkoj falje. Nuk kemi për të ndarë asgjë. Në lojë, të gjithë kemi gjak të nxehtë. Të gjithë lojtarët e Panathinaikosit kishin diçka ndaj meje. Ndoshta se kisha bërë disa deklarata për këtë ndeshje",- citohet të ketë thënë sulmuesi shqiptar.
Prokuroria, hetim dokumentave të Bushit
E megjithatë, çështja ka shkuar deri atje sa nuk ia pret mendja askujt, te prokuroria, ku njëri prej tyre ka kërkuar që t'i bëhet një kontroll i imët dokumentacionit që posedon Bushi për qëndrimin e tij në Greqi. Të duket disi i dyshimtë ky veprim, kur futbollisti shqiptar nuk ka kryer asnjë veprim që bie ndesh me ligjet e shtetit grek. Më shumë një veprim ligjor, shihet si një mundësi për të zbutur tonet, që me thënë të drejtën në faqet e gazetave janë shumë të larta. Dhe kjo ndodh në një kohë kur futbolli vendës është përfshirë në raste të dhunshme, siç janë ngjarjet që kanë ndodhur në të njëjtën ditë në stadiumin e Agrinjos, ku pas rrahjes së futbollistëve të të dy ekipve në fushë, u plagosen 5 veta. Pas plagosjes në Larisa të një prej drejtuesve të Olimpiakosit. Pas rastit të rëndë të Rivaldos ndaj një futbollisti vendas etj. E me gjithë këto ngjarje, krejtësisht të veçanta, rasti i Bushit, ka dalë i parë. Ka dalë si një rast që duhet të ndëshkohet rëndë, që me të duhet të merret prokuroria e tj.
Sigurisht që kjo nuk është as punë e qeverisë dhe as e prokurorisë. Siç tha ministri i shtypit, kjo punë u takon atyre që merren me këto punë, pra drejtuesve të sportit. Edhe presidenti i superligës, Petros Kokalis, foli me tone më të qeta, duke bërë fjalë për respektimin e rregullave etj.
Megjithatë, askush nuk është për sjelljet e këqija në stadium. Edhe në këtë rast nuk është se ne po i dalim zot Bushit. Ai duhet kritikuar për mënyrën e të festuarit, për veprimin e pështyrjes së kundërshtarit etj. Futbolli është sport vlerash sportive dhe kurrsesi arenë sharjesh e zënkash. Por futbolli nuk është as sport ku gazetarët të fyejnë e të ngrenë gjithfarë akuzash. Nuk është një sport që në pendën e gazetarit rëndom më shumë pasioni sesa logjika. Futbolli dhe ata që e luajnë atë janë në radhë të parë njerëz, me nivele të ndryshme, me kulturë të ndryshme, me pasione të ndryshme. Megjithatë, mbi ta nuk mund të ushtrohet diktat mediatik. Thirrjet "Ata kush do t'i arrestojë?", apo "Largojeni tani nga futbolli grek", nuk u shkojnë gazetave sportive. Më shumë se gjithçka, këto tregojnë tifozllëk, për të mos u shtyrë më tej në hamendësime. Jemi të bindur se, nëse nuk do të kishte barazuar Panathinaikosi, nuk do të ndodhte kështu.