Shtypi britanik detyron deputetët të kthejnë paratë e subvencioneve
Shtypi i sotëm britanik përqëndrohet në skandalin e shpenzimeve të deputetëve britanik i cili duket se nuk ka të ndalë.
E përditshmja THE GUARDIAN fokusohet në vendimin e një auditori të pavarur i cili ka urdhëruar kryeministrin britanik, Gordon Brown që të paguajë 12500 sterlina (rreth 20 mijë dollarë) për të cilat ai kishte marrë rimbursim për shpenzimet që ka bërë si deputet i parlamentit britanik.

Gazeta thotë se deputetët kanë shprehur zemërim të madh ndaj rregullave të reja të vendosura rreth shpenzimeve nga auditori i pavarur.

Por kryeministri Brown u ka bërë thirrje të gjithë ministrave të tij mbrëmë që të ndjekin shembullin e tij dhe të paguajnë shumat e kërkuara nga auditori në mënyrë që të mbyllet kjo çështje.

Edhe e përditshmja THE TIMES foksuohet në këtë temë dhe thotë se edhe ministri i financave Alistair Darling si dhe udhëheqësi i partisë së tretë më të madhe në Britani, Liberal-Demokrati Nick Clegg janë urdhëruar që të kthejnë një sasi të hollash të cilat i kanë marrë si rimbursim për shpenzimet e tyre si deputet.

Një e përditshme tjetër THE DAILY TELEGRAPH rreth të njejtës çështje sjell titullin “Koha për Brown-in që të kthejë 12500 sterlinat”.

Sipas gazetës auditori i pavarur ka konkluduar se zoti Brown ka kërkuar tepër të holla për të mirëmbajtur kopshtin e tij si për të pastruar shtepinë.

Hetimi i drejtuar nga Sir Thomas Legg ka konkluduar se nga më shumë se 500 deputetë do të kërkohen spjegime, justifikime apo edhe kthim parash nga rimbursimet për shpenzimet e tyre.

Gazeta thotë se skandali i ashtuquajtur i shpenzimeve mund të thellohet gjatë ditëve të ardhshme kur do të behen publike shpenzimet e 18 muajve të fundit të deputetëve britanik.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24108. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24108