Re: Shtyhet statusi i Kosoves
Letra e intelektualeve drejtuar shtetareve kosovare:
E Premte, 10 Nentor 2006
Presidentit te Kosoves: Prof. dr. Fatmir Sejdiu
Kryetarit te Parlamentit te Kosoves: Kole M. Berisha
Kryeministrit te Kosoves: Agim Ceku
Behen dy vjet qekur u vu gurthemeli i katedrales “Nena Tereza” ne Prishtine, shenje kujtimi i figures sone me universale te njerezimit, ne gjenine e saj e qe simbolizon dhe humanizmin shqiptar. Ceremoniali ndodhi ne pranine e shume ambasadoreve e mjeteve te huaja te informimit. Gjesti i qeverise se Kosoves deshmonte se ne atdheun e saj, Nena Tereza me ne fund do te kete katedralen, qe shumekush e sheh si shenje te shtetesise se Kosoves. Fatkeqesisht koha iken e premtimi yne has ne rezistenca te ndryshme, qe demtojne imazhin tone para botes. Udheheqja politike e komunes se Prishtines, vendin ku do te ngrihet Katedralja, e shnderroi ne parking, qe fyen edhe dinjitetin tone kombetar. Dite me pare, kardinali i shquar amerikan, Shkelqesia Mecarrick, pjesemarres edhe me rastin e gurthemelit, ktheu te shohe se deri ku kishin arritur punet. Zhgenjimi i tij ishte i madh. Gje nuk ishte bere. E humanisten e nobelisten shqiptare e kishin nderuar burreshtetas boterore. Duke pare se nje qendrim i tille turperon jo vetem figuren e Nenes Tereze, por dhe shtetin e ri te Kosoves qe po lind, u drejtohemi personaliteteve udheheqes te qeverise se Kosoves, institucioneve dhe intelektualeve nga e tere hapesira shqiptare, po ashtu dhe diaspores, qe te ngrene zerin, se nderojne veten para se gjithash, por edhe traditen shqiptare. Ekuminizmi mbajti gjalle qenien tone. Nga njerezit e dijshem te botes u respektua toleranca brenda nesh. Njerezorja dhe kombetarja aty gjeten edhe fuqine hyjnore.
Nenshkruesit:
Haxhi Bede Reshat Bardhi (Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve), Dritero Agolli,
Fatos Arapi, Ali Aliu, Alfred Uci, Ismail Kadare, Enver Gjerqeku, Nexhmije Pagarusha, Pandeli Cino, Fatos Kongoli, Ali Podrimja, Avni Spahiu, Tonin Cobani, Rexhep Ferri, Don Nike Ukgjini, Bashkim Kucuku, Mimoza Ahmeti, Sadik Bejko, Moikom Zeqo,
Lazer Stani, Arian Leka, Luan Mulliqi, Gjelosh Gjokaj, Din Mehmeti, Xhevahir Spahiu, Visar Zhiti, Kim Mehmeti, Bardhyl Londo, Kico Londo, Gezim Hajdinaga,
Ali Salaj, Pano Taci, Beqe Cufaj.