Shtyhet regjistrimi i popullsise mbi baza etnike e fetare

Shtyhet regjistrimi i popullsise mbi baza etnike e fetare
spacer.gif



spacer.gif

spacer.gif

39866_1.jpg
TIRANE- Shtyhet regjistrimi i popullsise mbi baza etnike dhe fetare. Ministria për Inovacionin e Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit konfirmon se ky proces shtyhet për shkak të afrimit të zgjedhjeve lokale, informon sot agjencia telegrafike e lajmeve atsh.

Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, ishte përcaktuar që të niste në muajin prill por është shtyrë zyrtarisht për në nëntori të këtij viti.

Sipas kësaj ministrie, kryerja e procesit të regjistrimit të popullsisë para zgjedhjeve mund të sjellë probleme në terren, pasi komunat e bashkitë, kryetarët e administratat e tyre kanë përgjegjësi kryesore në administrimin e censusit në terren. Periudha e regjistrimit të popullsisë në një kohë me zgjedhjet lokale mund të linte hapësira për të dhëna jo të sakta.

Regjistrimi popullsise mbi baza etnike dhe fetare eshte bere objekt debati ditët e fundit, sidomos pas deklaratave te konsullit grek ne Korce ku bente thirrje vllehve te regjistrohen si greke. Fenomeni i ndërrimit të kombësisë nga shqiptarë në grekë në jug të vendit u denoncua nga nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu, ndërkohë që kjo çështje është tashmë në Gjykatën Kushtetuese.

Projekti i regjistrimit të popullsisë, me vlerë 15 milionë euro, është kundërshtuar nga përfaqësuesit e komuniteteve fetare, historianët, organizata të ndryshme, etj., të cilët kritikojnë pyetësorin me mbi 100 pyetje për regjistrimin e popullatës.
(s.g/BalkanWeb)
 

Hank

Valoris scriptorum
A mendoni se ka mundesi te anullohet fare regjistrimi ne baze te kombesise?
 

ilirarberi

Forumium maestatis
perca dhe sundo.besoj se e dini dhe e keni te qarte.e gjithe kjo miresi na vjen nga greqia.si gjithmone ajo punon nen dhe mbi rrogoz per te arritur qellimet e veta.2 dite mbas 21 janarit ish ministrja e jashtme greke dora bakojani beri nje vizite krejt te ''rastesishme''ne doganen e kakavijes.dhe po kaq krejt ''rastesisht''u ndodhen aty edhe kreret e pakices greke ne shqiperi.po kaq rastesisht u perndoq grupi televiziv i top chanel,nga policia greke,focat e sigurimit grek,kleri dhe paraushtaraket greke,ne fshatrat e cameris,margellic etj.pastaj ajo ceshtja fetare nuk eshte aq e thjeshte sa mund te mendoj dikush.sepse me ane te fese greket arriten -ne fillim-te veconin arvanitet nga pjesa tjeter shqiptare -dhe me pas -ti eleminonin kreret e tyre dhe deri ne asimilimin e plote te faktorit arvanitas ne greqi.
 
Top