BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Dafina Zeqiri ka njoftuar se lansimi i këngës së re të saj, “Ndjenjë tjetër”, është shtyrë për disa ditë.
“Për shkak të disa vonesave teknike ju njoftojmë se kënga ‘Ndjenjë tjetër’ shtyhet për disa ditë”.

“Ju kërkojmë falje gjithë fansave për vonesën, ju duam”, thuhet në një postim të publikuar në Facebook.
Pas lansimit të hitit me Ledri Vulën, “Got Ur Back”, këngëtarja ka përgatitur edhe këngën “Ndjenjë tjetër”, e cila është pjesë e albumit të saj të ri.

Kjo është kënga e saj e preferuar nga albumi, prandaj ka vendosur që t’i realizojë edhe videoklip, për të cilin është angazhuar Max Production.
