Shtohet presioni për të mos ratifikuar Paktin Detar me Greqinë

Shtohet presioni për të mos ratifikuar Paktin Detar me Greqinë

Vijon presioni i shoqerise civile mbi klasen politike per te mos ratifikuar ne Kuvend m,arreveshjen detare Shqiperi-Greqi.
Shoqata “Labëria” dhe shoqata te tjera simotra, i është drejtuar dje publikisht me një rezolutë instancave më të larta të shtetit, Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe Parlamentit, ku kërkoi transparencën e marrëveshjes për kufirin detar Shqipëri – Greqi.

Kryetari i shoqatës, Ago Nezha, shprehu shqetësimi, lidhur me marrëveshjen në fjalë, duke kërkuar nga Parlamenti të mos e ratifikojë atë.

“Nëpërmjet disa mediave të shkruara dhe vizive jemi njohur me tekstin e marrëveshjes së firmosur nga ministrat e jashtëm të Republikës së Shqipërisë dhe të Greqisë për vijën e ujërave detare, por pa shpjegimet dhe hartat e skemat përkatëse sqaruese e shoqëruese të saj.

Kemi vërejtur me shqetësim se janë hedhur në opinion mjaft fakte e trajtesa, që bien ndesh me ato të deklaruara zyrtarisht nga qeveria shqiptare. Për më tepër, sidomos, duke marrë shkas nga miratimi me shpejtësi i kësaj marrëveshjeje në Komisionin e Ligjeve të Parlamentit shqiptar, rezulton se Republika e Shqipërisë, humb 354,4 kilometra katrorë. Ne, shoqata “Labëria”, e mbështetur nga 50 shoqata simotra, i drejtohemi Parlamentit për si më poshtë:

Shoqata “Labëria”, ka qenë dhe është për vendosjen, ruajtjen e çuarjen më përpara të marrëdhënieve normale dypalëshe të vendit tonë dhe shtetit grek. Ne për asnjë moment, nuk harrojmë se në Greqi jetojnë e punojnë qindra mijëra shqiptarë. Nuk na duket normale, madje i vlerësojmë në dëm të mirëkuptimit mes dy vendeve tona, mbajtjen pezull dhe pa transparencë të problemit në fjalë.

Në kushtet kur marrëveshja e firmosur për ujërat detare mes Greqisë dhe Shqipërisë ka ngjallur reagime negative, sidomos në pikëpamjen teknike të saj e për një problem të ndjeshëm, si ai i integritetit dhe i tërësisë territoriale të vendit, shprehim bindjen, se vetëm transparenca publike nuk lë shkas për keqkuptime e keqinterpretime.

Ju sigurojmë zotërinj deputetë, se me debatin e hapur politik dhe me problematikën që doli aty, nuk kemi aspak për qëllim të paragjykojmë askënd e për asgjë.

Ju lutemi, që miratimi i marrëveshjes, duke qenë se bëhet fjalë për një problem jetësor si integriteti i vendit, të mos merret në diskutim, analizë e miratim në seancën e radhës e deri sa të bëhet transparenca e nevojshme me ekspertë publik, duke shmangur edhe çdo pasaktësi të mundshme teknike në përllogaritje.

Shprehim bindjen se edhe shteti grek nuk do të kishte arsye të kërkonte me nxitim nga ne miratimin e një marrëveshjeje për të cilën opinioni i brendshëm te ne është i ndjeshëm” – përfundon deklarata e shoqatës “Labëria”.

Deklarata e ish-kryeministrit grek pas nënshkrimit të paktit

Karamanlis: Marrëveshja, shumë e rëndësishme për Greqinë

Sigurisht, që mund të arrihet më shumë në nivelin bilateral dhe në këtë frymë shumë konstruktive, e cila na lejon të përmbyllim dhe të firmosim këtu në Tiranë, një marrëveshje shumë të rëndësishme, përvijimin e vijës kontinentale dhe zonës detare midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Fatmirësisht, e njëjta frymë bashkëpunimi është vërejtur për marrëveshjen e nënshkruar disa muaj me parë, për varrezat e ushtarëve grekë, që kanë vdekur në Shqipëri gjatë Luftës së madhe Italiane në 1940 – 1941.

Ne besojmë, se zhvillime të tilla përbëjnë hapa cilësorë përpara në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe konfirmojmë vullnetin e fortë politik për forcimin e bashkëpunimit, në një nivel që kërkohet për aleatët brenda NATO-s dhe partnerëve të ardhshëm në familjen evropiane.

(Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit grek gjatë konferencës së përbashkët të shtypit me kryeministrin Berisha më 27 prill 2009 në Tiranë)

Ngazëllimi i ish-ministres së Jashtme të Greqisë

Bakojanis: Ishte një arritje strategjike, një sukses

“Marrëveshja që ne nënshkruam me Shqipërinë mbi delimitimin e Shelfit Kontinental dhe zonave të tjera detare mes dy vendeve tona, e bazuar në ligjin ndërkombëtar, është një zhvillim veçanërisht domethënës, që pasqyron progresin e bërë në marrëdhëniet tona dypalëshe.

Ajo është një dëshmi tjetër se aty ku ka vullnet politik, çështjet ekzistuese mes dy vendeve mund të zgjidhen. Kjo ishte një arritje strategjike, sukses të cilin ne duam ta arrijmë me të gjithë fqinjët tanë”.
(Reagim përpara vizitës së Karamanlis në Tiranë, në prill 2009)

Deklarimet në Tiranë

Pëllumb Xhufi:

Kjo histori nuk është histori e re. Na kujton historinë e shitjes së Shën Naumit nga mbreti Zog. Dihet Shën Naumin na e dha Perëndia, na e dha Ligji, na e dha Lidhja e Kombeve, na e dha edhe Gjykata Ndërkombëtare, kurse Zogu ia fali Jugosllavisë.

Tani Zogu ia dha Jugosllavisë, sepse Jugosllavia e Pashiqit e ndihmoi me trupa cariste, me trupa serbe dhe me bashibozukë, për të rrëzuar një qeveri shqiptare, një qeveri atdhetare, siç ishte ajo e Fan Nolit dhe pyetja jonë është se pse kjo Qeveria jonë që i shet, i jep ujërat detare Greqisë, kështu brenda ditës, pse e ka bërë një gjë të tillë?

Arben Puto:

Jemi përpara një studimi, këtu nuk ke të bësh me hamendësime, me supozime, ke të bësh me fakte, ke të bësh me llogaritje.

Ke të bësh me studimin e një eksperti dhe nuk shikoj deri tani që të jetë dhënë përgjigje nga ana e autoriteteve. Lexova dy ditë përpara procesverbalin e mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Ligjeve, që kaloi këtë marrëveshje. Nuk është një formalitet i thjeshtë. Nuk bëhet fjalë fare për dyshimet, rezervat që janë shprehur në opinion”.

Myslym Pasha

Mesazhi që unë dua të shpreh është që pa asnjë lloj kryengritjeje, pa asnjë lloj shprehjeje agresive t’i drejtohemi shtetit tonë, t’i drejtohemi Parlamentit Shqiptar, atij Parlamenti që është. Unë nuk kam asnjë fjalë fyese për Parlamentin, se është puna e politikanëve.

T’i drejtohemi dhe t’i themi: në një moment që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që për 27 vjet nuk kanë ratifikuar marrëveshjen e Montego Bay dhe akoma kanë interesat e tyre kombëtare në të gjithë botën, pse u dashka që për 7 – 8 muaj të ecim në mënyrë hermetike dhe të patejdukshme të nënshkruajmë një marrëveshje, e cila që në fillim, ku të prekësh ku të vendosësh gishtin, të dhëmb, se të dhëmb shpirti, shpirti i identitetit kombëtar.

Kuvendi të rrëzojë shitjen e vendit!

Përfaqësues nga 72 shoqata në vend, intelektualë e historianë janë mbledhur bashkë në një takim, ku shprehin kundërshtimet e tyre për marrëveshjen me Greqinë për ujërat, që pas kalimit në komision pritet të jetë pjesë e seancës plenare në Kuvend.

Pas kërkesave dhe apelit publik, ata kërkojnë sot edhe njëherë të mos miratohet nga Kuvendi kjo marrëveshje, që sipas tyre është e turpshme dhe i grabit vendit tonë një pjesë të mirë të asaj që i takon.

Ata e kanë quajtur skandaloz një pakt të tillë, duke shtuar se për këtë nuk ka pasur fare transparencë, por ka qenë gjithçka e bërë në fshehtësi. Historiani Pëllumb Xhufi, gjatë fjalës së tij ka kërkuar të mos miratohet ajo, që ai e cilëson vijën e turpit.

“Kjo marrëveshje nuk ka qenë fare në axhendë, sepse pala greke nuk guxonte të kërkonte zbatimin e marrëveshjes, sepse e kishte ndërgjegjen e papastër për kufirin tokësor”- tha Xhufi, duke deklaruar se gjithë sa ka ndodhur është e turpshme.

Ai e ka quajtur të pajustifikueshëm edhe reagimin e personave përgjegjës, duke kujtuar deklaratën e kreut të diplomacisë, Ilir Meta (por pa i përmendur emrin), pas interesimit të medias për këtë marrëveshje. “Kur pyet ministrin se si do të bëjë me këtë marrëveshje që i kanë lënë në tavolinë, ai thotë: këtë punë e ka Kuvendi, që do të thotë kartonat që do të ngrihen atje”- tha Xhufi. Sipas Xhufit, historia me Greqinë nuk është e re.

Ai shprehet se kjo marrëveshje të sjell në kujtesë shitjen e Shën Naumit, ndërsa shton se me Greqinë ka ende probleme te tjera shumë të rëndësishme, si problemi çam. Për historianin Pëllumb Xhufi, shitja e ujërave detare është përsëritje historike e asaj që ndodhi me copat e Shqipërisë në vitet ‘20 të shekullit të kaluar. “Na kujton historinë e shitjes së Shën Naumit nga mbreti Zog.

Dihet Shën Naumin na e dha Perëndia, na e dha Ligji, na e dha Lidhja e Kombeve, na e dha edhe Gjykata Ndërkombëtare, kurse Zogu ia fali Jugosllavisë.

Tani Zogu ia dha Jugosllavisë, sepse Jugosllavia e Pashiqit e ndihmoi me trupa cariste, me trupa serbe dhe me bashibozukë, për të rrëzuar një qeveri shqiptare, një qeveri atdhetare, siç ishte ajo e Fan Nolit dhe pyetja jonë është se pse kjo qeveria jonë që i shet, që i jep ujërat detare Greqisë, kështu brenda ditës, pse e ka bërë një gjë të tillë?

Përgjigja nuk mund të jetë vetëm një, se fundi i fundit e solli në pushtet, sepse ne e dimë se çfarë qeverish dhe çfarë politikanësh kemi. E ka bërë edhe për para, edhe për gjëra kaq të ulëta”- u shpreh Xhufi.

Xhufi vazhdoi me tej, duke kujtuar një sërë çështjesh, të cilat Greqia ka refuzuar t’u japë një zgjidhje. “Me Greqinë kemi problemin e Ligjit të Luftës, që iu ngrinë pasuritë qytetarëve shqiptarë në bazë të këtij ligji, problemin e madh çam, 200 – 250 mijë çamë që u dëbuan. Kemi problemin e kufijve tokësorë. Greqia nuk njeh kufirin tonë tokësor, sepse Greqia që nga koha kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike, madje që në kohën e Zogut nuk ka pranuar t’i njohë këta kufij.”

I ashpër në reagimin e tij ka qenë edhe historiani i mirënjohur shqiptar, Arben Puto, që e quajti të papranueshëm faktin, se një akt i tillë, kaq i rëndë ndodh dhe askush nga qeveria nuk tregohet transparente.

“Jemi përpara një studimi, këtu nuk ke të bësh me hamendësime, me supozime, ke të bësh me fakte, ke të bësh me llogaritje. Ke të bësh me studimin e një eksperti dhe nuk shikoj deri tani që të jetë dhënë përgjigje nga ana e autoriteteve.

Lexova dy ditë përpara procesverbalin e mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Ligjeve që kaloi këtë marrëveshje. Nuk është një formalitet i thjeshtë. Nuk bëhet fjalë fare për dyshimet, rezervat që janë shprehur në opinion” – u shpreh z.Puto.

Arben Puto, historian dhe njohës i mirë i së Drejtës Ndërkombëtare, bëri apel për një ballafaqim mes argumenteve dhe studimit të kolonelit Pashaj, mbi këtë marrëveshje dhe institucioneve shtetërore.

“Nga marrëveshja se ujërat e brendshëm të gjirit të Sarandës janë përfshirë në ujërat territorialë, çka përbën një shkelje, pasi ujërat e brendshëm asnjëherë nuk përfshihen në procesin e ndarjes së kufijve detarë.”- u shpreh ai.

Hartuesi i studimit “Për paktin për ujërat detare mes Shqipërisë dhe Greqisë” Prof. Myslym Pasha thotë se mesazhi që ai do të shprehë është që pa asnjë lloj kryengritjeje, pa asnjë lloj shprehjeje agresive t’i drejtohemi shtetit tonë, t’i drejtohemi Parlamentit shqiptar, atij Parlamenti që është. Unë nuk kam asnjë fjalë fyese për Parlamentin, se është puna e politikanëve.

T’i drejtohemi dhe t’i themi: në një moment që Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 27 vjet nuk kanë ratifikuar marrëveshjen e Montego Bay dhe akoma kanë interesat e tyre kombëtare në të gjithë botën, pse u dashka që për 7 – 8 muaj ne të ecim në mënyrë hermetike dhe të patejdukshme të nënshkruajmë një marrëveshje, e cila që në fillim, ku të prekësh ku të vendosësh gishtin, të dhëmb, se të dhëmb shpirti, shpirti i identitetit kombëtar,

“Këto janë veprime diplomatike, gjeo-strategjike, gjeo-ekonomike dhe këtë betejë ne e kemi humbur. Sot bëhet fjalë për luftë moderne dhe ka të bëjë me hapësira ekonomike. Historia do ta tregojë më vonë nëse kemi pasur apo jo të drejtë”, tha Pasha.

Dorehiqet shefi i Hartografise ne MM

UPDATE – “Deri nesër në orën 11.00 pres përgjigjen e eprorëve për dorëheqjen time, më pas do flas për mediat, mbi të gjitha arsyet që më shtynë të bëj këtë veprim – tha pak minuta më parë në linjë telefonike për “Shekullin”, shefi i Departamentit të Hartografisë në Institutin e Gjeografisë Ushtarake, nënkolonel Behar Malaj

Nënkolonel Malaj ka dhënë dje dorëheqjen nga detyra. “Dhashë dorëheqjen në shenjë proteste për mungesën e hartës së ndarjes së kufirit detar. Nuk mund të qëndroj më në një institut që nuk mund të masë pronat e shtetit të tij”, – tha për GSH dhe Shekulli nënkolonel Malaj.

Akti me sa duket ka lidhje me faktin qe pak ditë më parë në një mbledhje të komisionit parlamentar të Ligjeve, drejtoresha e Institutit të Gjeografisë Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes, Miranda Zeka tha para deputetëve të mazhorancës se “harta e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, e përcaktuar në bazë të marrëveshjes dypalëshe, nuk ekziston”.

Pritet që akti i nënkolonelit Malaj të shoqërohet nga një valë dorëheqjesh të funksionarëve të lartë të këtij Instituti.

Vetëm pak ditë më parë ushtarakët i bënë apel presidentit të Republikës, Bamir Topi, kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të njihen thellësisht me këtë marrëveshje për të kuptuar qartë cenimin e rëndë që ajo i bën sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë.

Komisioni parlamentar i Ligjeve, pa asnjë votë kundër miratoi në datën 25.09.2009 marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Tani pritet që fjalën e fundit për këtë çështje ta thotë seanca plenare e 19 tetorit.

Dy gazetat kryesore në vend Gazeta Shqiptare dhe Shekulli kanë publikuar këto ditë një studim dhe disa harta të kolonel Myslym Pashës,
354.4 km2 është sipërfaqja ujore në detin Jon, që ka përfituar Greqia nga marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë.

Sot në orën 11:00 përfaqësuesit e 72 shoqatave u mblodhën në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar për t’u drejtuar së bashku një apel publik institucioneve të shtetit shqiptar, për të penguar ratifikimin e marrëveshjes.

Të hënën paradite Shekulli organizon një seancë dëgjimore të kolonel Pashës, në një tryezë me përfaqësues të shoqërisë civile, politikës dhe medias. Takimi do të mbahet në orën 10.00 në një nga sallat e konferencave në Hotel Tirana

Kolonel Myslim Pasha: Pakti detar me Greqinë, pret shpatullat tona ujore

LETËR E HAPUR:

1 – Akademisë së Shkencave të Shqipërisë 2 – Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës 3 – Qendrës së Studimeve Albanologjike 4 – Institutit të Historisë 5 – Institutit të Gjeoshkencave 6 – Institutit të Mjedisit 7 – Institutit Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë

Ka disa muaj, që në mjediset shqiptare, është folur edhe për një Marrëveshje të dyshimtë në ndarjen e Ujërave Detarë dhe të Shtratdetit Kontinental, midis Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë. Në debatin e hapur, nëse keni vënë re, nga ana e gjithë mekanizmit të Shtetit ka një kornizë hermetike, një heshtje e shpejtësi për ta çuar gjer në fund këtë Marrëveshje, në ratifikimin e fundëm të saj.
Hapat, procedurat, baza ligjore, saktësia e jetësimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, janë kosideruar, të rregullt, e tejdukshëm, të saktë, kësilloj, përfundimisht të padiskutueshëm. Veç kësaj, për ata që e kanë ngritur këtë çështje, është thënë se janë” Antikombëtarë”, “të shitur” dhe se s’kanë bërë gjë tjetër veçse “një trillim primitiv”
Është tragjike, në këtë heshtje, kur gjeohapësira të tëra, me firmën e Shtetit, me buzëqeshjen e tij komike, vendosin këtë kufi detar, duke prerë shpatullat ujore të shqiptarëve, duke cenuar mëvetësinë, duke shpërfillur historinë dhe gjeohistorinë, duke harruar interesat ekonomike të ardhmërisë së shfrytëzimeve të Shtratdetit Kontinental, duke nëpërkëmbur dinjitetin, me një përulësi të dukshme, dhe po kaq të turpshme.
Po ju drejtohem, sepse kjo nuk është vetëm një veprimtari e diplomacisë shtetërore, por kryefjala e mëvetësisë së Shqipërisë.
Studiesit e Institucioneve tuaja, duhet të kishin gjetur një instrument konsultimi, jo për të bërë “kryengritje” ndaj shtetit të tyre, por për të verifikuar me durim, me historianë, juristë të së Drejtës Ndërkombëtare, me hartografë, gjeologë dhe gjeografë, gjeodetë, dhe pas kësaj, t’i përcillnin Ligjvënësve kuvendarë, pikëpamjet shkencore, për të shtyrë në një kohë të mëtutjeshme, ratifikimin e mundshëm të kësaj Marrëveshjeje, sa të saktësohen më qartë dyshimet, për atë që është gatuar aq keq, sa të vjen turp ta kujtosh.
Kështu ne i bëjmë edhe më shumë shërbim klimës së mirëkuptimit e fqinjërisë me Republikën e Greqisë, duke qënë të bindur, se pala greke, nuk ka diktuar, por ajo veçse në tavolinën diplomatike, ka mbrojtur të Drejtën e saj, apo siç kanë deklaruar ” interesat e tyre strategjike ” ndërsa pala jonë, del tërësisht e humbur.
Ju nuk mund të heshtni për prerjen e një gjymtyre gjeohapësinore prej 354 km2, që nga Ngushtesa e Otrantos e deri në Kepin e Stillos.
Në mbijetesën tonë kombëtare, njihet tragjedia e ndarjes së kufijëve nga Komissioni Ndërkombëtar (1913-1925), ndërkohë në vitin 2009, lehtësisht, shkëpusim prej vetvetes, gjeohapësira të tëra detare.
Kemi prerë Otranton, kemi izoluar Rrugët e Bardha, kemi matur ndarjen e Gjirit Historik të Sarandës që nga Muret e Lashtë të Onhezmit, kemi shpërfillur mesdetin në Ngushtesën e Korfuzit që është e Drejta Jonë Ndërkombëtare, kemi braktisur Shkëmbin Barketa, dhe së fundi, por që është një fillim, na është mbyllur shikimi në Kepin e Stillos.
Dhe thuhet se kemi zbatuar Konventën Ndërkombëtare, kur ajo nuk është zbatuar në asnjë nen të saj.
Të nderuar shkencëtarë!
Ka mbetur, ende, një kohë e shkurtër, gjer më datën 19 tetor. Po e mjaftë për t’u konsultuar, për të krijuar një bindje të përbashkët, dhe pa “demonstratë” për t’i dërguar një apel shkencor, Ligjvënësëve, për të shtyrë në një kohë të mëvonshme, këtë ratifikim, sepse po u krye, kësillojshëm, i zhyt në turp, ratifikuesit, të cilët janë të zgjedhurit tanë, duke na kryeulur, të gjithëve. Shpresoj se Institucionet tuaja, do të kontribuojnë, për të mos e ratifikuar këtë Marrëveshje, për t’ia lënë një gjykimi më të thelluar në një kohë të mëvonshme.

Me vlerësim sipëror:
Prof.Asoc. Dr. Myslim Pasha

SHËNIM I REDAKTORIT:

* Prof.Asoc.Dr. Myslim Pasha është mjeshtër kërkimesh dhe Kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura. Ai është edhe autor i hartës që Shekulli boton sot në këtë faqe dhe që flet vetë qartë mbi pasojat e paktit detar mes dy vendeve. Në letrën shoqëruese për drejtorin e gazetës Adrian Thano, prof.Pasha shkruan:

I dashur Adrian

Ju lutem mos më lini vetëm. Nuk eshte “çmenduri” e imja por e shtetit tim. Është skandal i madh. Unë jam studiues i detit dhe po përballem me shtetin tim. Një përballje “absurde” sepse të dy krahët teorikisht mbrojnë interesat kombëtare. O Zot! Shteti u shpjegon qytetarëve se si ka braktisur një pjesë të gjymtyrëve të tij.. Jemi të pabarabartë!
Më ndihni që gazeta juaj të më mbështesë në argumentët e mi. Lutem botoni hartat. Jane harta te studimit tim, pra kane “copyright” timin. Botimi nuk më bën mirë thjesht “mua” te vetmuarit por ka vlera me shumë se kaq. Ju lutem edhe njëherë mos më lini vetëm! Të luftojmë për aq sa mundemi, që të shtyhet ky ratifikim i turpshëm.

Përqafime
Myslim Pasha
(Shekulli)

UH7OB5YhKfw

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23835. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23835

Top